{"id":49606,"date":"2011-08-03T08:46:41","date_gmt":"2011-08-03T07:46:41","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=49606"},"modified":"2011-08-04T08:13:57","modified_gmt":"2011-08-04T07:13:57","slug":"ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/ruzhdi-ushaku-1\/\" rel=\"attachment wp-att-49607\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-49607\" title=\"Ruzhdi Ushaku.1\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg\" alt=\"\" width=\"490\" height=\"293\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) &#8211; Shqipja si \u00e7el\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga Ruzhdi Ushaku<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb hyrjes<\/strong><br \/>\nFal\u00eb nj\u00eb mikut tim nga Parisi, mora nj\u00eb informat\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr komedin\u00eb \u201cZogjt\u201d t\u00eb Aristofanit, ku midis tjerash figurojn\u00eb dy fraza enigmatike t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb alfabetin grek, por t\u00eb pakuptueshme dhe t\u00eb pashpjegueshme me mjetet e gjuh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse dhe m\u00eb gjer\u00eb. (Dardan Leka, nj\u00eb mik imi i hersh\u00ebm me vendbanim n\u00eb Paris, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkues i zellsh\u00ebm dhe i palodhsh\u00ebm i dokumenteve, librave a shkrimeve t\u00eb vjetra q\u00eb lidhen me ilir\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht me historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb para disa muajve t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte, bashkangjitur letr\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb material frym\u00ebzues dhe interesant n\u00eb lidhje me dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt\u201c e autorit grek Aristofani [shek. V p.e.s.]. N\u00eb k\u00ebt\u00eb material, t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik edhe n\u00eb faqet e internetit [dardan leka dartre93@gmail yahoo.com], pasqyrohen edhe p\u00ebrpjekjet e tij dhe t\u00eb disa lexuesve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar a gjetur ndonj\u00eb gjurm\u00eb iliro-shqiptare n\u00eb frazat e cekura. I nxitur edhe nga zot\u00ebri dr. Remzi P\u00ebrnaska, profesor n\u00eb Sorbon\u00eb, mik dhe koleg imi i respektuar, zot\u00ebri Dardan Leka m\u00eb ftoi me dashamir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb inkuadrohesha edhe un\u00eb p\u00ebr zb\u00ebrthimin apo shpjegimin e k\u00ebtyre frazave. Ishte ky nj\u00eb nderim i madh, por edhe sfid\u00eb, sprov\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, delikate, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe profesionale e shkencore, por edhe me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn, gjuh\u00ebn e ilir\u00ebve-shqiptar\u00ebve, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.)<\/p>\n<p>Nga materiali q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb me k\u00ebt\u00ebrast, m\u00ebsova se p\u00ebr komedin\u00eb e cekur, p\u00ebrkat\u00ebsisht frazat n\u00eb fjal\u00eb, kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal, q\u00eb n\u00eb shek. XIX, studiuesi i mir\u00ebnjohur danez Conrad Malte Brune, at\u00ebbot\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe gjuh\u00ebs shqipe. Meritat e k\u00ebtij dijetari jan\u00eb t\u00eb pamohueshme edhe pse frazat n\u00eb v\u00ebshtrim, t\u00eb dala nga goja e personazhit Tribal, i quan si \u201caspak t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb prej tyre konkluzione\u201d. (N\u00eb materialin e p\u00ebr\u00e7uar n\u00eb internet, zot\u00ebri D. Leka i referohet me korrekt\u00ebsi nj\u00eb burimi m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, ku dijetari danez, z. Conrad Malte Brune, i njohur p\u00ebr shkrimet e tij tejet t\u00eb vlefshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb shekullin XIX kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr ekzistimin e dy-tri frazave enigmatike, jogreke, n\u00eb vepr\u00ebn e cekur t\u00eb Aristofanit, t\u00eb cilat, mjerisht, sipas njohurive q\u00eb kemi deri m\u00eb sot, nuk kan\u00eb qen\u00eb objekt v\u00ebshtrimi apo studimi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrimt\u00eb apo m\u00eb t\u00eb st\u00ebrholl\u00eb nga albanolog\u00ebt shqiptar\u00eb apo t\u00eb huaj.)