{"id":102448,"date":"2017-01-25T13:16:25","date_gmt":"2017-01-25T12:16:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=102448"},"modified":"2017-01-26T23:03:52","modified_gmt":"2017-01-26T22:03:52","slug":"filipaj-u-rrite-ne-jug","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/","title":{"rendered":"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Me-u-rrit\u00eb-n\u00eb-jug-Ulqini.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-102449\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Me-u-rrit\u00eb-n\u00eb-jug-Ulqini.jpg\" alt=\"Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Ulqini\" width=\"508\" height=\"189\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Me-u-rrit\u00eb-n\u00eb-jug-Ulqini.jpg 999w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Me-u-rrit\u00eb-n\u00eb-jug-Ulqini-300x111.jpg 300w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Me-u-rrit\u00eb-n\u00eb-jug-Ulqini-768x285.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/a><a class=\"_2yug\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/GjergjAntonFilipaj\/\" target=\"_blank\">Gjergj Anton Filipaj<\/a> Facebook<\/strong><\/p>\n<p>Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013 cilado qoft\u00eb ajo, 4G a 56, e lloji i telefonit t\u00eb men\u00e7ur, \u00e7onte edhe m\u0203 pak pesh\u00eb. Sado q\u00eb mundohej m\u2019 i dh\u0203n\u00eb zor m\u2019e shpejtue, dita vazhdonte me qen\u00eb e ngadalt\u00eb, duke mos ia k\u00ebnaq\u00eb at\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb 24 or\u00ebsh t\u00eb mbushun me adrenalin\u00eb. Thjesht, trupi s\u2019i ishte m\u00ebsua me gjendje t\u00eb till\u00eb qet\u00ebsie.<\/p>\n<p>E kjo ishte nj\u00ebfar\u00eb pasoje q\u00eb gazetaria ia kishte falur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Donte gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka, madje edhe aty ku nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. \u201cPo \u00e7ka po m\u00eb shkon edhe mua n\u00eb mend&#8230;.phaaaa\u201d, tha me vete duke pritur t\u00eb b\u0203hej ora 6 pasdite, kur edhe e kishte l\u0203n\u00eb m\u2019u takue me nji shok t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cilin do t\u00eb shkonte t\u00eb luante futboll n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb quajtur <span class=\"_4yxp\">Balon sala<\/span>. \u201cEm\u00ebr i fort\u00eb q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb.\u201d Ky mendim i kaloi n\u00ebp\u00ebr mendje teksa me cinizmin e zakonsh\u00ebm qeshej n\u00eb vete me disa pjes\u00eb t\u00eb dialektit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb skajin jugor t\u00eb republik\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, e cila, p\u00ebr nga emri ta len p\u00ebrshtypjen se b\u0203het fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb vend t\u00eb Afrik\u00ebs Qendrore. \u201cKu je bac a mun u \u00e7ove&#8230;a ke pushu sot se kena m\u2019u lodh\u00eb tyj lujt fudball&#8230;posht\u00eb jam mas u vono.\u201d, Ky mesazh ngacmues i Bekim \u00c7. i doli n\u00eb ekranin e telefonit. Iu desh\u00ebn diku 15 vite q\u00eb t\u00eb fillonte ta pasuronte fjalorin me kosovarizma.