Besohet se Ulqinin e lashtë, Qytetin e Vjetër të sotëm, e kanë themeluar në shekullin V para erës sonë grekët e Kolhidës në kohën e formimit të kolonivë greke në këtë rajon. Për ardhjen e kolhidasve flitet në poemën e Aplonit të Rodosit nga shekulli III para erës së re. Në këtë rajon, në atë kohë, jetonin ilirët të cilët, nën ndikimin e kulturës greke, kanë lënë gjurmët e vendosjes më të hershme në këtë qytet në formë të mbeturinave të mureve shumë të mëdha të ashtuquajtura >>qiklopike<<.
Bedeni prej kuaderëve qiklopikë është bedeni me i vjetër i këtij Iloji në bregdetin lindor të Adriatikut. Në kalanë e Qytetit të Vjetër gjendet edhe njëri nga mbishkrimet me të vjetra që i kushtohet perëndeshës Artimidë Elafavolës. Mbishkrimi është i skalitur në postamentin e altarit të sacrificës, dhuratë e bashkësisë së gurgdhendësve perëndeshës Artemidë. Në të shkruan TO KOINON TON LATOMON APTEI (D) I TI ELAFAVOLOI (Bashkësia e Gurgdhendësve ia ngrit Artemidë Elafavolës). Përpos këtij altari (are), me kërkimet në Qytetin e Vjetër, që kanë filluar në vitin 1953 dhe po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, janë gjetur edhe shumë objekte të kulturës materiale që tregojnë se qyteti është themeluar në shekullin V para erës së re. Këtu janë gjetur shumë fragmente të qeramikës së kuqe figurale, lekitash të bardha, si dhe gurë me figurën e perëndeshës Athina me helmetë.

Ky Colchinium i lashtë në shekullin e dytë para erës sonë bëhet Olcinium kur romakët e marrin nga fisi ilir Olciniatas (më 163 para erës sonë). Me këtë emër e gjejmë për herë të parë në burime të shkruara te Plini Plaku, në veprën >>Naturalis historiae<<,  por e përmend edhe Tit Livi. Në kohën e romakëve Ulqini bëhet vendbanim i fortifikuar i qytetarëve romakë dhe e fiton statusin oppida – oppida civium Romanorum, ndërsa më vonë edhe statusin e municipiumit – qytetit që ka fituar statusin e pavarur. Nga kjo është ruajtur gjithashtu një pjesë e bedenit, i cili, për shkak të fakturës së vet më të vrazhdë të ndërtimit, ndry­ shon nga bedeni iliro-grek.

Mesjeta
Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Ulqini u gjend në provincën Prevalis të Perandorisë Lindore, kurse popullsia e përqafoi krishterimin. Në periudhën e Dioklesë (Duklja) dhe të shtetit të Nemanjiqëve merr karakterin mesjetar.
Bëhet qendër e rëndësishme tregtare dhe detare me autonominë e qytetit mbrenda shtetit të Rashës (Rashka). I rrethuar me bedene të forta, Ulqini u bëri ballë sulmeve të fuqishme të luftëtareve të perandorit maqedon Samuilit në mbarim të shekullit IX, e më vonë (1242) edhe sulmeve të hordhive mongole.
Në kohën e shtetit të Rashës janë ndërtuar shumë kisha në Qytetin e Vjetër, prej të cilave sot kanë mbetur vetëm themelet (Zonja e Bekuar, 1250; Shën Jovani i Ulqinit, 1290; Shën Dominiku dhe Sigurati, 1394; Shën Mihaili nën qytet, 1406). Aty ka jetuar si vejushë Helena e Anzhuinëve (1282‑1309), e shoqja e mbretit serb Uroshit, pastaj Jelena (1357), e shoqja e perandorit serb Dushanit, në kohën e të cilit në këtë qytet ekzistonte edhe shkritorja e monedhave.
Rëndësia politike e qytetit u rrit në kohën e Balshajve (Balsici), dinastisë së princave, e cila u forcua sidomos pas shpartallimit të shtetit të Rashës.Nga koha e pushtetit të tyre është ruajtur kulla markante e Balshajve në pjesën e epërme të Qytetit të Vjetër. Në Ulqin ka vdekur dhe është varrosur Gjergj Stras Balsha (Durad Stratimirovic Balsic) ~zot i tërë Zetës dhe i Bregdetit<< (1385-1403)
Pas shpartallimit të shtetit të Zetës, Ulqinin e pushtojnë venedikasit dhe e mbajnë 150 vjet.
Sundimi i ri futi elemente të reja në strukturën arkitektonike dhe urbane të qytetit.
U ndërtuan dhe u rindërtuan bedenet, portat e qytetit dhe kullat.
Qyteti mbante vulën e urbanizmit venedikas të tipit të Adriatikut lindor me pallate të bukura, kisha e sheshe.Vonë ra nën pushtetin otoman, Kishin kaluar plot 200 vjet prej se turqit e kishin kaluar lumin Marica (1371) kur kishte filluar pushtimi i shpejtë i territoreve në Ballkan, ose rreth 90 vjet pas pushtimit të Herceg-Novit (1482/1483). Kjo tregon se venedikasit i jepnin rëndësi të madhe fortifikimit të Ulqinit në aspektin strategjik, detar dhe ekonomiko-politik. Kur e pushtuan turqit, pasoi transformimi i ri. Qyteti mori pamje plotësisht orientale, Aty u ndërtuan xhami, hamame, kroje, sahat-kulla, hane dhe tyrbe. Shtë pitë iu përshtatën jetës së zotërinjve të rinj. Platonë e poshtme të qytetit e mbushën me ndërtesa banimi, kurse kishën në pjesën e epërme e shndërruan në xhami (1693). Në nënkala u krijua qyteti, në të cilin u ndërtuan disa xhami: Xhamia e Pashës (1719) Xhamia e Mezgjahut (1728), Xhamia Bregut (1783), Xhamia e Lamit (1789), Xhamia e Majë-Pazarit (1749), Xhamia Meraja (1779). Objekt veçanërisht i bukur në cytet është sahat-kulla e ndërtuar në vitin 1754. Feja islame e orientonte tërë rrjedhën e jetës.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea, Olcinium, Colchinium,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,