Ulqini është vend me një traditë të gjatë dhe të pasur detare dhe tregtare. Detaria e këtij gyteti ngritjen e vet më të madhe e arriti në shekullin XVII, XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Tregtia detare e ulqinakëve me anije të tyre zhvillohej me limanet më të mëdha dhe qendrat tregtare të Adriatikut, të Levantit dhe të Mesdheut. Ulqinakët transportonin drithë në Venedik, në Istrie, Trieste, pastaj lesh në Gjenovë, duhan në disa limane të Adriatikut, e të tjera. Në kohën e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flotën e vet tregtare, ishte shtylla kryesore e Perandorisë Otomane në Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas nevojës, i shërbenin Portës edhe për qëllime lufte, sidomos kundër rivalit të madh, Venedikut.
Detarët e guximshëm dhe të shkathët të Ulqinit e njihnin pak pushtetin shtetëror të turqive. Deri në shpalljen e Mehmet Bushatliut vezir i Shkodrës, Ulqini ishte një Iloj republike e vogël. Veziri i Shkodrës, për ta frenuar kusarinë, që atëherë kishte marrë hov, me mashtrim i fundosi anijet e ulqinakëve në limanin e Valdanosit dhe vetëm atëherë ulqinakët e njohën pushtetin e tij. Në shekullin XVII flota e Ulqinit, si shkruante Baldacci, kishte 500 anije me vela, që lundronin nëpër detin Mesdhe. Shumë luftëra e rrezikonin shpeshherë zhvillimin e flottës së Ulqinit, Zhvillimi i lundrimit të anijeve me vela e arriti kulmin para luftës ruso‑turke (1876-1878), kur flota e Ulqinit kishte rreth 400 anije me vela. Në kohën e sundimit të Malit të Zi (1880-1918), në Ulqin kanë qenë të regjistruara 107 anije me vela. Ulqinakët ishin marinarë të shkathët dhe ndërtues të mirë të anijeve. Kantieri i vjetër i anijeve gjendej nën Qytetin e Vjetër, afër tyrbes së Fanit. Konsulli i Francës Hecquard, në Shkodër, shkruante se në Uqin gjendet kantieri në të cilin ndërtohen anije prej 100 deri 200 tonë. Më vonë aty janë ndërtuar anije edhe më të mëdha, anije shumë të shpejta (galeota), por Porta, më 1737, e ndaloi ndërtimin e tyre dhe i sekuestroi që ta pengonte kusarinë. Përpos vendësve, nga të cilët më të njohur ishin Husë Ymeri, usta Osman Beqiri, Sali Maloja dhe Adem Tivari, anije ndërtonin në këtë kantier edhe mjeshtër nga Dubrovniku dhe Korçula. Nga ky kantier u lëshua në det në vitin 1878 edhe anija e fundit me vela, e cila, pas bashkimit të Ulcinit me Malin e Zi, në vitin 1880, mori emrin >>Nadezhda<<.

Legjenda e kusarëve

Kusaria e Ulqinit përmendet që në shekullin XIV, por pas vendosjes së 400 piratëve arabë nga Malta, Tunizia dhe Algjeria në Ulqin, pas luftës kandike (1669), Ulqini, në shekullin XVII e XVIII, u shndërrua në çerdhe të rrezikshme të kusarëve. Në fillim me fusta e tartana (anije të vogla sulmuese), e më vonë edhe me anije më të mëdha të shpejta (galeota), që i ndërtonin në kantierin e anijeve nën Qytetin e Vjetër, i sulmonin anijet tregtare nën flamuj të ndryshëm, i plaçkitin dhe ktheheshin shpejt në strehimore. Nga sulmet e rrezikshme të prijësve të kusarëve, vëllezërve Karaminxho, Likë Cenit, Ali Hoxhës, Uluç Aliut e të tjerëve, dëme më të mëdha pësoi flota e Venedikut.
Për t’i ruajtur marrëdhëniet e mira me rivalët e vet, Austrinë dhe Venedikun, Porta vendosi që pas luftës së Moresë (1714-1718), ta zhdukte piratërinë. Në kohën e kusarisë, piratët e Ulqi­nit merreshin edhe me tregti me sklIevër të zez. Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor  eksportues, në të cilin bliheshin skllevërit nga viset e ndryshme të Afrikës Veriore, ndër të cilët kishte edhe mjaft fëmijë të moshës 2‑3 vjeçare. Kusarët dhe tregtarët i shitnin skllevërit ose i linin që të punonin në pasuritë ose në anijet e tyre. Deri në vitin 1878 në Ulqin jetonin 100 familje zezake, kurse sheshi i Qytetit të Vjetër, ku, sipas legjendës, ishte i zënë rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u bë Sheshi i sklIevërve. Por kishte edhe zezakë që vinin si të lirë në Ulqin. Zezakja Zahra, me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisë turke. Më vonë zezakët gëzonin më shumë liri në Ulqin, dy prej tyre, Për shembull, ishin edhe kapitenë të anijeve. Në bjeshkën e Pinjeshit është edhe fusha që e mban emrin Fusha e Arapëve. Aty tuboheshin zezakët dhe luanin lojëra të tyre rituale. Lidhur me këto lojëra është krijuar edhe loja temperamente »Sharaveli«, si kombinim i melosit dhe ritmit vendës të Ulqi­nit dhe melosit e ritmit afrikan, që luhet edhe sot në një formë të modifikuar. Në atë kohë ekzistonte edhe kafeneja »Trumo<< që quhej edhe kafene e Arapëve (e zezakëve), sepse pronarë dhe sherbyes ishin vetëm zezakët. çdo sulm të kryer me sukses në ndonjë anije, kusarët e kremtonin pas kthimit me festë të bujshme në gjirin e Plazhit të Vogël. Në kazanë të mëdhenj zihej hallva, që përzihej
Ulqini është sot i vetmi qytet në Adriatik në të cilin tash disa gjenerata jetojnë edhe banorë zezakë.
Legjenda e Likë Cenit – Prijësi i njohur i kusarëve të Ulqinit, Likë Ceni, në një e rast fundosi anijen në të cilën gjendeshin haxhinjtë në udhëtim për në Meqe. Sulltani, për këtë akt, e ndiqte dhe ia premtoi një shumë të madhe të hollash atij  që do ta zinte ose do ta vriste, në atë kohë u paraqit në det kusari tjetër i quajtur Lambro (Aralampia) i lindur në Greqi, Lambro u bë i tmerrshëm per shumë detarë e tregtarë, kështu që Sulltani i premtoi një shpërblim edhe më të mach atij që do ta vriste. Meqenëse nuk u gjet askush që do ta bënte këtë, Sulltani i çoi fjalë Likë Cenit se do Via falte të gjitha në qoftë se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Likë Ceni e priti me kënaqësi ofertën dhe u obligua se ose do ta »vriste Lambron ose do të vritej vetë«. Pas një kohe u bë dyluftimi në të cilin Lambroja u vra. Për këtë shërbim që i bëri, Sulltani ia dha Likë Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj edhe familja e Likës e mori këtë mbiemër.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea, Olcinium, Colchinium,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,