Shkencëtari i madh francez Zhyl Mishel ka thënë: »Bota e njeriut ka nevojë për më shumë diell e ujë se asnjë botë tjetër. Duke u nisur nga këto njohje në shekullin XIX bëhen përpjekje për mjekimin e kancerit, tuberkulozir, rahitisit dhe sëmundjeve të tjera, kurse në fillim të këtij shekullit zhvillohet shkenca e veçantë e mjekësisë helioterapia e pastaj edhe valoterapia. Efekti i ujit të detit dhe i kripërave të tij në shëndetin e njerëzve ka qenë i’njohur edhe për popujt e vjetër të qlytetëruar, në radhë të parë të Athinës e të Romës; ata ushqenin një kult të tërë ndaj larjes në det. Në det laheshin, në det mjekoheshin, e gjithçka që është e bukur dhe e shëndoshë rridhte nga deti. Hyjitë e tyre, Afrodita dhe Venera rrjedhin nga deti dhe janë personifikim shëndetit dhe i bukurisë. Ulqini, me faktorët e vet të jashtëzakonshëm natyrorë, me detin e pastër e të kthjellët, me plazhet ranore mjekuese, me ujin mineral sulfurik, me baltën mje- kuese, me kripën e detit dhe me bazat themeltare të saj, me klimën e butë ngacmuese detare është banjë mjekuese natyrore me cilësi të jashtëzakonshme e njohur në botë. Profesor Not (Noht), drejtor i Institutit të Sëmundjeve Tropike në Hamburg, me rastin e qëndrimit të tij në Ulqin ne vitin 1925, pat thënë: »Në jetën time nuk kam parë një vend kaq të pasur me yje, si në Ulqin. Vlera e këtij ambienti për organizmin e njeriut është e madhe dhe shumëllojshme«, ndërsa prof. dr. Lenohu (Lenoch), kryetar i Ligës Evropiane për Reumatizëm, kur ishte në Ulqin në vitin 1964, pat thënë: »Ulqini, në pikëpamje terapeutike, kao ardhmëri të madhe<<. Shkencëtari me famë botërore Mihailo Pupin, në qershor të vitit 1910, me anë të të deleguarit të vet, kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Malit të Zi, leje për hapjen e sanatoriumit për qëndrim dhe mjekim të gjendjeve dhe të sëmundjeve të caktuara. Të gjittha këto ishin arsye që Ulqini, në vitin 1922, me Dekretin e Mbretërisë së Jugosllavisë, të shpallej banjë mjekuese dhe klimaterike.

Karakteristkat themelore të klimës së Ulqinit
Klima e përshtatshme e Ulqinit është faktor përcaktues per jetë dhe qëndrim në të. Këtë qytet më jugor të bregdetit të Malit të Zi, me klimën e tij specifike mesdhetare, e karakterizojnë: Temperaturat e përshtatshme mesatare të ajrit, që sillen mesatarisht prej 8,5° në janar, deri në maksimum rreth 30° në korrik. Oshilimet më të mëdha të mundshme të temperaturës herë-herë mund të sillen rreth 3-4°, gjë që është shumë me rëndësi në pikëpamje të përshtatjes se organizmit të njeriut, sidomos të të sëmurëve kronikë, të fëmijëve, por edhe të njerëzve të shëndoshë; – Temperaturat mesatare të detit sillen prej 11,6° në janar deri rreth 24° në gusht, yka do të thotë se mundësitë optimale për larje në ujë të detit janë rreth 6 muaj, do të thotë prej majit deri në tetor; – Njelmësia (saliniteti) e ujit është më e madhe më siperfaqen e delit, kurse më e vogël buzë bregdetit, sidomis në afërsi të grykës së Bunës dhe të gjirit të Porto-Milenës, varësisht nga stinga e vitit. Njelmësia më e madhe është në shkurt 38,5%, kurse më e vogël në prill 37,8%. Gjatë verës maksimumin e vet e arrin në shtator; – Uji ka ngjyrën e kalter të mbyllur, me tejdukshmëri më të madhe gjatë verës deri në 38 m e mesatare vjetore rreth 30 m. Në detin e hapur para Ulqinit është matur tejdukshmëria më e madhe e ujit të detit Adriatik – 56 m; Valët më të mëdha të detit në bregdetin e Ulqinit i shkakton stuhia, jugu, meastraii dhe garbini (era jugperëndimore). Valët më të shpeshta janë të larta 0,5 m, e më të mëdha deri në 5 m. Valët e larta mba 2 m