<\/p>\n<p>Vazhdimisht i rezistonte gjuh\u00ebs duke e mundu me e ruajt t\u2019folmen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, por, sa her\u00eb q\u00eb shkonte n\u00eb vendlindje, goja i ikte, duke nxjerr\u00eb fjal\u00eb me theks prej prishtinaliet i dalun nga Llapi. Me nj\u00eb vrap e dyqind frym\u00eb, u l\u00ebshua si fishek teposht\u00ebz\u00ebs. Aty, nga fundi i rrug\u00ebs, filloi shiu i leht\u00eb q\u00eb po ia lagte fytyr\u00eb. \u201cShyqyr q\u00eb ka ardh\u00eb Zhuja me makin\u00eb\u201d, qe mendimi i radh\u00ebs q\u00eb duket se e g\u00ebzoi at\u00eb. Nuk iu desh\u00ebn shum\u00eb minuta q\u00eb me Golf 5-shin e Bekim \u00c7. t\u00eb mb\u00ebrrinin te fusha e topit. Atje u takua edhe me disa miq t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe ca kush\u00ebrinj t\u00eb larg\u00ebt. Fytyrat ishin po ato, kurse shtesat ishin flok\u00ebt, aty k\u00ebtu t\u00eb r\u00ebn\u00eb, thinjat dhe normalisht, v\u00ebllimi i tepruar i barkut q\u00eb jo pak lojtar\u00ebve ua kufizonte l\u00ebvizjet. Ndeshja filloi, por mendja e tij fluturoi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe at\u00eb jet\u00ebn e ngadalt\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte si gjimnazist n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>Iu kujtuan t\u00eb shtunat p\u00ebrtace kur dit\u00ebn e niste me m\u00ebngjesin e p\u00ebrgatitur nga i j\u2019ati, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me leksionet e tij mbi at\u00eb sesi duhet ngroh\u00eb fort karrigen p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb, m\u2019e krijua at\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ikjes nga nj\u00ebtrajtshm\u00ebria e ngadalt\u00eb e Ulqinit pothuajse hibernues gjat\u00eb muajve t\u00eb vjesht\u00ebs, dimrit, pranver\u00ebs. Jo rrall\u00ebher\u00eb, kur dimrit n\u00eb Prishtin\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb shtune dilte papritmas dielli, i kujtoheshin t\u00eb shtunat e Ulqinit. \u201cHe, k\u00ebshtu asht dimni n\u00eb Ulqin, si kjo e shtune e leht\u00eb me diell\u201d, u thoshte ai Trimit dhe Bardhit gjat\u00eb seancave t\u00eb pirjes s\u00eb espressove aty tek Strip Depot, jo shum\u00eb larg kinemas\u00eb ABC n\u00eb Prishtin\u00eb. \u201cSot \u0203sht e shtun\u00eb, kah me shku n\u2019kit dit\u00eb t\u2019Zotit me diell\u201d &#8211; jo pak t\u00eb shtun\u00ebve e nxirrte veten para k\u00ebsaj dileme.<\/p>\n<p>Motra e tij binjake, zgjedhjen e kishte ma t\u00eb leht\u00eb. Ajo kishte vendosur t\u00eb b\u0203hej farmaciste, pra matematika, kimia e fizika ishin nji lloj universi i saj t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00ebn me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb jet\u00ebn ta kalonte si shkenc\u00ebtare. Kurse ky djali ende s\u2019e dinte se n\u00eb \u00e7ka do ta shkrinte jet\u00ebn. Dinte vet\u00ebm q\u00eb i p\u00eblqenin stripat, sporti, muzika dhe koh\u00eb pas kohe &#8211; edhe ndonj\u00eb hartim ia dilte ta p\u00ebrfundonte. Teksa luante top, i vinin si <span class=\"_4yxp\">flash-a <\/span>kujtimet e koh\u00ebs kur shpeshher\u00eb me shok\u00eb e kalonte dit\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb andej kah Plazhi i madh. E asgj\u00ebja transformohej n\u00eb di\u00e7ka kur dikush nga shoq\u00ebria fitonte dhurat\u00eb top \u2018originall\u2019 futbolli a basketi.<\/p>\n<p>N\u00eb ato raste, destinacioni i fundit ishte fusha e sportit af\u00ebr hotelit Lido, nga ku i largonte vet\u00ebm ardhja e muzgut deri n\u00eb at\u00eb momentin kur topi m\u0203 nuk v\u00ebrehej. \u201cHidhe ma topin se boll ke dribllat, kadal mos shutirat fort se na e \u00e7arte at\u00eb top\u201d ishte fjali q\u00eb d\u00ebgjohej shpesh mes t\u00eb shameve me bab\u00eb e nan\u00eb. Por, zbavitja m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb dhe moshatar\u00ebt e tij, ve\u00e7mas d\u00ebgjimit t\u00eb top list\u00ebs muzikore n\u00eb