skype

Restauranti  “Aragosta”, gjindet më pak se 1000 m larg qëndrës së Ulqinit, të qytetit me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer, qyteti më pitoresk dhe më tërheqës në bregdetin e Adriatikut. Restauranti  “Aragosta”gjindet në një pozitë të veçantë në bregdetin e Ulqinit,pran hotelit Albatros.

Restauranti  “Aragosta”,  eshte i zhytur në pyllin me pisha është e vëndosur në afërsi të bregut të detit jo më tepër se 2 metra.
Nga terraca e Restaurantit “Aragosta”, hapet pamja e bukur në det i cili eshtë magjepse. Musafirët në çdo kohë të ditës mund të kënaqen me pëshpëritjen e valëve, këngën e zogjëve, tingujt e pyellit të pishnajave mesdhetare që gjinden përeth restaurantit.

Restauranti “Aragosta” eshtë i rrethuar me plazhin publik të hotelit Albatros,me plazhin nudist e njohur mirë në tërë Europën,si dhe plazhi i grave që nuk mund të lindin fëmi tek burimi sulfurik.

Restauranti “Aragosta”, eshtë një restaurant që ekzistonte por tashmë nën menaxhimin e tre partënerëve Lulëzim Nimani (Luli) dhe Senad Cungu (Lapi) dhe  Fuadi.

Gjate qendrimit tuaj ne Restaurantin “Aragosta” do te shijoni nje kuzhine krejt ndryshe, specialitete qe pergatiten posaçerisht per ju.Ndersa te bari i Restaurantit “Aragosta” mund te shijoni nje kafe me miqte tuaj ,ne pjesen e brendshme dhe te jashtme te tij. Restauranti “Aragosta”  ka edhe nje parking te madh. Ne restaurantin ”Aragosta”mund te shijoni kuzhinen tradicionale shqiptare dhe ate nderkombetare. Restauranti posedon meny të begatshme, me të gjitha llojet e ushqimeve deri në orët e mengjezit.

Krenaria e Restaurantit “Aragosta” eshte peshku i detit të Ulqinit,ku specialitetet e detit gjenden vetem në kete restaurant dhe qe eshte tradite dhe veçori gatimi i kesaj zone.Restorantet zakonisht jane te specializuara ne peshk, mish ose te dyja se bashku.

Ne restaurantin ”Aragosta”, mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjitha zonave, te nderthurur edhe me specialitetin italian, kryesisht me çmime te kenaqshme e te perballueshme.  E veçanta e kuzhines të  restaurantit”Aragosta”eshte gatimi i produkteve te detit, nga peshku, kallamari, karkaleci, midhjet, e deri tek aragostat, ku pothuajse te gjitha restorantet e qytetit i kane te perfshira ne menyte e tyre.

Ju mund te provoni gatimet me fantazi dhe shije te kuzhinierve te Aragostës, duke vizituar edhe disa nga restorantet e qytetit të Ulqinit. Specialitetet e tyre do i kenaqin gjithmone shijet tuaja.

Një numër të madh VIP-ash që mbushin plot e përlot Restaurantin “Aragosta”,sikurse Sinan Vllasaliu,Sinan Hoxha,Adelina Ismaili,Rovena Stefa,Afrim Muçiqi,Sabri Fejzullahu,Nora Isterfi,Leonora Jakupi dhe shumë Vipa Shqiptarë të tjerë. Por kush dëshiron të kalojë një mbrëmje romantike nuk duhet të shqetësohet: në plazh gjen edhe një restorant të qetë me qirinj. Këtu në darkë ata që pëlqejnë “jetën e ëmbël” i gjen në Restaurantin “Aragosta, restaurant ky që qëndron hapur deri vonë çdo natë vere deri në ora katër të mengjesit….

Mirë se vini……

Skype Me