{"id":31884,"date":"2010-04-12T13:25:36","date_gmt":"2010-04-12T11:25:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=31884"},"modified":"2010-04-12T13:32:23","modified_gmt":"2010-04-12T11:32:23","slug":"muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/","title":{"rendered":"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE&#8230;NGA LIBRI KOHA E SHEGES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/04\/MUAJI-KUR-\u00c7DO-GJ\u00cb-ISHTE-NDRYSHE.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-31885\" title=\"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/04\/MUAJI-KUR-\u00c7DO-GJ\u00cb-ISHTE-NDRYSHE.jpg\" alt=\"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE\" width=\"580\" height=\"400\" \/><\/a>Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun &#8211; terr-mbetit-zerzeles  katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb,  por kujtesa ka rregulla t\u00eb tjera. Mahallat n\u00eb RAMAZAN ishin p\u00ebrplot  f\u00ebmij\u00eb. Kalamajt\u00eb po si kalamaj. Ne loznim futboll me top prej leckash.  Gjunj\u00ebt i kishim t\u00eb zes nga l\u00ebndimet. \u00c7astet m\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse ishin kur  vinte koha e fillimit t\u00eb ngr\u00ebnies pas agj\u00ebrimit nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb  ngrysje. At\u00ebher\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebt b\u00ebrtitnim. \u201cShprishni, shprishni! Erdhi koha  e shprishjes s\u00eb nininmit!\u201d Ne shp\u00ebrndaheshim n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt q\u00eb t\u00eb  lajm\u00ebronim se mund t\u00eb fillonin t\u00eb hanin IFTARIN e shum\u00ebpritur. Mbajm\u00eb  mend se rrugicat e Ulqinit kund\u00ebrmonin nga aromat e mira t\u00eb ushqimit t\u00eb  p\u00ebrgatitur p\u00ebr iftar. Gjith\u00eb dit\u00ebn grat\u00eb-amviset ulqinake zienin,  gatuanin, p\u00ebrgatisin kim\u00eb vosh, petlla me kas, pat\u00ebllxhan\u00eb, bamje, buk\u00eb  kallamboqi, val\u00eb, hashaf, pet\u00eb me gjel, peshkun kapama me erza&#8230; Oh, sa  p\u00ebr shije disa emra gjell\u00ebsh i shkruam n\u00eb ulqinakshe ashtu thjesht sa  p\u00ebr shije, se ka ushqimi, po edhe gjuha ka shije \u2013 shije, po shije ama,  deliciozo, si\u00e7 thon\u00eb italian\u00ebt. Ah, l\u00ebngu, me na dal prej goje si dikur  f\u00ebmij\u00eb! Kur vinte vera, ne shkonim para qebaptoreve, q\u00eb b\u00ebnin mishin e  bluar mbi qymyr.., er\u00eb thith\u00ebse, ndjell\u00ebse. Para se ta \u00e7onim buk\u00ebn n\u00eb  sht\u00ebpi, ne ia hanim tulin dhe e b\u00ebnim buk\u00ebn vrim\u00eb, duke nuhatur \u201cer\u00ebn e  qevapafe\u201d t\u00eb skar\u00ebs.<br \/>\nPor ajo q\u00eb ne prisnim m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb ishte iftari. Por kjo fjal\u00eb p\u00ebr ne  f\u00ebmij\u00ebt nuk kishte at\u00eb perceptim nga ai q\u00eb ishin t\u00eb rriturit p\u00ebr iftarin  dhe krejt tjet\u00ebr nga ata q\u00eb e kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb nga fjalori.  Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfytyrim na duhet t\u00eb sistemojm\u00eb dhe t\u00eb paraqesim  paksa nga ky p\u00ebrfytyrim. Iftari pra, p\u00ebr ne ishte em\u00ebr q\u00eb do thoshte jo  vet\u00ebm shpalljen se nata \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00eb ngrysur, nuk tregonte vet\u00ebm muzgun e  vagulluar t\u00eb diellit, faljen e mbr\u00ebmjes s\u00eb nisur. Por ishte koha e  lejim-kalimit, ishte liria, ishte koha kur i shihnim t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb m\u00eb  me d\u00ebshir\u00eb e plot energji. Sigurisht ata kishin shum\u00eb arsye, por ne  f\u00ebmij\u00ebt kishim vet\u00ebm nj\u00eb: ishte vakti i fillimit t\u00eb ngr\u00ebnies pas  agj\u00ebrimit. N\u00eb vetvete kjo p\u00ebrmbante edhe rifillimin t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr ata dhe  t\u00eb fest\u00ebs apo fiest\u00ebs, si i thoshim, p\u00ebr ne. Festa ku mblidheshim t\u00eb  t\u00ebr\u00eb: farefisi me gjith\u00eb kush\u00ebrinj, vizita t\u00eb nd\u00ebrsjella e shum\u00eb here.  P\u00ebr ne, kalamajt\u00eb ky ishte festivali i jet\u00ebs, ishte panairi i ushqimeve  dhe i pijeve, ishte parada-fashion e mod\u00ebs, vendi i loj\u00ebrave dhe t\u00eb  grishurave. T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, burra dhe gra, hanin, nginjeshin dhe b\u00ebnin  humor dhe plane p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, nd\u00ebrsa ne f\u00ebmij\u00ebt nuk kishim shum\u00eb  plane p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Luteshim q\u00eb moti t\u00eb ishte i mir\u00eb q\u00eb t\u00eb luanim dhe q\u00eb  t\u00eb kishte p\u00ebrs\u00ebri gjer nes\u00ebr iftar. Ne nuk dinim se si e qysh ishte  agj\u00ebrimi, por m\u00eb von\u00eb mor\u00ebm vesh dhe kuptuam se p\u00ebr shum\u00eb prej  \u201cagj\u00ebruesve\u201d agj\u00ebrimi nuk ishte nj\u00eb pastrimin shpirt\u00ebror. Nuk duam t\u00eb  l\u00ebndojm\u00eb k\u00ebrkend, se e dim\u00eb se besimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devocion i madh dhe nd\u00ebr  ata q\u00eb njohim ka shum\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrkushtuar, por ne m\u00ebsuar se  ato dit\u00eb ndalimi e kufizimesh p\u00ebr disa qen\u00eb shnd\u00ebrruar thjesht n\u00eb nj\u00eb  dig\u00eb q\u00eb shtonte mezipritjen, padurimin e plot\u00ebsimit t\u00eb veseve t\u00eb  pangopjes, gryk\u00ebsis\u00eb dhe dyfytyr\u00ebsimit. Ne kuptuam se jo pak prej tyre  luteshin jo p\u00ebr agj\u00ebrim t\u00eb leht\u00eb, por mb\u00ebrritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb  Bajramit. Eeee! Hehe! Kjo p\u00ebr faktin se at\u00eb dit\u00eb, \u201ctrimoshat\u201d e dheut  agj\u00ebrimtar, i l\u00ebshoheshin \u201challallit\u201d t\u00eb rakis\u00eb q\u00eb, me than\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn,  ishte tep\u00ebr e rrall\u00eb n\u00eb \u201ckoh\u00eb t\u00eb proletariatit,\u201d n\u00eb vitet 70. Rakia u  mungonte burrave me pl\u00ebnd\u00ebsa t\u00eb varur si vezir\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb  melodin\u00eb e zvargur t\u00eb&#8230; \u201ckur t\u2019vij dita e Beromit, bashk\u00eb me lal\u00ebn do  pim\u2019 rakij-e e pastaj do shkojm\u2019 n\u2019xhami-e\u201d . Hipokrizi e gjall\u00eb.<br \/>\nT\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e iftarit e sillte syfyri q\u00eb vinte me sy t\u00eb r\u00ebnduar, para  se gdhinte dita dhe ishte koha p\u00ebrfundimtare kur mund t\u00eb kesh takim me  delikatesat q\u00eb i ofrohen goj\u00ebs plot tundim. Na kujtohet dhe e kemi ende  n\u00eb vesh ritmin paksa nervoz t\u00eb tupanit q\u00eb binte p\u00ebr t\u00eb hapur dhe p\u00ebr t\u00eb  mbyllur syfyrin, thua se ky qe shpella e boll\u00ebkut dhe e pasurive \u2013  Suzami. Ishte Tahir magjypi ai q\u00eb i binte lodr\u00ebs. Ai na zgjonte p\u00ebr  ngr\u00ebnien