Në ishuilin e vogël, në të vërtetën në gumën në veriperëndim të Ulqinit, në gjirin e Kruçit, gjenden gërmadha për të cilat është menduar se janë mbeturina të Ulqinit të Vjetër >>Dolcigno Vecchio«.
Sipas dokumenteve historike venedikase, supozohej se Olciniumi antik ishte i dislokuar ndërmjet kësaj gume e tokës dhe se ishte fundosur, Mirëpo, më kërkimet e mëvonshme arkelogjike është konstatuar se në këtë shkëmb, përkatësisht në këtë ishulth, në kohën antike gjendej një stacion i vogël sinjalizues (specula), kurse në mesjetë një kështjellë që shëbente si vrojtore. Në gjirin e Kurçës, me rastin e hapjes së themeleve për një shtëpi, para pak kohe është zbuluar villa rustica e antikes së vonë, do të thotë shtëpia e madhe e pronarit të një latifondi, që sipas të gjitha gjasëve, shtrihej në tërë hapësirën e Kruçit. Sipas mozaikut, qeramikës dhe monedhave të perandorëve Anastasit I, Justinit I dhe Justinianit I), që janë zbuluar në këtë lokalitet, vila rrjedh nga shekulli VI i erës sonë dhe njëkohësisht, pas bedenit ilir në Qytetin e Vjetër, tash për tash është kompleski më i vlefshëm i gërmuar në rajonin e Ulqinit.

Nëpër Qytetin e Vjetër

Qyteti i Vjetër është bërthama e trashëgimisë kulturore‑historike të Ulqinit. Në platonë e epërme të kalasë, menjëherë mbi portën veriore, gjendet kompleksi muzeal i qytetit. Në këtë hapësirë janë edhe monumentet më interesante të historisë së Ulqinit. Aty është kisha-xhamia e shndërruar në muze, ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjetër. Vlerë të posaçme kanë posta­menti antik me mbishkrimin grek kushutar perëndeshës Artemidë, një kame antike që paraqet perëndeshën Athinë me helmetë, dy sëpata të tipit shkodrano‑dalmatin të epokës së bronzit. Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke. Menjëherë prapa muzeut gjendet kulla e Balshajve, hapësira e te cilës përdoret sot për galeri. Përpara është një shesh i vogël që dikur ishte Sheshi i skllevërve i rrethuar ma kazamatet (burgjet) e revelinit. Në hyrje është luara e revelinit kurse përballë saj muri i lartë Bolani nga koha e Venedikut.
Para hyrjes në muze është nje krua turk nga viti 1749. Afër gjendet edhe Muzeu Etnologjik me një koleksion shumë të pasur eksponatesh.

Nëpër shumë rrugica arrihet deri te platoja e kështjellës. Aty, para hyrjes jugore të qytetit, gjenden themelet e Kishës ortodokse të Zonjës së Bekuar nga shekulli XII që më vonë është shndërruar në kishë katolike të shen Markut. Afër kësaj kishë është cisterna e madhe e qytetit e ndërtuar në kohën e sundimit të Venedikut. Supozohet se mbështetet në themelet e katedrales se Kishës së Shën Marisë nga shëkulli XIII. Pak më larg është barutana turke nga shekulli XVIII e mbulluar me kalotë. Në vendin ku gjendet sot pallati >>Venecia«,ekzistonin mbeturinat e ndërtesës, per të cilën supozohet se ishte selia e kryetarit të qytetit në kohën e sundimit të Venedikut. Për shkak të bukurisë dhe funksionalitetit të saj edhe sundimtarët më të vjetër e shfrytëzonin këtë pallat si oborr të tyre. Afër pallatit >>Venecies<< gjenden pallatet e Balashajve të cilat i përbën në të vërtetë ndërtesa e Venedikut. Kjo ndërtesë atraktive ështe ndërtuar në mënyrë suksesive e pjesa më e vjetër e saj është pjesa qendrore.
ARVE Error: need id and provider