<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb sprov\u00eb k\u00ebrkimore-studimore me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb duhur<\/strong><br \/>\nGjithnj\u00eb me mir\u00ebnjohje edhe ndaj p\u00ebrpjekjevet\u00eb mikut tim dhe t\u00eb disa t\u00eb interesuarve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr zb\u00ebrthimin eventual t\u00eb frazave p\u00ebrmes shqipes, m\u00eb nxiti kureshtja dhe obligimi profesional q\u00eb edhe un\u00eb t\u2019i rrekesha sadopak k\u00ebtij problemi. Duke e par\u00eb a priori si \u00e7\u00ebshtje serioze, delikate, t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr filologjin\u00eb shqiptare, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, iu rreka nj\u00eb sprove k\u00ebrkimore-studimore t\u00eb m\u00ebtutjeshme me synim t\u00eb analizave sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrimta dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb duhur, duke mbajtur parasysh nj\u00eb qasje krahasuese filologjike-gjuh\u00ebsore dhe jasht\u00ebgjuh\u00ebsore interdisiplinare, p\u00ebrkat\u00ebsisht multidisiplinare.<\/p>\n<p>Si rrjedhim, gjithnj\u00eb duke mbajtur parasysh faktor\u00ebt e jasht\u00ebm historikoshoq\u00ebror\u00eb etnogjeografik\u00eb, kulturor\u00eb, psikologjik\u00eb, pastaj sociolinguistik\u00eb, e kam par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb analiz\u00ebn, zb\u00ebrthimin dhe interpretimin e frazave n\u00eb v\u00ebshtrim t\u2019i k\u00ebrkoj dhe gjej jo vet\u00ebm n\u00eb shtresat formale gjuh\u00ebsore, por edhe n\u00eb lidhshm\u00ebrin\u00eb dhe g\u00ebrshetimin kompatibil me ato jasht\u00ebgjuh\u00ebsore. (vijon)<\/p>\n<p><strong>Koha Javore<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (2)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjuha \u201cbarbare\u201d e Tribalit, ilirishte standarde e koh\u00ebs<\/strong><br \/>\nP\u00ebr kriter transkriptimi baz\u00eb kemi pasur parasysh faktin e mir\u00ebnjohur se grafia nuk mund t\u00eb pasqyroj\u00eb me besnik\u00ebri t\u00eb plot\u00eb shqiptimin burimor \u2013gojor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet kur nisemi nga burimi i shkruar andaj edhe parimisht kemi theksuar transkriptimin \u201ce dyfisht\u00eb\u201d n\u00eb vija t\u00eb trasha.<\/p>\n<p>Fraza e par\u00eb, si\u00e7 u pa, d\u00ebshmohet si t\u00ebr\u00ebsisht e p\u00ebrngjitur dhe v\u00ebshtir\u00ebson zb\u00ebrthimin n\u00eb gjymtyr\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse q\u00eb mund t\u00eb dalin n\u00eb variante t\u00eb shumta, nd\u00ebrsa e dyta, edhe pse e ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr, p\u00ebrkat\u00ebsisht dy gjymtyr\u00eb, n\u00eb thelb ng\u00ebrthen, sipas ndarjes s\u00eb propozuar k\u00ebtu, m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr gjymtyr\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse: d\u00ebshmi kjo p\u00ebr dukurin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrngjitjes s\u00eb gjymtyr\u00ebve q\u00eb ndeshet jo vet\u00ebm n\u00eb shqipen e folur, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb diakronis\u00eb, rikujtojm\u00eb kompozit\u00ebn antike t\u00eb em\u00ebrlumit t\u00eb njohur si Barbanna {Bar+Banna} p\u00ebr Bun\u00ebn e sotme dhe kompozita t\u00eb shumta t\u00eb shqipes, t\u00eb sh\u00ebnuara nga shekulli XII e k\u00ebtej si flokart, lulmal, burr\u00ebmadh, kambalesh (P\u00ebr disa kompozita t\u00eb k\u00ebtij lloji, prej antik\u00ebs e deri n\u00eb shek. XII e k\u00ebtej, shih e krahaso te R. Ushaku, Ndihmesa onomatologjike nga hap\u00ebsira iliro-arb\u00ebrore, Fakulteti i Filologjis\u00eb \u2013 UP Prishtin\u00eb, 2006), pastaj shprehjen ndeshtrasha nga Fjalori i Harfit (P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe gjurm\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shqipes n\u00eb diakroni, shih e krahaso R. Ushaku: Mbi disa trajta t\u00eb d\u00ebshirores nga Meshari i Buzukut, n\u00eb: Dija, Bashkimi i Krijuesve Shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Ulqin, 2005, ff. 211-224) zem\u00ebrmermuruomit\u00eb {p\u00ebr \u201czem\u00ebrftoht\u00ebt si mermeri\u201d} te Budi, ato mitiko-legjendare shtojzovallet {eufemiz\u00ebm}, syqenhanjeri {p\u00ebr \u201cqiklopin kanibal\u201d}, si dhe ato q\u00eb gjall\u00ebrojn\u00eb edhe sot t\u00eb pranuara n\u00eb