{"id":105455,"date":"2017-06-06T14:56:20","date_gmt":"2017-06-06T13:56:20","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=105455"},"modified":"2017-06-06T14:57:16","modified_gmt":"2017-06-06T13:57:16","slug":"interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin &#8220;Portreti&#8221; &#8211; Video"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Intervist\u00eb-me-dramaturgun-Fadil-Kraja-n\u00eb-emisionin-Portreti.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-105456\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Intervist\u00eb-me-dramaturgun-Fadil-Kraja-n\u00eb-emisionin-Portreti.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"253\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Intervist\u00eb-me-dramaturgun-Fadil-Kraja-n\u00eb-emisionin-Portreti.jpg 999w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Intervist\u00eb-me-dramaturgun-Fadil-Kraja-n\u00eb-emisionin-Portreti-300x150.jpg 300w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Intervist\u00eb-me-dramaturgun-Fadil-Kraja-n\u00eb-emisionin-Portreti-768x383.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/a>Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta.<br \/>\nModeratorja e emisonit <strong>Hatixhe Nelaj<\/strong> na mundson t\u00eb ndjekim emisionin \u201cPortreti\u201d q\u00eb transmetohet n\u00eb TV Teuta.<br \/>\nNdiqni emisionin ku protagonist i emisionit \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong> dramaturgu Shkodran Fadil Kraja<\/strong>.<\/p>\n<!--YouTube Error: bad URL entered-->\n<p><strong>Biografia e Fadil Kraj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Fadil Kraja kam shkruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera nd\u00ebr organet e ndryshme t\u00eb shtypit, por si rezultat i shum\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb dashamir\u00ebsve t\u00eb artit, miqt\u00eb e mi dhe t\u00eb shkrimtarit, vendosa t\u00eb ribotoj edhe nj\u00eb her\u00eb shkrimin, natyrisht duke e plot\u00ebsuar at\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb me veprimtarin\u00eb, si dhe vler\u00ebsimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb autor n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb.<\/p>\n<p class=\"post-title entry-title\"><strong>Fadil Kraja, nj\u00eb nga penat me t\u00eb ndritura t\u00eb dramaturgjis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p class=\"post-title entry-title\">Fadil Kraja lindi n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, n\u00eb vitin 1931, n\u00eb nj\u00eb familje patriotike e arsimdash\u00ebse. N\u00ebna e tij, e njohur si &#8220;Hajrije han\u00ebmi&#8221;, qe m\u00ebsuese e shkollave t\u00eb para publike n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, duke thyer nj\u00eb tabu e duke i hapur rrug\u00eb emancipimit fem\u00ebror.<\/p>\n<p>Fadili ka p\u00ebrfunduar Universitetin e Tiran\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Karrier\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb e nisi n\u00eb fshatrat e rrethinave, p\u00ebr ta vazhduar n\u00eb gjimnazin e qytetit dhe p\u00ebr ta mbyllur si pedagog i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj n\u00eb Universitetin \u201cLuigj Gurakuqi\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs e si shkrimtar n\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb drejton rrethin e letrar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb klubin e rinis\u00eb \u201cHeronjt\u00eb e Vigut\u201d, nis t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb shtypin letrar t\u00eb koh\u00ebs, m\u00eb pas v\u00ebllime poetike, madje me librin e par\u00eb \u201cK\u00ebnga ime\u201d fiton \u00e7mimin e par\u00eb, n\u00eb Konkursin Komb\u00ebtar t\u00eb 10 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Atdheut, n\u00eb vitin 1954. Pas k\u00ebtij v\u00ebllimi ka nj\u00eb bum botimesh n\u00eb poezi e proz\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut zgjidhet, p\u00ebr dy dekada, kryetar i deg\u00ebs s\u00eb lidhjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve e artist\u00ebve p\u00ebr Shkodr\u00ebn. K\u00ebto v\u00ebllime, me poezi, tregime e romane e shoq\u00ebrojn\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Kontributi i tij m\u00eb i spikatur \u00ebsht\u00eb n\u00eb dramaturgji. \u00cbsht\u00eb autor i m\u00eb shum\u00eb se 50 dramave e komedive t\u00eb shfaqura n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha skenat e teatrove n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Mes tyre: Fisheku n\u00eb paj\u00eb, Sinjalet e nat\u00ebs, Shpartallimi, Baca i Gjetajve, etj., p\u00ebr t\u00eb kulmuar me dram\u00ebn \u201cGjaku i Arb\u00ebrit\u201d.