janë shumë të rrallë; -Lartësia mesatare e baticës, përkatësisht e zbaticës, është 31 cm. Për shkak të rdryshimeve të shtypjes atmosferike shkaktohen edhe zbritje ose ngritje të sipërfaqes se ujit rreth një ose më shumë linja – nyje. Kështu krijohen të ashtuquajturat valë të palëvizshme, të cilat quhen >>sesh« ose »gojola«, Uji i detit para bregdetit të Ulqinit sillet edhe në formë të rrymave të ujit. Rryma e rregullt bregdetare, si degë e rrymës normale mesdhetare, vjen nga deti Jon dhe rrjedh në drejtimin verior buz bregdetit shqiptar, e pastaj e përciell konfiguracionin e bregdetit dhe vazhdon përgjatë bregdetit të Ulqinit 20-30 MN prej bregdetit; – Numri i ditëve me temperaturën e ajrit mbi 18° është 194 ose 54% në vit, e të gjitha këto janë karakteristikë e klimës së butë dhe shumë të këndshme mesdhetare; Koha me diell në nënqiellin e Ulqinit është ndër me të gjatat në Mesdhe, me afrosi 2700 orë në vit, ose mesatarisht më se 7 orë në ditë, çka do të thotë se insolimi me efektin e vet pozitiv mund të shfrytëzohet për qëllime shëndetësore e rekeative gjatë tërë vitit.

Faktorët natyrorë miekues të Ulqinit
Rëra e detit. – Ulqini ka rreth 17 km plazh me rërën më të mirë të detit me cilësi të jashtëzakonshme. Fundi i detit është gjithashtu i mbuluar me këtë rërë, e kjo është ajo që nuk gjendet në asnjë vend tjetër në tërë bregdetin e Adriatikut dhë të Mesdheut. Rëra ka një ngjyrë të murrme të bardhë dhe është jashtëzakonisht e imtë dhe shumë e pastër, kështu që në të nuk ka as thërrime më të vogla të dhuet, të lymit, të materialeve organike etj. Shpjegimet për këto cilësi të rërës mund të gjenden në faktin se Ulqini e ka ambientin e pandotur, pa kurrfarë stabilimentesh industriale, të cilat do ta ndotnin. Rëra gjendet në sasi sInumë të mëdha të cilat mbase në pjesën më të madhe i sjellin rrymat dhe valët e detit, më së tepërmi gjatë vjeshtës e dimrit. Kjo duhet të ketë lidhje edhe me sasitë shumë të mëdha të lymit që sjellin Buna e Drini, që rrjedhin nga Komi, Pushim e shëndet . turistët prej kohëve më të hershme që në mëngjes herët Përgatisin »(çerdhen« e vet në rërë epastaj futen në të dhe rreziten në diell Bjeshkët e Nemura dhe malet e tjera dirdhen në detin Adriatik krejt afër Ulqinit. Për nga përberja kimike rëra e Ulqinit ka rreth 30 minerale ose përbërje, nga te cilat disa janë shumë të rralla (si rubidiumi, censiumi, stronciumi, sfeni, etj.), e që në pikëpamje biologjike janë shumë aktive. Në pikëpamje të radioaktivitetit, është vërtetuar se rëra e Ulqinit përmbar radium, uran dhe torium në sasi të vogIa, prandaj mund të thuhet se është »butësisht<< radioaktive, e këto të gjitha bëjnë shumë të përshtatshëm për qëllime mjekësore, sidomos per sëmundjet organeve të lëvizjes dhe të kurrizit, pastaj per reumatizëm, diskopati e ishiatik dhe per gjendjet pas lëndimit të këtyre organeve. Në këtë rërë mjekuese prej kohëve me të lashta të sëmurët nga sëmundjet e ndryshme kane gjetur ilaç per vete. Është interesante të shikohet se si të së*** e mbështjellin vetveten dhe mbulohen me rëre të nxehtë, të thatë dhe rrinë shtrirë në të edhe nga disa orë. Ka shumë shembuj të pabesueshëm kur cilësia mjekuese e rërës se Ulqinit e ka treguar të tërë fuqinë e vet. Duhet thënë se këto procese shpeshherë bëhen në mënyrë të paorganizuar dhe pa kontrole e mbikëqyrjen mjekësore, gje që në disa raste mund të jetë edhe e dëmshme për organet e tjera, sepse temperatura e rërës ne korrik dhe në gusht mund të jetë më se 60°. Për këtë arsye këshilla e mjekut mund të jetë shumë e dobiheshme.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,