e fundit para agimit t\u00eb matjes, m\u00ebngjesit. Ishte sahat e shkuar  sahatit dhe kushedi sa bekime e l\u00ebvdata merrte bonus p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. I  shihnim se si ndizeshim nj\u00eb e nga nj\u00eb dritat e lagjes son\u00eb dhe merrnim  me mend se njer\u00ebzia qe mbledhur s\u00ebrish rreth tryez\u00ebs, edhe nj\u00eb her\u00eb  bashk\u00eb para nj\u00eb dite t\u00eb re. Kjo ishte nj\u00eb mrekulli q\u00eb sot ka humbur a  \u00ebsht\u00eb rrudhur sa t\u00eb z\u00eb malli t\u00eb shoh\u00ebsh njer\u00ebz q\u00eb rrin\u00eb bashk\u00eb. N\u00eb  dhjet\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb muajit t\u00eb bekuar t\u00eb Ramazanit  bie p\u00ebrher\u00eb   edhe \u201cnata e madhe\u201d apo nata e mir\u00eb apo e Kadrit, nat\u00eb q\u00eb n\u00eb Ulqin  sh\u00ebnohej e d\u00ebshmohej me ndezjen e t\u00eb gjitha dritave \u201csynave-kandilve\u201d  dhe llambave elektrike q\u00eb i ka sht\u00ebpia.  K\u00ebshtu i t\u00ebr\u00eb qyteti kremton  nat\u00ebn e madhnueshme me pamje shp\u00ebrthyese duke dh\u00ebn\u00eb urime, duku u lutur  t\u00eb plot\u00ebsohen lutjet, duke u lutur t\u2019u pranohet sakrifica e agj\u00ebrimit,  gjithmon\u00eb me paqen n\u00eb zem\u00ebr e n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Nj\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj vinte dita m\u00eb e lumtur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e qytetit, dita kur  \u201ckena m\u2019u mush me pare\u201d: dita e Bajramit, q\u00eb simbolizonte p\u00ebr ne  bakshishin, \u00ebmb\u00eblsirat, lulesheg\u00ebt, bakllavat\u00eb, tespiet, saraj\u00eblit,  kamkuqet si mos m\u00eb mir\u00eb. Me qese p\u00ebr brezi, grupoheshim nga kat\u00ebr dhe  ajo dit\u00eb ishte marrja e hara\u00e7it, q\u00eb zakoni b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonim \u00e7do  sht\u00ebpi n\u00eb Ulqin me shprehjen \u201cme shnet Bajrami!\u201d. \u201cPo t\u00eb kujt jeni?\u201d \u2013  na pyetni amvisat, zonjat e sht\u00ebpive. Ne u tregonim, por askush s\u2019kishte  d\u00ebgjuar p\u00ebr Flamurin e kurbetit. Na jepnin bonbone, por ne donim para,  se k\u00ebshtu ishte adeti. \u00c7unat e tjer\u00eb mblidhnin m\u00eb tep\u00ebr se ne, se ne  djemt\u00eb e Flamurit i kishim qeset e mbushura me bonbone dhe hekura t\u00eb  holla, q\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrd\u00ebllimtare kujtohej t\u00eb na jepte. Tri dit\u00eb rresht  lodheshim duke bredhur n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb cepat e qytetit, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb lodhur  pa mas\u00eb, ato pak para q\u00eb mblidhnim ia \u00e7onim nan\u00ebs q\u00eb t\u2019i ruante. Po nga  nan\u00ebmadhja e kishim porosi q\u00eb nga droja ndaj Zotit disa nikla t\u00eb holla  t\u2019i \u00e7onim n\u00eb tyrben e shenjtor\u00ebve n\u00eb ran\u00eb, q\u00eb quhej \u201cTyrbja e Fan\u00ebve\u201d,  dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb varrosur aty buz\u00eb plazhit t\u00eb vog\u00ebl. Aty gjithnj\u00eb ndizen  qirinj dhe nd\u00ebrrohen havljijat-peshqir\u00ebt e temista-past\u00ebrta dhe kjo  pamje neve na ngjallte nj\u00eb respekt t\u00eb jasht\u00ebzakont\u00eb. U munduan njer\u00ebzit e  \u00e7artur t\u00eb qytetit ta zhduknin tyrben e Fan\u00ebve, por ata zhduk\u00ebn veten.  