<\/p>\n<p class=\"post-title entry-title\">Fadil Kraja, p\u00ebr kontributin i tij t\u00eb \u00e7muar, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Rexhep Meidani, me titullin e lart\u00eb \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d.<\/p>\n<p><b>N\u00eb folen\u00eb me blerim t\u00eb Fadil Kraj\u00ebs &#8211; Nga Riza Lahi<\/b><\/p>\n<p>&#8211; \u201cN\u00ebna t\u00eb keqen. Po a m\u00eb the se do t\u00eb rrish sot pasdreke vet\u00ebm me mua?\u201d<br \/>\n&#8211; \u201cDua t\u00eb shkoj p\u00ebr t\u00eb intervistuar Fadil Kraj\u00ebn. Sivjet ai mbush\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Do t\u00eb shkojm\u00eb me profesor Ahmet Osjen&#8230; Ti e njeh moj n\u00ebn\u00eb Profesor Ahmetin&#8230;\u201d<br \/>\n&#8211; \u201cSi, more nuk e njoh? Po ai asht shtyll\u00eb e Shkodr\u00ebs tande; na e kena edhe \u201cilaka\u201d &#8230; Bani t\u00eb fala prej meje &#8230; Po, te Fadil Kraja po shkoni? Q\u00eb ka ba tan\u00eb ato drama? Uuuu&#8230; prit \u2013 prit &#8230; M\u00eb duket se ai asht i biri i Hajrie Hanemit, q\u00eb e ka pas\u00eb mbajt\u00eb ballkonin gjithmon\u00eb p\u00ebrplot me lule. Ajo ka pas\u00eb ken\u00eb m\u00ebsuesja e par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr &#8230;\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj bisede me n\u00ebn\u00ebn time 86-vje\u00e7are, drejt e te Profesori, q\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb ulte kok\u00ebn me nderim cilindo dijetar. Ai nuk e kishte njoftuar shkrimtarin e shquar p\u00ebr vizit\u00ebn q\u00eb po e b\u00ebnim n\u00eb nj\u00eb or\u00eb t\u00eb gjumit t\u00eb drek\u00ebs. N\u00eb Shkod\u00ebr ende njer\u00ebzit shkojn\u00eb e vijn\u00eb te nj\u00ebri-tjetri pa e njoftuar dhe q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, kjo pjes\u00eb e tradit\u00ebs, ka bukuri t\u00eb pashoqe.<\/p>\n<p>Der\u00ebn na e hapi vet\u00eb shkrimtari; pas nj\u00eb \u00e7asti habije, t\u00eb t\u00ebra nervat e fytyr\u00ebs s\u00eb tij, sidomos syt\u00eb, ndrinin nga p\u00ebrzem\u00ebrsia.<\/p>\n<p>Banonte n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dykat\u00ebshe t\u00eb p\u00ebrmbytur n\u00eb blerim (\u201cq\u00eb baba e ka pas ble kur ka ken\u00eb \u201cjerevi\u201d, por asht ba nji k\u00ebshtu, dykat\u00ebshe, n\u00eb vjetin 1938 dhe e ka projektue ai arkitekt q\u00eb ka projektue \u201cXhamin\u00eb e Parruc\u00ebs\u201d).<\/p>\n<p>Ahmet Osja pa n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb oborrit. Ishte di\u00e7ka q\u00eb ia kishte dhuruar ai shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb madh, dhurat\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb tij, pra, nj\u00eb pem\u00eb. Ai, duke z\u00ebn\u00eb vend me hijeshi n\u00eb an\u00eb t\u00eb tavolin\u00ebs, tregoi nd\u00ebrsa Fadili qeshte me shpirt, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb oborr ka patur tet\u00ebdhjet\u00eb lloje tr\u00ebndafilash, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga ata me petale t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Tr\u00ebndafila me petale t\u00eb zeza\u2026 Ky lloj tr\u00ebndafili q\u00eb un\u00eb e kam p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00eb tregim, n\u00eb nj\u00eb moment kur nj\u00eb roj\u00eb partizane po ngrin n\u00eb bor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb vdekjes . Ky tr\u00ebndafil ka qen\u00eb krijes\u00eb e fantazis\u00eb sime, lidhur me vdekjen e nj\u00eb adoleshenti 16 vje\u00e7ar, por, ja, q\u00eb paska ekzistuar v\u00ebrtet\u00eb ky lloj petalezi.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb oborrin e shkrimtarit ton\u00eb, kjo specie qenka shfarosur, por, jo, jo, krejt jo, sqaron mjeshtri i blerimit, Ahmet Osja, n\u00eb nj\u00eb familje shkodrane \u00ebsht\u00eb. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem\u2026<\/p>\n<p>\u201dSe sa asht niveli i kultur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familjeje a t\u00eb nj\u00eb populi, shiko se si sillen ata me lulet, f\u00ebmij\u00ebt dhe k\u00ebng\u00ebt\u201d, p\u00ebshp\u00ebrit Ahmet Osja duke z\u00ebn\u00eb vend plot modesti.<\/p>\n<p>Po q\u00ebndroja p\u00ebrball njeriut q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn kishte q\u00ebndruar para letrave dhe para njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e letrave p\u00ebrmes pen\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb zhd\u00ebrvjellt\u00eb, t\u00eb dashur shum\u00eb, transparente dhe plot ornamente e befasira. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb me letra p\u00ebrpara isha un\u00eb. Ai m\u00eb njihte q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kur i ngjiste nj\u00eb bah\u00e7evani letrar\u00ebsh. M\u00eb kujtohet q\u00eb pat nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb botohej n\u00eb revist\u00ebn \u201cYlli\u201d hartimi i matur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gjimnazisteje q\u00eb, p\u00ebr fat, nuk u pa m\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e letrave. Un\u00eb personalisht i p\u00ebrkisja nj\u00eb gjimnazi tjet\u00ebr dhe, nuk isha \u201ckontingjent i tij\u201d.