shqipen standarde si lamtumir\u00eb, tungjatjeta, faleminderit, shpirtpangopur, sypatrembur me shum\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb folme e dia\u00a0 kte t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/ruzhdi-ushaku-3\/\" rel=\"attachment wp-att-49608\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-49608\" title=\"Ruzhdi Ushaku\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.jpg\" alt=\"\" width=\"289\" height=\"174\" \/><\/a>Sipas k\u00ebsaj analize, gjymtyr\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb frazava n\u00eb v\u00ebshtrim, dalin formalisht mjaft t\u00eb konservuara, jo aq t\u00eb ndryshueshme n\u00eb nivelin morfofonetik apo gramatikor-semantik. P\u00ebrve\u00e7 disa arkaizmave t\u00eb hetueshme, si\u00e7 jan\u00eb renditjet e gjymtyr\u00ebve, semantizmi dhe gramatikaliteti i tyre arkaik, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit shpien n\u00eb i.e. apo m\u00eb her\u00ebt, ato n\u00eb thelb, edhe nga aspekti historiko-shoq\u00ebror, dalin si fond leksikor themelor ku edhe si t\u00eb izoluara pasqyrojn\u00eb jet\u00ebn materiale dhe shpirt\u00ebrore me nj\u00eb gramatikalitet konservativ. Rrafshi gramatikor i nj\u00eb gjuhe t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ilire, n\u00eb thelb nuk duhet ta d\u00ebmtoj\u00eb mesazhin leksikor apo semantik, pavar\u00ebsisht valencave homonimike t\u00eb form\u00ebs fleksionale dhe funksioneve ekuivoke sintaksore. Gjuha e frazave n\u00eb v\u00ebshtrim shihet dhe ndjehet sadopak \u201cstandard\u201d nga goja e \u201cambasadorit Tribal\u201d, t\u00eb d\u00ebrguar nga zotat e barbar\u00ebve jogrek\u00eb q\u00eb zinin vend n\u00eb Olimp, krahas zotave helen\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sh\u00ebnuara m\u00eb lart dhe t\u00eb tjerave q\u00eb ndeshen p\u00ebr ilir\u00ebt dhe Ilirin\u00eb tek autor\u00ebt antik\u00eb grek\u00eb e romak\u00eb q\u00eb u cek\u00ebn n\u00eb fillim, tribal\u00ebt ishin fis barbar trak q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb kontekstin historik dhe etnogjeografik t\u00eb popullatave m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb Ballkanit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ilir\u00ebve n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. (Shih e krahaso vepr\u00ebn e cituar m\u00eb lart, Ilir\u00ebt dhe Iliria&#8230; fq.7, 118, 195-196, 238, 274 passim). Gjuha e tyre n\u00eb komunikimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ishte e af\u00ebrt me ilirishten apo trakishten, kurse vet\u00eb Tribali, sipas t\u00eb gjitha gjasave, i zgjedhur nga Aristofani, si personazh arketip i ilir\u00ebve kontinental\u00eb autokton\u00eb, kryesisht t\u00eb p\u00ebrbuzur, si \u201ct\u00eb paqytet\u00ebruar\u201d, \u201ct\u00eb paarsimuar sa duhet\u201d, n\u00eb krahasim me grek\u00ebt.<\/p>\n<p>Tribali si \u201cbarbar\u201d fliste nj\u00eb gjuh\u00eb apo dialekt \u201cbarbar\u201d dhe sh\u00ebrbehej me nj\u00eb greqishte t\u00eb dob\u00ebt e t\u00eb \u00e7oroditur. Vet\u00eb greqishtja e tij e dob\u00ebt, dhe frazat e nd\u00ebrfutura, t\u00eb panjohura dhe t\u00eb pakuptueshme p\u00ebr greqishten, shpien drejt supozimit t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb transkriptuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb besnike, sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, n\u00eb alfabetin grek nga gojae nj\u00eb \u201cbarbari\u201d, pra iliri, p\u00ebr hir t\u00eb autenticitetit burimor, por edhe t\u00eb efekteve komike si fraza t\u00eb pakuptueshme p\u00ebr lexuesin apo publikun grek.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi gjuha \u201cbarbare\u201d jogreke e Tribalit \u2013 prototip ilir, n\u00eb komedin\u00eb n\u00eb v\u00ebshtrim do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb ilirishte sadopak standarde p\u00ebr koh\u00ebn, eventualisht ndonj\u00eb e folme trako-ilire, nga fakti se deri m\u00eb sot nuk e kemi t\u00eb njohur q\u00eb dikush t\u2019i ket\u00eb zb\u00ebrthyer apo interpretuar k\u00ebto fraza me mjete gjuh\u00ebsore, apo relikte gjuh\u00ebsore t\u00eb ndonj\u00eb gjuhe a dialekti tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit t\u00eb asaj kohe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr analiz\u00ebn dhe zb\u00ebrthimin e dy frazave \u00ebsht\u00eb mbajtur