T\u00eb gjitha festat respektoheshin n\u00eb Ulqinin ton\u00eb, sidomos ajo e Shin  Gjergjit (Sh\u00ebn Gjergjit). Rasti p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb patjet\u00ebr, o Zot! Tani ne  f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs e dinim se ardhja e ngroht\u00ebsis\u00eb s\u00eb stin\u00ebs prandvera,  sjell Shinjergjin e na befasonte me hithrat dhe lulet e v\u00ebna nga gjyshja  n\u00eb n\u00ebnkres\u00eb t\u00eb shtratit ton\u00eb. Njehnim-ngriheshim brof me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb  djegura. \u201cErdhi lum Shin Gjergji!\u201d Por ne m\u00eb shum\u00eb  shendeshim se dinim  q\u00eb do p\u00ebrcillnim nga pas p\u00ebr t\u00eb  p\u00ebrjetuar ritin p\u00ebrvjetor nga axha Cuf  Brahushi, q\u00eb t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebt, nga e reja, Meraja, Totoshi, Rana, Meterizi,  Kroni Ballos (n\u00eb Ulqin \u00e7do \u00e7ezm\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb quhet kru dhe \u00e7do nam e  hankove t\u00eb Ulqinit, kur b\u00ebnin shamata u n\u00ebmnin e faronin me fjal\u00ebn  \u201cblefsh oj\u00eb (ujin) qi pifsh\u201d); sot nj\u00ebmend po blejm\u00eb ujin q\u00eb pim\u00eb, po  shyqyr q\u00eb ka), Prroni, Gjerana, Kalaja, shkonte me nj\u00eb kallam t\u00eb gjat\u00eb  n\u00eb dor\u00eb me \u2018aman, zaman, aman, zaman\u2019, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kallam mbante rub\u00ebn n\u00eb  maje t\u00eb saj, pra nj\u00eb fasolet\u00eb-mandil\u00eb t\u00eb ngulur mbi kallam dhe trokiste  trapazaneve-penxhereve t\u00eb sht\u00ebpive ulqinake, ku ushtonte duke virr\u00eb me  k\u00ebng\u00ebn, thirrjen, URAT\u00cbN qindravje\u00e7are:<\/p>\n<p>Llaxare, Llaxare,<br \/>\na ke pare, Cuf a\u2019te?<br \/>\nEj, Zat, si na re!<br \/>\nKush ma dhasht\u00eb<br \/>\nnji kok\u00ebrr ve,<br \/>\ni dhasht\u00eb Zoti nji pend qe.<br \/>\nKush ma dhasht\u00eb<br \/>\nnji kok\u00ebrr arr\u00eb,<br \/>\ni dhasht\u00eb Zoti nji djal\u00eb.<br \/>\nKush ma dhasht\u00eb<br \/>\nnji kok\u00ebrr fik,<br \/>\nI dhasht\u00eb Zoti nj\u00eb kaik (vark\u00eb me rrema)<\/p>\n<p>Duke vazhduar rrug\u00ebn, u fliste zonjave t\u00eb sht\u00ebpive me fjal\u00eb t\u00eb vjetra:<br \/>\n&#8211; BABROOUUU (Qite) von\u00eb e Bajrakut! PALINAAA e Litit, PALINAA e  Xhemalit, PALINA e Junuzit&#8230;\u201d e tjera. Aman, zaman, e mbushte ka\u00e7ilen  me vez\u00eb, shport\u00ebn me peshqeshe t\u00eb llojllojshme, q\u00eb i ndante me ne  f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb shkonim pas tij. Sh\u00ebn Gjergji edhe tani festohet n\u00eb Ulqin,  po ku ta marrim ne axh\u00eb Cuf Brahushin? Kurr\u00eb s\u2019do ta harrojm\u00eb! Tani e  b\u00ebjm\u00eb edhe nj\u00eb kthes\u00eb ashtu sa p\u00ebr kujtes\u00eb ashtu mes thonj\u00ebzash e me  kursiv: \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb theksojm\u00eb se \u201cLlaxare\u201d lidhet ngusht\u00eb me  rastin biblik t\u00eb ringjalljes s\u00eb Lazarit nga gjumi vdekjes, duke e  k\u00ebndell n\u00eb jet\u00eb i biri i sh\u00ebn Mris\u00eb, Jezusi, a.s \u2013 paqja dhe shp\u00ebtimi i  Zotit qoft\u00eb mbi emrin e tij! \u2013 edhe vez\u00ebt e mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast  simbolizojn\u00eb ringjalljen. Kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar n\u00eb mbar\u00eb arbrit e  motmotit.