{"id":3584,"date":"2008-09-25T11:21:33","date_gmt":"2008-09-25T16:21:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=3584"},"modified":"2008-10-17T14:19:33","modified_gmt":"2008-10-17T19:19:33","slug":"interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3585\" title=\"ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg\" alt=\"\" width=\"290\" height=\"241\" \/><\/a><strong>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit<\/strong><br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi?<br \/>\n<strong>T. Beci:<\/strong> Politika rajonale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr orientimet par\u00ebsore t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme dhe v\u00ebmendjes s\u00eb diplomacis\u00eb son\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr nevoj\u00ebn e forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me vendet fqinj\u00eb, e bazuar n\u00eb parimet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb. Kjo p\u00ebrb\u00ebn edhe idet\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb gjitha vendet e rajonit.<br \/>\nShqip\u00ebria n\u00eb vijim\u00ebsi ka shprehur qart\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr zhvillimin pa pengesa dhe intensifikimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe me Malin e Zi. Qeveria shqiptare ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb njohu pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, e bindur se pavar\u00ebsia e fqinj\u00ebve tan\u00eb e b\u00ebn rajonin m\u00eb t\u00eb stabilizuar, m\u00eb dinamik e m\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb integrimit europian.<br \/>\nKonstatojm\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi se edhe pala malazeze ka d\u00ebshmuar t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet politik p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta dypal\u00ebshe me vendin ton\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nShqip\u00ebria dhe Mali i Zi kan\u00eb sot t\u00eb gjitha motivet dhe angazhimin p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane t\u00eb popujve tan\u00eb dhe t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Tashm\u00eb jan\u00eb vendosur kontakte t\u00eb rregullta mes drejtuesve me t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb si d\u00ebshmi konkrete e dometh\u00ebn\u00ebse e intensifikimit t\u00eb dialogut politik dhe e rritjes s\u00eb shk\u00ebmbimeve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, \u00e7ka demonstron nj\u00eb vullnet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr tzi shnd\u00ebrruar ato n\u00eb shembull pozitiv n\u00eb rajon. Historia e suksesshme e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona brenda nj\u00eb kohe relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe baz\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e konsolidimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre.<br \/>\nTashm\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb institucionalizuar nd\u00ebrmjet mjaft institucioneve qeveritare q\u00eb trajtojn\u00eb n\u00eb forma konkrete \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme me interes t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb.<br \/>\nNiveli shum\u00eb i mir\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe \u00ebsht\u00eb shprehje e qart\u00eb e vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb t\u00eb jashtme q\u00eb ndjek Qeveria shqiptare, sidomos n\u00eb raportet e saj me vendet fqinj\u00eb, politik\u00eb e cila ka gjetur edhe vler\u00ebsimin dhe mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nNisur nga ky nivel bashk\u00ebpunimi, besoj se kemi arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me ecurin\u00eb e deritanishme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe dhe motivin p\u00ebr tzi \u00e7uar ato m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Cilat jan\u00eb fushat dhe projektet n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb bashk\u00ebpunohet apo thellohet bashk\u00ebpunimi?<br \/>\n<strong>T. Beci: <\/strong>Shfryt\u00ebzimi i mund\u00ebsive ekzistuese p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn ekonomike e tregtare merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb ecurin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona. Fusha me interes shihen sistemi energjitik, fuqizimi i sistemit t\u00eb komunikacionit dhe telekomunikacionit, leht\u00ebsimi i qarkullimit t\u00eb mallrave, leht\u00ebsimi i qarkullimit t\u00eb njer\u00ebzve.<br \/>\nN\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrpar\u00ebsish jan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb num\u00ebr marr\u00ebveshjesh, sidomos ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me leht\u00ebsin\u00eb e qarkullimit t\u00eb njer\u00ebzve (hapja e disa pikave t\u00eb kalimit kufitar), p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mjedisit (projekti nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr mbrojtjen e Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs) dhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb shumta t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<br \/>\nJemi t\u00eb bindur se sa m\u00eb t\u00eb gjera, sa m\u00eb intensive e sa m\u00eb konkrete t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto nisma, aq m\u00eb shum\u00eb do tzi hapim rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb shpejt\u00eb, investimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella, projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb infrastruktur\u00ebs, turizmit, shk\u00ebmbimeve kulturore, artistike, sportive, tregtis\u00eb kufitare, etj.<br \/>\nT\u00eb dy vendet bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafiqeve t\u00eb paligjshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues jo vet\u00ebm i bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh, por edhe i angazhimeve n\u00eb kuadrin e p\u00ebrpjekjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr tzi luftuar k\u00ebto fenomene.