Zmadho Fotografinë

Zogu shtegtar, qä e ka zgjedhur rrugën e vet të fluturimit drejt jugut të ngrohë buzë bregdetit të mrekullueshëm adriatik, kësaj pyetjeje do t’i përgjigjej: Atje ku bregdeti i humb shoqëruesit e vet, ujëdhesat e mëdha e të gjata, ku malet e larta, shpeshherë të egra e të zhveshura, lëshohen dhe shndërrohen në bjeshkë të ulëta e të buta, kurse këto në rrafshe të gjera, të rrethuara e të ndara me lumenj e liqene, kur mbulesa bimore bëhet gjithnjë më e dendur dhe shtrihet deri buzë detit, nga i cili e ndajnë plazhet e gjata të pashoqe të rërës – atje shtrihet Ulqini.
Në hapësirën e rruzullit tokësor ky qytet do të zinte një vend të vogël ku brezi midis 19°8′ (fshati Fraskanjel) e 19°23′ (Ulqini i Vjetër – ujdhesa Kruçit) të gjatësisë gjeografike lindore kryqëzohet me atë midis 41°50′ (Ada e Vogël) dhe 42°5′ (Kozjaku i vogël) të gjerësisë gjeografike veriore, që do të thotë se rruzulli i kuqërremë i madh ia lëshon rrezet e veta të ngrohta këtij qyteti nën të njëjtin kënd sikurse Barcelonës ose edhe Romës.
Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë – në shkurt, është 7,1°C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38°C në muajin më të nxehtë – në korrik (me temperaturë mesatare 25,2°C),  ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë. Nën ndikimin e tipit të këtillë të klimës janë krijuar tri breze të vegjetacionit: gjithmonë i blertë (deri në 300 m lartësi), i përzier (deri në 500 m lartësi) dhe’ndërmalor (mbi 500 m lartësi). Në brezin e parë mbizotërojnë ullinjtë, fiqtë, portokajtë, limonët, bajamet, kivët dhe mollët japoneze (kakët); në brezin o dytë – gështenjat, shegat, manat, hardhia dhe drithërat, kurse në brezin e tretë -drithërat, duhani, dardhët, mollët dhe kumbullat. Kultura më tipike e kësaj treve është ulliri. Bregdetin e zbukurojnë edhe llojet jugore të bungut, lorët mesdhetarë me kurora të gjera, pisha e bardhë dhe e zezë, makjet (dafina, gjineshtra, mërsina, ahu, sherbela, rozmarina, beronja), si dhe bimët stolisëse (palmat, agavati, selvitë dhe mimozat). Ulqini është qyteti më jugor në bregdetin adriatik të Malit të Zi. Në drejtimin veri – jug shtrihet në 20 km gjatësi, kurse në drejtimin perëndim – lindje 25 km. Ka një sipërfaqe prej 255 km2.Në veri shtrihet mali bregdetar Mozhura (622), më kurse prapa saj një pjesë e masivit të maleve të Rumisë. Në lindje është lumi Buna (Bojana) dhe RPS e Shqipërisë ndërsa në perëndim, qyteti dhe limani më i afërt është Tivari (Bar).Bregdeti shoqërohet me detin 32,7 km, duke filluar nga gjiri i Kruçës deri në grykën e Bunës. Deti është i hapët, kurse vija ku ai takohet më qiellin – më e largët është nga Kozjaku, maja më e lartë malore (1427 m lartësi mbidetare). Treva në të cilën është krijuar dhe është zhvilluar qyteti është pak më kodrinore. Këto janë rrëzat e Pinjeshit (108 m), të Mendrës (164 m) dhe të Malit të Bardhë (289 m), e sa më shumë që shkohet në lindje, bjeshkët i zëvendësojnë fushat me liqene moçale e lumenj të vegjëI, dhe plazhet e gjata ranore.Pamje e bedeneve të Qytetit të Vjetër nga deti: Harmonia e natyrës dhe e mjeshtërisë së ndërtuesve të vjetër

Zmadho Fotografinë

Në Ulqin arrihet nëpër tokë dhe nëpër det, por edhe me aeroplan nga aeroportet më të afërme. Aeroportet gravituese jenë: Në Tivat (85 km), Podgorice (70 km) dhe Dubrovnik (152 km). Me fqinjin e parë, qytetin dhe limanin e Tivarit e lidh rruga magjistrale (25 km). Është lëshuar në qarkullim në vitin 1973 dhe sot është pjesa më e bukur e tërë magjistralës së Adriatikut. Deri në ndërtimin e saj në Ulqin arrihej nëpër rrugën e vjetër austrohungareze (36 km). Rruga e re kalon nëpër trevën piktoreske buzë detit, kështu që udhëtarët – turistët që në rruge i përgatit për pushim të bukur.
Me anë të stacionit të hekurudhës në Tivar, Ulqini lidhet me rrjetin e hekurudhave të vendit dhe të botës me vijën hekurudhore Beograd – Tivar.
Me anë të portit të Ulqinit kjo trevë, me rrugë detare, lidhet me limanet – qytetet e Adriatikut dhe më gjerë. Nga Tivari, që është limani i dytë për nga madhësia në pjesën tonë të Adriatikut, kalohet rregullisht Adriatiku me trajekt në vijën Tivar – Bari (Itali), e nepër grykën e Otrantos kalohet në ujërat e Mesdheut.
Hyrja në qytet është pak e jashtëzakonshme, sikur i zoti i shtëpisë, atij që e don shumë, detit, ia ka kthyer shpinën që juve të ju presë me padurim dhe përzemërsisht. Riviera, deti, Qyteti i Vjetër dhe plazhet jenë ruajtur për befasi të re, të këndshme.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,