{"id":39932,"date":"2010-11-21T16:15:27","date_gmt":"2010-11-21T15:15:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=39932"},"modified":"2010-11-21T16:17:11","modified_gmt":"2010-11-21T15:17:11","slug":"balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/","title":{"rendered":"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb &#8211; Video"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-39933\" title=\"Dinastia e Ballshajve\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg\" alt=\"\" width=\"320\" height=\"547\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg 320w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve-175x300.jpg 175w\" sizes=\"(max-width: 320px) 100vw, 320px\" \/><\/a>Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti<\/strong><\/p>\n<p>Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb [bula papnore]\u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay shkruan q\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli pothuajse t\u00eb gjitha trojet shqiptare, nga veriu deri n\u00eb jug kaluan n\u00eb besimin katolik, dhe me ardhjen e fes\u00eb s\u00eb re myslimane ndodhi q\u00eb qytetet e fundit q\u00eb u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb katolik\u00eb, ishin t\u00eb parat q\u00eb p\u00ebrqafuan fen\u00eb myslimane. Procesi i k\u00ebtij kalimi \u00ebsht\u00eb akoma mister, por shpresojm\u00eb q\u00eb pasi t\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb arsenal t\u00eb plot\u00eb dokumentash burimore nga kjo periudh\u00eb, t\u00eb mos vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nKy dokument q\u00eb botojm\u00eb sot gjendet n\u00eb Arkivin Sekret t\u00eb Vatikanit me signatur\u00ebn Instrumenta Miscellanea 2526. Dokumenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pergamen dhe ka dimensione 43 x 47.8 cm, megjith\u00ebse nuk ka form\u00eb katrore t\u00eb rregullt. N\u00eb pjes\u00ebn e poshtme \u00ebsht\u00eb rreth 4 cm m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb sesa lart. Teksti arrin pak m\u00eb posht\u00eb se gjysma e pergamenit dhe ka dimensione 24 x 43 cm. N\u00eb pjes\u00ebn e pasme ka k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim: \u2018Shpallje e besimit t\u00eb krishter\u00eb dhe betim i burrave t\u00eb pushtetsh\u00ebm skizmatik\u00eb, zot\u00ebrinjve Strazimir, Gjergj dhe Balsh\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb Zhupanit dhe t\u00eb zotit t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Zet\u00ebs n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Rash\u00ebs, q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standart i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. U ruajt n\u00eb arkivin e kish\u00ebs romane. Nr. 567 fjal\u00eb e shenjt\u00eb\u2019 dat\u00ebn 29.01.1369.\u2019<\/p>\n<p><strong>Analiz\u00eb e dokumentit q\u00eb po botojm\u00eb<\/strong><br \/>\nDokumenti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa pjes\u00eb, q\u00eb jan\u00eb riprodhuar nga periudha t\u00eb ndryshme kohore, p\u00ebrkat\u00ebsisht bula t\u00eb ngjashme t\u00ebkoh\u00ebs. N\u00eb tekst mungon ndarja vizuale, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb q\u00eb bula papnore \u00ebsht\u00eb shkruar e t\u00ebra nj\u00ebher\u00ebsh dhe nga nj\u00eb skrib (scribes)i vet\u00ebm. Nga fillimi i dokumentit m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb ai po i d\u00ebrgohet pap\u00ebs Urban V, nga v\u00ebllez\u00ebrit Strazimir, Gjergj, dhe Balsh\u00eb Balsha. Po aty, nga vet\u00eb dokumenti, marrim vesh q\u00eb ata edhe kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb bul\u00eb m\u00eb par\u00eb nga papa Urban V, n\u00ebp\u00ebrmjet Pjetrit, ipeshkvit t\u00eb Shasit, p\u00ebrmbajtja e s\u00eb cil\u00ebs shkruhet fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb n\u00eb \u201cletr\u00ebn\u201d q\u00eb ata i kthejn\u00eb pap\u00ebs, dhe q\u00eb p\u00ebr interesat tona p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj. Papa, sipas gjuh\u00ebs zyrtare t\u00eb koh\u00ebs, e quan veten \u201cipeshkv, sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Zotit,\u201d dhe u drejtohet atyre q\u00eb nuk i quan akoma katolik\u00eb me \u201cburra fisnik\u00eb\u201d ndryshe nga ata q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb dhe q\u00eb u drejtohet me \u201cbij t\u00eb dashur\u201d, apo ipeshkvit q\u00eb i drejtohet \u201cv\u00eblla i nderuar\u201d. V\u00ebllez\u00ebrit Balsha ai i konsideron jo-katolik\u00eb dhe n\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi i letr\u00ebs: t\u2019i konvertoj\u00eb ata n\u00eb katolik\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm papa ka ngarkuar Pjetrin, ipeshkvin e Shasit, i cili do t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb konvertimin e Balshajve dhe do t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb lidhje me besimin, duke i m\u00ebsuar dhe ushtruar ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. V\u00ebllez\u00ebrit Balsha konsiderohen zot\u00ebr t\u00eb vendit nga ana e papatit, k\u00ebshtu q\u00eb ata mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ndjenjat e tyre fetare jo vet\u00ebm si individ\u00eb, por si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vendeve q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn zot\u00ebrim. N\u00eb letr\u00ebn e tij t\u00eb shkruar m\u00eb dat\u00eb 25 maj t\u00eb vitit 1368 n\u00eb Montefiaskone, papa Urban V kishte d\u00ebrguar edhe formul\u00ebn e proklamimit t\u00eb besimit katolik, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt, q\u00eb ata e b\u00ebjn\u00eb konvertimin duke qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha detajet. Rreshti i par\u00eb i k\u00ebsaj formule do t\u00eb ishte shokues p\u00ebr nj\u00eb besimtar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ritit lindor, pasi ai menj\u00ebher\u00eb hedh posht\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn thelbin e k\u00ebtij riti: formul\u00ebn Filioque. Filioque ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me prejardhjen e Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb \u201cnga ati dhe nga Biri\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb teksti origjinal grek i doktrin\u00ebs e p\u00ebrcakton Fym\u00ebn si \u201ct\u00eb ardhur nga Ati\u201d. Pasi i detyron \u201cskizmatik\u00ebt\u201d t\u00eb hedhin posht\u00eb formul\u00ebn q\u00ebndrore t\u00eb besimit t\u00eb tyre lindor, papa Urban k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite q\u00eb ata t\u00eb njohin supremacin\u00eb e kish\u00ebs katolike t\u00eb Rom\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore t\u00eb skizm\u00ebs. \u201cBesojm\u00eb q\u00eb Kisha e Shenjt\u00eb Katolike dhe Apostolike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe e v\u00ebrtet\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb fjalia q\u00eb shpall k\u00ebt\u00eb supremaci. Pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb konvertohen n\u00eb katolik\u00eb duke qen\u00eb se jan\u00eb pag\u00ebzuar nj\u00eb her\u00eb sipas ritit ortodoks. K\u00ebshtu papa jep nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duke vendosur q\u00eb t\u00eb mos pag\u00ebzohen ata q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuar. Sakramentet e tjera num\u00ebrohen n\u00eb vazhdim, pasi kan\u00eb gjithashtu vendin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre, por p\u00ebr detajet n\u00eb lidhje me to, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe i lihet shpjegimit gojor t\u00eb ipeshkvit q\u00eb asiston n\u00eb konvertim. N\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb tekstit lexojm\u00eb p\u00ebr vendimin e marr\u00eb personalisht nga Strazimiri, nga Gjergji dhe nga Balsha, p\u00ebr betimin e tyre dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb marrin mbi vete n\u00eb lidhje me rregullat e kish\u00ebs katolike. P\u00ebrve\u00e7 pohimit t\u00eb besimit t\u00eb ri per\u00ebndimor, zhupan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb shpallin hapur edhe mohimin ndaj kish\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkisnin dhe e