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi ndodhen n\u00eb procesin e integrimeve euro-atlantike. Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me ritmin e k\u00ebtyre proceseve dhe sa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy vendet p\u00ebr tzi plot\u00ebsuar kushtet dhe zbatimin e reformave t\u00eb domosdoshme?<strong><br \/>\nT. Beci:<\/strong> T\u00eb dy vendet jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb orientuara dhe thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proceset integruese.<br \/>\nShqip\u00ebria ka p\u00ebrsh\u00ebndetur n\u00ebnshkrimin e MSA-s\u00eb nd\u00ebrmjet Malit t\u00eb Zi dhe BE-s\u00eb, si nj\u00eb arritje dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb hap perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr integrimin europian. Nga ana tjet\u00ebr mendojm\u00eb se si dy vende me disa tipare t\u00eb ngjashme n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe si pozicion gjeografik e natyror, ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejm\u00eb p\u00ebrvojat tona dhe t\u00eb koordinojm\u00eb veprimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar proceset integruese.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapin madhor drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt kjo ka dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, instrumentet e saj t\u00eb siguris\u00eb u japin zgjidhje p\u00ebrfundimtare p\u00ebrpjekjeve historike t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr mbijetes\u00eb si komb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb aspekt m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, ky an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interes t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit. Prania e NATO-s n\u00eb rajon me vende an\u00ebtare t\u00eb rajonit si pjes\u00eb t\u00eb saj do t\u00eb ishte garancia m\u00eb e madhe p\u00ebr stabilitetin dhe paqen e p\u00ebrhershme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb historikisht dhe jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ka p\u00ebrjetuar tronditje t\u00eb thella si rezultat i luftrave dhe gjakderdhjes, t\u00eb frym\u00ebzuara nga politika t\u00eb verb\u00ebra me pasoja shkat\u00ebrrimtare. Mendoj se prania e NATO-s n\u00eb rajon ka edhe efekte psikologjike ndaj popujve t\u00eb tij duke u ofruar atyre sigurin\u00eb se katastrofat e s\u00eb kaluar\u00ebs jo t\u00eb larg\u00ebt nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten dhe duke u mund\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb shohin me optimiz\u00ebm drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nNatyrisht ecuria e deritanishme e proceseve integruese ka qen\u00eb rezultat i reformave t\u00eb kryera q\u00eb kan\u00eb krijuar bindjen te bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr angazhimin serioz t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore dhe klas\u00ebs politike n\u00eb objektivat e tyre drejt integrimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>A e ndihmojn\u00eb dhe n\u00ebse po, sa jan\u00eb duke e ndihmuar Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi nj\u00ebri tjetrin n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb integrimeve euro-atlantike?<br \/>\n<strong>T. Beci:<\/strong> Ajo q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr n\u00ebnkupton pashmangshm\u00ebrisht bashk\u00ebpunimin e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe ndihmes\u00ebn q\u00eb t\u00eb dy vendet mund tzi ofrojn\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Objektivat, interesat dhe projektet e p\u00ebrbashk\u00ebta domosdoshm\u00ebrisht n\u00ebnkuptojn\u00eb shk\u00ebmbimin e ndihm\u00ebs dhe p\u00ebrvojave p\u00ebrkat\u00ebse, jo thjesht si shprehje e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si nevoj\u00eb e natyrshme e zhvillimit pozitiv t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjithansh\u00ebm mes dy vendeve fqinje, kusht ky p\u00ebr suksesin e proceseve integruese t\u00eb t\u00eb dy vendeve.<br \/>\nP\u00ebr shembull, Shqip\u00ebria tashm\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00ebn e saj n\u00eb integrimin n\u00eb NATO. Qeveria e Malit t\u00eb Zi e ka vler\u00ebsuar lart k\u00ebt\u00eb arritje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb. Nga ana e saj Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ofroj\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb, p\u00ebrs\u00ebris, jo thjesht si shprehje e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, por sepse \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin e saj q\u00eb edhe Mali i Zi t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin proces.<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/tonin-beci-milan-rocen.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignright size-medium wp-image-3537\" title=\"tonin-beci-milan-rocen\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/tonin-beci-milan-rocen-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/tonin-beci-milan-rocen-300x225.jpg 300w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/tonin-beci-milan-rocen.jpg 640w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Mali i Zi nuk e ka njohur akoma pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt? Pse Shqip\u00ebria nuk ka k\u00ebrkuar deri tani nga Mali i Zi njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\n<strong>T. Beci: <\/strong>Shqip\u00ebria e konsideron krijimin e shtetit t\u00eb pavarur e sovran t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb ngjarje historike dhe zhvillimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajon. Me pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs krijohen kushtet e nevojshme p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm e t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare, p\u00ebrfshir\u00eb perspektiv\u00ebn konkrete p\u00ebr integrimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb saj n\u00eb institucionet europiane dhe euro-atlantike.