Për pjesën me aktive të pushimit – për sport dhe rekreacion është kujdesur personeli profesionist i shumë hoteleve të Rivierës së Ulqinit. Në kuadrin e kompleksit të hoteleve në Plazhin e Madh në orët e mëngjesit dhe pas dite në terrenet sportive në dhe të butë dhe të fortë, mund të luani tenis; ping-pong; në plazh, në rërë – volejboll, pastaj basketboll, topkëmbë (futboll), lojë me boca, bowling, në plazh mund të vraponi lirisht, jogging e të tjera. Në ujë mund të lundroni në dërrasë – Wind surfing, me ski, me rema. Vogëlushët, përpos në rërë dhe në cekëtina, mund të luajnë edhe në fushat e tyre të lojës, kurse më të vjetrit mund të shëtisin në shëtitore deri te deti midis palmave, agavave dhe luleve. Për sportistët – fillestarë kujdesen animatorët e durueshëm. Shërbime të këtilla ofron edhe vendbanimi i nudistëve në Adë të Bunës dhe hotelet në qytet “Galeb”, “Albatros” dhe “Mediteran”. Në secilin plazh mund të lundrohet me barkë, kurse kënaqësi e voçantë është kalirimi në Adë. Adhuruesit e peshkimit mund të peshkojnë nga barkat ose nga shkëmbinjtë e pyllit të pishave, në gryka, prapa Qytetit të Vjetër, në grykën e Bunës, ku, perpos peshkimit me grep dhe me rrjetë, mund ta provoni edhe mënyrën e lashtëtë peshkimit në këtë anë ? me kalimera. Këtu mund të zihen me grep peshqit: levreku, cipoli, lojba, saraga, cironka, skumbi, dhëmboku etj.; me rrjeta: cefalopodët (supjet, shumëkëmbëshat), gaforret (homari, karavidhja, gamboret ose shaptoret).  Gamboret këtu zihen në sasi shumë të mëdha për ndryshim nga vendet e tjera të Adriatikut ku janë shumë të rrala, pastaj korbat, barbunjtë, sargthat, bakalarot e të tjera.

Me parangaj zihen Ilojte të ndryshme egërsirash: peshkaqeni ose pena, rraxha, ngjalat, murenat etj. Për peshkim nënujor më parë merrni leje nga mikpritësi, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës ? Seksionin për Ekonomi, e pastaj mund të zhyteni lirisht në det – ju premtojmë kënaqësi të vërtetë. Me pak fat e shkathtësi në tryezën tuaj ose në koleksionin e trofeve mund të gjendet krnja edhe deri në 20 kg, saraga, kavalla, dhëmboku, salpa etj. Paralelisht me kanalin e Milenës, ujin e njelmët, të thithur me pompa nga thellësia e detit, deri në basenin e kripores më të madhe të Bregdetit >>Bajo Sekuliq<< e sjell kanali i vogël. Kriporen e ndëtoi në vitin 1936 monopoli shtetëror i Mbretërisë së JugoslIavisë në gjirin e baltës së Zogajve dhe që atëherë ishte kriporja më e madhe në bregdetin jugosllav. Pas Luftës II Botërore u zgjerua dhe u bë kriporja më e madhe e detit në Ballkan me nje sipërfaqe prej 8.000.000 m². Sot prodhimi bëhet këtu në mënyrë klasike dhe moderne, sipas sistemit të vakumavullimit. Në kushte të përshtatshme atmosferike, prodhimi vjetor arrin rreth 70.000 tonë. Kristalizimi i kripës në mënyrën klasike zgjat prej pranverës deri në vjeshtë, ndërsa prodhimi në mënyrë industriale bëhet gjatë gjithë vitit.Kriporen mund ta vizitoni në mënyrë të organizuar të martën dhe të premten.

Jeta kulturore e qytetit është shumë e pasur dhe ofron shumë përmbajtje të ndryshme artistike. Në kompleksin e Muzeut, në kështjellën e Qytetit të Vjetër, në ish?kullën e Balshajve, gjatë tërë vitit organizohen ekspozita të pikturave artistike, të vizatimeve, të grafikave të artistëve eminentë jugoslIavë e të huaj. Ekspozitat shpeshherë transferohen edhe në lokalet e hoteleve dhe kështu u afrohen adhuruesve të këtij arti. Në këto lokale ekspozohen edhe realizime të aristëve të vendit. Në mbrëmje në rivierë dhe në plazhe fillon heshtja. Aty mbetet vetëm ndonjë çift dashnorësh për ta pritur perërdimin e diellit, kurse çadrat i lëshojnë krahët e vet dhe përgatiten për ditën tjetër. Në drejtim të detit pasqyrohet ngadalë silueta e mureve të Qytetit të Vjetër, e pastaj bedenet ndriçohen dhe bukurinë e ditës e zëvendëson bukuria e natës. Nga tarracat afër detit dëgjohen akordet e para të melodive që ju thërrasin për vallëzim, nga skena e verës jehon recitali, e pak më larg dëgjohet kënga. Natyrisht, do të jeni në dilemë ? ku të shkoni sonte. Caku i parë mund të jetë bregdeti afër plazhit të Vogël. Aty është shëtitorja dhe vendtakimi ku të njohurit bisedojnë njëri me tjetrin nga tia mbajnë sonte. Mundësitë janë të mëdha, dëshirat të llojllojshme, kurse pushimi është gjithmonë i shkurtër, por prandaj mund të vini prapë. Në shumë vende, në recepcione të hoteleve, në dyert e skenës verore, gati gjithkund vihen afishe me program të pasur të Festivalit të Verës Kulturore. Përnder të këtij Festivali tërë qyteti stoliset.Motoja e programit është: “për gjithkënd nga diçka”, prej komedive deri te dramat serioze, prej muzikës se barokut deri te kitara spanjolle, prej melodive argëtuese deri te folklori i pasur, Në Sheshin e Skllevërve të dikurshëm, në Qytetin e Vjetër, në një ambient të posaçëm, mbahen koncertet per piano ose violinë. Skena e verës afër Plazhit të Vogël është e caktuar per pjesë teatrore, koncerte argëtuese ose shfaqje filmi, kurse mbrëmjet e folklorit të ansamblit autokton të SHKA “Boshko Strugar” organizohen në tarracat e hoteleve.

Secili hotel ofron muzikë vallëzimi, kurse në diskotekat e hoteleve “Galeb”, “Albatros”, “Ada ? Bojana” dhe të Lidjhjes se Ferialistëve organizohen programe ritmike per të rinjtë. Në Plazhin e Madh, në restorantet “Rilbarsko selo” dhe “Gusarsko selo”, të shoqeruara me mandolinë e kitarë, kërcëllimë të zjarrit dhe verë të mirë, këndojnë deri në orët e vona të natës ansamblet e qytetit. Momente të paharrueshme përjetohen edhe në restorantin “Barbanaë” në breg të Bunës. Jetën e nates mund ta kaloni edhe në tavernat e hoteleve “Belvi”, “Grand Lido” dhe në kafe?baret në qendër të qytetit. Ekipi i ushtruar mirë në hotele organizon gala?mbrëmje të paharrueshme, fishpiknëkë dhe argëtime të tjera. Natyrisht, ne nuk i përmendem të gjitha ? të tjerat zbuloni vetë!

Mobil Phone : +382

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,