{"id":22388,"date":"2009-06-02T21:46:31","date_gmt":"2009-06-02T19:46:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=22388"},"modified":"2009-06-02T21:46:31","modified_gmt":"2009-06-02T19:46:31","slug":"mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/","title":{"rendered":"Mali i Zi &#8211; Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-22389\" title=\"ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg\" alt=\"ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran\" width=\"580\" height=\"300\" \/><strong>Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje Bashk\u00ebpunimi<\/p>\n<p>M\u00eb 29 maj 2009, n\u00eb mjediset e Hotel Tirana International, u organizua Forumi i Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi. Mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrmbi 40 kompani nga vendi fqinj dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb biznesit shqiptar. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb t\u00eb t\u00eb dy vendeve, shk\u00ebmbyen p\u00ebrvojat dhe biseduan p\u00ebr rritjen e bashk\u00ebpunimit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Forumi i Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi u p\u00ebrcoll nga shumica e mediave shqiptare, vizive dhe t\u00eb shkruara.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kryetar\u00eb dhe vizionar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Forumin e Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn fillimisht inicuesit e tij, dy kryetar\u00ebt e Dhomave respektive. Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb e Industris\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Gjok\u00eb Uldedaj, b\u00ebri nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb zhvillimeve ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai ceku fillimisht\u00a0 disa nga arritjet kryesore t\u00eb vendit. (Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto (GDP) u rrit me m\u00eb shum\u00eb se 6.8 %; inflacioni \u00ebsht\u00eb mbajtur brenda nivelit 2 &#8211; 4%; deficiti buxhetor paraqitet n\u00eb nivelin 3-4 % dhe borxhi publik m\u00eb i ul\u00ebt se 60%.) K\u00ebto arritje, kan\u00eb ardhur si rezultat i protagonizmit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes shqiptare, si dhe fal\u00eb reformave t\u00eb sukseshsme. T\u00eb tilla jan\u00eb reforma n\u00eb regjistrimin on-line t\u00eb biznesit. (Regjistrimi i biznesit b\u00ebhet brenda nj\u00eb dite pran\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Regjistrimit, me nj\u00eb kosto m\u00eb pak se 1 Euro. Nj\u00eb sh\u00ebrbim i till\u00eb kryhet edhe te Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.) Reforma n\u00eb uljen e barr\u00ebs fiskale p\u00ebr bizneset; duke sjell\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb janar t\u00eb 2008 taks\u00ebn e shesht\u00eb prej 10%\u00a0 p\u00ebr tatimin e fitimit t\u00eb kompanive dhe tatimin mbi t\u00eb ardhurat personale, etj. Duke vler\u00ebsuar klim\u00ebn e favorshme p\u00ebr zhvillimin e biznesit, Uldedaj tha se n\u00eb raportin e saj \u201cDoing Business 2009\u201d, Banka Bot\u00ebrore e shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin e 2-t\u00eb reformator n\u00eb bot\u00eb. Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb tregoi gjithashtu disa nga fushat kryesore, ku \u00ebsht\u00eb i mundur bashk\u00ebpunimi, si energjetika, infrastruktura, turizmi, etj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi, tha m\u00eb tej Uldedaj, duhet t\u00eb thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin p\u00ebr hir t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb gjeografike, t\u00eb historis\u00eb q\u00eb ndajn\u00eb dhe t\u00eb aspiratave p\u00ebr destinacionin e shum\u00ebd\u00ebshiruar-BE. Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi duhet t\u00eb thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe t\u00eb kalojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh itinerarin e mysafir\u00ebve, Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb iu kujtoi koleg\u00ebve\u00a0 dy prej veprave q\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr bashk\u00ebpunim: Porti i Sh\u00ebngjinit dhe Parku Industrial i Koplikut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, vizioni i dy kryetar\u00ebve do t\u00eb gjente akordet e duhura.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Velimir Mijuskovic, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, theksoi interesin e posa\u00e7\u00ebm q\u00eb kan\u00eb bizneset e t\u00eb dy vendeve p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin mes tyre. Baza e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhjet historike dhe kulturore mes dy vendeve. Mysafiri nga Mali i Zi p\u00ebrdori figurat e Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb lumit t\u00eb Bun\u00ebs, si simbole t\u00eb bashk\u00ebpunmit; ato n\u00eb koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ura t\u00eb shk\u00ebmbimeve njer\u00ebzore e tregtare. Sot, shtoi Mijuskovic, nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Kryefjala e liderit t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike malazeze, ishte turizmi; nj\u00eb nga fushat ku bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb konkretizohet me shum\u00eb sukses. Vendet tona kan\u00eb resurse natyrore t\u00eb shumta; ato duhen shfryt\u00ebzuar m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, nd\u00ebrthurren edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb elementesh t\u00eb tjera, biznese q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb turizmit ose b\u00ebhen t\u00eb domosdosh\u00ebm pik\u00ebrisht fal\u00eb tij. Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr zhvillimin e turizmit paraqet p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs; ajo jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohen m\u00eb mir\u00eb resurset p\u00ebrkat\u00ebse. Zoti Mijuskovic gjithashtu preku t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi shk\u00ebmbimet tregtare dhe ekonomike, q\u00eb jan\u00eb modeste. Por ai shprehu besimin se tabloja do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb k\u00ebto shk\u00ebmbime t\u00eb rriten dhe t\u00eb mos ken\u00eb penges\u00eb, por duke kontrolluar tregtin\u00eb e paligjshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e kryetarit Mijuskovic, zuri tema e kriz\u00ebs globale, q\u00eb ka prekur edhe Shqip\u00ebrin\u00eb e Malin e Zi. Dy shtetet tona, tha ai, duhet t\u00eb mb\u00ebshteten tek nj\u00ebri-tjetri. Liberalizimi i tregut, sipas Mijuskovic, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt kryesore p\u00ebr leht\u00ebsimin e impakteve t\u00eb k\u00ebsaj krize. Ashtu si edhe kolegu i tij shqiptar, lideri i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Malit t\u00eb Zi e p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e tij me ngjyra optimiste. Ai tha se do t\u00eb ket\u00eb vazhdimisht p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb kuot\u00eb t\u00eb re n\u00eb bashk\u00ebpunimin midis komuniteteve t\u00eb biznesit t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p><strong>Turku: Forcimi i bashk\u00ebpunimit &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Forum ishte i pranish\u00ebm edhe Ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb e Sporteve, Dashamir Turku. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai vler\u00ebsoi se biznesmen\u00ebt e t\u00eb dy vendeve v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb zhvillimit gjith\u00e7ka ata kan\u00eb: pronat, kapitalet. Ata nxisin pun\u00ebsimin, inkurajojn\u00eb shk\u00ebmbimet dhe bashk\u00ebpunimin; ata jan\u00eb motor\u00ebt e zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb. N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e dy vendeve tona, tha m\u00eb tej Turku, gjen m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb na bashkojn\u00eb se sa gj\u00ebra q\u00eb na ndajn\u00eb. Ministri shqiptar foli gjithashtu p\u00ebr situat\u00ebn e favorshme gjeopolitike, q\u00eb e inkurajon bashk\u00ebpunimin; t\u00eb dy vendet po ecin n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt eruro-atlantike.<\/p>\n<p>Turku theksoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vullnetin dhe p\u00ebrkushtimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar vendin ekonomikisht. Ai vler\u00ebsoi reformat e suksesshme t\u00eb administrat\u00ebs shqiptare. P\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, Turku i cil\u00ebsoi si mund\u00ebsi reale p\u00ebr rritjen e bashk\u00ebpunimit midis dy vendeve. Fushat e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, jan\u00eb t\u00eb shumta. Duke iu referuar sa realitetit, aq edhe programeve t\u00eb dikasterit q\u00eb ai drejton, Dashamir Turku e cil\u00ebsoi turizmin si nj\u00eb fushat kryesore t\u00eb bashk\u00ebpunimit shqiptaro-malazes. Turizmi, tha ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet kryesore p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendeve tona; ato kan\u00eb potenciale t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se sa rivalitet, tha Turku, turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr intensifikimin e bashk\u00ebpunmit, sikund\u00ebr edhe p\u00ebr focimin e miq\u00ebsis\u00eb midis dy vendeve. Duke e vler\u00ebsuar me notat m\u00eb pozitive Forumin e Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi, ministri shqiptar i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb e Sporteve tha se nxitja e bashk\u00ebpunimit ekonomik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi midis Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Forumi i Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi pati nj\u00eb pik\u00eb kulmore; at\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bashk\u00ebpunmit midis dy Dhomave. Duke n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Uldedaj dhe Mijuskovic, edhe nj\u00ebher\u00eb deklaruan se do t\u2019i zhvillojn\u00eb edhe m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet mjaft pozitive midis dy institucioneve q\u00eb mb\u00ebshtesin bizneset reciproke.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Bashk\u00ebpunimit, e n\u00ebnshkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Forum Biznesi nga lider\u00ebt e dy Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb, nd\u00ebrton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb ambicioze p\u00ebr bizneset shqiptare e malazeze. Dhomat e Tregtis\u00eb zotohen se do t\u00eb shtojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb promovuar bizneset respective. Nd\u00ebr fushat kryesore t\u00eb bashk\u00ebpunimit, jan\u00eb edhe shk\u00ebmbimi i informacionit, hartimi i projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, etj.<\/p>\n<p><strong>Ministrit\u00eb e linj\u00ebs mb\u00ebshtesin sip\u00ebrmarrjen private <\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebs\/Ministri i Ekonomis\u00eb i Malit t\u00eb Zi, Goran Scepanovic, tha se ekonomia e vendit t\u00eb tij, si nj\u00eb ekonomi e vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ndikimin e l\u00ebvizjeve negative. Megjithat\u00eb, ai shprehu besim p\u00ebr arritjen e objektivit p\u00ebr nj\u00eb rritje prej 2 p\u00ebrqind gjat\u00eb vitit 2009. Qeveria e Malit t\u00eb Zi, shtoi Scepanovic, po merr masa p\u00ebr zbutjen e kriz\u00ebs, duke leht\u00ebsuar procedurat p\u00ebr angazhimin e investitor\u00ebve. Ka gjithashtu p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, etj. