{"id":44975,"date":"2011-03-22T19:39:20","date_gmt":"2011-03-22T18:39:20","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=44975"},"modified":"2011-03-22T21:03:22","modified_gmt":"2011-03-22T20:03:22","slug":"letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/","title":{"rendered":"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi &#8211; Thesar i pasur kulturor"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-44976\" title=\"QAZIM MUJA_ULQIN\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"450\" \/><\/a>Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb gjitha transformimet e veta shum\u00ebdimensionale. Me kalimin e koh\u00ebs, karakteristikat e saj strukturore u ndryshuan, pothuajse sikur n\u00eb t\u00eb gjitha let\u00ebrsit\u00eb europiane, qoft\u00eb si ndodhi t\u00eb brendshme letrare, qoft\u00eb n\u00eb raportme kontekstet joletrare.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Zi, n\u00eb viset ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, u lind\u00ebn krijues t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn e gjith\u00ebmbarshme shqiptare. Disa nga k\u00ebta emra jan\u00eb figura prominente t\u00eb sken\u00ebs intelektuale shqiptare, autoritete letrare, poet\u00eb, prozator\u00eb, dramaturg\u00eb, p\u00ebrkthyes dhe teoricient\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur q\u00eb fati e deshi q\u00eb libri i par\u00eb, me t\u00eb cilin fillon let\u00ebrsia shqiptare, \u201cMeshari\u201d, nj\u00eb p\u00ebrkthim i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrkthehej dhe t\u00eb botohej n\u00eb vitin 1555 nga nj\u00eb klerik pik\u00ebrisht nga k\u00ebto an\u00eb, Gjon Buzuku, p\u00ebr t\u00eb cilin supozohet se kishte lindur diku midis Ulqinit \u2013 Shasit \u2013 Shestanit \u2013 Tivarit. Mbase n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb eternale me Oktoihun malazez. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb edhe p\u00ebrkthimi i par\u00eb komplet i Bibl\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe do t\u00eb kuror\u00ebzohet pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku Buzuku e filloi para 5 shekujsh. Monsinjori Filipaj nga Kllezna e Ulqinit e p\u00ebrktheu mjesht\u00ebrisht, po me nj\u00eb talent t\u00eb madh dhe e botoi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Librin e Shenjt\u00eb integral. K\u00ebsaj tradite t\u00eb shkrimit apo t\u00eb p\u00ebrkthimit mund t\u2019i shtohet edhe nj\u00ebri nga p\u00ebrkthyesit e par\u00eb t\u00eb Mevludit n\u00eb vitin 1873, gjithashtu nga k\u00ebto treva, Hafiz Ali Ulqinaku.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb theksoj se n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb dore pasqyra globale mbi let\u00ebrsin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, madje edhe t\u00eb asaj pjese t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare nga Mali i Zi, varej edhe nga rrethanat jasht\u00ebletrare, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga atmosfera e p\u00ebrgjithshme politiko-shoq\u00ebrore dhe shoq\u00ebroro-kulturore dhe nga shkalla e zhvillimit t\u00eb nd\u00ebrlidhjeve kulturore reciproke midis dy popujve \u2013 gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Kjo let\u00ebrsi ka qen\u00eb e panjohur p\u00ebr publikun lexues malazez. E krijuar n\u00eb heshtje, n\u00eb margjin\u00eb, nj\u00eb let\u00ebrsi e bukur dhe e vlefshme priti me durim lexuesit e vet n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze. Dhe ndodhi &#8230;, ndodhi pavar\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi, pavar\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb cilit i dhan\u00eb kontribut edhe shqiptar\u00ebt. M\u00eb n\u00eb fund u hap edhe ajo arka e thesarit, \u00e7el\u00ebsi i s\u00eb cil\u00ebs iu dha n\u00eb duar t\u00eb gjith\u00eb lexuesve t\u00eb k\u00ebtij libri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kuptonin se ne nuk na lidh vet\u00ebm vendlindja, por edhe bota e universit, fati dhe sfida dhe se pavar\u00ebsisht nga dallimet tona, ne jetojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bot\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat hyjni. P\u00ebrmbledhja e