Call us free with Skype

+382 69 731 443 (Viber)


Ulqini është njëri nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Që në kohën parahistorisë e deri në fund të shelkullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm.
Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të.
Është i madh numri i ngjarjeve, që kanë kaluar si stuhia nëpër të kaluarën e tij.
Në breg të liqenit të Zogajve, në lokalitetin Qerret, jenë zbuluar gjurmët e jetës me të vjetër te Ulqinit.
Me rastin e sanimit të truallit per ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit.

Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) – mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe.
Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan Në bjeshkë, jenë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë.
Nga epoka e bronzit në fshatin Katerkol (Vlladimir) dhe në Uqin jenë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin.

ARVE Error: no id set

Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,