{"id":1379,"date":"2008-04-23T07:42:36","date_gmt":"2008-04-23T12:42:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=1379"},"modified":"2008-04-23T07:42:36","modified_gmt":"2008-04-23T12:42:36","slug":"interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft attachment wp-att-1380\" style=\"float: left;\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg\" alt=\"bozhidar shekullarac\" width=\"200\" height=\"170\" \/><\/a><strong>Historia e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb e vendosur ende n\u00eb themelet e duhura<\/strong><br \/>\n<strong> Koha javore:<\/strong> Z. Shekullarac, cili \u00ebsht\u00eb statusi i Institutit t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe me \u00e7far\u00eb merret ai?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac:<\/strong> Instituti i Historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi universitare dhe k\u00ebt\u00eb vit kremton 60-vjetorin e themelimit t\u00eb tij. Pra, ky \u00ebsht\u00eb institucioni i par\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore, i cili merret me studimin e historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. E n\u00ebnvizoj me historin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb gjitha kombeve dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00ebr\u00eb territorit gjeografik t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Institutit t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi deri tani kan\u00eb dal\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i studimeve, monografive, kurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Instituti i Historis\u00eb po punon n\u00eb vepr\u00ebn shum\u00ebv\u00ebllim\u00ebshe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb them se gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij 60-vje\u00e7are, ky institucion ka p\u00ebsuar sadisfaksionin dhe afirmimin e tij t\u00eb plot\u00eb sepse jan\u00eb botuar me mij\u00ebra nj\u00ebsi lidhur me t\u00eb gjith\u00eb problematik\u00ebn e historis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Si\u00e7 e dim\u00eb, \u00e7do gj\u00eb e ka historin\u00eb e vet, k\u00ebshtu q\u00eb kemi historin\u00eb ushtarake, shtet\u00ebrore, gjuh\u00ebsore, historin\u00eb e popujve, etj. Pra, Instituti \u00ebsht\u00eb institucion i hapur q\u00eb merret jo vet\u00ebm me historin\u00eb ushtarake, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me historin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb popujve, me historin\u00eb e \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb ka fillimin dhe koh\u00ebzgjatjen e vet.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>\u00c7far\u00eb b\u00ebn konkretisht Instituti i Historis\u00eb lidhur me historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac<\/strong>: Deri para dy viteve kemi pasur nj\u00eb shqiptar i cili ka punuar n\u00eb Institutin e Historis\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr profesorin Mark Camaj, i cili ka punuar p\u00ebrreth nj\u00ebzet vjet n\u00eb Institutin e Historis\u00eb, duke u marr\u00eb me problematik\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb projektet e tjera t\u00eb Institutit Historik.<br \/>\nS\u00eb dyti, drejtori i m\u00ebparsh\u00ebm i Institutit t\u00eb Historis\u00eb, prof. Dr. Gjorgje Borozan, \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-jugosllave.<br \/>\nSa i p\u00ebrket ndonj\u00eb plani p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00eb Institutit lidhur me historin\u00eb e popujve pakic\u00eb, konkretisht t\u00eb shqiptar\u00ebve, un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk mund t\u00eb them di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se q\u00eb ka njer\u00ebz q\u00eb tani jan\u00eb n\u00eb studimet postdiplomike n\u00eb Fakultetin Filozofik n\u00eb Nikshiq, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe shqiptar\u00eb, dhe un\u00eb besoj se nga k\u00ebta kuadro do t\u00eb gjendet dikush q\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb vend n\u00eb Institutin e Historis\u00eb p\u00ebr tzu marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb potencoj edhe nj\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb jam iniciator dhe jam angazhuar q\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb hapen studimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb ndihm\u00ebsminist\u00ebr i Arsimit, i ngarkuar me shkenc\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide kam marr\u00eb p\u00eblqimin e ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Arsimit, Dragan Kujoviq. Sot jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur dhe i g\u00ebzuar q\u00eb kjo ide \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar dhe q\u00eb ne sot n\u00eb Universitetin e Malit t\u00eb Zi kemi studimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Sepse mendoj q\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb shkollohen n\u00eb vendin e tyre dhe n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p><strong>Koha javore<\/strong>: P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi ankohen vazhdimisht p\u00ebr programet e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb historis\u00eb n\u00eb shkolla duke theksuar se nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth historis\u00eb s\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb sesa p\u00ebr historin\u00eb e vet. \u00c7far\u00eb mendoni Ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac:<\/strong> K\u00ebtu duhet t\u00eb kemi parasysh dy gj\u00ebra. S\u00eb pari, deri para 10-12 vjet\u00ebve, jo vet\u00ebm nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, por edhe malazez\u00ebt kan\u00eb m\u00ebsuar kryesisht historin\u00eb e cila ka qen\u00eb n\u00eb programe. Ja nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\nKur para dhjet\u00eb viteve kemi kryer analiz\u00ebn e teksteve dhe programeve, kemi pasur rastin q\u00eb populli malazez ka qen\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb to 3-5 p\u00ebr qind e t\u00eb mos flas p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<br \/>\nUn\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb rastit, kam qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i projektit p\u00ebr hartimin e programit dhe teksteve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa kritereve dhe l\u00ebvizjeve t\u00eb reja. Ne kemi arritur q\u00eb me angazhimin e 30 personave t\u00eb hartojm\u00eb programet dhe tekstet. Tani kemi nj\u00eb situat\u00eb krejt t\u00eb ndryshme ku historia e Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar prej 30-50 p\u00ebr qind n\u00eb programet dhe tekstet m\u00ebsimore.<br \/>\nNd\u00ebrsa sa u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve, deri para dhjet\u00eb viteve un\u00eb nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur fare populli shqiptar n\u00eb programet dhe tekstet e historis\u00eb. Ne tani, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb reja mbi studimin, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb re t\u00eb hartimit t\u00eb programeve dhe teksteve, kemi rastin q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb programe dhe n\u00eb tekste me rreth pes\u00eb p\u00ebr qind. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb edhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje diku rreth pes\u00eb p\u00ebr qind.