<br \/>\nEcim s\u00ebrish n\u00ebp\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb e at\u00ebhershme t\u00eb Ulqinit ishin si  kullat e gurta q\u00eb gjenden sot n\u00eb Berat e Gjirokast\u00ebr, t\u00eb katandisura si  mos m\u00eb keq. Ulqini i kishte gjith\u00eb kulmet e sht\u00ebpive me \u00e7ati, ku trar\u00ebt e  trash\u00eb mbanin pullazet 100-vje\u00e7are. Kur fillonte t\u00eb binte shi, ne  f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs rendim te sht\u00ebpia e Gjylit dhe nd\u00ebrsa rrinim n\u00ebn  streh\u00eb, zgjatnim kok\u00ebn e hapnim goj\u00ebn se kush do t\u00eb priste m\u00eb shum\u00eb pika  shiu n\u00eb goj\u00eb. Kjo na arg\u00ebtonte mjaft. Fitues kishte shum\u00eb, her\u00eb nj\u00ebri e  her\u00eb tjetri. N\u00eb koh\u00ebn e arrave ne stivonim arrat alapingo-grumbull dhe  me arra \u201cko\u00e7\u201d i gjuanim. Afrimi q\u00ebllonte si predh\u00eb dhe fitonte arrat e  goditura mjesht\u00ebrisht. Dhe \u201cvot\u2019 e kuqe\u201d p\u00ebr Pashk\u00eb ishin gjithashtu n\u00eb  sh\u00ebnjest\u00ebr, q\u00eb ne i gjuanim me qindarka t\u00eb hekurta, nikla. Ulqinit i  kan\u00eb mbetur ende dhe sot berberhanet\u2013rrojtoret n\u00eb rrug\u00ebn e vetme  kryesore t\u00eb qytetit. At\u00ebher\u00eb ato ishte vendi kryesor i zbavitjes, ku  lexoheshin gazetat, b\u00ebhej \u201cllafja\u201d, politika e \u201cshehrit\u201d, p\u00ebrgojohej  \u201cshushe e marushe\u201d&#8230;<br \/>\nGjitoni yn\u00eb, axh\u00eb Nadil Kalabrezi, nj\u00eb burr\u00eb i moshuar q\u00eb i shk\u00eblqente  \u00e7ela jasht\u00ebzakonisht, kishte nj\u00eb radio t\u00eb ardhur nga Shqip\u00ebria emrin  \u201cIliria\u201d (deri von\u00eb na dukej se gjith\u00eb ilir\u00ebt ishin aty n\u00eb radien e  Nadilit), q\u00eb krenohej dhe na thoshte se \u201cfashizmi asht\u2019 zgjedhja ma e  mir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin\u201d. Na qethte tep\u00ebr shkurt, ne u mpinim nga droja e  g\u00ebrshanve dhe, si zakonisht, n\u00eb fund usta Nadili p\u00ebrd\u00ebllente dhe nuk na  merrte para. Sot m\u00eb duket sikur kjo ka ndodhur 1000 vjet m\u00eb par\u00eb. Ku  shkuan ato koh\u00eb?  Na kujtohet se n\u00eb ato dit\u00eb pazari t\u00eb rr\u00ebmujshme, t\u00eb  mbushura kafsh\u00eb e karroca me kuaj, ne f\u00ebmij\u00ebt e lagjes s\u00eb pluhurit t\u00eb  that\u00eb zgjidhnim gajdhur\u00ebt-gomar\u00ebt e fshatar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr qytet. T\u00eb mjer\u00ebt  katundar\u00eb, kur ktheheshin, nuk kishin ku t\u2019i gjenin. Eh, sa larg duken  ato koh\u00eb! Sot n\u00eb shekullin XXI katundar\u00ebt nuk vijn\u00eb Pazar me kuaj,  mushka e gomar\u00eb, ata vijn\u00eb me kamion\u00eb e \u201cVolksvagen\u201d. Rroft\u00eb arg\u00ebtimi  dhe zbavitja e shekullit t\u00eb kaluar! Kur nj\u00eb her\u00eb na ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb top  futbolli i vjetruar prej l\u00ebkure, q\u00eb n\u00eb uj\u00eb peshonte tre kilogram\u00eb, ne u  mahnit\u00ebm dhe syt\u00eb na shk\u00eblqenin. Luftonim kush t\u2019i binte i pari, i  thyenim dhe k\u00ebmb\u00ebt, po nejse, e donim at\u00eb top&#8230; Po tufat e qenve, q\u00eb  mbushnin dimrit rrug\u00ebt e qytetit? Po micat, si\u00e7 u themi ne n\u00eb Ulqin  maceve, q\u00eb amvisat i ushqejn\u00eb me copa peshku (me ferra, kuptohet)?