radio, p\u00ebrcjelljes s\u00eb reklamave n\u00eb TV Titograd, ishte edhe shikimi i spoteve muzikore n\u00eb MTV \u2013 kanal ky q\u00eb nga viti 1993 kishte nisur t\u00eb transmetohej n\u00eb frekuenc\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb televizionit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Dy or\u00eb muzik\u00eb, n\u00eb dit\u00eb nga 12:00-14:00 ia kishin pasuruar shijen muzikore, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kalim nga folku patriotik shqiptar i G\u00ebzim Nik\u00ebs, Shkurte Fejz\u00ebs, Nikoll\u00eb Nikprelajt tek R\u2019n\u2019B, Rocku, Alternative si De la Soul, Run DMC, Bon Jovi, Red Hot Chilli Peppers, Nirvana- list\u00eb kjo pafund e shijeve dhe rrymave muzikore. Deri n\u00eb njohjen me MTV-n\u00eb, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, kur ndonj\u00ebri fitonte ndonj\u00eb MC kaset\u00eb nga jasht\u00eb, muzika kryesore q\u00eb ai konsumonte n\u00ebp\u00ebr ekskursione, anemban\u00eb Malit t\u00eb Zi, ishte z\u00e1ni kumbues plot\u00eb patriotiz\u00ebm q\u00eb k\u00ebndonte p\u00ebr therjet n\u00eb Ka\u00e7anik, xhamadanin vija-vija dhe dy nan\u00e1t tona Kosov\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb qenit gjimnazist n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb asesi nuk i jep jet\u00ebs at\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e synuar \u2013 <span class=\"_4yxp\">Need4Speed-<\/span> do thoshn t\u00eb varurit n\u00eb adrenalin\u00ebn q\u00eb u ofron gara me makina t\u00eb shpejta. Por, n\u00eb jug \u2013 konkretisht n\u00eb lagjen Gjerana nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, ma e shumta ndonj\u00eb sheg\u00eb p\u00ebr t\u2019u vjedhur, a ndonj\u00eb portokall p\u00ebr t\u2019u nuk\u00eb, sepse mandarinat haheshin t\u00eb parat se q\u00ebroheshin ma leht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shpejta n\u00eb jug ishin vet\u00ebm emocionet q\u00eb ndjehen kur mendja t\u00eb thot\u00eb se jeta po shkon n\u00eb drejtimin e duhur, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u0203 interesante gjat\u00eb atyre 10 muajve t\u00eb mbetur t\u00eb vitit. Shum\u00eb keq q\u00eb ata dy muajt tjer\u00eb zgjasin fare pak, me pak fjal\u00eb ikin si mos qen\u00eb kurr\u00eb aty korriku dhe gushti. Jan\u00eb aq t\u00eb mir\u00eb k\u00ebta dy muaj si akullorja <span class=\"_4yxp\">Lisko,<\/span> e cila shkrihet vet\u00ebm duke e shikuar. Kurse 10 muajt tjer\u00eb jan\u00eb si ftoni i verdh\u00eb, i fort\u00eb e gati i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm q\u00eb me zor t\u00eb madh kalon nga ezofagu n\u00eb lukth. Nj\u00ebsoj vazhdon me qen\u00eb edhe sot diku nja 20 vjet pasi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb larguar prej sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bab\u00ebs Ton\u00e7i. N\u00eb fakt, gjithmon\u00eb ekzistonte kjo ngadal\u00ebsi vet\u00ebm se kur njeriu asht ma m\u0203 i ri, jeta din\u00eb me ec\u00eb koh\u00eb pas kohe pak ma shpejt.<\/p>\n<p>Era q\u00eb me hova t\u00eb ndrysh\u00ebm i puth\u00eb deg\u00ebt e mandarinave gati kat\u00ebrdhjet\u00eb vje\u00e7ar mbase tregon p\u00ebr koh\u00ebn e kaluar, kur kalon shum\u00eb koh\u00eb edhe v\u00ebrehet ndonj\u00eb ndryshim, por n\u00eb thelb, dita n\u00eb bregdetin jugor, vazhdon me qen\u00eb e ngadalt\u00eb. Loja mbaroi. Rezultati ishte i keq. Nuk ia arriti ta mbronte me sukses port\u00ebn para sulmeve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve. Por u g\u00ebzua kur me kund\u00ebrshtar\u00ebt u ul\u00eb tek <span class=\"_4yxp\">caf\u00e9 Paradisso <\/span>p\u00ebr t\u2019i kujtue momentet e tinejxherll\u00ebkut \u2013 gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, godina e s\u00eb cil\u00ebs ndodhej aty p\u00ebrball\u00eb ku vet\u00ebm disa pallma ia fshehin pamjen e vjetruar &#8211; e t\u00eb ruajtur socialiste, ende me yllin e kuq pes\u00ebrremash. Si n\u00eb histori filmash, rastisi q\u00eb edhe stacioni i autobus\u00ebve t\u00eb jet\u00eb aty af\u00ebr.