{"id":11358,"date":"2009-02-12T17:13:38","date_gmt":"2009-02-12T16:13:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=11358"},"modified":"2009-02-12T17:13:38","modified_gmt":"2009-02-12T16:13:38","slug":"interviste-me-aktorin-mirush-kabashi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-11359\" title=\"mirush-kabashi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg\" alt=\"mirush-kabashi\" width=\"356\" height=\"284\" \/><\/a>Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike<\/strong><br \/>\n<strong>Koha javore<\/strong>: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale &#8220;Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit&#8221; t\u00eb shkrimtarit francez Erik Emanuel Shmit. \u00c7far\u00eb Ju ka shtyr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrzgjedhur dhe sjell\u00eb n\u00eb shqip pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb?<br \/>\n<strong>M. Kabashi: <\/strong>P\u00ebrgjigjja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb do t\u00eb ishte: mesazhet e vepr\u00ebs, t\u00eb cilat tashm\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura p\u00ebr bot\u00ebn per\u00ebndimore dhe lindore, por q\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb njohura. Odiseja e njohjes nga ana ime e vepr\u00ebs letrare dhe pastaj, e transplantimit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb letrare, n\u00eb nj\u00eb monodram\u00eb skenike, ka filluar pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb kur nj\u00eb miku im i cili banon dhe punon n\u00eb Bullgari e kishte par\u00eb tashm\u00eb t\u00eb interpretuar k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb nga nj\u00eb aktor i madh bullgar. Ai m\u00eb thonte q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb interpretonte kolegu bullgar, iu p\u00ebrjetoja Ju, sepse m\u00eb dukej q\u00eb ishte goxha e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ju. Por p\u00ebrkthimi i tij nga bullgarishtja linte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. At\u00ebher\u00eb un\u00eb ia d\u00ebrgova materialin nj\u00eb koleges sime n\u00eb Paris e cila punon mbi 15 vjet po n\u00eb gjinin\u00eb e artit skenik, dhe ajo b\u00ebri tashm\u00eb p\u00ebrkthimin e vepr\u00ebs nga origjinali, pra nga fr\u00ebngjishtja. At\u00ebher\u00eb e kuptova se ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb e meritonte, mbi baz\u00ebn e mesazheve, q\u00eb tzi p\u00ebrkushtohesha. Dhe pes\u00eb vjet rresht un\u00eb kam punuar me t\u00eb. S\u00eb pari, q\u00eb nga nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb monodram\u00eb sepse edhe ajo i ka ligj\u00ebsit\u00eb e veta, dhe s\u00eb dyti, pastaj, p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar q\u00eb ta interpretoja n\u00eb sken\u00eb.<br \/>\nCilat jan\u00eb mesazhet q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb? Mesazhet e moralit, njer\u00ebzill\u00ebkut, dinjitetit njer\u00ebzor, sakrific\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb dashuris\u00eb dhe mir\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Sepse kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb vendit tim, nj\u00eb nga problematikat kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb po tentohet shum\u00eb p\u00ebr tzu pasuruar ose p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar materialisht duke cenuar edhe moralin, karakterin dhe dinjitetin jo rrall\u00eb her\u00eb. Dhe kjo gj\u00eb krijon plasaritje shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb cilat aderojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb demokraci. Dhe demokraci p\u00ebr mua do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kultur\u00eb, dinjitet, moral. Dhe morali \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb fundamental sesa q\u00eb jan\u00eb edhe ligjet. Dhe nj\u00eb shoq\u00ebri me moral nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr ligje sepse gjith\u00e7ka do t\u00eb funksiononte mbi baz\u00ebn e nj\u00eb rregullsie. Mir\u00ebpo k\u00ebshtu duke u cenuar morali, at\u00ebher\u00eb fillojn\u00eb dhe tronditen edhe ligj\u00ebsit\u00eb, e v\u00ebrteta, familja, njeriu, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebria. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje gjykoj q\u00eb ka nj\u00eb vakuum dhe ka nevoj\u00eb q\u00eb arti t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe tzi sygjeroj\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ato problematika si dhe zgjidhjen e tyre. Dhe mua m\u00eb duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs e kan\u00eb tonizuar apo si t\u00eb them e kan\u00eb amplifikuar &#8220;Zotin Ibrahim dhe lulet e Kuranit&#8221;. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmend faktin q\u00eb n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga nj\u00ebzet teatro, n\u00eb Gjermani po p\u00ebrs\u00ebri nga nj\u00ebzet teatro t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb teatro nga Amerika deri n\u00eb Rusi, Japoni, nd\u00ebrsa n\u00eb Izrael ajo luhet nj\u00eb nat\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb palestineze, kurse nj\u00eb nat\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb \u00e7ifute.<br \/>\nN\u00eb Turqi ndoshta ka qen\u00eb e v\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Teatri Komb\u00ebtar Turk. Prandaj gjykoja q\u00eb edhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare i duheshin mesazhet e &#8220;Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit&#8221;.<br \/>\nDhe premiera e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb qytetin e Durrr\u00ebsit, ku e kam dh\u00ebn\u00eb mbi baz\u00ebn e mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb atij qyteti ku un\u00eb vet\u00eb jam formuar edhe si qytetar, familjar, por edhe si aktor dhe artist, s\u00eb bashku me nj\u00eb mb\u00ebshtetje kryesisht t\u00eb karakterit moral edhe nga Ambasada Franceze meqen\u00ebse autori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb franceze, m\u00eb dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb them se kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje jo t\u00eb gabuar, por kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje n\u00eb drejtimin e duhur sepse spekatori e ka p\u00ebrpi k\u00ebt\u00eb si shfaqje dhe i ka mir\u00ebkuptuar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb i ka absorbuar shum\u00eb mesazhet e tij dhe i ka par\u00eb q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Sa v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes teatrit t\u00eb jepen mesazhet q\u00eb autori ka dashur tzi p\u00ebr\u00e7oj\u00eb tek opinioni p\u00ebrmes vepr\u00ebs s\u00eb tij?<br \/>\n<strong>M. Kabashi:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. M\u00eb besoni, monodramat jan\u00eb sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike t\u00eb \u00e7do artisti, q\u00eb ai i b\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Nd\u00ebrsa mua m\u00eb q\u00ebllonte q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb pas &#8220;Apologjis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Sokratit&#8221;. Dhe aq m\u00eb tep\u00ebr pasi q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente kjo gj\u00eb pasi q\u00eb ishte nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb m\u00eb detyronte mua t\u00eb ndryshoja t\u00ebr\u00ebsisht stilin e interpretimit dhe konceptin e interpretimit n\u00eb aspektin e karakterit t\u00eb personazheve, jo n\u00eb pik\u00ebpamjen e bot\u00ebkuptimit t\u00eb interpretimit. Sepse Sokrati nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Ibrahimin e as Ibrahimi nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Sokratin, pavar\u00ebsisht se mesazhet e tyre p\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb. Por, n\u00eb qoft\u00eb se Sokrati stigmatizon, denoncon, \u00e7jerr mask\u00ebn e demagogjis\u00eb s\u00eb klasave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat t\u00eb cilat lidhen me korrupsionin, paaft\u00ebsin\u00eb dhe keq\u00ebsin\u00eb, si t\u00eb thuash, t\u00eb k\u00ebtyre klasave, Zoti Ibrahim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb krejt tjet\u00ebr. Ai n\u00ebp\u00ebrmjet mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, taktit, psikologjis\u00eb, sakrific\u00ebs, dashuris\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebr njer\u00ebzit, fillon dhe aprovon ato gj\u00ebra q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb mungojn\u00eb dhe i b\u00ebn si t\u00eb q\u00ebna p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb shiko se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb disa cil\u00ebsi fundamentale t\u00eb moralit njer\u00ebzor nuk duhet kurr\u00eb t\u00eb preken, por duhet t\u00eb ruhen t\u00eb shenjta, sepse vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e tyre njeriu nd\u00ebrton dinjitetin e tij dhe vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e tyre njeriu mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb komportohet me t\u00eb tjer\u00ebt dhe tzu krijoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve respekt dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje reciproke mbi baz\u00ebn edhe t\u00eb interesave personale q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur.<br \/>\nDhe nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb m\u00eb besoni p\u00ebr t\u00eb gjetur ato mjete, bile p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb thjesht\u00ebn, t\u00eb natyrshmen, komunikuesen me spekatorin.<\/p>\n<p><strong>Koha javore<\/strong>: Pavar\u00ebsisht mesazheve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, a ka ekzistuar te Ju frika se mbase mund t\u00eb keqinterpretoheni nga ndonj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare?<br \/>\n<strong>M. Kabashi:<\/strong> Deri diku. Keqkuptimi, keqinterpretimi apo keqdashja m\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb ekzistonte nga titulli i vepr\u00ebs &#8220;Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit&#8221;. Dhe e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se ka pasur z\u00ebra t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta identifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb vep\u00ebr fetare, si nj\u00eb vep\u00ebr e cila ka karakter islamik. Nd\u00ebrsa mua m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spekulim v\u00ebrtet shum\u00eb i madh. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb autori ka simpati edhe p\u00ebr kultur\u00ebn islamike dhe p\u00ebrpiqet q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje edhe t\u00eb sfidoj\u00eb, por t\u00eb sfidoj\u00eb t\u00eb gjitha ato mendje t\u00eb mbrapshta t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fe kaq t\u00eb bukur, kaq humane dhe kaq njer\u00ebzore, kaq t\u00eb moralshme, me veprimtarin\u00eb e nj\u00eb grushti ekstremist\u00ebsh apo terrorist\u00ebsh dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn kjo fe frym\u00ebzon miliona njer\u00ebz dhe i frym\u00ebzon drejt njer\u00ebzill\u00ebkut, drejta harmonis\u00eb, dashuris\u00eb, sakrific\u00ebs. Por ama, nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi kryesor. Ai vet\u00ebm sa e vendos Zotin Ibrahim n\u00eb sfondin e fes\u00eb islame, por autori nuk ka absolutisht asnj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sfida karshi kulturave t\u00eb tjera fetare. P\u00ebrkundrazi, ai i \u00e7mon edhe kulturat e tjera monoteiste dhe thot\u00eb se k\u00ebto kultura bashk\u00ebjetojn\u00eb dhe ku ai sheh vet\u00ebm respektin ndaj tyre. Ato vet\u00ebm sa e tonizojn\u00eb ose e forcojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mesazheve t\u00eb Eric Emanuel Shmitit \u00ebsht\u00eb njeriu, formimi njer\u00ebzor, karakteri njer\u00ebzor, mir\u00ebsia njer\u00ebzore. Nuk \u00ebsht\u00eb feja baza, sfondi \u00ebsht\u00eb fetar. K\u00ebshtu q\u00eb edhe pse ai merr nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb nj\u00eb familjeje \u00e7ifute i cili p\u00ebr arsye krejt\u00ebsisht personale t\u00eb asaj familjeje, madje disa edhe p\u00ebr arsye objektive, ajo familje \u00ebsht\u00eb e shthurur dhe djali ka marr\u00eb rrug\u00eb t\u00eb keqe dhe \u00ebsht\u00eb takimi fatlum me nj\u00eb dyqanxhi, q\u00eb i thot\u00eb &#8220;arab&#8221;, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb mysliman, n\u00eb nj\u00eb prej rrugicave periferike t\u00eb Parisit. N\u00ebn kujdesin dhe psikologjin\u00eb tashm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dyqanxhiu, ky djal\u00eb kthehet n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe bile konvertohet nga \u00e7ifut n\u00eb islam. Nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb motivet fetare q\u00eb e detyrojn\u00eb Moisiun t\u00eb kthehet n\u00eb Muhamed. Jo! \u00cbsht\u00eb mir\u00ebsia njer\u00ebzore. \u00cbsht\u00eb fakti q\u00eb k\u00ebta dy njer\u00ebz takojn\u00eb krejt rast\u00ebsisht nj\u00ebri tjetrin dhe i japin motiv, i japin kuptim jet\u00ebs s\u00eb tyre. Dhe q\u00eb t\u00eb dy gjejn\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb: Zoti Ibrahim gjen motivin p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u00eb punuar duke patur nj\u00eb qenie, nj\u00eb djal\u00eb tashm\u00eb q\u00eb edhe pse nuk e ka t\u00eb gjakut t\u00eb tij, bile edhe pse nuk e ka t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tij fetare, po ama ai gjen nj\u00eb person p\u00ebr tzi sh\u00ebrbyer asaj shoq\u00ebrie, nd\u00ebrsa Moisiu gjen nj\u00eb prind