<\/p>\n<p>E shoqja, nj\u00eb mjeke shum\u00eb e njohur shkodrane, doktoresh\u00eb Zyli, si\u00e7 e njeh e t\u00ebr\u00eb Shkodra, u duk t\u00eb na sh\u00ebrbente. Nga syt\u00eb e gjall\u00eb dhe ecja dinamike, mendova se ajo mposhti nj\u00eb k\u00ebrsh\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ulej n\u00eb tavolin\u00ebn mes t\u00eb oborrit ku po rrinim ne t\u00eb tre. M\u00eb von\u00eb m\u00ebsuam nga shkrimtari, q\u00eb ajo kishte paj\u00ebn nga i shoqi, deri edhe t\u2019u vinte kryqin fjalive t\u00eb t\u00ebra a faqeve t\u00eb shkruara nga ky burr\u00eb q\u00eb pi duhan papushim, ha pak dhe p\u00ebrlotet menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Profesor Ahmeti po sh\u00ebtiste v\u00ebshtrimin her\u00eb nga un\u00eb e her\u00eb nga Fadil Kraja, i cili, hahahahah, kishte ardh\u00eb dita q\u00eb ta intervistonte dikush, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb q\u00eb e kishte njohur q\u00eb buz\u00ebqum\u00ebsht, q\u00eb kur i binte \u201cmic\u00ebs\u201d me lug\u00eb. \u201cH\u00eb, more \u201crrush i kuq, i bukur, o\u201d, prej kah don me ia nis\u00eb? E m\u00ebsove se \u00e7far\u00eb uji i jepet gomarit, uj\u00eb i ftoft\u00eb a i ngoht\u00eb?\u201d&#8230;hahahaha&#8230; sa i emociunuem duket&#8230; si shkojn\u00eb vitet&#8230;!\u201d, fol\u00ebn syt\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb njeriut q\u00eb kishte ndenjur me letra a diktofon p\u00ebrpara qindra e qindra personalitetesh e njer\u00ebzish t\u00eb thjesht\u00eb dhe q\u00eb i di hilet\u00eb e gazetaris\u00eb prej koh\u00ebsh, kur n\u00ebp\u00ebr Shkod\u00ebr kalonin grat\u00eb e mbyllura me per\u00e7e.<\/p>\n<p>Vendosa t\u2019i jap \u201cgoditjen e par\u00eb\u201d mjeshtrit, me pyetjen q\u00eb e kisha menduar t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb zem\u00ebr, pash\u00eb nga Profesor Ahmeti. Ai qeshi \u00ebmb\u00ebl. Un\u00eb duhej t\u00eb kisha besim t\u00eb plot\u00eb te vetja; ai m\u00eb kishte p\u00ebrzgjedhur mua t\u00eb kisha privilegjin t\u00eb intervistoja Fadil Kraj\u00ebn me rastin e tet\u00ebdhjet\u00eb vjetorit, kur m\u00eb kish telefonuar.<\/p>\n<p>\u201cProfesor Fadili. \u00c7far\u00eb ju kujton emri Hajrie Han\u00ebmi\u201d?<\/p>\n<p>\u201c&#8230;???? &#8230; !!!! Po&#8230; ajo asht nana jeme.\u201d<\/p>\n<p>Krajani Ahmet Beqi kishte mundur t\u00eb punonte bah\u00e7evan n\u00eb vendin e bah\u00e7eve, n\u00eb Bah\u00e7isaraj. Parat\u00eb q\u00eb fitonte si shp\u00ebrblim p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen plot pekule p\u00ebr galaktik\u00ebn e luleve t\u00eb sarajeve t\u00eb bah\u00e7eve, shkodrani i investoi te bija e tij \u2013 q\u00eb ajo, pra, n\u00ebna e shkrimtarit t\u00eb ardhsh\u00ebm, t\u00eb merrte arsim evropian. Hajrije Beqi mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm kolegjin \u201cRobert Kolegj\u201d, q\u00eb rron edhe sot e k\u00ebsaj dite dhe, ishte viti 1919, kur ajo me nj\u00eb avullore, po kthehej n\u00eb atdhe. Veshur si nj\u00eb zonjush\u00eb evropiane, si\u00e7 ishte edukuar n\u00eb kolegj, vajza shkodrane asnj\u00ebher\u00eb nuk tregoi n\u00ebse i kishte pikasur apo jo dy pal\u00eb sy q\u00eb e ndiqnin sikur t\u00eb kishin dallg\u00eb dhe diell, nd\u00ebrsa ajo i binte \u201cud\u201d-it dhe vapori \u00e7ante shkumb\u00ebt mbi blu p\u00ebrdrejt portit t\u00eb atdheut, Sh\u00ebngjinit.<\/p>\n<p>Djaloshi i ri b\u00ebri \u00e7mosin t\u2019i t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen m\u00ebsueses s\u00eb bukur, \u201choxhan\u00ebmin\u201d, qoft\u00eb edhe duke i r\u00ebn\u00eb mandolin\u00ebs s\u00eb tij; duke i r\u00ebn\u00eb i shushatur. Djaloshi ishte dhe ai nga Shkodra, nga rrethinat e saja, Kraja, quhej Myrto. Myrto Kraja, djal\u00eb hoxhe, thuajse me k\u00ebrc\u00ebnim, k\u00ebmb\u00ebnguli m\u00eb pas p\u00ebr dor\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb bah\u00e7evanit, s\u00eb cil\u00ebs ende I skuqnin syt\u00eb nga t\u00eb qarat papushim p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra pas mb\u00ebrritjes n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Sapo kishte arritur prej Sh\u00ebngjinit, sapo kishte mb\u00ebrritur te \u201cUra e Bun\u00ebs\u201d q\u00eb ishte e lundrueshme dhe n\u00ebn syt\u00eb e p\u00ebrgj\u00ebruar t\u00eb djaloshit t\u00eb ri me mandolin\u00eb, q\u00eb nuk kish guxuar t\u2019i thoshte qoft\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vapor; sapo kish takuar babin q\u00eb po e priste, ai, e kish mbuluar bij\u00ebn e tij me \u201cbyrde\u201d.