{"id":5320,"date":"2008-11-03T06:24:39","date_gmt":"2008-11-03T11:24:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=5320"},"modified":"2008-11-03T06:24:39","modified_gmt":"2008-11-03T11:24:39","slug":"interviste-me-gazetarin-mustafe-canka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5321\" title=\"mustafe-canka\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg\" alt=\"\" width=\"330\" height=\"205\" \/><\/a><strong>Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb<\/strong><br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb shoq\u00ebri?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Fatekeq\u00ebsisht, e mjerueshme. Me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb mund tzi num\u00ebroni mediat v\u00ebrtet t\u00eb pavarura. Puna n\u00eb mediat n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb profesion t\u00ebrheq\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb profesion kalimtar. Nga gazetaria largohet \u00e7dokush q\u00eb ka mund\u00ebsi.<br \/>\nAta q\u00eb te ne quhen gazetar\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mbajn\u00eb diktafonat dhe kamerat, bredhin nga nj\u00ebra konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb tjetr\u00ebn, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim diktafonin dhe kamerat, e fikin diktafonin dhe kamerat, shkojn\u00eb n\u00eb redaksi dhe e hartojn\u00eb lajmin dhe e l\u00ebshojn\u00eb kaset\u00ebn. T\u00eb till\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 90 p\u00ebr qind! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndikimi i gazetar\u00ebve tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl sesa q\u00eb do t\u00eb duhej ta kishte &#8220;pushteti i shtat\u00eb&#8221;.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg tejet t\u00eb vog\u00ebl dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar presionet e qendrave politike dhe ekonomike t\u00eb pushtetit. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb luftohet.<br \/>\n<strong>Koha javore: <\/strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb shqiptare dhe e mediave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sesa n\u00eb mediat malazeze. Mbizot\u00ebron atmosfera e pasiguris\u00eb, frik\u00ebs, autocensur\u00ebs. A mund t\u00eb kujtoheni se kur keni lexuar her\u00ebn e fundit n\u00eb k\u00ebto media nj\u00eb tekst t\u00eb mir\u00eb mbi korrupsionin, krimin apo t\u00eb ashtuquajturin privatizim?! O Zot, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur koha \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb vendet ku ne jetojm\u00eb!<br \/>\nGazetaria shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb amorfe, e but\u00eb, e m\u00ebrzitshme. E \u00e7uditshme, sepse e di q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz i p\u00ebrcjellin t\u00eb pakt\u00ebn mediat n\u00eb Shqip\u00ebri. Atje do t\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebrgoheshin rregullisht n\u00eb kurse edhe gazetar\u00ebt malazez\u00eb. Si shqiptar dhe gazetar, jam krenar p\u00ebr pasqyr\u00ebn mediatike n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nEdhe n\u00eb Kosov\u00eb, ngadal\u00eb, por po p\u00ebrmir\u00ebsohet cil\u00ebsia e mediave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka shpres\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shoq\u00ebri sepse mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb (dhe akoma jan\u00eb!) politikisht populli m\u00eb i m\u00ebn\u00e7ur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Frikohem q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje n\u00eb media dhe arsim ata do ta humbin s\u00eb shpejti k\u00ebt\u00eb primat.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb keq q\u00eb kjo kuptohet pak edhe n\u00eb vendet ku merren vendimet. Marr\u00ebdh\u00ebniet e shtetit ndaj mediave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare jan\u00eb &#8220;let\u00ebr lakmus&#8221; p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e shkall\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb demokracit\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo e jona, e cila bazohet n\u00eb diktatin e shumic\u00ebs, pakicat dhe kritik\u00ebt jan\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Atyre u lejohet \u00e7do gj\u00eb, por si njer\u00ebz t\u00eb margjin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kot murm\u00ebrojn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb turm\u00ebn e cila \u00e7irret.