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet dhe t\u00eb p\u00ebrballohet konkurrenca me vendet e tjera t\u00eb rajonit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, zyrtari i lart\u00eb malazes tha se qeveria e vendit t\u00eb tij po vazhdon t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh n\u00eb infrastruktur\u00eb. Me r\u00ebnd\u00ebsi, shtoi ai, \u00ebsht\u00eb rritja e shk\u00ebmbimeve tregtare dhe forcimi i bashk\u00ebpunimit me vendet fqinje si Shqip\u00ebria. Disa nga fushat ku mund t\u00eb konkretizohet ky bashk\u00ebpunim, jan\u00eb: turizmi, pronat e patundshme, bujq\u00ebsia, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Forum, foli edhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Durim Kraja. Ai tha se me gjith\u00eb nivelin modest t\u00eb shk\u00ebmbimeve midis dy vendeve, gjithsesi ka rritje. Kraja u shpreh se ka interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr inkurajimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare e t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis dy vendeve. Shprehje e k\u00ebtij interesi, \u00ebsht\u00eb edhe Marr\u00ebveshja e Bashk\u00ebpunimit midis Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Kraja vler\u00ebsoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me politikat nxit\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb dhe p\u00ebr konsolidimin e sip\u00ebrmarrjes shqiptare. Reformat qeveris\u00ebse, tha ai, kan\u00eb mund\u00ebsuar zgjerimin e bashk\u00ebpunmit n\u00eb rajon dhe rritjen e investimeve t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj e vendas.<\/p>\n<p><strong>Prezantohen ekonomia shqiptare dhe ajo malazeze<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet kryesore t\u00eb Forumit t\u00eb Biznesit, ishte prezantimi i ekonomive shqiptare e malazeze, i resurseve dhe i mund\u00ebsive konkrete q\u00eb ato ofrojn\u00eb p\u00ebr investime dhe bashk\u00ebpunim. Leonard Prifti, Drejtor i Departamentit t\u00eb Sh\u00ebrbimeve dhe Biznesit, solli nj\u00eb pamje t\u00eb zhvillime kryesore ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke p\u00ebrshkruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb reformave kryesore t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, Prifti theksoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb investuar. Ai p\u00ebrmendi rritjen ekonomike t\u00eb garantuar dhe pozicionin gjeografik tep\u00ebr t\u00eb favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, shtoi Prifti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb e pasur n\u00eb burime natyrore. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb situat\u00eb politike t\u00eb stabilizuar. M\u00eb tej, ai p\u00ebrmendi disa nga sektor\u00ebt ku mund t\u00eb investohet dhe t\u00eb rritet bashk\u00ebpunimi: Energjitika, transportet, minierat, turizmi, si dhe ngritja dhe funksionimi i zonave industriale.<\/p>\n<p>Edhe ekspert\u00ebt malazez\u00eb nga ana e tyre b\u00ebn\u00eb prezantimin e esurseve kryesore t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ata u ndal\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb tilla si turizmi, pronat e patundshme, etj. P\u00ebr t\u00eb pranishmit, k\u00ebto prezantime ishin nj\u00eb nxitje m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur dialogun me nj\u00ebri-tjetrin. Biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb dhe malazez\u00eb shk\u00ebmbyen p\u00ebrvojat e pun\u00ebs dhe v\u00ebshtruan m\u00eb nga af\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb konkrete p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Forumi i Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi sh\u00ebnoi k\u00ebshtu nj\u00eb tjet\u00ebr sukses p\u00ebr Dhom\u00ebn e Tregtis\u00eb e t\u00eb Industris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga VANGJUSH SARO<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje Bashk\u00ebpunimi M\u00eb 29 maj 2009, n\u00eb mjediset e Hotel Tirana International, u organizua Forumi i Biznesit Shqip\u00ebri-Mali i Zi. Mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrmbi 40 kompani nga vendi fqinj dhe nj\u00eb num\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[14],"tags":[10901,8003,95,10902,3946],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-06-02T19:46:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg\",\"width\":\"460\",\"height\":\"220\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/\",\"name\":\"Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2009-06-02T19:46:31+00:00\",\"dateModified\":\"2009-06-02T19:46:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Mali i Zi &#8211; Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini","description":"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini","og_description":"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2009-06-02T19:46:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/06\/ne-forumin-e-biznesit-shqiperi-mali-i-zi_tiran.jpg","width":"460","height":"220"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/","name":"Mali i Zi - Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#primaryimage"},"datePublished":"2009-06-02T19:46:31+00:00","dateModified":"2009-06-02T19:46:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Shqip\u00ebri-Mali i Zi, mblidhet forumi i biznesit n\u00eb Tiran\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Oda Ekonomike e Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshje","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/06\/02\/mali-i-zi-shqiperi-nga-2010-ta-pa-dogane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Mali i Zi &#8211; Shqip\u00ebri nga 2010-ta pa dogan\u00eb"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-5P6","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22388"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22388\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}