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb jeta e zonjush\u00ebs evropiane t\u00eb ardhur nga Stambolli, nga \u201cKolegji i Robertit\u201d e q\u00eb i binte aq bukur \u201cud\u201d-it e q\u00eb k\u00ebndonte sa t\u00eb merrte n\u00eb qaf\u00eb, tanim\u00eb do t\u00eb ishte krejt tjet\u00ebr. Do t\u00eb ishte n\u00ebn perandorin\u00eb, n\u00ebn dallg\u00ebt e zeza t\u00eb \u201cbyrdes\u201d. T\u00eb byrdes s\u00eb trash\u00ebguar nga nat\u00ebs osmane.<\/p>\n<p>Ishte viti 1919 dhe bota sapo kishte dal\u00eb nga lufta e saj e par\u00eb. Luigj Gurakuqi, ky madh\u00ebshtor i toleranc\u00ebs, shpirtbut\u00ebsis\u00eb dhe erudicionit, at\u00ebher\u00eb minist\u00ebr Arsimi i qeveris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs \u2013 ishte viti 1920 \u2013 donte t\u00eb hapej shkolla e par\u00eb fem\u00ebrore. Le t\u00eb hapej ajo n\u00eb Shkod\u00ebrlocen e tij. Po kush do t\u00eb jepte m\u00ebsim atje? Ja, nj\u00eb k\u00ebndez fonde do t\u00eb rregulloheshin gjithsesi. E ku kishte kandidatur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e vetmja, sesa \u201cHoxhan\u00ebm\u201d Hajria (q\u00eb, duket, m\u00eb von\u00eb i mbeti \u201chan\u00ebm\u201d, zonj\u00eb, nga shkurtimi i \u201cHoxhan\u00ebm\u201d, m\u00ebsuese)? Po ajo tanim\u00eb ishte reja e hoxh\u00eb Kraj\u00ebs. E, si mund t\u00eb pranonte nj\u00eb hoxh\u00eb q\u00eb reja e tij, t\u00eb b\u00ebhej m\u00ebsuese? Makar edhe vet\u00ebm p\u00ebr vajza shkodrane? Gurakuqi ia qau hallin Hafizit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Hafiz Abaz Golemit dhe ky e mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i mbushte m\u00ebndjen vjehrrit me \u00e7allm\u00eb t\u00eb nuses s\u00eb re, q\u00eb priste si nj\u00eb zog n\u00eb kuvli pret fluturimin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dhjetor 1920, nana jema u ba m\u00ebsuese e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb femnore n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Populli shkodran e ka dashur pa fund arsimimin e tij, kultur\u00ebn, toleranc\u00ebn. Vitin e par\u00eb, vajzat shkodrane merrnin m\u00ebsim nga m\u00ebsuesja e bukur n\u00eb \u201c Xhamin\u00eb e Shaban Efendis\u00eb\u201d, si p\u00ebrfundonte hoxha ritin e zakonsh\u00ebm t\u00eb fes\u00eb. Vitin e dyt\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb sht\u00ebpi me qera.<\/p>\n<p>\u201cTre vitet e para, nana, shkonte me dhan\u00eb m\u00ebsim n\u00eb t\u00eb pes\u00eb klasat e shkoll\u00ebs s\u00eb saj, me karroc\u00eb. Karroc\u00ebn, kishte raste, q\u00eb ia gjujshin me gur\u00eb fanatik\u00ebt \u201c, vazhdon i menduar Fadil Kraja, duke ndezur cigaren q\u00eb I zgjas un\u00eb, me at\u00eb q\u00eb e ka n\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Bija e bah\u00e7evani t\u00eb \u201cBah\u00e7isarait\u201d, ajo q\u00eb e mbante ballkonin dhe oborrin vet\u00ebm me lule, \u201cHajrie Han\u00ebmi\u201d, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb hapi n\u00eb dhjetor 1944 kursin e par\u00eb kund\u00ebr analfabetizmit me n\u00ebnat dhe grat\u00eb e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs. M\u00eb von\u00eb u em\u00ebrua kryetarja e \u201cLuft\u00ebs kund\u00ebr analfabetizmit\u201d dhe doli n\u00eb pension me titullin \u201cM\u00ebsuese e merituar\u201d, duke rritur pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr nga t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb m\u00ebsues; q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duke i r\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb vegle muzikore, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Fadilit, q\u00eb ende pretendon se k\u00ebndon shum\u00eb bukur dhe se ka vesh absolut muzike.<\/p>\n<p>Por, Fadili, nisi t\u00eb varg\u00ebzonte; q\u00eb n\u00eb bankat e vogla t\u00eb fillores.<\/p>\n<p>Ende vazhdon t\u00eb kujtoj\u00eb me mir\u00ebnjohje at\u00eb burr\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Jup Kastratin, q\u00eb e ndihmonte, e nxiste dhe ia p\u00eblqente vjershat q\u00eb botonte n\u00eb gazet\u00ebn e gjimnazit \u201cLetrari i ri\u201d. Sot, eh, nuk ndesh\u00eb aq dendur burra aq t\u00eb mir\u00eb, si brezi i shkrimtar\u00ebve t\u00eb Prof. Jupit, Agollit, Kadares\u00eb, vet\u00eb Fadilit, por ndesh jo rrall\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha q\u00eb merren me poezi, me k\u00ebng\u00eb, m\u00eb gazetari; aq, sa t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se kan\u00eb krijuar nj\u00eb rac\u00eb, q\u00eb nuk t\u00eb vjen mir\u00eb ta p\u00ebrmend\u00ebsh, nd\u00ebrsa ke privilegjin t\u00eb rrish mes blerimit dhe k\u00ebtyre p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb nj\u00eb brezi idealist, le t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb ato ide fetare, komuniste apo thjesht t\u00eb nj\u00eb edukimi familjar apo qytetar.