gjith\u00eb kjo u b\u00eb m\u00eb 29 janar t\u00eb vitit 1369. Nga ky dokument vihet re qart\u00eb q\u00eb interesi p\u00ebr pushtet \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe interesat religjioze sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit. Megjithat\u00eb Balshajt nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim k\u00ebtu nga t\u00eb gjith\u00eb princ\u00ebt apo mbret\u00ebrit e tjer\u00eb evropian\u00eb, pasi kjo gj\u00eb, v\u00ebnia e interesave p\u00ebr pushtet n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb fenomen i njohur dhe i p\u00ebrhapur kudo n\u00eb Europ\u00ebn e asaj kohe. E r\u00ebnd\u00ebsishme megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira q\u00eb krijohet p\u00ebr ndjenja religjioze brenda zon\u00ebs s\u00eb influenc\u00ebs si dhe vler\u00ebsimi dhe p\u00ebrkrahja nga ana e autoritetit qendror, e institucioneve ose elementeve q\u00eb p\u00ebrhapin apo konsolidojn\u00eb me zell ndjenjat fetare brenda komunitetit, kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ndikimin mbi nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme politike.<\/p>\n<p><strong>Teksti i dokumentit i p\u00ebrkthyer shqip<\/strong><br \/>\n[I drejtohen] Shum\u00eb t\u00eb shenjtit n\u00eb atin dhe zotin Krisht, zotit Urban, pontifit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb dhe universale, v\u00ebllez\u00ebrit Strazimiri dhe Gjergj dhe Balsha, Zhupan\u00eb t\u00eb Zet\u00ebs, vet\u00eb ata duke puthur k\u00ebmb\u00ebn e shenjtorit. Nd\u00ebrsa marrim letr\u00ebn nga shenjt\u00ebria juaj n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb nderuarit Pjet\u00ebr, ipeshkv t\u00eb Shasit, iu detyrohemi respekt p\u00ebr bul\u00ebn tuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vulos\u00ebr nga jasht\u00eb e cila p\u00ebrmban si shkruhet m\u00eb posht\u00eb shpalljen e besimit t\u00eb drejt\u00eb: \u201cIpeshkvi Urban, sh\u00ebrb\u00ebtor i sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Zotit, [u drejtohet] burrave fisnik\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Strazimir dhe Gjergj dhe Balsh\u00eb, Zhupan\u00eb t\u00eb Zet\u00ebs, me m\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tashmen me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb fitojn\u00eb lavdin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Shpirti yn\u00eb lart\u00ebsohet n\u00eb Zotin, si edhe nga lajmi i v\u00ebllait ton\u00eb t\u00eb nderuar Pjet\u00ebr, ipeshkv i Shasit, i prezantuar nga lajm\u00ebtari, n\u00ebp\u00ebrmjet jush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i porositur [p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb] n\u00eb pranin\u00eb ton\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb, me bujari \u00ebsht\u00eb mir\u00ebbesuar p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb men\u00e7urin\u00eb tuaj, me q\u00ebllim q\u00eb mbeturinat e skizmatik\u00ebve, dhe err\u00ebsira e gabimeve, dhe hijet e vdekjes s\u00eb p\u00ebrjetshme, n\u00eb t\u00eb cilat keni ndenjur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, t\u00eb filloni t\u00eb kujdeseni (me k\u00ebshilla) p\u00ebr shpirtrat tuaj dhe p\u00ebr vart\u00ebsit tuaj, q\u00eb t\u00eb njihni drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke synuar q\u00eb t\u2019i afroheni me respekt dhe me zem\u00ebr t\u00eb sinqert\u00eb bindjes dhe devocionit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Romane, n\u00ebn\u00ebs dhe m\u00ebsueses e t\u00eb gjith\u00eb besnik\u00ebve, dhe t\u00eb q\u00ebndroni me t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht dhe me Ne, t\u00eb cil\u00ebt lejohemi pafaj\u00ebsisht t\u00eb jemi m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Krishtit, t\u00eb pajisur gjithashtu duhet t\u00eb ecni n\u00eb udh\u00ebn e urdh\u00ebruar nga Zoti. N\u00eb lidhje me ato principe t\u00eb lavd\u00ebr\u00ebrueshme nga Zoti, m\u00ebshira e t\u00eb cil\u00ebve shkon p\u00ebrpara jush, kur q\u00ebllimi i past\u00ebr lul\u00ebzon n\u00eb mendjet tuaja, ndiqen pa dyshime, falenderojm\u00eb p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb, dhe u mir\u00ebbesojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, duke synuar q\u00eb ju t\u2019ia n\u00ebnshtroni devocionin urdh\u00ebrimeve t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, duke marr\u00eb bij shpirt\u00ebror\u00eb dhe duke mbajtur mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohen me favore. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fitoheni p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn e pajtimit dhe t\u00eb pranoheni p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb mirat dhe favoret e Selis\u00eb Apostolike, nga pesha e kish\u00ebs dhe e personave kishtar\u00eb si dhe bindja e katolik\u00ebve ndaj Kish\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmendur Romane, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb qytetit t\u00eb Kotorrit, i cili prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb se r\u00ebndohet armiq\u00ebsisht nga ju, apo nga ti, Gjergj, duke i mbajtur krejt\u00ebsisht larg nga kujdestaria jon\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dhe n\u00eb q\u00ebllime t\u00eb tjera tuajat t\u00eb dukeni t\u00eb past\u00ebr nga jasht\u00eb. Duke vepruar p\u00ebr k\u00ebto dhe p\u00ebr t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebrmjet jush n\u00eb marr\u00ebveshjen e p\u00ebrmendur t\u00eb shtendosjes (\u00e7lirimit) suaj, llogarit\u00ebm q\u00eb t\u00eb informojm\u00eb ipeshkvin e p\u00ebrmendur m\u00eb lart, i cili p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u2019iu flas\u00eb juve nga ana jon\u00eb, duke d\u00ebshiruar q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqeni pa dyshime n\u00eb besim. Dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Montefiascone, n\u00eb dioqez\u00ebn Bagnoregio (n\u00eb Viterbo t\u00eb Italis\u00eb), indikcioni i VI.<br \/>\n<strong>Formula e betimit p\u00ebr rikthim n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb<\/strong><br \/>\nBesojm\u00eb trinitrin\u00eb e Shenjt\u00eb, Atin, dhe Birin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb, nj\u00eb Zot krejt t\u00eb plot\u00ebfuqish\u00ebm n\u00eb Trinitrin\u00eb hyjnore bashk\u00ebesenciale, bashk\u00ebsubstanciale, bashk\u00eb-t\u00eb-p\u00ebrjetshme, dhe bashk\u00eb-gjithpushtetshme, t\u00eb nj\u00eb vullneti, pushteti dhe madh\u00ebshtie, [besojm\u00eb] krijuesin e madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjitha krijesave, nga i cili \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell e n\u00eb tok\u00eb, e dukshme dhe e padukshme, trupore dhe shpirt\u00ebrore. Besojm\u00eb nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb, nj\u00eb Zot t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe perfekt. Besojm\u00eb vet\u00eb birin e Zotit, fjal\u00ebn e Zotit t\u00eb lindur p\u00ebrjet\u00ebsisht nga Ati, bashk\u00ebsubstancial, bashk\u00eb-gjithpushtetsh\u00ebm, dhe bashk\u00ebesencial n\u00ebp\u00ebrmjet gjith\u00e7kaje t\u00eb Atit n\u00eb per\u00ebndishm\u00ebri, dhe i lindur p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe Marias akoma virgj\u00ebresh\u00eb me shpirt racional, duke pasur dy lindje, nj\u00ebr\u00ebn nga ati i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe tjetr\u00ebn nga n\u00ebna e p\u00ebrkohshme, per\u00ebndi i v\u00ebrtet\u00eb dhe nj\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb, pik\u00ebrisht perfekt n\u00eb secil\u00ebn prej natyrave, i paadoptuar, dhe as sipas fantazis\u00eb, por i v\u00ebrtet\u00eb dhe unik Bir i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja dhe nga t\u00eb dyja, si n\u00eb natyr\u00ebn hyjnore ashtu edhe n\u00eb at\u00eb njer\u00ebzore, por n\u00eb nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm, prej hyjnie t\u00eb pan\u00ebnshtruar ndaj dhimbjes dhe i pavdeksh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00ebr\u00ebzishm\u00ebri pran\u00eb nesh dhe q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb na mbroj\u00eb nga pasionet e v\u00ebrteta t\u00eb mishit, vdiq dhe u varros dhe u ngrit n\u00eb