Nën pushtetin turk qyteti pësoi një transformim si në periferi ashtu edhe në qytet, ku janë ndërtuar xhamitë:

Xhamia e pashës me hamam është ndërtuar në vitin 1719 me meritën e Kliç ALIUT nga Stambolli. Hamami është i vetmi objekt i këtij Iloji në territorin e Malit të Zi. Hamami është fjalë turke me prejardhje arabe dhe do të thotë banjë. Sipas doktrinës se fesë islame, me rastin e ndërtimit të xhamisë si ndërtesë e shenjtë më parë duhej të ndërtohej hamami, në mënyre që punëtorët, para se fillonin punën, aty të mund të laheshin dhe të merrnin »abdes<<. Për të marrë >>abdes<< duhet larë pjesët e trupit (duart, këmbët, fytyrën, qafën e të tjera, para se të hyhet në xhami dhe të fillojë falja). Më vonë hamami është shndërruar ne banjë publike. Ai gjendet nën Qytetin e Vjetër afër Plazhit të Vogël.

Xamia kryesore (Xhamia e Mezgjahut) është ndërtuar në vitin 1828. E ka ndërtuar Sulejman Mujaliu në qendër të qytetit. Afër kësaj xhamie dikur ekzistonte medreseja (shkolla e mesme fetare).
Xhaminë e Bregut
e ka ndërtuar kapiteni i detarisë Ahmet Gjyli në vitin 1783. Ajo gjendet para tregut të ri në qendër të qytetit.
Në Ranë gjendet një monument mbi varrin e dy vëllezërve ose të babait dhe të djalit – Ludit dhe Jahjait nga familja Fani. Sipas një legjende, Ludi e Jahjai, me rastin e mbrojtjes së qytetit, qenkan vrarë duke luftuar kundër venedikasve. Mirëpo, për këtë tyrbe nuk është gjetur ndonjë dokument arkivor. Në qendër të qytetit janë edhe tri tyrbe: tyrbja e Murat Dedit, tyrbja dhe tyrbja e Resulbegoviqëve nga shekulli XVIII.


Kisha e shën Nikollës nën Malin e Bardhë (Bijela Gora)
është ndërtuar në vitin 1869 në gërmadhat e kishës së vjetër, mbase nga koha e Balshajve. Kisha është njeanijat është me absidë gjysmërrethore. Është ndërtuar në kohën e sundimit turk. Pushteti i atëhershëm nuk lejonte që të ndërtohej asnjë objekt, sidomos jo ndonjë objekt sakral i religjionit tjetër, me lartësi më të madhe ose me lartësi të njëjtë si lartësia e minareve të xhamive. Për këtë arsye edhe dy­shemeja e kishës është futur në tokë.

Kisha e kuvendit, katedralja e shën Nikollës nën Meteriz, është ndërtuar në vitin 1890 për nder të malazezve të rënë në luftërat e vitit 1878. Poashtu është njëanijatëshe me absidë gjysmërrethore në lindje, kurse, në vitin 1933 është shtuar edhe kambanarja. Në Vendin e kësaj kishe, në shekullin XV, ekzistonte manastiri i shën Arkangjelit. Pas ardhjes së turqve është shndërruar në xhami, kurse me 1890 mbi themelet e saj është ndërtuar kisha e sotme. Lkonostasi i kësaj kishe ortodokse është thesar i vlefshëm kulturo-historik, të cilin e kanë pajisur  ikonografët e njohur nga Rusia.

Afër kishës ortodokse të shën Nikollës, nën Malin e Bardhë, gjendet kisha katolike e shën Zefit (sv. Josip). Pushteti turk ia dha lejen për ndërtimin e saj argjipeshkvit të atëhershëm të Tivarit, Karl Pootenit, vetëm pas intervenimit të mbretit të Meksikës Maksimilianit. Ndërtimi i kishës zgjati shumë vjet dhe u lëshua në përdorim në vitin 1875, Kjo kishë është objekti i fundit sakral katolik i ndërtuar në kohën e sundimit otoman në këtë hapësirë. Kisha është njëpje­sëshe me kambanare prej gurit të gdhendur me tri kambana.

Në breg të Bunës gjendej kuvendi (manastiri) i benediktinëve. Manastiri, supozohet, është ndërtuar në shekullin XIII, por është braktisur pas ardhjes së turqve në këtë territor (në vitin 1517). Në kuadrin e manastirit gjendej kisha e shën Nikollës, të cilën në vitin 1814 e vërshoi Buna e rritur e pastaj ajo u bart në kodrën o afërme, ku gjendet edhe sot. Në këtë kishë, për çdo vit, më 9 maj, mbahet procesioni. Sipas traditës, në këtë kremte marrin pjesë bashkërisht katolikët, myslimanët dhe ortodoksët, si dhe shumë turistë që në atë kohë e vizitojnë Ulqinin. Në shenjë nderimi, disa prej tyre vijnë këmbëzbathur deri në kishë duke ecur edhe nga disa kilometra. Objektet sakrale të të tri religjioneve njësoj si edhe objektet profane janë të mbrojtura me ligj.
ARVE Error: need id and provider

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,