parasysh, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, domosdoshm\u00ebria e qasjesgjuh\u00ebsore-filologjike interdisiplinare, pa l\u00ebn\u00eb anash faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb \u2013 multidisiplinar\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb ato historik\u00eb, entogjeografik\u00eb, sociologjik\u00eb, psikologjik\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Le t\u00eb mbetet kjo nj\u00eb sprov\u00eb dhe ndihmes\u00eb p\u00ebr shpjegimin sa m\u00eb bind\u00ebs, sa m\u00eb t\u00eb argumentuar t\u00eb frazave n\u00eb v\u00ebshtrim, shteg i hapur p\u00ebr verifikim a konfirmim, por edhe p\u00ebr ndonj\u00eb variant shpjegimi t\u00eb pjessh\u00ebm apo t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb argumentuesh\u00ebm gjithnj\u00eb me mjetet e shqipes, t\u00eb ndonj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr t\u00eb asaj kohe e hap\u00ebsire, apo t\u00eb\u00a0\u00a0 likteve gjuh\u00ebsore t\u00eb popujve a etnoseve t\u00eb vjetra t\u00eb Ballkanit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb ilir\u00ebve a t\u00eb trakasve.<\/p>\n<p>Tash e tutje, deri t\u00eb argumentohet e kund\u00ebrta, t\u00eb na lejohet q\u00eb frazat n\u00eb fjal\u00eb t\u2019i konsiderojm\u00eb si d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb gjuh\u00ebs ilire apo protoshqipe n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar, me t\u00eb cilat do t\u00eb plot\u00ebsohej nj\u00eb zbraz\u00ebti rreth 19 shekujsh para Formul\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit nga shekulli XV. (Fund)<\/p>\n<p><strong>Koha Javore<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) &#8211; Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb hyrjes Fal\u00eb nj\u00eb mikut tim nga Parisi, mora nj\u00eb informat\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr komedin\u00eb \u201cZogjt\u201d t\u00eb Aristofanit, ku midis tjerash figurojn\u00eb dy fraza enigmatike t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb alfabetin grek, por t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[13],"tags":[3489],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-\u201czogjt-\u201ce-aristofanit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-\u201czogjt-\u201ce-aristofanit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-03T07:46:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2011-08-04T07:13:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg\",\"width\":\"440\",\"height\":\"293\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/\",\"name\":\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2011-08-03T07:46:41+00:00\",\"dateModified\":\"2011-08-04T07:13:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini","description":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-\u201czogjt-\u201ce-aristofanit-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini","og_description":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-\u201czogjt-\u201ce-aristofanit-2\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2011-08-03T07:46:41+00:00","article_modified_time":"2011-08-04T07:13:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2011\/08\/Ruzhdi-Ushaku.1.jpg","width":"440","height":"293"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/","name":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#primaryimage"},"datePublished":"2011-08-03T07:46:41+00:00","dateModified":"2011-08-04T07:13:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit (1) - Shqipja si \u00e7el\u00ebs Nga Ruzhdi Ushaku N\u00eb vend t\u00eb","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2011\/08\/03\/ekskluzive-prof-dr-ruzhdi-ushaku-zberthen-dy-fraza-enigmatike-nga-komedia-%e2%80%9czogjt-%e2%80%9ce-aristofanit-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ekskluzive: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku zb\u00ebrthen dy fraza enigmatike nga komedia \u201cZogjt \u201ce Aristofanit"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-cU6","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49606"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49606"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49615,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49606\/revisions\/49615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}