t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sze gjeti te prindi i tij biologjik. At\u00eb formim t\u00eb nj\u00eb prindi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e gjeti te Muhamedi. Pra, gjith\u00eb mesazhet dhe i gjith\u00eb bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i nj\u00eb karakteri njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb mozaik ku n\u00ebp\u00ebrmjet disa th\u00ebnieve q\u00eb formojn\u00eb eksperienc\u00ebn fundamentale t\u00eb vet\u00eb Ibrahimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb zakonshme, formojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe filozofike t\u00eb cil\u00ebn duhet ta respektoj\u00eb njeriu n\u00eb jet\u00eb. Ato duket sikur jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjeshta, por shum\u00eb prej th\u00ebnieve t\u00eb Zotit Ibrahim nga eksperienca e tij jan\u00eb th\u00ebnie lapidare q\u00eb njeriu duhet tzi ket\u00eb si parime kryesore n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij njer\u00ebzore pavar\u00ebsisht nga vendi i pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>A keni pasur frik\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e k\u00ebsaj monodrame n\u00eb sken\u00eb pas suksesit Tuaj me &#8220;Apologjin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Sokratit&#8221; apo duke ditur se ajo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb aktrimit?<br \/>\n<strong>M. Kabashi:<\/strong> Jo. Sepse, m\u00eb besoni, tashm\u00eb q\u00eb un\u00eb jam 60 vje\u00e7 dhe kam af\u00ebrsisht rreth 40 vjet karrier\u00eb artistike, n\u00eb veprimtarin\u00eb time aktoreske nuk jan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse ambiciet artistike sesa jan\u00eb ato qytetare. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje un\u00eb mendoj shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebse duhet ta marr nj\u00eb vep\u00ebr dhe kriteret e asaj q\u00eb mua m\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohem shum\u00eb apo, t\u00eb them &#8220;kam frik\u00eb&#8221;, jan\u00eb n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb them di\u00e7ka t\u00eb vlefshme, t\u00eb domosdoshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, mesazhe t\u00eb cilat do tzi vlenin asaj, do t\u00eb korrigjonin di\u00e7ka, do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb t\u00eb mbetej n\u00eb mendje. A \u00ebsht\u00eb kjo pjes\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur, a \u00ebsht\u00eb e vlefshme, pastaj dhe e bukur?! Por n\u00eb momentin q\u00eb un\u00eb motivohem dhe gjej argumente q\u00eb, po me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr un\u00eb jap nj\u00eb vep\u00ebr apo jap mesazhe t\u00eb vlefshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe emocionet flasin apo vlerat estetike artistike t\u00eb bukura, at\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb vjen keq edhe po t\u00eb d\u00ebshtoj.<br \/>\nUn\u00eb nuk dua t\u00eb b\u00ebj sfida q\u00eb un\u00eb e luajta m\u00eb mir\u00eb se ky apo ky e luajti m\u00eb mir\u00eb. Kjo nuk m\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb. Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj maksimumin q\u00eb at\u00eb bukuri, ato gj\u00ebra, ato mesazhe t\u00eb vlefshme q\u00eb un\u00eb i zbuloj vepr\u00ebs, q\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb, b\u00ebj \u00e7z\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb gjej m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr tzia p\u00ebrcjellur spekatorit. Dhe kur them q\u00eb u b\u00ebra nj\u00eb transmetues v\u00ebrtet i mir\u00eb dhe k\u00ebto cil\u00ebsi kaluan te spekatori, at\u00ebher\u00eb ndjej q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Po t\u00eb mos arrij do t\u00eb them q\u00eb nuk arrita dot. Por ama nuk u nisa kot, nuk b\u00ebra nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb kot\u00eb. Jam i motivuar q\u00eb po t\u00eb duhet, duhet b\u00ebr\u00eb kjo gj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb thuash sfidat artistike.<br \/>\n<strong><br \/>\nKoha javore:<\/strong> Vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur premiera e filmit &#8220;Ne dhe Lenini&#8221; t\u00eb regjisorit Saimir Kumbaro ku edhe Ju keni marr\u00eb pjes\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7anta e k\u00ebtij filmi apo edhe e rolit me t\u00eb cilin Ju prezantoheni n\u00eb t\u00eb?