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, n\u00eb shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb lejuar p\u00ebrqindje shtes\u00eb e m\u00ebsimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Sa kan\u00eb dijeni nx\u00ebn\u00ebsit malazez\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht malazez\u00ebt p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve duke marr\u00eb parasysh edhe faktin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dy popuj fqinj\u00eb?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac:<\/strong> S\u00eb pari, un\u00eb nuk mendoj se ne jemi fqinj\u00eb. Ne jetojm\u00eb bashk\u00eb. Pra, populli shqiptar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse edhe e Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, un\u00eb jam ithtar i madh i zhvillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet shikuar edhe programet dhe tekstet. Si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, un\u00eb jam angazhuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb ken\u00eb informacion dhe t\u00eb din\u00eb kush jan\u00eb fqinj\u00ebt e tij.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe n\u00eb nj\u00eb promovim me rastin e jubileut t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb Tuz, e kam m\u00ebsuar nj\u00eb fjali p\u00ebrmend\u00ebsh dhe e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, duke d\u00ebshiruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb them se un\u00eb dua q\u00eb fqinjin tim ta p\u00ebrsh\u00ebndes n\u00eb gjuh\u00ebn e tij. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt e mi duhet t\u00eb ken\u00eb informacion p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe ashtu si\u00e7 e m\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi historin\u00eb e popullit malazez, edhe malazez\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve si fqinj\u00eb t\u00eb tyre. Ne duhet ta respektojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>Goj\u00ebdh\u00ebnat popullore flasin p\u00ebr origjin\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb fiseve shqiptare dhe malazeze. Si e trajton historia k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac:<\/strong> P\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00ebr\u00eb historia e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb e vendosur ende n\u00eb themelet e duhura. Viteve t\u00eb fundit kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb monografi, t\u00eb cilat e korrigjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi historike. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar historin\u00eb nj\u00ebkah\u00ebshe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Tani ka ardhur koha dhe kemi shum\u00eb monografi t\u00eb cilat historin\u00eb e Malit t\u00eb Zi e vendosin n\u00eb themele t\u00eb duhura.<br \/>\nNga ajo q\u00eb un\u00eb di, mendoj se keni absolutisht t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe n\u00eb origjin\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe malazez\u00ebve, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fiset.<br \/>\nDo t\u00eb v\u00eb n\u00eb pah vet\u00ebm nj\u00eb shembull. Vlladika Vasilije Petroviq kur ka k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e Mbret\u00ebresh\u00ebs ruse p\u00ebr Malin e Zi, ajo i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: Duam, por s\u00eb pari duhet t\u00eb thuash se cili \u00ebsht\u00eb ai shtet dhe cil\u00ebt jan\u00eb ata popuj q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet? Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Vasilije Petroviqi num\u00ebron fiset q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn ingjerencat e tij. Dhe num\u00ebron nd\u00ebr t\u00eb tjera Ku\u00e7in, Hotin, Shkrelin. Pra, ai nuk i ndan popujt, por i konsideron me origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zinte vend kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjenealogjin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb fiseve shqiptare dhe malazeze, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb studiuar aq shum\u00eb.<br \/>\nMe sa di un\u00eb, ne kemi vet\u00ebm dy njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb deri tani me gjenealogjin\u00eb e fiseve malazeze. K\u00ebta jan\u00eb Branisllav Gjurgjev dhe Gligor Stanojeviq. Por k\u00ebtu ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapet dhe q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb punohen programe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb punojn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebto programe.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> A duhet t\u00eb rishikohet historia e Malit t\u00eb Zi? \u00c7far\u00eb b\u00ebn Instituti i Historis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<br \/>\n<strong> B. Shekullarac:<\/strong> Koh\u00ebs s\u00eb fundit ne po b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb tzi mbulojm\u00eb t\u00eb gjitha periudhat historike, duke filluar q\u00eb nga antikiteti e deri te periudha bashk\u00ebkohore. Po mundohemi ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb me angazhimin e kuadrove p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto fusha. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka shum\u00eb pak kuadro q\u00eb merren me histori, por un\u00eb shpresoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb shfaqen m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb interesuar p\u00ebr shkenc\u00ebn.<br \/>\nUn\u00eb shpresoj po ashtu se do t\u00eb paraqitet edhe personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb doktor i shkencave historike p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. N\u00ebse ekziston ndonj\u00eb i till\u00eb, un\u00eb e ftoj publikisht q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebrohet. Do t\u00eb mundohemi q\u00eb tzi gjejm\u00eb vend p\u00ebr ta angazhuar n\u00eb Institutin e Historis\u00eb q\u00eb t\u00eb merret me historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb kontekstin e t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Bisedoi: I. Kallaba<br \/>\nKOHA JAVORE<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft attachment wp-att-1380\" style=\"float: left;\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg\" alt=\"bozhidar shekullarac\" width=\"140\" height=\"140\" \/><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[4,1,12],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-04-23T12:42:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-04-23T12:42:36+00:00\",\"dateModified\":\"2008-04-23T12:42:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-04-23T12:42:36+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/04\/bozhidar-shekullarac.thumbnail.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/","name":"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-04-23T12:42:36+00:00","dateModified":"2008-04-23T12:42:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/23\/interviste-me-profdrbozhidar-shekullarac-drejtor-i-institutit-te-historise-se-malit-te-zi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me Prof.Dr.Bozhidar Shekullarac, drejtor i institutit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-mf","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1379"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}