<br \/>\nShqip\u00ebria i p\u00ebrmbahet q\u00ebndrimit se Kosova e pavarur dhe demokratike, q\u00eb bazohet n\u00eb Paket\u00ebn Ahtisari, brenda kufijve t\u00eb tanish\u00ebm, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb e q\u00ebndrueshme, faktor stabiliteti, paqeje e begatie p\u00ebr rajonin e Ballkanit e m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebto argumente, \u00e7\u00ebshtja e njohjes s\u00eb m\u00ebtejshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb shtetit shqiptar dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare. Veprimtaria intensive dhe lobimi i diplomacis\u00eb shqiptare pran\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs kan\u00eb pasur n\u00eb baz\u00eb pik\u00ebrisht argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cilat nuk po i radhis k\u00ebtu. Dhe kur vjen fjala p\u00ebr vendet e rajonit dhe fqinje t\u00eb Kosov\u00ebs, ky aktivitet dhe k\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare kan\u00eb pasur intensitet edhe m\u00eb t\u00eb madh. Ju siguroj se k\u00ebto p\u00ebrpjekje nuk kan\u00eb munguar edhe n\u00eb raport me Malin e Zi dhe argumentet tona njihen mir\u00eb nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nShteti i pavarur dhe Sovran i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb fakt dhe ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur nga 47 shtete, nga t\u00eb cil\u00ebt 21 vende t\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s. P\u00ebrpjekjet e diplomacis\u00eb shqiptare do t\u00eb vijojn\u00eb edhe m\u00eb tej, madje edhe me m\u00eb shum\u00eb intensitet, tashme q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike dhe vulgare dhe po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb hequr paralele mes rastit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Abkhazis\u00eb e Osetis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>Sa i p\u00ebrkrah Shqip\u00ebria k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb tyre?<br \/>\n<strong>T. Beci:<\/strong> Besoj se p\u00ebrgjigjja gjendet n\u00eb pyetjen e m\u00ebsip\u00ebrme. Shqip\u00ebria mb\u00ebshtet p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb gjithanshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin dhe institucionet demokratike t\u00eb vendit dhe un\u00eb i shoh k\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb kuadrin e progresit t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb demokratike n\u00eb Malin e Zi. P\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr se vendet tona jan\u00eb vende me demokraci te reja dhe jemi n\u00eb proces dinamik t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb gjitha aspekteve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shtetasve t\u00eb vendeve tona, me pakicat si pjes\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>Politika shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb madje edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Cili \u00ebsht\u00eb sugjerimi Juaj p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare dhe lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n<strong>T. Beci:<\/strong> Me fillimin e detyr\u00ebs kam vendosur shpejt kontakte me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit kryesor\u00eb t\u00eb faktorit politik shqiptar. Kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjet e ngritura prej tyre, pik\u00ebpamjet dhe mendimet e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Kam konstatuar se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ata kan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe nuk m\u00eb duket se ka probleme t\u00eb thella q\u00eb i ndajn\u00eb nga nj\u00ebrit tjetri. N\u00eb fund t\u00eb fundit nuk mund t\u00eb presim q\u00eb forcat politike t\u00eb bien dakord p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Ato kan\u00eb programet e tyre dhe pik\u00ebpamjet e tyre. Por natyrisht kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb arsye p\u00ebr munges\u00ebn e dialogut. Kam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar pengesa p\u00ebr dialog \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e natyr\u00ebs psikologjike dhe marrjes s\u00eb iniciativ\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb kam konstatuar vullnet tek t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr dialog dhe mir\u00ebkuptim, k\u00ebshtu q\u00eb sugjerimi mbetet q\u00eb t\u00eb ndjekin th\u00ebnien se n\u00ebse ekziston vullneti, zgjidhja gjendet.<br \/>\n<strong>Bisedoi: I. Kallaba<br \/>\nKoha Javore<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi? T. Beci: Politika rajonale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr orientimet par\u00ebsore t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme dhe v\u00ebmendjes s\u00eb diplomacis\u00eb son\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr nevoj\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,12],"tags":[4589,4261],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-09-25T16:21:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2008-10-17T19:19:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-09-25T16:21:33+00:00\",\"dateModified\":\"2008-10-17T19:19:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini","description":"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini","og_description":"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-09-25T16:21:33+00:00","article_modified_time":"2008-10-17T19:19:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/09\/ambasadori-i-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/","name":"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-09-25T16:21:33+00:00","dateModified":"2008-10-17T19:19:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit Koha javore: Z. Ambasador, cili \u00ebsht\u00eb niveli i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/09\/25\/interviste-me-ambasadorin-e-republikes-se-shqiperise-ne-mal-te-zi-tonin-beci\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Tonin Beci"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-VO","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3584\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}