qiell dhe ulet n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Atit, deri sa t\u00eb kthehet p\u00ebr t\u00eb gjykuar t\u00eb gjall\u00ebt dhe t\u00eb vdekurit dhe t\u00eb kthehet i vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb si p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb ashtu dhe p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb keq. Besojm\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, Zotin e plot\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrsosur dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb rrjedh nga Ati dhe nga Biri, e bashk\u00eb-barabart\u00eb, dhe bashk\u00eb-esenciale, dhe bashk\u00eb-gjithpushtetshme, dhe bashk\u00eb-e-p\u00ebrjetshme, n\u00ebp\u00ebrmjet gjith\u00e7kaje nga Ati dhe nga Biri. Besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb Triniti t\u00eb Shenjt\u00eb, jo tre Per\u00ebndi, por nj\u00eb Per\u00ebndi t\u00eb gjithpushtetsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u00eb paduksh\u00ebm, dhe t\u00eb pandryshuesh\u00ebm. Besojm\u00eb q\u00eb Kisha e Shenjt\u00eb Katolike dhe Apostolike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb t\u00eb jepet vet\u00ebm nj\u00eb pag\u00ebzim dhe \u00e7lirim i v\u00ebrtet\u00eb i t\u00eb gjitha m\u00ebkateve. Besojm\u00eb k\u00ebshtu ringjalljen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mishit t\u00eb Tij t\u00eb cilin e mbajm\u00eb tani; [besojm\u00eb] jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme. Besojm\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb autori i Testamentit t\u00eb Ri dhe t\u00eb Vjet\u00ebr, d.m.th. i ligjeve dhe profet\u00ebve dhe apostujve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, Per\u00ebndia dhe zoti i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb besimi i v\u00ebrtet\u00eb katolik dhe kisha e Shenjt\u00eb Romane mban dhe predikon k\u00ebto rregulla t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura. P\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb prezantuara nga disa nga padija ose nga t\u00eb tjer\u00eb nga lig\u00ebsia, ajo u thot\u00eb dhe u predikon atyre t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb lar\u00eb m\u00ebkatet pas pag\u00ebzimit, t\u00eb mos ripag\u00ebzohen. Por p\u00ebr faljen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tyre, mund t\u00eb merren indulgjencat e m\u00ebkateve; Por n.q.s. d\u00ebnimet falen me m\u00ebshir\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb jen\u00eb t\u00eb denj\u00eb [p\u00ebr falje], do t\u00eb mjaftohen me dh\u00ebnien e fryteve t\u00eb faljes dhe me heqjen dor\u00eb [nga m\u00ebkati], q\u00eb t\u00eb pastrohen shpirtrat e tyre nga d\u00ebnimet e purgatorit pas vdekjes, dhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga d\u00ebnimi atyre u d\u00ebrgohet miratimet e t\u00eb gjall\u00ebve besnik\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ata sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb kish\u00ebs, d.m.th. sakrificat, lutjet dhe l\u00ebmoshat dhe t\u00eb tjera detyra t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs, t\u00eb cilat b\u00ebhet nga besnik\u00ebt p\u00ebr besnik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebshtu shpirt\u00ebrat e atyre, t\u00eb cil\u00ebt pas pag\u00ebzimit t\u00eb shenjt\u00eb pranuan t\u00eb mos njollosen nga asnj\u00eb lloj m\u00ebkati, ata t\u00eb cil\u00ebt pas njoll\u00ebs s\u00eb m\u00ebkatit si ato t\u00eb mbetura n\u00eb trupat e tyre ashtu edhe ato t\u00eb larguara, sipas asaj q\u00eb thuhet, u jan\u00eb marr\u00eb m\u00ebkatet duke u fshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb qiell. Shpirtrat e atyre t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebshohen n\u00eb m\u00ebkatet e t\u00eb vdekshm\u00ebve, edhe n\u00ebse sapo kan\u00eb filluar, zbresin n\u00eb ferr, si d\u00ebnim p\u00ebr gabimet q\u00eb largojn\u00eb. Kisha Romane beson k\u00ebt\u00eb dhe e mbron me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe megjithat\u00eb dit\u00ebn e gjykimit t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm para tribun\u00ebs s\u00eb Krishtit me trupat e tyre, dhe do t\u2019u jepet ajo q\u00eb u takon. K\u00ebshtu kisha Romane mban dhe m\u00ebson q\u00eb shtat\u00eb jan\u00eb sakramentet kish\u00ebtare si p.sh. nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb cilin u fol m\u00eb sip\u00ebr. Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb sakramenti i konfirmimit, t\u00eb cilin t\u00eb rilindurit e marrin nga dora e ipeshkvit t\u00eb em\u00ebruar. Tjetra \u00ebsht\u00eb penitencia (d\u00ebnimi i m\u00ebkatit dhe marrja e faljes). Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb eukaristia. Tjetra \u00ebsht\u00eb sakramenti i Urdh\u00ebrit. Tjetra \u00ebsht\u00eb martesa, tjetra \u00ebsht\u00eb vajosja e jashtme, e cila sipas doktrin\u00ebs prezantohet nga i shenjti Jakob n\u00eb dob\u00ebsin\u00eb e tij. Sakramentin e Eukaristis, nga buka pa tharm, kisha Romane e realizon duke zbatuar dhe m\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sakrament buka e v\u00ebrtet\u00eb transformohet n\u00eb trupin dhe vera n\u00eb gjakun e zotit ton\u00eb Jezu Krisht. P\u00ebr martes\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb mendon q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb nuk lejohet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb gra, dhe nj\u00eb grua nuk lejohet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb burra n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb; sipas ligjit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pasi prishet martesa me vdekje, thuhet q\u00eb tjetri lejohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb martes\u00ebn e dyt\u00eb dhe e tret\u00eb etj., n\u00eb vijim\u00ebsi, n\u00ebse nuk e ndalon zakoni dhe nuk e pengojn\u00eb shkaqe t\u00eb tjera. Vet\u00eb Kisha e Shenjt\u00eb Romane, fiton primatin e lart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb dhe vendin e par\u00eb mbi universin e kish\u00ebs katolike, t\u00eb cil\u00ebn e njohim me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebrul\u00ebsi duke e marr\u00eb t\u00eb gjih\u00eb pushtetin nga vet\u00eb Zoti me an\u00eb t\u00eb Pjetrit, m\u00eb t\u00eb parin e apostujve, pasardh\u00ebs i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pontifi roman, dhe duke mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e besimit q\u00eb mbahet para disave, d.m.th. n\u00ebse do t\u00eb lindin pyetje p\u00ebr besimin, definicionet duhet t\u00eb b\u00ebhen sipas gjykimit t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u2019i referoheni plot\u00ebsisht n\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje atyre q\u00eb i p\u00ebrkasin forumit t\u00eb kish\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet mund t\u00eb b\u00ebni ekzaminimin me pritjet kish\u00ebtare t\u00eb gjykuara, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i n\u00ebnshtrohen kish\u00ebs, dhe po k\u00ebshtu prelat\u00ebt e saj duhet t\u2019i binden dhe ta respektojn\u00eb at\u00eb, pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb pushteti i plot\u00eb, i cili u d\u00ebrgohet kishave t\u00eb tjera n\u00eb pjes\u00ebt e vetmuara, nga e cila shum\u00eb patriarkal\u00eb marrin privilegje t\u00eb ndryshme dhe kisha Romane nderon prerogativat gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb si n\u00eb concilet e p\u00ebrgjithshme ashtu edhe n\u00eb ato t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p><strong>Formula e betimit t\u00eb Balshajve<\/strong><br \/>\nUn\u00eb Strazimiri, zhupan, e njoh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb besimit, pasi u lexua plot\u00ebsisht dhe shpall me besnik\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi i v\u00ebrtet\u00eb i shenjt\u00eb dhe i drejt\u00eb; e pranoj at\u00eb dhe e shpall at\u00eb me zem\u00ebr dhe me lutje, ashtu si e mban me v\u00ebrtet\u00ebsi, e m\u00ebson me besnik\u00ebri, dhe e predikon Kisha e Shenjt\u00eb Romane; premtoj q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pad\u00ebmshme dhe do ta ruaj at\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe as nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqem prej tij n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kohe n\u00eb asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre, as nuk do t\u2019i devijoj e as nuk do ta kund\u00ebrshtoj. Shpall dhe njoh primatin (p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb) e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Romane, q\u00eb gjithashtu ruhet me seriozitetin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, duke ardhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane (pa nxitje nga jasht\u00eb) tek bindja (n\u00ebnshtrimi) e asaj Kishe, e pranoj dhe e mbroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetijshme (pa nxitje nga jasht\u00eb), dhe garantoj me trupin tim, betohem, premtoj dhe konfirmoj q\u00eb t\u00eb mbaj t\u00eb gjitha sa jan\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, si rreth t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb besimit, ashtu edhe rreth primatit t\u00eb vet\u00eb Kish\u00ebs Romane, si dhe njohjen, pranimin, mbrojtjen, vrojtimin, dhe ruajtjen [e tyre]. M\u00eb ndihmoft\u00eb Zoti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe ky ungjill i shenjt\u00eb i Zotit. N\u00ebse di\u00e7ka do t\u00eb mendohet kund\u00ebr k\u00ebsaj, do t\u00eb rr\u00ebfej dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shpresoj q\u00eb t\u00eb veproj, duke njohur n\u00eb t\u00eb vet\u00eb skizmatiken dhe anathematizm\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia n\u00ebnshtruar ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb kanonit t\u00eb shenjt\u00eb. Pra, e shkruaj k\u00ebt\u00eb nga njohja ime, pranimi, shpallja, mbrojtja, premtimi, dhe dhurimi i betimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb spontanisht (pa nxitje nga jasht\u00eb) nga un\u00eb, pasi kam lexuar dhe rilexuar dhe pasi kam n\u00ebnshkruar pa nxitje t\u00eb jashtme, dhe vulosur [me vul\u00ebn] ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebve, pasi nuk kam nj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e kam dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p><strong>Forma e mohimit t\u00eb skizm\u00ebs nga Balshajt<\/strong><br \/>\n\u201cUn\u00eb, Strazimiri, zhupan i Zet\u00ebs, mohoj plot\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb skizm\u00ebn, dhe e njoh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb besimit, pasi u lexua plot\u00ebsisht dhe shpall me besnik\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi i v\u00ebrtet\u00eb i shenjt\u00eb dhe i drejt\u00eb; e pranoj at\u00eb dhe e shpall at\u00eb me zem\u00ebr dhe me lutje, ashtu si e mban me v\u00ebrtet\u00ebsi, e m\u00ebson me besnik\u00ebri, dhe e predikon Kisha e Shenjt\u00eb Romane; premtoj q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pad\u00ebmshme dhe do ta ruaj at\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe as nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqem prej tij n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kohe n\u00eb asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre, as nuk do t\u2019i devijoj e as nuk do ta kund\u00ebrshtoj. Shpall dhe njoh primatin (p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb) e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Romane, q\u00eb gjithashtu ruhet me seriozitetin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, duke ardhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane (pa nxitje nga jasht\u00eb) tek bindja (n\u00ebnshtrimi) e asaj Kishe, e pranoj dhe e mbroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetijshme (pa nxitje nga jasht\u00eb), dhe garantoj me trupin tim, betohem, premtoj dhe konfirmoj q\u00eb t\u00eb mbaj t\u00eb gjitha sa jan\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, si rreth t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb besimit, ashtu edhe rreth primatit t\u00eb vet\u00eb Kish\u00ebs Romane, si dhe njohjen, pranimin, mbrojtjen, vrojtimin, dhe ruajtjen [e tyre]. M\u00eb ndihmoft\u00eb