<br \/>\n<strong>Koha javore: <\/strong>Cilat jan\u00eb problemet me t\u00eb cilat ballafaqohet sot gazetaria n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Huxley e ka kuptuar me koh\u00eb m\u00ebn\u00e7urin\u00eb e propagand\u00ebs: nuk \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtra efikase, por heshtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nd\u00ebrsa edhe m\u00eb efikase sesa heshtja \u00ebsht\u00eb njoftimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb informacioneve t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fryr\u00eb deri n\u00eb qiell.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb ne sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi kemi aq shum\u00eb media (dhe ballina t\u00eb tilla) p\u00ebrmes t\u00eb cilave, nga nj\u00ebra an\u00eb, mundohet t\u00eb plot\u00ebsohet kjo zbraz\u00ebtir\u00eb te ne dhe rreth nesh dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb ruhet rendi ekzistues.<br \/>\nPra, \u00ebsht\u00eb krijuar sistemi n\u00eb t\u00eb cilin gazetar\u00ebt, me d\u00ebshir\u00eb apo pa d\u00ebshir\u00eb, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, marrin pjes\u00eb. N\u00ebse flisni me ta do tzu thon\u00eb se kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb stresuar nga situata e keqe materiale, duhet t\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb orarit t\u00eb rregullt t\u00eb pun\u00ebs apo ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr shtes\u00eb. Por edhe ata jan\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebz, nuk jan\u00eb supermen\u00eb.<br \/>\nGazetaris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend i mungon m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi njohuria, profesionalizmi dhe solidariteti esnaf. Sikur t\u00eb ekzistonin k\u00ebto, \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n<strong>Koha javore: <\/strong>Duke qen\u00eb se punoni edhe p\u00ebr media t\u00eb huaja, m\u00eb intereson t\u00eb di se cili \u00ebsht\u00eb dallimi t\u00eb punosh p\u00ebr nj\u00eb medie t\u00eb huaj dhe nj\u00eb medie vendore?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Fal\u00eb Zotit, un\u00eb kam pasur fatin q\u00eb prej dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb punoj p\u00ebr mediat gjermane gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka ofruar hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb \u00e7do aspekt. P\u00ebrve\u00e7, natyrisht, pavar\u00ebsis\u00eb nga e v\u00ebrteta. Mund tzju them se kam arritur sukses vet\u00ebm p\u00ebr shkak se u jam p\u00ebrmbajtur parimeve t\u00eb profesionalizmit. Nuk iu mbajn\u00eb atje p\u00ebr shkak t\u00eb syve t\u00eb bukur, por duhet ta meritoni k\u00ebt\u00eb. Dhe praktikisht, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebshmoheni. N\u00eb mediat vendore mund t\u00eb jeni shum\u00eb m\u00eb t\u00eb relaksuar.<br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> Ju jeni nd\u00ebr gazetar\u00ebt e pak\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb shkruani apo punoni kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze dhe p\u00ebr mediat joshqipe. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb sepse un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkollimin e kam kryer n\u00eb gjuh\u00ebn joamtare. Natyrisht q\u00eb si shqiptar mendoj dhe flas shqip.<br \/>\n<strong>Koha javore: <\/strong>Duke lexuar analizat dhe komentet Tuaja, v\u00ebrehet nj\u00eb lloj syri kritik, nj\u00eb lloj sensi kritik i shikimit t\u00eb gj\u00ebrave, sidomos ndaj pushtetit. Pse?<br \/>\n<strong>M. Canka:<\/strong> Mendoj se kjo m\u00eb mveshet mua sepse n\u00eb trev\u00ebn ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka shum\u00eb pak njer\u00ebz, madje edhe intelektual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike p\u00ebr gjendjen n\u00eb shoq\u00ebri. Pushtetin e kritikoj sepse ai e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se ajo nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Intelektuali \u00ebsht\u00eb, sipas definicionit, kund\u00ebr regjimit, madje edhe sikur ai t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i miri. P\u00ebr shkak se gjithmon\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thjesht detyrimi i tij. Ai d\u00ebshmon, flet, t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen, madje edhe lavd\u00ebron. Pra, un\u00eb vet\u00ebm mundohem q\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kryej pun\u00ebn time t\u00eb gazetarit t\u00eb lir\u00eb, intelektualit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, qytetarit t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb, natyrisht, rruga tjet\u00ebr: moskonfrontimi, tzi shkosh p\u00ebrshtat pushtetit, n\u00eb thelb t\u00eb hesht\u00ebsh. A