<br \/>\n<strong>M. Kabashi<\/strong>: Skenarin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mua ma ka dh\u00ebn\u00eb Saimir Kumbaro, regjisor i filmit, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebskenarist, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb pjese dramaturgjike q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb Teatri Komb\u00ebtar dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga Ruzhdi Pulaha, nj\u00eb dramaturg jasht\u00ebzakonisht i vlefsh\u00ebm i teatrit shqiptar. Dhe \u00e7udit\u00ebrisht e kam lexuar n\u00eb Las Vegas, ku kisha shkuar p\u00ebr 28 N\u00ebntor i ftuar nga komuniteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb recituar poezi. Dhe qysh se e lexova skenarin, m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Arsyeja ishte fakti se ngjarja ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb. E gjith\u00eb ngjarja e filmit zhvillohet n\u00eb nj\u00eb azil pleqsh, n\u00eb nj\u00eb qytet provincial, ku n\u00ebp\u00ebrmjet karaktereve dhe historive q\u00eb ka secili, n\u00ebp\u00ebrmjet dramave apo historive njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtyre nejr\u00ebzve, autori me shum\u00eb fines\u00eb, eleganc\u00eb, shpalos\u00eb edhe problemet shoq\u00ebrore q\u00eb ka shoq\u00ebria aktuale. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje m\u00eb duket se ia kan\u00eb q\u00eblluar t\u00eb dy n\u00eb pik\u00ebpamjen e skenarit, si Saimiri ashtu edhe Ruzhdiu si bashk\u00ebskenarist\u00eb.<br \/>\nPor Saimiri duke qen\u00eb nj\u00eb regjisor impulsiv, intuitiv, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb tashm\u00eb mbi baz\u00ebn e bagazhit e t\u00eb disa filmave (un\u00eb kam pasur fatin q\u00eb t\u00eb jem n\u00eb pes\u00eb filma me t\u00eb. Bashk\u00ebpunimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me t\u00eb e kemi nisur n\u00eb filmin &#8220;Koncert n\u00eb fund t\u00eb vitit 1936&#8221;, p\u00ebr t\u00eb vazhduar.<\/p>\n<p><span><strong><span style=\"font-family: Verdana; font-size: x-small;\">Bisedoi: I. Kallaba<br \/>\nKoha Javore<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><span style=\"font-family: Verdana; font-size: x-small;\"><!--YouTube Error: bad URL entered--><\/span><strong><span style=\"font-family: Verdana; font-size: x-small;\"><br \/>\n<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale &#8220;Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit&#8221; t\u00eb shkrimtarit francez Erik Emanuel Shmit. \u00c7far\u00eb Ju ka shtyr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrzgjedhur dhe sjell\u00eb n\u00eb shqip pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb? M. Kabashi: P\u00ebrgjigjja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[5],"tags":[6767,6768],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale &quot;Zoti\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale &quot;Zoti\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-02-12T16:13:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg\",\"width\":\"300\",\"height\":\"240\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2009-02-12T16:13:38+00:00\",\"dateModified\":\"2009-02-12T16:13:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale \\\"Zoti\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini","description":"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale \"Zoti","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini","og_description":"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale \"Zoti","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2009-02-12T16:13:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/02\/mirush-kabashi.jpg","width":"300","height":"240"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/","name":"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#primaryimage"},"datePublished":"2009-02-12T16:13:38+00:00","dateModified":"2009-02-12T16:13:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Monodramat, sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe unike n\u00eb jet\u00ebn artistike Koha javore: Z. Kabashi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Ju keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebn teatrale \"Zoti","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/02\/12\/interviste-me-aktorin-mirush-kabashi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me aktorin Mirush Kabashi"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-2Xc","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11358"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11358\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}