<\/p>\n<p>Fadil Kraja, 23 vje\u00e7ar, nj\u00eb banor i Shkodr\u00ebs me nuance anadollake ende dhe nga, p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr Tiran\u00eb, me zi gjeje mjet p\u00ebr t\u2019u drobitur kat\u00ebr \u2013 pes\u00eb or\u00eb, ka mundur t\u00eb fitoj\u00eb dy \u00e7mime t\u00eb para n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr \u201cnj\u00eb dor\u00eb\u201d. 23 vje\u00e7ari nga Shkodra paraqiti n\u00eb konkursin komb\u00ebtar nj\u00eb fletore me poezi t\u00eb shkruara me dor\u00ebn e tij, t\u00eb cilat, juria e koh\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb pati mir\u00ebsin\u00eb t\u2019ia lexonte, por dhe i dha \u00e7mimin e par\u00eb n\u00eb republik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb mund t\u00eb duket jasht\u00eb p\u00ebrfytyrimit p\u00ebr ka\u00e7atorrat e sot\u00ebm t\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb artit e letrave, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebna let\u00ebrsi ende ka shpirt t\u2019i mbaj\u00eb, por, ja q\u00eb ka ndodhur. N\u00eb vitin 1954 Fadil Kraja, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7udis\u00eb s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, ka marr\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7mim t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por organizuar nga Komiteti Qendror i Rinis\u00eb i asaj kohe.<\/p>\n<p>Plot pasion, mjeshtri nis t\u00eb tregoj\u00eb se, n.q.s drejtuesit e rinis\u00eb ia kishin d\u00ebrguar letr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Tiran\u00eb e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhurat\u00ebn shoq\u00ebruese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb \u2013 \u201cNji aparat i mrekulluesh\u00ebm fotografik, qi e varshe n\u00eb qaf\u00eb\u201c; dhurat\u00eb q\u00eb e kishte fituar poezia \u201cMjeku i Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, me \u00e7mimin tjet\u00ebr&#8230; Hmmm&#8230; Fadili i ri ishte arsimtar diku n\u00eb nj\u00eb fshat periferik dhe<a href=\"http:\/\/www.shkodradaily.com\/2014\/04\/fadil-kraja.html\" rel=\"nofollow\">,<\/a> e kush t\u00eb jepte lej\u00eb t\u00eb shk\u00ebputeshe nga puna? P\u00ebrse? Pse nuk kishin ardhur parat\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb, more Fadil? P\u00ebr at\u00eb don me marr\u00eb leje, the? Tash t\u00eb vijn\u00eb&#8230; Hajt, hajt&#8230; Mir\u00ebpo. \u201cQe ku e kam letr\u00ebn me shkue e me marr\u00eb aparatin fotografik\u201d. Disa shkodran\u00eb ishin shp\u00ebrblyer me \u00e7mime t\u00eb par\u00eb, por vet\u00ebm Fadilit nuk i kishin ardhur parat\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb tij e q\u00eb ishin shum\u00eb&#8230; m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me lezet, si\u00e7 rrjedhin dramat apo poezit\u00eb e mjeshtrit, ai vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb aventur\u00ebn deri n\u00eb Tiran\u00eb, peripecit\u00eb \u201cme xan\u00eb hotel\u201d e deri te shkaku, p\u00ebrse i qe \u201c\u00e7ar\u00eb daullja\u201c. A? Ti, ore, qenke ai Fadil Kraja? \u00cb? \u00ebh\u00eb\u00eb\u00eb\u00eb&#8230; Ik te posta restante&#8230; Ata dit\u00eb qe futur n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb krim ordiner nj\u00eb tjet\u00ebr njeri me emrin e mbiemrin e tij dhe&#8230; \u201dPartia lart\u201d kishte ngurruar. E si mund t\u2019i jepej \u00e7mimi i par\u00eb n\u00eb poezi nj\u00eb hajni? Nji far\u00eb hajni q\u00eb na shkruak\u00ebrka vjersha? Dakord, more, t\u00eb bukura, por hajn!!! Ai n\u00eb burg e na me i dhan\u00eb paret e \u00e7mimit? Po si dreqin more ia dham\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb nji hajnit? Un\u00eb hajn? Un\u00eb? Fadil Kraja hajn? Po un\u00eb nuk kam vjedh\u00eb kurr\u00eb as kumbulla kur kam ken\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e ti&#8230; Po, jo more ti, jo, por nj\u00eb Fadil si\u00e7 je ti Fadil e me mbiem\u00ebr si ti&#8230; \u201cDhe un\u00eb me aparatin n\u00eb qaf\u00eb mora paret dhe i struka n\u00eb xhepin e brendsh\u00ebm t\u00eb teshave q\u00eb nuk i hoqa n\u00eb hotelin me nja dhjet\u00eb vet\u00eb brenda n\u00eb dhom\u00eb. E ku m\u00eb xete gjumi at\u00eb nat\u00eb? Pa le mandej q\u00eb g\u00ebrhisnin&#8230; At\u00eb nat\u00eb n\u00ebp\u00ebr terr kam shkrue nji poezi kushtue Mjed\u00ebs&#8230; Me ata pare bleva nji or\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e nji p\u00ebr vedi, nji bi\u00e7iklet\u00eb qi e vuna p\u00ebrsip\u00ebr autobuzit&#8230; Ju bleva edhe k\u00ebtyne t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u2026Pah! Tana