Ulqini dhe plazhet ku bëhet qejf
Muzikë, ritme të çmendura dhe shumë sensualitet. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të “beach party Ulqin 2012”, festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve në plazhet e Ulqinit. Edhe këtë vit websajti Lajme nga Ulqini ka bërë dhe do ti bejë klasifikimin e festave më të mira të organizuara në plazhet e Ulqinit gjatë periudhës së verës.Më në fund, si gjithmonë, të gjitha festat u premtojnë të gjithë atyre që kanë dëshirë të argëtohen në plazhet e Ulqinit, net të zjarrta dhe transgresive deri në orët e para të mëngjesit me muzik Live,me Dj të nryshem me Labin dhe Baboo Darabuka etj.

Plazhi “ Royal Beach ” në Ulqin është klubi më i madh ulqinak në plazh që shtrihet përgjatë bregdetit në një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë. Gjatë ditës “ Royal Beach Ulqin” është një plazhë madhështor detar që nuk frekuentohet vetëm nga të rinjtë, por edhe nga një numër i madh familjarësh. Në plazhin “ Royal Beach” festat nisin me fillimin e ditës, duke shijuar pije dhe kokteje të ndryshme.

Më vonë festa zhvillohet me dixhej dhe një numër të madh VIP-ash që mbushin plot e përlot baret e Royal Beach në Ulqin. Por kush dëshiron të kalojë një mbrëmje romantike nuk duhet të shqetësohet: në plazh gjen edhe një restorant të qetë me qirinj. Këtu në darkë ata që pëlqejnë “jetën e ëmbël” i gjen në ” Royal Beach Ulqin”, lokal që qëndron hapur deri vonë çdo natë vere..

Mirë se vini në plazhin Royal Beach Ulqin

Skype Me