{"id":102221,"date":"2017-01-11T23:46:14","date_gmt":"2017-01-11T22:46:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=102221"},"modified":"2017-01-11T23:50:06","modified_gmt":"2017-01-11T22:50:06","slug":"vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/","title":{"rendered":"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini"},"content":{"rendered":"<p class=\"description\"><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-102223\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg\" alt=\"Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1\" width=\"508\" height=\"507\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg 696w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1-150x150.jpg 150w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1-300x300.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/a>Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are.<\/strong><\/p>\n<div id=\"article-text\">\n<p>Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari Adriatik Kelmendi, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi n\u00eb rrjetin social\u00a0Facebook.<\/p>\n<p>&#8220;Me pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb e zem\u00ebr t\u00eb thyer, t\u00eb dashur familjar\u00eb, miq e dashamir\u00eb, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, q\u00eb e kisha shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se axh\u00eb, Ramiz Kelmendi, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are&#8221;, ka shkruar Adriatik Kelmendi.<\/p>\n<p>Ramiz Kelmendi, p\u00ebrve\u00e7 si\u00a0shkrimtar, njihej edhe si publicist e gazetar.<\/p>\n<p>Ai\u00a0ka shkruar disa romane, tekste\u00a0shkollore, drama, e fejtone.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprat e tij m\u00eb t\u00eb njohura jan\u00eb: \u201cShtat\u00eb persona ndjekin autorin\u201d, \u201cVija e vrrag\u00eb\u201d dhe\u00a0\u201cAbrakadabra&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Biografi e shkurt\u00ebr e Ramiz Kelmendit:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>KELMENDI (1930 \u2013 2017)<\/p>\n<p>Ramiz Jakup Kelmendi u lind m\u00eb 20 dhjetor 1930 n\u00eb Pej\u00eb, ku mbaroi shkoll\u00ebn fillore dhe gjysm\u00ebmatur\u00ebn. N\u00eb koh\u00ebn kur duhej t\u00eb regjistrohej n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, ai u burgos p\u00ebr motive politike. Ishte n\u00eb grupin e patriot\u00ebve pejan\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1945 propagonin iden\u00eb e Bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. D\u00ebnohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin proces gjyq\u00ebsor t\u00eb montuar, bashk\u00eb me Marije Shllakun dhe krejt grupin e patriot\u00ebve, n\u00eb Prizren (qershor-korrik 1946), por me qen\u00eb se ishte i mitur (16-vje\u00e7), i mban vet\u00ebm 30 dit\u00eb burg dhe lirohet.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish, iu mund\u00ebsua t\u00eb regjistrohej vet\u00ebm n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme bujq\u00ebsore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb serbisht.<\/p>\n<p>Kur e p\u00ebrfundon, pranohet gazetar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshmen e at\u00ebhershme \u201cRilindja\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 1950 regjistron Fakultetin Filozofik n\u00eb Beograd, Dega e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe. Studimet n\u00eb fillim ia finanson i jati i tij, sepse si nj\u00eb \u201celement me njoll\u00eb biografike\u201d, nuk i jepet bursa p\u00ebr studime. Diplomon n\u00eb vitin 1955 me tem\u00ebn \u201cProza e Migjenit\u201d.<\/p>\n<p>Me t\u00eb mbaruar t\u00eb studimeve rikthehet n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRilindja\u201d, q\u00eb tash ishte b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrditshme, ku p\u00ebr 12 vjet rresht punon redaktor, reporter i lir\u00eb dhe kolumnist, kolumnet e t\u00eb cilit ishin nga m\u00eb t\u00eb lexuarat e k\u00ebsaj gazete.