&#8230;  Megjithat\u00eb kishte gj\u00ebra t\u00eb mira n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si p\u00ebr shembull edukata  familjare dhe respekti p\u00ebr m\u00eb t\u00eb moshuarit. Besojm\u00eb se \u00e7do brez vuan nga  sindroma \u201ckoh\u00ebrat e mira\u201d. Mbase p\u00ebr ne, si f\u00ebmij\u00eb ishin koh\u00eb  \u201cfrapante\u201d, p\u00ebr tjer\u00eb mbase i kan\u00eb p\u00ebrjetuar si vite t\u00eb v\u00ebshtira. Nejse,  gjithkush t\u00eb vet\u00ebn. Jahu! Por pa m\u00ebrzi le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ca histori. (Hopa,  edhe nj\u00eb bejte, po jo aq e kripur sa t\u00eb Shkodr\u00ebs!) Jo m\u00ebrzitsh\u00ebm, si n\u00eb  leksion, por ashtu, si bisedat dhe vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pasur rast  t\u2019i din\u00eb. Ata q\u00eb besojn\u00eb q\u00eb i din\u00eb, le t\u00eb kthejn\u00eb flet\u00ebn e t\u00eb shkojn\u00eb  drejt e n\u00eb kapitullin tjet\u00ebr. Ne duk duam t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb e aq m\u00eb pak t\u00eb  m\u00ebrzisim ask\u00ebnd, por duam q\u00eb si djelmosha t\u00eb m\u00ebhall\u00ebs t\u00eb tregojm\u00eb at\u00eb q\u00eb  kemi par\u00eb nga dritarja jon\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrugicat e lagjes dhe qytetit ton\u00eb t\u00eb  dashur, Ulqinit. K\u00ebshtu pra, Ulqini i shekullit t\u00eb kaluar p\u00ebrve\u00e7  rr\u00ebzave t\u00eb malit ku v\u00ebrtiteshin p\u00ebrposht\u2019 uj\u00ebt e kulluar t\u00eb krojeve t\u00eb  shumt\u00eb, kishte mu brenda qytet, aty buz\u00eb Ran\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl edhe fontan\u00ebn,  n\u00eb plazhin e shehrit t\u00eb bregdetit Adriatik. K\u00ebnaqeshim jo vet\u00ebm ne, por  edhe zogjt\u00eb e qiellit. Ulqini vlonte n\u00ebp\u00ebr stin\u00ebt, gjithmon\u00eb nj\u00eblloj, i  nj\u00ebjt\u00eb, me po at\u00eb gjelb\u00ebrim pashpjegushme p\u00ebr nga ngjyrat e kthjell\u00ebta  dhe bojnat e ernave aromatike t\u00eb oborreve. K\u00ebto oborre, p\u00ebrve\u00e7 tandat  (pjergullat) me \u00e7ilek rrushi, kishin edhe hijeza t\u00eb tjera. Lulet  kund\u00ebrmonin. Ishin lule vendi dhe lule t\u00eb sjella nd\u00ebr shekuj nga detar\u00ebt  dhe q\u00eb hijeshonin dhe zbukuronin Ulqinin&#8230; Kjo ishte mir\u00eb e bukur, por  e keqja e pun\u00ebs ishte se n\u00eb Ulqin, bashk\u00eb me bukurin\u00eb \u00ebsht\u00eb sindromi  breshk\u00ebs.!? Pyesni ju, \u00e7far\u00eb pune ka breshka k\u00ebtu!? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo  metafor\u00eb e breshk\u00ebs? Doni t\u00eb dini!? Duke e par\u00eb kalin tuj mbath\u00eb  patkonjt\u00eb, mendoi ene ajo e bardhlumja, \u201cme \u00e7u k\u00e2mb\u00ebn\u201d q\u00eb t\u00eb mund ti  mbathte ato. E nuk mundet, medet! Ngriti k\u00ebmb\u00eb edhe ajo. K\u00ebshtu ngjet  edhe n\u00eb Ulqinin ton\u00eb. Ekziston pak\u00ebz breshk\u00eb edhe n\u00eb popullsin\u00eb vendase,  q\u00eb duke mosvler\u00ebsuar drejt njer\u00ebzit dhe mund\u00ebsit e veta, mb\u00ebrrijn\u00eb deri  te zhvler\u00ebsimi dhe humbja e virtyteve duke lakmuar dhe mburrur t\u00eb huajt  krejt vend e pa vend e duke ua dh\u00ebn\u00eb po ashtu t\u00eb gjitha, her\u00eb me pare e  her\u00eb krejt badihava. Hajt breshk\u00eb, hajt. T\u00eb ka ardhur koha edhe ty!  