<\/p>\n<p>Mendja e tij kaloi nga 2015 n\u00eb 1996 e larg\u00ebt kur n\u00eb mesin e nj\u00eb tetori t\u00eb lag\u00ebsht dhe mjaft t\u00eb ngadalt\u00eb, ai kishte marr\u00eb rrug\u00ebn drejt Prishtin\u00ebs, ku p\u00ebr ca muaj edhe studioi drejt\u00ebsin\u00eb deri kur iu dha mund\u00ebsia t\u00eb merrej me shkrime n\u00eb kryeqytetin shqiptar. Autobus\u00ebt dhe shofer\u00ebt ishin t\u00eb nj\u00ebjtit: t\u00eb dyt\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr remont, i vetmi ndryshim ishin targat q\u00eb nga trengjyr\u00ebshe jan\u00eb tkurrur n\u00eb dy ngjyra. Ishte i emocionuar. Pas disa or\u00ebve, do t\u00eb nisej me bus p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb. K\u00ebsaj here nuk ishte me 18 vje\u00e7, nuk nisej t\u00eb studionte drejt\u00ebsi, thjesht po largohej p\u00ebrs\u00ebri nga sht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re atje diku n\u00eb pyllin e eg\u00ebr t\u00eb banesave n\u00eb lagjen MAT1 t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><a class=\"_2yug\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/GjergjAntonFilipaj\/\" target=\"_blank\">Gjergj Anton Filipaj<\/a> Facebook<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013 cilado qoft\u00eb ajo, 4G a 56, e lloji i telefonit t\u00eb men\u00e7ur, \u00e7onte edhe m\u0203 pak pesh\u00eb. Sado q\u00eb mundohej m\u2019 i dh\u0203n\u00eb zor m\u2019e shpejtue, dita vazhdonte me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,11],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-01-25T12:16:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-01-26T22:03:52+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/\",\"name\":\"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-01-25T12:16:25+00:00\",\"dateModified\":\"2017-01-26T22:03:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini","description":"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini","og_description":"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2017-01-25T12:16:25+00:00","article_modified_time":"2017-01-26T22:03:52+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/","name":"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2017-01-25T12:16:25+00:00","dateModified":"2017-01-26T22:03:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Gjergj Anton Filipaj Facebook Koha atje ishte e ngadalt\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngadalt\u00eb. Nuk kishte r\u0203nd\u00ebsi cil\u00ebsia e internetit \u2013","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/01\/25\/filipaj-u-rrite-ne-jug\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Filipaj: Me u rrit\u00eb n\u00eb jug"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-qEo","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102448"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102448"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102448\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102450,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102448\/revisions\/102450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}