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967 em\u00ebrohet kryeredaktor i Redaksis\u00eb s\u00eb Botimeve n\u00eb nd\u00ebrmarrjen botuese \u201cRilindja\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr vjet me radh\u00eb ishte Drejtor i Teatrit Popullor Krahinor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1969 zgjidhet profesor i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike n\u00eb Prishtin\u00eb. Ligj\u00ebronte land\u00ebn \u201cHistoria e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare nga Rilindja e deri sot\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1975 magjistron me tem\u00ebn \u201cHumori dhe satira n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d.<\/p>\n<p>Ramiz Kelmendi arriti t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb opus t\u00eb begat\u00eb letrar. Botoi 12 v\u00ebllime me tregime, 8 romane, dhjet\u00ebra udh\u00ebp\u00ebrshkrime, 3 radiodrama, 3 drama televizive, 39 tekste satirike, nj\u00eb skenar filmi, 4 tekste shkollore, monografin\u00eb \u201cShqip\u00ebria e Marije Shllakut\u201d, dhe me mija shkrime publicistike natyrash t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kelmendi njihej edhe si nj\u00eb nga p\u00ebrkthyesit m\u00eb produktiv t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Botuese \u201cRilindja\u201d. Gjat\u00eb viteve \u201970 \u2013 \u201980 ka p\u00ebrkthyer nga serbishtja kryeveprat e autor\u00ebve si Orwell, Markes, Kafka, Kundera, Grass, Castaneda, Sabato, Krleza, Kis, etj.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00ebri nga themeluesit e K\u00ebshillit p\u00ebr Lirit\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, dhe nj\u00ebri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, an\u00ebtar i s\u00eb cil\u00ebs nuk u b\u00eb kurr\u00eb. Ishte shkurti i vitit 1990 kur ai dhe Anton \u00c7etta ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn iniciativ\u00ebn e rinis\u00eb progresive kosovare p\u00ebr t\u2019i pajtuar gjaqet n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebshtu, Anton \u00c7etta dhe Ramiz Kelmendi hyn\u00eb n\u00eb familjen Buqolli n\u00eb Raushiq t\u00eb De\u00e7anit, p\u00ebr te kerkuar faljen e gjakut dhe b\u00ebn\u00eb histori. Ramiz Kelmendi n\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr fton edhe miqt\u00eb e tij Mark Krasniqin, Bajram Kelmendin dhe Azem Shkrelin p\u00ebr t\u2019ju bashkuar dhe k\u00ebshtu fillon nj\u00eb l\u00ebvizje historike mbar\u00ebpopullore p\u00ebr pajtimin e gjaqeve, q\u00eb p\u00ebrfundon me nj\u00eb manifestim madh\u00ebshtor n\u00eb Verat e Lluk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ramiz Kelmendi ishte edhe nj\u00ebri nga ideator\u00ebt dhe n\u00ebshkruesit e par\u00eb n\u00eb dokumentin e njohur \u201cApeli i 215 intelektual\u00ebve\u201d dhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Forumit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Intelektual\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur pensionohet, Kelmendi nuk ndalet. M\u00eb 1996, Ramiz Kelmendi fiton nj\u00eb ide t\u00eb pad\u00ebgjuar dhe t\u00eb re n\u00eb krejt hap\u00ebsirat shqiptare q\u00eb po dilnin nga komunizmi: iden\u00eb per hapjen e nj\u00eb institucioni privat arsimor. Kelmendi vendos\u00eb t\u00eb hapi Fakultetin e par\u00eb privat t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb krejt hap\u00ebsirat shqiptare, \u201cFaik Konica\u201d, q\u00eb ka funksionuar deri m\u00eb 2007. Me hapjen e k\u00ebtij fakulteti, Kelmendi u b\u00eb nism\u00ebtari i arsimimit privat shqiptar.<\/p>\n<p>Ramiz Kelmendi vdiq si nj\u00ebri nga emrat m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb krejt nj\u00eb brezi intelektual\u00ebsh, t\u00eb kulturuar n\u00eb ish-Jugosllavi, q\u00eb mbrojt\u00ebn identitetin shqiptar dhe ndryshuan imazhin dhe percepcionin p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e kombeve dhe kulturave q\u00eb formonin Federat\u00ebn Jugosllave.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-102222\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini.jpg\" alt=\"Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini\" width=\"508\" height=\"339\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini.jpg 553w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-300x200.