punimeve letrare e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 12 autor\u00eb shqiptar\u00eb nga Mali I Zi (Esad Mekuli, Nol Berisha, Rexhep Qosja, Idriz Ulaj, Zuvdija Hoxhiq, Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Mehmet Kraja, Basri \u00c7apriqi, Haxhi Shabani, Anton Berishaj, Anton Goj\u00e7aj) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje nga opusi I gjer\u00eb i krijimtaris\u00eb s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion, me nj\u00eb kriter unik \u2013 vendlindjen. Jemi t\u00eb vet\u00ebdish\u00ebm se vendlindja nuk duhet t\u00eb jet\u00eb medoemos kategori e cila i lidh aq shum\u00eb n\u00eb aspektin estetik autor\u00ebt e ndrysh\u00ebm dhe individ\u00ebt e disa gjeneratave, por gjithashtu, nga jet\u00ebshkrimi I autor\u00ebve m\u00eb eminent\u00eb t\u00eb traditave t\u00eb m\u00ebdha letrare kuptojm\u00eb se vendlindja \u00ebsht\u00eb ai guri q\u00eb ka dometh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta, t\u00eb cilin e mbajn\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdishme apo t\u00eb pavet\u00ebdishme, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet pashmangshm\u00ebrisht n\u00eb atmosfer\u00ebn estetike t\u00eb veprave t\u00eb tyre letrare.<\/p>\n<div id=\"attachment_44977\" style=\"width: 518px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/Shetitje-e-shkrimtareve-nga-mali-i-zi.jpg\"><img aria-describedby=\"caption-attachment-44977\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-44977 \" title=\"Shetitje e shkrimtareve nga mali i zi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/Shetitje-e-shkrimtareve-nga-mali-i-zi.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"370\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-44977\" class=\"wp-caption-text\">Foto nga Tahir Tahiri<\/p><\/div>\n<p>Ky material letrar, n\u00eb poezi dhe proz\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga k\u00ebta autor\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb krijuar ndonj\u00eb kategorizim t\u00eb ri dhe t\u00eb ndar\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb form\u00eb t\u00eb edicionit t\u00eb tipit monografik, t\u00eb afirmohet pik\u00ebrisht vendlindja e tyre, e cila, n\u00ebp\u00ebrmjet vlerave dhe realizimeve t\u00eb llojllojshme, t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb panteonin e \u00e7muar dhe t\u00eb padyshimt\u00eb letrar dhe shpirt\u00ebror t\u00eb popullit shqiptar. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e emrave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion jan\u00eb personalitete t\u00eb njohura dhe autoritete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Esad Mekuli, t\u00eb cilin e quajt\u00ebn patriark t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, mbasep\u00ebr nga retorika nj\u00ebri nga pasuesit e dalluar t\u00eb K\u00ebrlezh\u00ebs, prej at\u00ebher\u00eb kur filloi rr\u00ebfimin poetik, u shqet\u00ebsua thell\u00eb dhe prandaj nuk flet p\u00ebr vdekjen e ngjyrave n\u00eb natyr\u00eb, as p\u00ebr bukurin\u00eb e ndryshimeve dhe nuancave t\u00eb tyre, por p\u00ebr jet\u00ebn dhe vdekjen, p\u00ebr luft\u00ebn dhe lirin\u00eb, p\u00ebr impulset dhe synimet qen\u00ebsore t\u00eb jet\u00ebve tona. P\u00ebr jet\u00ebn e cila i kund\u00ebrshton edhe njeriut i cili d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe gjith\u00ebher\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb aq sa edhe vet\u00eb shk\u00ebmbi. Ai padyshim \u00ebsht\u00eb edhe poet social, por edhe poet n\u00eb vepr\u00ebn e t\u00eb cilit nuancat kan\u00eb kuptim dhe pesh\u00eb t\u00eb caktuar. Gjith\u00ebsesi, Esadi i trajton problemet dhe fenomenet jet\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet origjinale dhe karakteristike, duke u mb\u00ebshtetur fuqimisht n\u00eb vet\u00ebdijen klasore dhe njohjen e raporteve sociale, mir\u00ebpo ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe poet I senzibilitetit t\u00eb theksuar, i mir\u00ebsis\u00eb dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb njeriut i cili t\u00eb gjitha plag\u00ebt q\u00eb i mban dhe nga t\u00eb cilat vuan populli i tij i ndjen dhe i p\u00ebrjeton n\u00eb trupin e vet dhe n\u00eb shpirtin e vet. Do t\u00eb thoja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb midis Verlenit , Rembos\u00eb dhe Bodlerit.