Zoti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe ky ungjill i shenjt\u00eb i Zotit. Nj\u00eb shpallje t\u00eb ngjashme, betim dhe mohim b\u00ebjm\u00eb ne: Gjergj dhe Balsh\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendurit Strazimir, n\u00eb prezenc\u00ebn e ipeshkvit t\u00eb nderuar Pjet\u00ebr t\u00eb Shasit dhe Gjon t\u00eb Drishtit si dhe v\u00ebllait fetar Pjet\u00ebr t\u00eb Urdh\u00ebrit t\u00eb Predikuesve, dhe burrit fisnik, Pernosi, qytetar t\u00eb Ulqinit, t\u00eb thirrur nga i sip\u00ebrp\u00ebrmenduri Strazimir dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar shpalljen e premtimit, betimin dhe mohimin, t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shpesh t\u00eb p\u00ebrmendurve v\u00ebllez\u00ebr, dhe me q\u00ebllimin e nj\u00eb force m\u00eb t\u00eb madhe ngulmimi b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shkruhet dhe t\u00eb dhurohet me vul\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pasi gjykohet, pik\u00ebrisht nga dora e t\u00eb p\u00ebrmendurit Gjon, i cili me m\u00ebshir\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb Selis\u00eb Apostolike [\u00ebsht\u00eb] ipeshkv i Drishtit. B\u00ebr\u00eb dhe shkruar pran\u00eb Shkodr\u00ebs, residenc\u00eb kryesor e tyre, n\u00eb vitin e Zotit, nj\u00eb mij\u00eb e treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb, dit\u00ebn e nj\u00ebzet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb muajit janar, pontificati shum\u00eb i shenjt\u00eb n\u00eb Atin dhe Zotin Krisht, zoti yn\u00eb, Urban, i vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hyjnore pap\u00eb i pest\u00eb, q\u00eb prej shtat\u00eb vjet\u00ebsh. Ai u paraqit pas veprave dhe pyesin ipeshkv\u00ebt e p\u00ebrmendur t\u00eb Shasit dhe t\u00eb Drishtit dhe p\u00ebr pyetjet e tyre pontifiku u jep vul\u00ebn e tij t\u00eb pranishm\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Shqiptare<br \/>\n<!--YouTube Error: bad URL entered--><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb [bula papnore]\u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay shkruan q\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli pothuajse t\u00eb gjitha trojet shqiptare, nga veriu deri n\u00eb jug kaluan n\u00eb besimin katolik, dhe me ardhjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[13],"tags":[16385,16386,200,18],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-21T15:15:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2010-11-21T15:17:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg\",\"width\":\"320\",\"height\":\"547\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/\",\"name\":\"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2010-11-21T15:15:27+00:00\",\"dateModified\":\"2010-11-21T15:17:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb &#8211; Video\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini","description":"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini","og_description":"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2010-11-21T15:15:27+00:00","article_modified_time":"2010-11-21T15:17:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/Dinastia-e-Ballshajve.jpg","width":"320","height":"547"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/","name":"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb - Video - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#primaryimage"},"datePublished":"2010-11-21T15:15:27+00:00","dateModified":"2010-11-21T15:17:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti Dokumenti q\u00eb po botojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2010\/11\/21\/balshajt-si-u-konvertuan-nga-ortodokse-ne-te-krishtere-video\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Balshajt si u konvertuan nga ortodoks\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb &#8211; Video"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-ao4","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39932"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39932\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}