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Ramiz Kelmendi: Ulqini vendlindja ime letrare<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Ka nj\u00eb di\u00e7 t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kjo puna e vendlindjes sime. Pejan\u00ebt, aty ku u linda v\u00ebrtet dhe sakt\u00ebsisht m\u00eb 20 dhjetor 1930, gjithmon\u00eb<br \/>\ne jet\u00ebs \u2013 p\u00ebr k\u00ebto gati-gati 79 kokrra vjet t\u00eb jet\u00ebs sime! \u2013\u00a0 as m\u00eb kan\u00eb pranuar dhe as m\u00eb kan\u00eb njohur ndonj\u00ebher\u00eb si \u2013 pejan. Si qytetar i Pej\u00ebs. Jo. At\u00eb dit\u00eb e sot, p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt e vendlindjes sime, p\u00ebr Pej\u00ebn dhe pejan\u00ebt, un\u00eb edhe kam qen\u00eb, edhe kam mbetur, edhe do t\u00eb vdes \u2013 rugovas. Rugovan. Apo, ca dhe m\u00eb pezhorativisht \u2013 \u201crugovc\u201d! Edhe pse pothuajse gjith\u00eb \u00e7\u2019shkrova, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, frym\u00ebzimin dhe burimin e ka mu n\u00eb Pej\u00eb. Kurr\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb vendlindja ime, Peja, nuk e ka sh\u00ebnuar (t\u00eb pakt\u00ebn) nj\u00eb p\u00ebrvjetor timin \u2013 as t\u00eb dyzetin, as t\u00eb pes\u00ebdhjetin, as t\u00eb gjasht\u00ebdhjetin, as t\u00eb shtat\u00ebdhjetin. Pa le pastaj, qoft\u00eb larg, gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu ishte dhe k\u00ebshtu mbeti.<br \/>\nPo ama, do ti, Rugova, vendlindja e prind\u00ebrve t\u00eb mi, e babait nga Drelajt dhe e n\u00ebn\u00ebs nga Haxhajt, edhe pse pik\u00ebrisht Rugov\u00ebs ia kushtova \u2013 p\u00ebr mendimin tim! \u2013 v\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me tregime (\u201cAhmet Koshutani\u201d), m\u00eb t\u00eb parin roman timin (\u201cHeshtja e arm\u00ebve\u201d) dhe radio-dram\u00ebn time t\u00eb par\u00eb, q\u00eb u emetua vite me radh\u00eb n\u00eb Radio (\u201cKur kositen livadhet\u201d), edhe ata, at\u00eb dit\u00eb e sot, nuk m\u00eb konsiderojn\u00eb dhe as m\u00eb mbajn\u00eb \u2013 rugovas.<br \/>\nKur u sajua, pa le se nga kush, lista e jo m\u00eb pak se 550 (pes\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb!) intelektual\u00ebve rugovas, emri im nuk figuronte n\u00eb at\u00eb list\u00eb. As u ftova dhe as u denjova t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb \u201ckuvend\u201d t\u00eb tyre! P\u00ebrse?! Sepse un\u00eb nuk isha \u2013 rugovas! Sepse un\u00eb isha i lindur n\u00eb\u00a0 \u2013 Pej\u00eb!<br \/>\nSot, tek po mbush mbi 60 vjet jet\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb (gjasht\u00eb dekada jet\u00eb, heuuu!), asnjeri dhe asnj\u00ebher\u00eb \u2013 as n\u00eb Prishtin\u00eb, as n\u00eb Pej\u00eb, as n\u00eb Rugov\u00eb \u2013 nuk m\u00eb ka quajtur prishtinas a \u201cprishtinali\u201d. Jo. Kurr\u00eb. Gjithmon\u00eb, p\u00ebr prishtinasit, un\u00eb kam qen\u00eb dhe kam mbetur \u2013 pejan.<br \/>\nMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, kjo i bie disi \u2013 si\u00e7 do t\u00eb thoshte im bir, Migjeni \u2013 se un\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto mote, s\u2019paskam qen\u00eb tjet\u00ebr pos \u2013 apatrid! Njeri pa atdhe. Njeri pa \u2013 vendlindje.<br \/>\nE b\u00ebra k\u00ebt\u00eb \u201chyrje n\u00eb tem\u00eb\u201d, pak p\u00ebr gaz e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb, q\u00eb t\u2019i gjegjem ftes\u00ebs aq k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe prej shum\u00eb koh\u00ebsh t\u00eb mikut dhe kolegut tim t\u00eb pen\u00ebs, Hajro Ulqinakut, nj\u00eb ulqinaku q\u00eb s\u2019e pati k\u00ebt\u00eb fatin tim \u201dt\u00eb keq\u201d. Jo. Ai mbajti mbiemrin me emrin e vendit. U mbiquajt Ulqinaku. Hajro Ulqinaku. Si t\u00eb m\u00eb quanin edhe mua Peja a Pejani. Ramiz Peja a Ramiz Pejani.<br \/>\nSynimi i k\u00ebtyre rreshtave, nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Aspak i paq\u00ebllimt\u00eb. Dhe fare pa gaz a sarkaz\u00ebm.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, k\u00ebshtu e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mu n\u00eb t\u00eb per\u00ebnduar t\u00eb jet\u00ebs sime, bot\u00ebrisht e publikisht deklaroj se:<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/11\/Ramiz-Kelmendi.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-27207\" title=\"Ramiz Kelmendi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/11\/Ramiz-Kelmendi-300x255.jpg\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" srcset=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/11\/Ramiz-Kelmendi-300x255.jpg 300w, http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/11\/Ramiz-Kelmendi.jpg 716w\" alt=\"Ramiz Kelmendi\" width=\"300\" height=\"255\" \/><\/a>Un\u00eb, Ramiz Kelmendi, nj\u00eb apatrid as pejan, as rugovas, as prishtinas, kam (sidoqoft\u00eb) edhe nj\u00eb \u2013 vendlindje. T\u00eb pakontestueshme. T\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. T\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb vendlindje, q\u00eb e kam dhe e mbaj p\u00ebr mburrje e rrahagjoks.