<\/p>\n<p>Rexhep Qosja, themelues i proz\u00ebs bashk\u00ebkohore shqiptare dhe i estetik\u00ebs letrare, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00ebri nga figurat poliedrike duke filluar nga let\u00ebrsia e deri te filozofia, nj\u00ebri nga kritik\u00ebt dhe teoricient\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb literatur\u00ebn e gjith\u00ebmbarshme shqiptare. Kontributi i tij n\u00eb shkenc\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb lirisht mund t\u00eb matet me arritjet e vet\u00eb institucioneve, kurse krijimtaria e tij letrare e imagjinuar, me metodologjin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen e vet, ndikoi n\u00eb v\u00ebnien e bazave t\u00eb t\u00eb kuptuarit mordenist t\u00eb tradit\u00ebs letrare.<\/p>\n<p>Zuvdija Hoxhiq, vepra letrare e t\u00eb cilit tejkalon kufijt\u00eb e cultures nacionale, njeri i cili bredh pas yllit t\u00eb vet, klasicist i let\u00ebrsis\u00eb malazezoboshnjako- shqiptare, i cili gjithmon\u00eb lufton kund\u00ebr kufijve, madje edhe atyre imagjinar\u00eb midis \u00ebndrr\u00ebs dhe zhgj\u00ebndrr\u00ebs, imagjinat\u00ebs dhe asaj q\u00eb ndodh n\u00eb realitet, fiksionit dhe fakticitetit, t\u00eb s\u00eb v\u00ebretet\u00ebs paradigmatike dhe p\u00ebrs\u00ebritjes ciklike t\u00eb lumturis\u00eb.\u201d Tema ballkanike e Zuvdija Hoxhiqit fillon t\u00eb \u00e7mitizohet qyshse n\u00eb tregimet e tij n\u00eb p\u00ebrmbledhjen \u2018Dimri\u2019, monumentalizohet edhe n\u00eb kontekstin e ngjarjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb romanin \u201cVitet e Gucis\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u2019u personalizuar edhe si lumturi edhe si dram\u00eb me t\u00eb gjitha variacionet, duke u ngritur deri n\u00eb shkall\u00eb universal p\u00ebrmes arketipit t\u00eb simboleve si fat, si p\u00ebrvoj\u00eb, si filozofi, si ajo pik\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pasqyrohet bota, n\u00eb romanin Ylli i Davidit\u201d, sh\u00ebnoi prof. dr. Basri \u00c7apriqi.<\/p>\n<p>Mehmet Kraja, p\u00ebrfaq\u00ebsues i modern\u00ebs dhe postmodern\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb prozator i ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha stilistike n\u00eb proz\u00ebn shqiptare, duke e p\u00ebrsosur mjesht\u00ebrisht strategjin\u00eb narrator komplekse n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn g\u00ebrshetohen aventurat, \u00ebndrrat, magjia, bota transcedentale, nd\u00ebrrimet alkemike, vet\u00ebtransformimi, mashtrimi, vet\u00ebmashtrimi, pasqyra magjike etj. Ai b\u00ebri hapa t\u00eb m\u00ebdhenj perms personazheve t\u00eb tij edhe n\u00eb konceptin e moralit shqiptar i cili n\u00eb anakronizmin e vet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimisht konservator, patriarkal dhe i robotizuar, ka dije dhe kurajo q\u00eb n\u00eb planin ideor t\u00eb p\u00ebrballet me bindjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb cilat e konservojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, me konceptet e rr\u00ebnjosura mbi moralin, t\u00eb cilat ngulfasin let\u00ebrsin\u00eb dhe jet\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebsie. Personazhet e Kraj\u00ebs pothuajse \u00e7doher\u00eb nisen nga i nj\u00ebjti ambient epik, ai I shpie diku larg, u v\u00eb kurtha t\u00eb llojllojshme dhe i mahnit me pasione gudulis\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb fund, ndon\u00ebse nganj\u00ebher\u00eb me identitet t\u00eb humbur, t\u2019I kthej\u00eb nga atje p\u00ebr ku ishin nisur, ku edhe m\u00eb n\u00eb fund vdesin.