mendoni se un\u00eb nuk mund ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, se edhe un\u00eb nuk mund t\u00eb jem nj\u00eb drejtor i vog\u00ebl?! Por, un\u00eb nuk e dua k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb jetoj k\u00ebtu, mendoj t\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu, kam familjen, f\u00ebmij\u00ebt i rris k\u00ebtu, t\u00eb gjitha varret tona jan\u00eb k\u00ebtu, dhe d\u00ebshiroj, q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb gjith\u00eb. Ulqini ka mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillim t\u00eb gjithansh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb m\u00ebkat q\u00eb k\u00ebtu njer\u00ebzit n\u00eb fillim t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb mos jetojn\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nPrandaj ai q\u00eb ka pak shpirt, zem\u00ebr dhe mendje, dhe pak guxim intelektual nuk mund ta shikoj\u00eb heshturazi t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb parregullsi.<br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i medias, i opinioneve dhe komenteve Tuaja n\u00eb opinionin publik? Sa komunikojn\u00eb ato me opinionin?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Un\u00eb nuk kam iluzione. Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb ndryshoj bot\u00ebn: vet\u00ebm d\u00ebshmoj dhe t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen. Tani, n\u00eb prag t\u00eb dyzetave, e di q\u00eb lufta m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb me vetveten. Nuk ka luft\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb ndershme. Po ashtu e di se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt ata njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dobishmit p\u00ebr komunitetin.<br \/>\nUn\u00eb e ndiej k\u00ebt\u00eb ambient, e di se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre mendojn\u00eb njer\u00ebzit, \u00e7far\u00eb ndiejn\u00eb shpirtrat e tyre. Dhe nuk ka ndryshime n\u00eb bot\u00eb derisa t\u00eb mos ndodhin ndryshime n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve.<br \/>\nNdoshta p\u00ebr shkak se rr\u00ebfimi im \u00ebsht\u00eb i fokusuar nga shtresat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb vet\u00ebdijes, kam edhe sukses. Nganj\u00ebher\u00eb edhe vet\u00eb \u00e7uditem se sa shum\u00eb njer\u00ebzit i shohin dhe i d\u00ebgjojn\u00eb ato. K\u00ebshtu t\u00eb pakt\u00ebn m\u00eb thon\u00eb. Nuk kam arsye q\u00eb mos tzju besoj. Un\u00eb nuk k\u00ebrkoj asgj\u00eb nga ata: nuk dua pushtet, funksione, privilegje. Vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt se \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb bukur.<br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> A po e luan media n\u00eb Mal t\u00eb Zi rolin e saj n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00ebse po, sa po e luan k\u00ebt\u00eb rol?<br \/>\n<strong>M. Canka:<\/strong> Shpesh e citoj B. Franklinin: &#8220;Ata q\u00eb nd\u00ebrmjet liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe siguris\u00eb kan\u00eb zgjedhur sigurin\u00eb, nuk e meritojn\u00eb as lirin\u00eb, as sigurin\u00eb&#8221;. Duke qen\u00eb se siguria \u00ebsht\u00eb zgjedhja e shumic\u00ebs s\u00eb mediave dhe gazetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ata nuk mund ta kryejn\u00eb mir\u00eb rolin e tyre themelor: t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb zgjerojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb.<br \/>\nKemi vet\u00ebm disa media q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe r\u00ebnd\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb aq e madhe, ndon\u00ebse tirazhi dhe shikueshm\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e madhe. Drita gjithmon\u00eb e mund err\u00ebsir\u00ebn ose, hajde t\u00eb mos jem edhe aq shum\u00eb kritik, t\u00eb murrmen.<br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> A ka evoluar dhe n\u00ebse po, si dhe sa ka evoluar gazetaria n\u00eb Mal t\u00eb Zi gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>P\u00ebrpos faktit se kemi r\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb krahasim me fillimin e viteve z90, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shum\u00eb pak ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Krahas gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb shoq\u00ebri, fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, natyrisht, e mbajn\u00eb edhe gazetar\u00ebt. E kan\u00eb pasur rastin, por nuk kan\u00eb ditur ta shfryt\u00ebzojn\u00eb. Numri m\u00eb i madh ka pranuar t\u00eb jet\u00eb i korruptuar nga privilegjet e im\u00ebta, apo me politikan\u00ebt ka n\u00ebnshkruar &#8220;paktin e mossulmit&#8221;.