{"id":1382,"date":"2008-04-24T04:20:18","date_gmt":"2008-04-24T09:20:18","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=1382"},"modified":"2008-04-24T04:20:18","modified_gmt":"2008-04-24T09:20:18","slug":"veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/","title":{"rendered":"V\u00ebshtrim mbi librin &#8220;rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&#8221; t\u00eb Haxhi Shabanit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft attachment wp-att-660\" style=\"float: left;\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg\" alt=\"Haxhi Shabani\" width=\"164\" height=\"201\" \/><\/a><strong>Rezultatet shqet\u00ebsuese t\u00eb nj\u00eb hulumtimi<\/strong><br \/>\nStudimi i mr: Haxhi Shabanit, q\u00eb trajton dygjuh\u00ebsin\u00eb tek shqiptar\u00ebt e Ulqinit, e jo dygjuh\u00ebsin\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit, me sa e kam t\u00eb njohur, \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe padyshim zgjon interesimin e studiuesve t\u00eb k\u00ebsaj problematike, jo vet\u00ebm n\u00eb Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por n\u00eb gjith\u00eb rrafshin shqiptar. Tem\u00eb thelb\u00ebsore e studimit \u00ebsht\u00eb dygjuh\u00ebsia n\u00eb Ulqin me rrethin\u00eb, gjegj\u00ebsisht rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe nga shkaqe e rrethana t\u00eb ndryshme, historike, shoq\u00ebrore, sociologjike etj.<br \/>\nStudimi socio-linguistik &#8220;Rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&#8221;, i autorit Haxhi Shabani, i cili trajton dygjuh\u00ebsin\u00eb tek shqiptar\u00ebt e Ulqinit, e jo dygjuh\u00ebsin\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit, me sa e kam t\u00eb njohur, \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb padyshim zgjon interesimin e studiuesve t\u00eb k\u00ebsaj problematike, jo vet\u00ebm n\u00eb Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por n\u00eb gjith\u00eb rrafshin shqiptar. Tem\u00eb thelb\u00ebsore e studimit \u00ebsht\u00eb dygjuh\u00ebsia n\u00eb Ulqin me rrethin\u00eb, gjegj\u00ebsisht rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe nga shkaqe e rrethana t\u00eb ndryshme, historike, shoq\u00ebrore, sociologjike etj. Studimi ndahet n\u00eb n\u00ebnt\u00eb kapituj, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb nga disa pjes\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrlidhura mes vetes me kujdes e mjeshtri, e t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi logjike, gjegj\u00ebsisht nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb plot\u00eb dhe me mjaft interes. Libri fillon me nj\u00eb v\u00ebshtrim historik mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi gjat\u00eb shekujve, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb shqiptar\u00ebt e Ulqinit dhe fatin e tyre, pothuajse gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre n\u00ebn sundimin e t\u00eb huajve. E t\u00ebr\u00eb kjo ka ndikuar edhe n\u00eb shp\u00ebrnguljen e tyre gjat\u00eb t\u00eb gjitha fazave t\u00eb zhvillimit t\u00eb vet, megjith\u00ebse her\u00eb me intensitet m\u00eb t\u00eb madh e her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Studimi vazhdon pastaj me dygjuh\u00ebsin\u00eb si dukuri socio-linguistike; me aspekte t\u00eb sociologjis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs; pozit\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi; dygjuh\u00ebsin\u00eb e folur e t\u00eb shkruar; ndikimet nd\u00ebrgjuh\u00ebsore e kapituj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme nga kjo fush\u00eb. N\u00eb kapitullin e kat\u00ebrt trajtohet pozita ligjore e gjuh\u00ebs shqipe, e cila nuk \u00ebsht\u00eb aspak e k\u00ebnaqshme, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00ebse e krahasojm\u00eb at\u00eb me pozit\u00ebn e gjuh\u00ebve t\u00eb pakicave n\u00eb Zvic\u00ebr, Suedi, Itali dhe n\u00eb vende tjera t\u00eb Per\u00ebndimit. N\u00eb kushtetut\u00ebn e deritashme t\u00eb Malit t\u00eb Zi nuk p\u00ebrmendet fare gjuha shqipe, si as n\u00eb shum\u00eb dokumente tjera ligjore me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ligjit mbi t\u00eb drejtat e pakicave dhe t\u00eb ligjeve mbi arsimin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Madje, as nuk ekziston nj\u00eb ligj p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb pakicave, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte nivelin e p\u00ebrdorimit zyrtar edhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, konstaton autori i studimit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebve n\u00eb situata t\u00eb ndryshme dhe i dygjuh\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb folur dhe n\u00eb t\u00eb shkruar. Hulumtimet e b\u00ebra t\u00eb autorit tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt ulqinak\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak dygjuh\u00ebsor n\u00eb familje sesa gjetiu. Ata n\u00eb familje komunikojn\u00eb kryesisht shqip, kurse n\u00eb vendet e pun\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb institucionet e nivelit shtet\u00ebror, gati n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze. Pra, n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit, gjuha malazeze n\u00eb administrat\u00eb ka p\u00ebrdorim superior n\u00eb krahasim me gjuh\u00ebn shqipe. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr komunat e tjera me shumic\u00eb ose me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb. Interesant \u00ebsht\u00eb edhe kapitulli i tet\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin flitet p\u00ebr ndikimet nd\u00ebrgjuh\u00ebsore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb paevitueshme n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset ku gjuh\u00ebt e ndryshme jan\u00eb n\u00eb kontakt me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Sipas hulumtimeve q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb autori, huazimet nga sllavishtja n\u00eb shqip jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, gjykat\u00ebs dhe administrat\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb at\u00eb t\u00eb sportit, t\u00eb teknik\u00ebs&#8230; Huazimet e tilla, t\u00eb cilat me plot goj\u00eb mund t` i quajm\u00eb edhe barbarizma n\u00eb gjuh\u00eb, jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha, saq\u00eb shpeshher\u00eb p\u00ebrdoren, jo vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn e fjal\u00ebs dhe t\u00eb togfjal\u00ebshit, por edhe t\u00eb fjalive t\u00eb t\u00ebra. Edhe nj\u00eb dukuri tjet\u00ebr mjaft interesante e ka v\u00ebrejtur autori i studimit. N\u00eb objektet afariste dhe objektet tjera private, n\u00eb mbishkrime dygjuh\u00ebsia p\u00ebrdoret vet\u00ebm simbolikisht, ose nuk p\u00ebrdoret fare, natyrisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. N\u00eb institucionet shtet\u00ebrore situata \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrt. N\u00eb to mbishkrimet jan\u00eb n\u00eb t\u00eb dy gjuh\u00ebt. Pse ndodh k\u00ebshtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb supozohet.<br \/>\nEdhe pse ky studim trajton rrezikimin e gjuh\u00ebs shqipe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb territor shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, konkretisht n\u00eb Ulqin, me plot goj\u00eb mund t\u00eb thuhet se i alarmon t\u00eb gjitha subjektet relevante p\u00ebr nevoj\u00ebn e marrjes s\u00eb masave urgjente p\u00ebr shp\u00ebtimin e asaj q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohet, jo vet\u00ebm n\u00eb Ulqin, por kudo q\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb. Aq m\u00eb par\u00eb p\u00ebr faktin se hulumtimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb autori tregojn\u00eb se shqipfol\u00ebsit n\u00eb Ulqin, n\u00eb vitin 2006, n\u00eb krahasim me vitin 1996, pra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7are, e p\u00ebrdorin shqipen m\u00eb pak p\u00ebr 61 her\u00eb, gjegj\u00ebsisht sllavishten m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr 50 her\u00eb. Kur situata \u00ebsht\u00eb e k\u00ebtill\u00eb n\u00eb Ulqin, ku popullata d\u00ebrmuese i takon nacionalitetit shqiptar, vet\u00ebm mund ta marrim me mend se sa \u00ebsht\u00eb e rrezikuar shqipja n\u00eb qytez\u00ebn e Tuzit, pastaj n\u00eb Plav\u00eb e Guci, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr pjes\u00ebn urbane t\u00eb Tivarit dhe p\u00ebr fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Rozhaj\u00ebs, ku shqipja flitet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak, kurse harta gjuh\u00ebsore e saj ngushtohet duksh\u00ebm e n\u00eb disa mjedise \u00ebsht\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht. Shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb edhe konstatimi i autorit, n\u00eb hyrjen e k\u00ebtij studimi, se &#8220;Hulumtimi n\u00eb terren i k\u00ebsaj dukurie, sidomos me realizimin e shum\u00eb anketave, m\u00eb ka shkarkuar nga paragjykimi, q\u00eb kam pasur, duke menduar se pozita e shqipes n\u00eb raport me gjuh\u00ebn malazeze gjat\u00eb 4-5 vjet\u00ebve t\u00eb fundit (2000-2005) ka filluar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Ky studim v\u00ebrteton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka fituar terren, por \u00ebsht\u00eb zmbrapsur nga gjuha e dyt\u00eb q\u00eb flasin shqiptar\u00ebt, gjuha malazeze, gjegj\u00ebsisht edhe nga ndikimi i t\u00ebrthort\u00eb i anglishtes&#8221;. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak alarmuese as e dh\u00ebna se shumica e shqipfol\u00ebsve ulqinak\u00eb thon\u00eb se gjuh\u00eb m\u00eb e bukur, p\u00ebr ta, \u00ebsht\u00eb anglishtja se shqipja dhe se m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb me shije d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebng\u00eb sllave sesa shqipe. Nga rezultatet e hulumtimeve, t\u00eb cilat, po p\u00ebrs\u00ebris, jan\u00eb mjaft shqet\u00ebsuese dhe alarmuese, shtrohet pyetja se \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohet, meqen\u00ebse vet\u00ebm konstatimet nuk ndihmojn\u00eb shum\u00eb. Konstatimet, gjegj\u00ebsisht rezultatet e hulumtimeve t\u00eb b\u00ebra t\u00eb autorit, mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm si diagnoz\u00eb, kurse ila\u00e7et duhet k\u00ebrkuar e gjetiu. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka menduar autori i studimit n\u00eb fjal\u00eb. Ai n\u00eb kreun e n\u00ebnt\u00eb dhe t\u00eb fundit preferon marrjen e masave konkrete: krijimin e nj\u00eb ekipi profesionist\u00ebsh, q\u00eb do t\u00eb merrej me p\u00ebrshkrimin e problemeve q\u00eb i ka gjuha shqipe n\u00eb Malin e Zi dhe hapave q\u00eb duhen marr\u00eb p\u00ebr ruajtjen, studimin dhe zhvillimin e saj; p\u00ebrcaktimin e pozit\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb aspektin ligjor n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb p\u00ebrparuara evropiane; shnd\u00ebrrimin e saj n\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb nivel t\u00eb Malit t\u00eb Zi; p\u00ebrdorimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb dygjuh\u00ebsis\u00eb q\u00eb nga institucionet vendore dhe qendrore ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi; studimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb nivel t\u00eb t\u00eb folmeve, marr\u00ebdh\u00ebniet e folme, dialekt, standard; zhvillimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb rrjetit shkollor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe; themelimin e gazet\u00ebs ditore, t\u00eb kanalit televiziv, teatrit dhe sht\u00ebpis\u00eb botuese me financim nga qeveria; sigurimin e fondeve nga qeveria, e donacioneve private, nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga diaspora p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre veprimeve dhe zhvillimin e veprimeve dhe marrjen e masave t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb ndjehen t\u00eb nevojshme gjat\u00eb organizimit t\u00eb veprimtarive t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura.<br \/>\nK\u00ebto dhe masa t\u00eb tjera jan\u00eb m\u00eb se t\u00eb domosdoshme n\u00ebse duam ta mbrojm\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga rreziqe t\u00eb shumta, t\u00eb cilat i k\u00ebrc\u00ebnohen me bastardimin e deri te zhdukja e plot\u00eb e saj nga harta gjuh\u00ebsore. N\u00ebse nuk veprohet shpejt dhe me koh\u00eb, kjo me siguri do t\u00eb ndodh\u00eb, natyrisht diku m\u00eb shum\u00eb e diku m\u00eb pak, diku m\u00eb shpejt e diku m\u00eb ngadal\u00eb, por rezultati do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb studim autori ka p\u00ebrdor\u00eb metod\u00ebn e anket\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb kontakteve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me njer\u00ebzit e profesioneve, moshave, gjinive dhe niveleve t\u00eb ndryshme t\u00eb shkollimit. Hulumtimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb kohore dhe kisha th\u00ebn\u00eb me mjaft kujdes e durim, duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb burimet shkencore. Thash\u00eb n\u00eb fillim se hulumtimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit, por do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb studime t\u00eb tilla t\u00eb b\u00ebhen edhe p\u00ebr mjediset tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi edhe pse rezultatet do t\u00eb ishin p\u00ebraf\u00ebrsisht t\u00eb nj\u00ebjta, n\u00eb mos edhe m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese dhe m\u00eb alarmuese.<br \/>\n<strong>Fran Camaj<br \/>\nKOHA JAVORE<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft attachment wp-att-660\" style=\"float: left;\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg\" alt=\"Haxhi Shabani\" width=\"140\" height=\"140\" \/><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[4,12],"tags":[211],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>V\u00ebshtrim mbi librin &quot;rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&quot; t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"V\u00ebshtrim mbi librin &quot;rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&quot; t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-04-24T09:20:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/\",\"name\":\"V\u00ebshtrim mbi librin \\\"rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe\\\" t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-04-24T09:20:18+00:00\",\"dateModified\":\"2008-04-24T09:20:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"V\u00ebshtrim mbi librin &#8220;rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&#8221; t\u00eb Haxhi Shabanit\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"V\u00ebshtrim mbi librin \"rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe\" t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"V\u00ebshtrim mbi librin \"rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe\" t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-04-24T09:20:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/02\/haxhi-shabani.thumbnail.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/","name":"V\u00ebshtrim mbi librin \"rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe\" t\u00eb Haxhi Shabanit - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-04-24T09:20:18+00:00","dateModified":"2008-04-24T09:20:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/04\/24\/veshtrim-mbi-librin-rrezikimi-i-gjuhes-shqipe-te-haxhi-shabanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"V\u00ebshtrim mbi librin &#8220;rrezikimi i gjuh\u00ebs shqipe&#8221; t\u00eb Haxhi Shabanit"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-mi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1382"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1382\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}