Dikur gabuam dhe nuk zum\u00eb mend dhe ja si paraqitet realiteti sot. Betoni  \u00ebsht\u00eb i pari, num\u00ebr 1. Pastaj vjen bab\u00ebzia, nakari, zilia, kojshia q\u00eb  jan\u00eb ende n\u00eb gjyqe t\u00eb st\u00ebrzgjatura me vite p\u00ebr dy metra katror. Gjith\u00eb  ato hap\u00ebsira tani u \u00e7imentuan n\u00eb beton, u shtruan dhe mbyll\u00ebn rrug\u00ebt dhe  rrugicat e panum\u00ebrta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kate t\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb n\u00eb Ulqin. Dihet,  pas \u00e7do sezoni veror ulqinak\u00ebt ia shtojn\u00eb dhe nga nj\u00eb od\u00eb apo dhe kat n\u00eb  dobi t\u00eb vetes e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetit. I gjith\u00eb qyteti r\u00ebnkon, ankon nga  dhimbjet e s\u00ebmundjeve t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb ky qytet kaq i past\u00ebr po ndotet n\u00eb  shpirt. Dhe tani vijm\u00eb nga s\u00ebmundja n\u00eb \u201cdeken\u201d e sigurt. Parulla e  dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cku rafsha mos u vrafsha\u201d. Kur shohim e d\u00ebgjojm\u00eb k\u00ebto nga  fyti na del nj\u00eb ofsham\u00eb latine:<\/p>\n<p><strong>O URBEM VENALEM ET MATURE(BREVI) PERITURAM, SI SOLUM EMPTORUM  INVENERIT(Lat.)<br \/>\nO I PRISHUN QYTET, Q\u00cb S\u00cb SHPEJTI DO FUNDOSESH, VET\u00cbM N\u00cbSE I GJINDET  BLERSI.<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.facebook.com\/pages\/fshati-Mille\/272712814938?v=photos#!\/profile.php?v=app_2347471856&amp;id=100000192240691\" target=\"_blank\">Naim dhe Sami Flamuri<span title=\"HPHP\"> Facebook<\/span><\/a><\/strong><br \/>\n<!--YouTube Error: bad URL entered--><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun &#8211; terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka rregulla t\u00eb tjera. Mahallat n\u00eb RAMAZAN ishin p\u00ebrplot f\u00ebmij\u00eb. Kalamajt\u00eb po si kalamaj. Ne loznim futboll me top prej leckash. Gjunj\u00ebt i kishim t\u00eb zes nga l\u00ebndimet. \u00c7astet m\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse ishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[11],"tags":[13680,1657],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-12T11:25:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2010-04-12T11:32:23+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/\",\"name\":\"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-04-12T11:25:36+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-12T11:32:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE&#8230;NGA LIBRI KOHA E SHEGES\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini","description":"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini","og_description":"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2010-04-12T11:25:36+00:00","article_modified_time":"2010-04-12T11:32:23+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/","name":"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE...NGA LIBRI KOHA E SHEGES - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2010-04-12T11:25:36+00:00","dateModified":"2010-04-12T11:32:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Ajo koh\u00eb para t\u00ebrmetit q\u00eb l\u00ebkundi dheun - terr-mbetit-zerzeles katastofale mbase do mbetet n\u00eb rr\u00ebfimin ton\u00eb. Ajo koh\u00eb shkoi n\u00eb harres\u00eb, por kujtesa ka","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/04\/12\/muaji-kur-cdo-gje-ishte-ndryshe-nga-libri-koha-e-sheges\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"MUAJI KUR \u00c7DO GJ\u00cb ISHTE NDRYSHE&#8230;NGA LIBRI KOHA E SHEGES"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-8ig","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31884"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31884\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}