more i harxhova p\u00ebr dy dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kraja kujton kur ka punuar gazetar n\u00eb Gjirokast\u00ebr ende pa mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb, m\u00eb pas, patjet\u00ebr m\u00ebsues, n\u00eb Mjed\u00ebn e pran\u00eb Shkodr\u00ebs, ku \u201cun\u00eb hapa shtat\u00ebvje\u00e7aren, kurse filloren e kishte hap\u00eb Kol\u00eb Jakova\u201d, m\u00eb pas n\u00eb Mjed\u00eb, tre vjet t\u00eb tjera dhe, megjith\u00eb ngarkes\u00ebn, pa e hequr p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga dora pen\u00ebn e gazetarit dhe t\u00eb poetit, fush\u00eb ku ka ndjer\u00eb dashurin\u00eb dhe ndihm\u00ebn e mjeshtrit tjet\u00ebr shkodran\u00eb t\u00eb poezis\u00eb, t\u00eb burrit t\u00eb mir\u00eb Llazar Siliqi, q\u00eb ka qen\u00eb dhe redaktori i tij i par\u00eb.<\/p>\n<p>Tek kundroj t\u00eb notoj\u00eb n\u00eb kujtime Fadil Kraja, ndihm\u00ebn e t\u00eb cilit e kan\u00eb ndjer\u00eb kushedi se sa e sa djem e vajza, q\u00eb disa nuk u b\u00ebn\u00eb, por disa mor\u00ebn em\u00ebr n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare a m\u00eb tej, si Visar Zhiti, Petrit Ruka, Luan Rama etj, them me vete: Vall\u00eb, ne q\u00eb shkruajm\u00eb sot, q\u00eb punojm\u00eb redaksive e sht\u00ebpive botuese, a ka p\u00ebr t\u00eb na kujtuar dikush kur t\u00eb mplakemi a t\u00eb mos rrojm\u00eb m\u00eb? T\u00eb thot\u00eb \u201cm\u00eb ka ndihmuar kur kam hedhur \u00e7apet e par\u00eb &#8230;eh, sa burr\u00eb i mir\u00eb ka qen\u00eb, rahmet past\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jeta e Fadil Kraj\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn kur rind\u00ebrtohej vendi, kur sulmohej analfabetizmi, kur zakonet prapanike, kanuni i eg\u00ebr i maleve ndrydhte dhe vriste personalitete, sidomos at\u00eb t\u00eb gruas, e t\u00ebra kjo ka reflektuar n\u00eb dramat e tija, sidomos n\u00eb ato. Q\u00eb t\u00eb shkonte deri te drama e par\u00eb, atij iu desh t\u00eb bridhte arsimtar andej e k\u00ebndej (\u201ckam fjet\u00eb n\u00eb Boks Drago\u00e7, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb e familje ku ka pas fjet\u00eb gjyshi jem\u201d), t\u00eb drejtonte Klubin e Rinis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb shkonte ushtar n\u00eb marin\u00eb, t\u00eb mbaronte edhe Universitetin, gjithnj\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb \u2013 let\u00ebrsi dhe, sidomos, e theksojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201csidomos\u201d, kudo ku ka shkelur k\u00ebmba dhe ka stolisur prezenca e tij, duke ngritur rrethe letrare a duke mbajtur pran\u00eb pasionat\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb letrave. Kur ka qen\u00eb ushtar ai ka mundur t\u00eb botoj\u00eb v\u00ebllimin poetik \u201cMelodi mal\u00ebsore\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tregonin miqt\u00eb e mi q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim Fadil Kraja, n\u00eb klas\u00eb atij nuk b\u00ebhej kurr\u00eb zhurm\u00eb, megjith\u00ebse \u201cprofesor Fadili\u201d, nuk k\u00ebrc\u00ebnonte njeri as me not\u00ebn, pa le ta q\u00ebllonte ndok\u00ebnd me shpull\u00eb. Ai grishte, \u00ebmb\u00ebl e bukur me forc\u00ebn e fjal\u00ebs, si\u00e7 i grish t\u00eb \u00e7elin dielli lulet e pranver\u00ebs, duke sajuar tema t\u00eb k\u00ebtilla hartimesh q\u00eb t\u00eb hapnin hap\u00ebsir\u00eb pafund, si \u201c Erdhi postieri\u201d dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur biles, si rrall\u00eb kush n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb b\u00ebhej e mundur botimi i nj\u00eb v\u00ebllimi me hartime nx\u00ebn\u00ebsish.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kraja kishte nisur t\u00eb merrej me proz\u00eb. Me gjinin\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb saj \u2013 dram\u00ebn. Ishte viti 1967. Njer\u00ebzit lexonin ngado n\u00ebp\u00ebr afishe \u201cFisheku n\u00eb paj\u00eb\u201d. Regjisor i saj ishte artisti polivalent, mjeshtri Serafin Fanko me t\u00eb cilin, autori kishte b\u00ebr\u00eb me fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb dy ata do t\u00eb bashk\u00ebpunonin n\u00eb dram\u00ebn e par\u00eb. Drama po ndiqej me turma t\u00eb panum\u00ebrta. Nj\u00eb vajz\u00eb e kishin martuar me \u201cfishek n\u00eb paj\u00eb\u201d, ngaq\u00eb kishte \u201cpatur fjal\u00eb\u201d para k\u00ebsaj lidhjeje. Kjo donte t\u00eb thoshte se at\u00eb mund ta vriste i shoqi kur t\u00eb d\u00ebshironte me at\u00eb fishek t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai i vajz\u00ebs. Brezi i ri sot, kur ka vajza q\u00eb deklarojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb anakronike t\u00eb martohesh e virgj\u00ebr apo t\u00eb kesh vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb dashur; kur lexojm\u00eb n\u00eb mediat italiane se 37 p\u00ebrqind e prostitutave \u201cme patent\u00eb\u201d figurojn\u00eb \u201calbaneze\u201d sigurisht, duke lexuar k\u00ebsisoj, habitet p\u00ebr k\u00ebsi transformimesh t\u00eb pashembullta q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb jet\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb nga motor\u00ebt e transformimeve drejt emancipimit t\u00eb gruas, t\u00eb shk\u00ebputjes nga prangat shekullore t\u00eb kanunit dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb jet\u00ebs qytetare edhe n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb vendit, sigurisht q\u00eb ka qen\u00eb pena e Fadil Kraj\u00ebs. Megjithat\u00eb, drama e tij e par\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dridhej nga frika at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personalitet i kultur\u00ebs (m\u00eb von\u00eb nd\u00ebshkuar r\u00ebnd\u00eb nga PPSH) e kish sulmuar dram\u00ebn publikisht se: \u201cFadil Kraja po e nd\u00ebshkon kanunin me kanun!!!\u201d. Pas k\u00ebsaj tronditjeje t\u00eb madhe, qe, nj\u00eb tjet\u00ebr, nga gazeta lokale \u201cJeta e re\u201d. Ajo e kish cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb dram\u00eb si \u201cstisje\u201d, nd\u00ebrsa biletat p\u00ebr ta par\u00eb at\u00eb shiteshin n\u00ebn dor\u00eb. Njer\u00ebzit e guximsh\u00ebm, regjisori Serafin Fanko, punonj\u00ebsit e aparatit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, Xhemal Dini e Zina Frania vendos\u00ebn t\u2019ia servirnin dram\u00ebn p\u00ebr ta par\u00eb njeriut t\u00eb st\u00ebrfuqish\u00ebm, Enver Hoxh\u00ebs, me rastin e ardhjes s\u00eb tij n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Biletat \u2013 me autorizim. Njer\u00ebz \u2013 nga m\u00eb t\u00eb zgjedhurit n\u00eb qytet, t\u00eb cil\u00ebt, duke ndjekur dram\u00ebn me syt\u00eb kat\u00ebr e vesh\u00ebt pip\u00ebz, si me komand\u00eb, nuk duartrokitnin p\u00ebr asgj\u00eb. Drama ec\u00ebn. Aktor\u00ebt jan\u00eb brilant\u00eb. \u201cUn\u00eb, Serafini dhe Zina Frania po dridheshim mbas kuintave. Si do ta priste Enver Hoxha k\u00ebt\u00eb dram\u00eb t\u00eb re t\u00eb teatrit \u201cMigjeni\u201d, q\u00eb i kishin dal\u00eb edhe fjal\u00eb\u201d. Kur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb tmerrsh\u00ebm psikologjik t\u00eb dram\u00ebs, mal\u00ebsori plak tha p\u00ebr fishekun n\u00eb paj\u00eb q\u00eb \u201chidhe at\u00eb plumb atje ku e ka vendin, n\u00eb pleh!\u201d. Befas&#8230; u d\u00ebgjuan nga nj\u00eb llozhe nj\u00eb pal\u00eb duartrokitje. T\u00eb vetmet. Ishin t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. E t\u00ebr\u00eb salla shp\u00ebrtheu m\u00eb pas papushim dhe drama vazhdoi t\u00eb shfaqej mbi 500 her\u00eb ngado n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri e trojet shqiptare, kjo, nj\u00ebra nga 56 dramat e komedit\u00eb e shkrimtarit shkodran Fadil Kraja, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit me sy t\u00eb menduar: \u201cAsnj\u00eb shfaqe timen nuk e kam pa n\u00eb sall\u00eb; gjithmon\u00eb mbas skenet se jam shum\u00eb emocional\u201d.<\/p>\n<p>Poeti yn\u00eb mendon me dashuri p\u00ebr poezin\u00eb e sotme, t\u00eb cil\u00ebn e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin deri edhe librashit\u00ebset. Ai e cil\u00ebson at\u00eb si m\u00eb filozofike, ani se i ka ikur rim\u00ebs, rrokjeve e kadenc\u00ebs q\u00eb aq mjesht\u00ebrisht e ka ushtruar ai, nd\u00ebrsa shprehet me ca dhimbje se po shfaroset poema.<\/p>\n<p>Ja edhe zana e tij mbrojt\u00ebse, shqipja e tij shkodrane, e shoqja. Kjo i sjell\u00eb Fadilit t\u00eb saj kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur mes tymit t\u00eb duhanit dhe halleve t\u00eb t\u00eb shkruajturit, kafe papushim, cigare prap\u00eb, qum\u00ebsht e l\u00ebng frutash dhe, me siguri, edhe nj\u00eb puthje t\u00eb fsheht\u00eb dhe papandehur. Kur e shikon t\u00eb st\u00ebrlodhet ia sjell atje peshkun, pat\u00ebllxhanat me djath\u00eb shoq\u00ebruar me speca djeg\u00ebs e er\u00ebza gjithfar\u00ebshe. Por jo vet\u00ebm kaq. Doktoresh\u00eb Zyli merr t\u00eb lexoj\u00eb e para \u00e7far ka shkruar i shoqi atje p\u00ebrmbyllur n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e duhanit dhe, kur i mbushet m\u00ebndja \u2013 dhe t\u00eb shoqit i b\u00ebhet se ajo ka gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb \u2013 merr pen\u00ebn e i heq rreshta e fjali t\u00eb t\u00ebra. Fadil Kraj\u00ebs nuk i mbetet tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb shtrohet e t\u00eb korrigjoj\u00eb ata q\u00eb ia ka \u201cngr\u00ebn\u00eb shqiponja\u201d. Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, kur ka par\u00eb t\u00eb shoqin e saj t\u00eb trishtuar a t\u00eb m\u00ebrzitur, si \u00ebsht\u00eb informuar mir\u00eb, Zyli, \u00ebsht\u00eb sulur drejt atyre q\u00eb e kishin m\u00ebrzitur shkrimtarin e saj, duke u k\u00ebrkuar pa shum\u00eb takt dhe pa llogaritur asgj\u00eb, q\u00eb ta linin t\u00eb qet\u00eb burrin e saj dhe t\u00eb mos e tepronin me kritika.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta dit\u00eb t\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb poetit, dramaturgut dhe romancierit Fadil Kraja, teatri \u201cMigjeni\u201d ka nj\u00eb tjet\u00ebr dram\u00eb t\u00eb mjeshtrit. Kraja nis t\u00eb na e tregoj\u00eb at\u00eb, q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb Fatbardh Smaja, t\u00eb na e tregoj\u00eb duke v\u00ebn\u00eb theksin te jeta e nj\u00eb gruaje q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb jet\u00ebn e mjer\u00eb. Kraja gjithmon\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e gruas, dhe, personazhet negativ\u00eb i ka p\u00ebrher\u00eb nga bota maskiliste, ajo bot\u00eb nga vjedhin, vrasin, dhunojn\u00eb e p\u00ebrdhunojn\u00eb. \u201cP\u00ebrbind\u00ebshi\u201d i Kraj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit q\u00eb ka veshur rroba demokrat\u00ebsh. Pjesa \u00ebsht\u00eb plot efekte dhe me siguri q\u00eb shkodran\u00ebt dhe jo vet\u00ebm ata, kan\u00eb p\u00ebr ta pritur me dashuri dhe duartrokitje.<\/p>\n<p>Sot, Fadil Kraja, q\u00eb mban tituj t\u00eb shumt\u00eb, si \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, \u201cKrenaria e Shkodr\u00ebs\u201d, \u201cLaurant i \u00e7mimit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d, vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb pa pushim. Ai pi nj\u00eb kafe \u201cte tullat e kuqe\u201d nga ora nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb me ambientin e shok\u00ebve t\u00eb tij gazmor\u00eb dhe kthehet pastaj n\u00eb folen\u00eb e tij mes blerimit, ku e pr\u00eat shqiponja e tij e bukur dhe zem\u00ebrbardh\u00eb q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka gati anash dhe p\u00ebrmbi tavolin\u00ebn e pun\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p><strong><i>Teksti vjen nga faqja e internetit, <\/i><\/strong><br \/>\n<strong> <i>http:\/\/www.tiranaobserver.al\/v1\/ne-folene-me-blerim-te-fadil-krajes\/<\/i><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim emisionin \u201cPortreti\u201d q\u00eb transmetohet n\u00eb TV Teuta. Ndiqni emisionin ku protagonist i emisionit \u00ebsht\u00eb\u00a0 dramaturgu Shkodran Fadil Kraja. Biografia e Fadil Kraj\u00ebs P\u00ebr shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Fadil Kraja kam shkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[5],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin &quot;Portreti&quot; - Video - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin &quot;Portreti&quot; - Video - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-06-06T13:56:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-06-06T13:57:16+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin \\\"Portreti\\\" - Video - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-06-06T13:56:20+00:00\",\"dateModified\":\"2017-06-06T13:57:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin &#8220;Portreti&#8221; &#8211; Video\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin \"Portreti\" - Video - Lajme nga Ulqini","description":"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin \"Portreti\" - Video - Lajme nga Ulqini","og_description":"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2017-06-06T13:56:20+00:00","article_modified_time":"2017-06-06T13:57:16+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/","name":"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin \"Portreti\" - Video - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2017-06-06T13:56:20+00:00","dateModified":"2017-06-06T13:57:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Ndiqni emisionin\u201cPortreti\u201d i cili emitohet \u00e7do te hene ne oren 21.00 n\u00eb Televizionin Teuta. Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson t\u00eb ndjekim","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2017\/06\/06\/interviste-me-dramaturgun-fadil-kraja-ne-emisionin-portreti-video\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me dramaturgun Fadil Kraja n\u00eb emisionin &#8220;Portreti&#8221; &#8211; Video"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-rqT","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105455"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105455"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105458,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105455\/revisions\/105458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}