<\/p>\n<p>Basri \u00c7apriqi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i modern\u00ebs dhe postmodern\u00ebs shqiptare, n\u00eb poezin\u00eb e t\u00eb cilit vie n\u00eb shprehje ironia shum\u00ebshtresore, sidomos ajo paradoksale. M\u00eb s\u00eb shpeshti \u2013 ironia ndaj tabuve dhe dogmave politike, idoleve dhe hyjnive, pritjeve t\u00eb kota, besimit dhe mir\u00ebbesimeve t\u00eb deridjeshme. Pjesa m\u00eb e madhe e poezis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebrfshin p\u00ebrjetimet e njeriut t\u00eb atij mjedisi, ku mungesa e liris\u00eb dhe dhuna i ndrydh\u00eb t\u00eb gjitha me murin e heshtjes, t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes me frik\u00ebn dhe tmerrin. S\u00eb k\u00ebndejmi poezia e tij mund t\u00eb karakterizohet si poezi e pasojave traumatike, e frik\u00ebs personale dhe etnike nga rreziku p\u00ebr ekzistenc\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb por edhe e panjohur n\u00eb poezin\u00eb modern europiane n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Nol Berisha, Asllan Bisha, Idriz Ulaj, Anton Goj\u00e7aj&#8230; Ata hyn\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare pik\u00ebrisht n\u00eb saje t\u00eb interpretimit t\u00eb nuancur idiliko-letrar t\u00eb mjedisit nga I cili vijn\u00eb, nga shkrepat e Mal\u00ebsis\u00eb, nga Krojet e Ali Pash\u00ebs, nga Ulqini&#8230; gjith\u00ebher\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb pasurimin e let\u00ebrsis\u00eb me tema, personazhe, ngjarje pik\u00ebrisht nga ai mjedis. Te shumica e tyre rikonstruksioni letrar i s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb vendlindjes \u00ebsht\u00eb municioz, sepse veprat e tyre jan\u00eb muze e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb tekstin pa t\u00eb cilin njohurit\u00eb tona mbi t\u00eb kaluar\u00ebn e vendlindjes s\u00eb tyre do t\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb modeste.<\/p>\n<div id=\"attachment_44978\" style=\"width: 518px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/Mbledhja-e-shrimtareve-nga-trevat-e-malit-te-zi.jpg\"><img aria-describedby=\"caption-attachment-44978\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-44978 \" title=\"Mbledhja e shrimtareve nga trevat e malit te zi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/Mbledhja-e-shrimtareve-nga-trevat-e-malit-te-zi.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"370\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-44978\" class=\"wp-caption-text\">Foto nga Tahir Tahiri<\/p><\/div>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb e Ibrahim Berjashit, p\u00ebrdorimi i guximsh\u00ebm i ngjyrave t\u00eb th\u00ebrret n\u00eb p\u00ebrkujtimin e strategjis\u00eb poetike t\u00eb Traklit (duart jan\u00eb nga beronja, velat e anijes \u2013 t\u00eb verdh\u00eb, piramida qiellore &#8211; e kalt\u00ebr, muzat e liqenit \u2013 t\u00eb bardha, dielli q\u00eb lind \u2013 i verdh\u00eb)&#8230; derisa Haxhi Shabani demonstron shkatht\u00ebsin\u00eb n\u00eb det q\u00eb pak a shum\u00eb \u00ebsht\u00eb disciplin\u00eb e cila n\u00ebnkupton kontrollin asketik t\u00eb gjuh\u00ebs dhe ekonomizimin e rrept\u00eb t\u00eb vargut. Kurse poezia e Anton Berish\u00ebs n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare shfaqet si model krejt\u00ebsisht i ri, model q\u00eb synon drejt trendeve pozitive t\u00eb let\u00ebrsive per\u00ebndimore. \u00cbsht\u00eb fakt se pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre autor\u00ebve nuk jeton kaher\u00eb n\u00eb k\u00ebto vise, por n\u00eb qendra t\u00eb m\u00ebdha intelektuale, kulturore, arsimore dhe universitare, n\u00eb t\u00eb cilat sikurse edhe n\u00eb mjedisin nga i cili jan\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb respektuar. Nd\u00ebr ata jan\u00eb kat\u00ebr akademik\u00eb: Mekuli, Qosja, Hoxhiq dhe Kraja, vepra e t\u00eb cil\u00ebve i tejkalon larg kufijt\u00eb e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Tentativa q\u00eb k\u00ebta emra t\u00eb p\u00ebrmblidhen Brenda k\u00ebtij edicioni nuk i ndan as p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast nga trungu i tyre letrar nacional dhe as veprat e tyre nuk i ndan nga jeta q\u00eb ata jetojn\u00eb brendap\u00ebrbrenda ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre letrare dhe kulturore. Vendi dhe autoriteti i tyre n\u00eb kultur\u00ebn nacionale rriten tek ne ndjenj\u00ebn e krenaris\u00eb q\u00eb jan\u00eb \u201cpjes\u00eb e trungut ton\u00eb\u201d dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme afirmojn\u00eb vlerat artistike, kulturore por edhe etike dhe etnike t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb tradit\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Edhe ky projekt i Qendr\u00ebs s\u00eb M\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe i Bashk\u00ebsis\u00eb Nacionale t\u00eb Malazez\u00ebve t\u00eb Kroacis\u00eb e tregon dhe d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre dhe n\u00eb emrin tim, Ju faleminderit shum\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Koha Javore<\/strong><\/p>\n<p><strong><!