<br \/>\nSe urrejtja dhe mosbesimi, sidomos ndaj shqiptar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb shmangur ende e kemi m\u00ebsuar nga t\u00eb dh\u00ebnat mbi distanc\u00ebn etnike: madje 48 p\u00ebr qind t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi do tzi d\u00ebbonin shqiptar\u00ebt nga ky vend!?<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00e7udit fakti se pse nj\u00eb dit\u00eb pas marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Millo Gjukanoviq p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb ditore ka qen\u00eb i shkruar n\u00eb tri radh\u00eb titulli: &#8220;Kriminel\u00ebve ua kan\u00eb njohur shtetin&#8221;.<br \/>\nNdaj di\u00e7kaje t\u00eb till\u00eb n\u00eb vitin 1991 me siguri dikush do t\u00eb kishte reaguar. Nd\u00ebrsa sot askush. As Prokurori shtet\u00ebror, komitetet e Helsinkit, as dy mij\u00eb e kusur organizatash joqeveritare.<br \/>\nViteve t\u00eb fundit nga Ulqini n\u00eb mediat malazeze zakonisht kemi skandale, afera, dyluftime desh\u00ebsh. Si t\u00eb mos mendojn\u00eb at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Ulqin, e t\u00eb till\u00eb jan\u00eb madje 90 p\u00ebr qind, se k\u00ebtu, n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb Adriatik, jetojn\u00eb, kryesisht, kriminel\u00eb dhe &#8220;indian\u00eb&#8221;?! Dhe si t\u00eb mos jeni at\u00ebher\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga profesioni i vet! Pse t\u00eb \u00e7uditeni q\u00eb pik\u00ebpyetjet jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse!<br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> S\u00eb shpejti pritet t\u00eb dal\u00eb nga shtypi libri Juaj me komente, opinione dhe analiza, t\u00eb publikuara n\u00eb media t\u00eb ndryshme. Si lindi ideja dhe cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr botimin e tij?<br \/>\n<strong>M. Canka: <\/strong>Shpresoj q\u00eb libri &#8220;QYTETI &#8211; komente&#8221;, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe malazeze, do t\u00eb gjendet n\u00eb duart e lexuesve n\u00eb fund t\u00eb muajit n\u00ebntor. Kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht disa njer\u00ebz t\u00eb dashur q\u00eb me vite e p\u00ebrcjellin pun\u00ebn time ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb sugjeruar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrzgjedhjen e komenteve dhe ato tzi botoj n\u00eb form\u00ebn e librit. Pas nj\u00eb luhatjeje t\u00eb gjat\u00eb, i kam d\u00ebgjuar. Sepse, ajo q\u00eb nuk mbetet n\u00eb lib\u00ebr, gazet\u00eb, CD, ekranin filmik, e fshin era e harres\u00ebs.<br \/>\nFjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare do ta japin qytetar\u00ebt, kritika dhe koha. Un\u00eb i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre, kan\u00eb kontribuar q\u00eb libri t\u00eb botohet.<br \/>\n<strong>Bisedoi: I. Kallaba<br \/>\nKoha Javore<\/strong><\/p>\n<!--YouTube Error: bad URL entered-->\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb shoq\u00ebri? M. Canka: Fatekeq\u00ebsisht, e mjerueshme. Me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb mund tzi num\u00ebroni mediat v\u00ebrtet t\u00eb pavarura. Puna n\u00eb mediat n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[5],"tags":[4871,95,4870,200],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-11-03T11:24:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-11-03T11:24:39+00:00\",\"dateModified\":\"2008-11-03T11:24:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini","description":"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini","og_description":"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-11-03T11:24:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/11\/mustafe-canka.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/","name":"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-11-03T11:24:39+00:00","dateModified":"2008-11-03T11:24:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Mediat e lira jan\u00eb oksigjen p\u00ebr demokracin\u00eb Koha javore: Z. Canka, cila \u00ebsht\u00eb pozita e gazetaris\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb ajo si profesion n\u00eb","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/11\/03\/interviste-me-gazetarin-mustafe-canka\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me gazetarin Mustaf\u00eb Canka"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-1nO","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5320"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5320\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}