Natyra i ka dhuruar këtij qyteti edhe një vend të caktuar vetëm për pjesën më të bukur të njerëzimit dhe nuk është i vogël numri i femrave që janë bërë nëna pasi një pjesë të pushimit e kanë kaluar në këtë plazh
Ujërat minerale sulfurike
Per këtë ujë mjekues “magjik”, që buron mu skaj detit, në pyllin shumë të bukur qindvjegar të pishave, afër hoteleve “Galeb” dhe Albatros” në plazhin (“sulfurik”) të femrave, që prej kohëve të lashta tregohen legjenda të mrekullueshme. Thuhet se ky ujë u bën mirë sidomos grave që nuk lindin fëmijë (beronjave), prandaj edhe sot shkojnë atje gratë që nuk kanë fëmijë, rreziten në atë plazh dhe Iahen në atë uje, duke besuar se do t’u ndihmojë që të bëhen nëna. Për nga përbërja minerale ky ujë është shumë i pasur dhe i takon tipit kloridosulfurik të natriumit e të kalciumit me mineralizim gjithsej 4.495 mg/l.

Balta minerale (peloidi) Pellgjet e baltës mjekuese gjenden rreth basenit të kripores se Ulqinit, rreth 1-2 km larg bregdetit. Studimet shkencore të kësaj balte vërtetojnë se ajo, për nga cilësitë e veta mjekuese, është një prej baltave deri tash më kualitivative të zbuluara dhe të hulumtuara deri tash në Adriatik, kurse për nga sasia e sulfideve ua kalon te gjithave. Ajo mund të përdoret për të njëjtat qëllime sikurse edhe rëra dhe uji mineral, vetëm ose në kombinim me këto, në ç’mënyrë fitohet një kuaëitet i ri. Duke marrë parasysh cilësitë e këtilla të peloidit dhe radioaktivitetin e butë të tij, mund te perdoret me shumë sukses edhe per qëllime kozmetike.

Krypa e detit Në kripën e papastruar të detit, që fitohet nga baseni i kripores së detit në Ulqin, kemi “detin e koncentruar”, me të cilin, duke i shtuar ujë të rëndomtë, edhe në kushtet shtëpiake mund të titohen të gjitha mundësitë për mjekim që ofron edhe uji i detit. Kjo formë e mjekimit dhe e përdorimit është e përshtatshme sidomos për mjekimin e reumatizmit dhe të sëmundjeve të organeve të lëvizjes. Pas kripës se detit mbesin solucione të koncentruara të kripës së mineraleve të ndryshme dhe të enzimeve, të ngjashme me ujërat e Detit të Vdekur, që gjithashtu mund të përdoren me shumë efikasitet për mjekimin e shumë sëmundjeve, voçmas sëmundjeve të lëkurës (sidomos të psoriazës, si sëmundjes më të rëndë të lëkures). Marrë në përgjithësi, faktorët natyrorë të Ulqinit mund të përdorën në mënyrë shumë të dobishme për preventimin, mjekimin dhe rehabilimitin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve. Në disa raste ata mund t’i zëvendësojnë plotësisht barnat, kurse në disa raste të ti tjera, krahas atyre, mund të arrihen rezultate më të mira dhe më afatgjata. Këta faktorë natyrorë, që rrallëkund mund të gjenden kaq shumë në një vend, nuk janë të dobishëm vetëm për të sëmurët, por edhe për të shëndetësor, për ata që janë lodhur gjatë jetës e punës, me ç’rast, aplikimi i këtyre faktorëve, m

Mobil Phone : +382

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,