--YouTube Error: bad URL entered--><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #ffffff;\">Amull, ana malit, Aru\u00e7ij,  Bardhij, Berjashij, Blaca, Bojk\u00eb, Bolejt, Brajshe, bratic\u00eb, Brisku nelt,  Brisku pasht, \u00c7obaj, Cukaj, Curajt nelt, Curij pasht, Darz\u00eb, Demirijt,  Dodaj, Dragaj, Dragoviq, Durakij, Fraskanjell, Gjecbritij, Gjenashej,  Gjenciq, Gjyrjani, Hajdarijt, Hardajt, Hutij, Kacaj, Kaleci, Kalimani,  Kanaqi, katerkoll\u00eb, Klezna, Kod\u00ebr, Kolonza, Kosiq, Kova\u00e7ej, Kraj\u00eb,  Kravari, Kryth\u00eb, Lekperij, Leskovac, Liarja, Lihari, Likaj, Lisna Bore,  Lubanijt, Madgueshi, Mali i Zi, Markashij, Maxhurej, Megjure\u00e7, Millajt,  Mill\u00eb, Montenegro, Mozhur\u00eb, ostros, peraj, Perashij, Pistull, Priftij,  Qurkaj, Ramushje, Rastish, Re\u00e7, Runji, Sal\u00e7, Shas, Sh\u00ebngjergj, Shtodh\u00ebr,  Shtoji, Sjerci, Subashij, Sukobin\u00eb, Sutjell, Syrliq, Tafajt, ulqin,  ulqini, Veliqi, Vu\u00e7kij, Zogaj,<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb gjitha transformimet e veta shum\u00ebdimensionale. Me kalimin e koh\u00ebs, karakteristikat e saj strukturore u ndryshuan, pothuajse sikur n\u00eb t\u00eb gjitha let\u00ebrsit\u00eb europiane, qoft\u00eb si ndodhi t\u00eb brendshme letrare, qoft\u00eb n\u00eb raportme kontekstet joletrare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[4,1],"tags":[14351,212,17828,17834,17811,17831,14353,17808,14354,12340,17840,17839,17835,17814,17810,17816,17071,17807,3516,14652,17837,17827,14358,17802,17812,17803,17820,17825,17817,17805,17823,17832,3506,17818,214,17680,14362,14363,3507,17800,498,3500,14364,17799,3327,17841,17826,15213,3512,17806,17838,95,17813,17804,15141,17836,14366,79,17073,1653,1909,17815,14367,17801,14663,17822,14368,14369,17824,14370,2083,14371,14372,17844,17821,17830,17077,14375,17833,17829,200,18,17819,17809,14376],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-22T18:39:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2011-03-22T20:03:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg\",\"width\":\"478\",\"height\":\"720\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/\",\"name\":\"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2011-03-22T18:39:20+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-22T20:03:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi &#8211; Thesar i pasur kulturor\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini","description":"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini","og_description":"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2011-03-22T18:39:20+00:00","article_modified_time":"2011-03-22T20:03:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/QAZIM-MUJA_ULQIN.jpg","width":"478","height":"720"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/","name":"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Thesar i pasur kulturor - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#primaryimage"},"datePublished":"2011-03-22T18:39:20+00:00","dateModified":"2011-03-22T20:03:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Natyrisht se let\u00ebrsia shqiptare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb vet pes\u00ebshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke p\u00ebrforcuar vlerat e veta konstante dhe t\u00eb","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/03\/22\/letersia-shqiptare-ne-mal-te-zi-thesar-i-pasur-kulturor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Let\u00ebrsia shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi &#8211; Thesar i pasur kulturor"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-bHp","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44975"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44975\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}