<br \/>\nKam vendlindjen time \u2013 letrare.<br \/>\nVendlindja ime letrare, n\u00eb plotkuptimin e fjal\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u2013 ULQINI!<br \/>\nKy qytet, q\u00eb \u2013 n\u00eb at\u00eb vitin e larg\u00ebt 1953, kur, si student i Albanologjis\u00eb n\u00eb Beograd \u2013 e vizitova s\u00eb pari, mua, k\u00ebtij pejani \u201crugovc\u201d, q\u00eb s\u2019kisha par\u00eb kurr\u00eb det me sy, m\u2019u duk qytet-\u00ebnd\u00ebrr, qytet p\u00ebrrallor.<br \/>\nKy qytet yni aq i bukur dhe nj\u00eb dashuri rinore, skofiare, t\u00ebr\u00ebsisht platonike, me nj\u00eb ulqinake sa t\u00eb k\u00ebndshme aq edhe t\u00eb men\u00e7ur (un\u00eb, asokohe, isha 23 vje\u00e7!) m\u00eb krijuan k\u00ebt\u00eb vendlindje t\u00eb re.<br \/>\nFrym\u00ebzuar nga Ulqini dhe nga kjo vash\u00ebz ulqinake, me shum\u00eb droe e pasiguri, me shif\u00ebr dhe n\u00eb konkursin p\u00ebr tregime t\u00eb \u201cRilindjes\u201d, shkrova tregimin tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb tregim me motiv nga Ulqini: \u201cBARKA E PESHKATARIT\u201d.<br \/>\nShkrova pask\u00ebtaj edhe novel\u00ebn e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, po ashtu me motiv nga Ulqini: \u201cNJ\u00cb M\u00cb PAK\u201d.<br \/>\nPor, m\u00eb t\u00eb madhin borxhli m\u00eb ka Ulqini mua, kur aq i merituari dhe i paharruari poeti Esad Mekuli, m\u00eb botoi librin mbase m\u00eb kurajoz p\u00ebr koh\u00ebn, satir\u00ebn aq akuzuese kund\u00ebr sistemit dhe politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb asaj kohe \u2013 \u201cLETRA NGA ULQINI\u201d, me t\u00eb folme ulqinak(\u00e7)e.<br \/>\nE kam, prandaj, p\u00ebr nder t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb (edhe) ulqinak. Se vet\u00ebm Ulqini, kjo perl\u00eb e bregdetit shqiptar, m\u00eb \u00e7eli \u2013 p\u00ebrkrah gazetaris\u00eb \u2013 rrug\u00ebn e letrave shqiptare.<br \/>\nM\u00eb b\u00ebri edhe \u2013 letrar\u2026<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari Adriatik Kelmendi, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi n\u00eb rrjetin social\u00a0Facebook. &#8220;Me pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb e zem\u00ebr t\u00eb thyer, t\u00eb dashur familjar\u00eb, miq e dashamir\u00eb, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[13],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-01-11T22:46:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-01-11T22:50:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg\",\"width\":696,\"height\":694},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/\",\"name\":\"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-01-11T22:46:14+00:00\",\"dateModified\":\"2017-01-11T22:50:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini","description":"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini","og_description":"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2017-01-11T22:46:14+00:00","article_modified_time":"2017-01-11T22:50:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Vdes-Ramiz-Kelmendi_Ulqini-1.jpg","width":696,"height":694},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/","name":"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#primaryimage"},"datePublished":"2017-01-11T22:46:14+00:00","dateModified":"2017-01-11T22:50:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. Lajmin p\u00ebr vdekjen e Ramiz Kelmendit e ka dh\u00ebn\u00eb gazetari","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/11\/vdes-shkrimtari-ramiz-kelmendi-ku-vendlindja-e-tije-letrare-ishte-ulqini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Vdes shkrimtari Ramiz Kelmendi, ku vendlindja e tij\u00eb letrare ishte Ulqini"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-qAJ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102221"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102221"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102226,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102221\/revisions\/102226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}