{"id":55998,"date":"2012-01-15T10:52:07","date_gmt":"2012-01-15T09:52:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=55998"},"modified":"2012-01-15T10:56:16","modified_gmt":"2012-01-15T09:56:16","slug":"shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-55999\" title=\"Frank Shkreli\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"340\" height=\"250\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><br \/>\nNj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi sa vjen e p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga viti n\u00eb vit, nga pikpamja komb\u00ebtare, nga (mos)p\u00ebrfaq\u00ebsimi i tyre politik si dhe n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, n\u00eb krahasim me shtetasit e tjer\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Shum\u00eb prej tyre e ndjejn\u00eb veten si qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb diskriminuar, t\u00eb shkelur e t\u00eb nep\u00ebrk\u00ebmbur &#8212; nj\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebjo afatagjat\u00eb asimilimi nga autoritetet malazeze me qellim p\u00ebr tu mohuar shqiptar\u00ebve autokton\u00eb identitetin komb\u00ebtar, n\u00eb tok\u00ebn e tyre shekullore &#8212; duke i b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata ta ndjejn\u00eb veten si t\u00eb huaj n\u00eb tok\u00ebn e n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta shekullore.<\/p>\n<p>Nuk ka shtypje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se mohimi i identitetit, si person dhe si komb. Shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb trojet e tyre n\u00ebn ish-Jugosllavi p\u00ebrballeshin, pak a shum\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb t\u00eb eg\u00ebr asimilimi e shtypjesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 masave t\u00eb ashpra politike dhe ekonomike q\u00eb ish-regjimi komunist sllav nd\u00ebrmirrte kund\u00ebr popull\u00ebsis\u00eb autoktone shqiptare &#8212; mbi t\u00eb gjitha ish-regjimi jugosllav p\u00ebrpiqej t\u00eb ndryshonte em\u00ebrat e mbiemrat e shqiptar\u00ebve duke i sllavizuar ato me prapashtes\u00ebn &#8221;viq&#8221; ose m\u00ebnyra t\u00eb tjera, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhduk\u00eb identitetin e tyre, me q\u00ebllim pak\u00ebsimin e num\u00ebrit t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebjo b\u00ebhej haptas pasi ishte politik\u00eb zyrtare e regjimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. K\u00ebjo politik\u00eb shtyp\u00ebse gjat\u00eb dekadave ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb sot nga shteti i ri i Malit t\u00eb Zi nuk kuptohet, sidomos kur t\u00eb mirret parasysh\u00eb se ishin shqiptar\u00ebt ata q\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn e lobuan &#8212; bile edhe para organeve m\u00eb t\u00eb larta qeveritare n\u00eb Uashington &#8212; n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, me shpres\u00eb se si shtet demokratik e i pavarur, Mali i Zi do t&#8217;i trajtonte shqiptar\u00ebt m\u00eb mir\u00eb se ish-federata e at\u00ebhershme Serbi-Mali Zi, dhe se nj\u00eb Mal i Zi i pavarur do t\u2019u sh\u00ebrbente m\u00eb mire interesave mbar\u00ebkomb\u00ebtare shqiptare, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb federate t\u00eb qeverisur nga Beogradi.<br \/>\nPor ky shkrim nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rrjeshtoj\u00eb ankesat e shum\u00ebta t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb autoktone shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, pasi ato dihen tanim\u00eb mir\u00eb nga lexuesit dhe publiku, por shkurtimisht e n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gj\u00ebndja e tyre atje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar si nj\u00eb &#8221;stagnim dhe degradim&#8221; i t\u00eb drejtave t\u00eb tyre t\u00eb njeriut dhe si qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb duke u mohuar atyre, nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb drejt\u00ebn e rivendosjes s\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tuzit, p\u00ebrdorimin e simboleve komb\u00ebtare dhe duke ndryshuar koh\u00ebt e fundit, ligjet mbi zgjedhjet q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb thirrje qeveris\u00eb s\u00eb Podgoric\u00ebs q\u00eb n\u00eb bashkpunim me komunitetin shqiptar t\u00eb ri-shqyrtoj\u00eb masat q\u00eb ka marr\u00eb koh\u00ebt e fundit kund\u00ebr interesave t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb at\u00eb vend &#8212; dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje nevoj\u00ebn e nj\u00eb kohezioni m\u00eb t\u00eb madh midis udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si dhe t\u00eb nevoj\u00ebs urgjente q\u00eb element\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb shqiptar t\u00eb bashkpunojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb interes t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb trojet e veta.<br \/>\nMali i Zi pretendon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet demokratik me aspirata p\u00ebr tu integruar n\u00eb Evrop\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb antar i organizmave euro-atlantike. Si i till\u00eb, bota t\u00eb cil\u00ebs ai d\u00ebshiron t\u2019i bashkohet dhe me t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshiron t\u00eb ndaj\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, pret prej Malit t\u00eb Zi q\u00eb ai t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb dinjiteti t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e vet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shqiptar\u00ebt. Kushtetuta amerikane thot\u00eb se \u201ct\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar me t\u00eb drejtat t\u00eb barabarta\u201d, dhe si t\u00eb till\u00eb, megjith\u00ebse ndoshta me karakteristika t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare, kulturore ose fetare &#8212; t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb gjithashtu t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb procesin e vendim-marrjeve p\u00ebr jet\u00ebn dhe fatin e vet, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gurthemeli i nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Edhe shqiptar\u00ebt n\u00ebn Malin e Zi i meritojn\u00eb dhe duhet t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb barbarta si \u00e7do shtetas tjet\u00ebr i k\u00ebtij vendi dhe i kontinentit evropian. Prandaj qeveria e Podgoric\u00ebs t\u00eb mos shtoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet duke u mohuar t\u00eb drejtat shqiptar\u00ebve, dhe as ndryshimet etnike me shqiptar\u00ebt, t\u00eb mos i p\u00ebrdor\u00eb si nj\u00eb mjet asimilimi ose emigrimi t\u00eb detyruesh\u00ebm, por t\u2019i njoh\u00eb ndryshimet dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr akomodim e jo asimilim, bazuar n\u00eb standardet evropiane. N\u00eb asnj\u00eb vend demokratik nuk konsiderohet q\u00eb ngritja e nj\u00eb flamuri komb\u00ebtar e nj\u00eb grupi etnik t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb! Si sh\u00ebmbull, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, flamuri shqiptar valvitet n\u00eb shum\u00eb raste, n\u00eb rrug\u00eb kryesore dhe qendra qeveritare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bashkia e Nju Jorkut. E si pasoj\u00eb, nuk jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar kurr rendi e qet\u00ebsia, por ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe jo m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, pasi n\u00eb manifestime t\u00eb tilla marrin pjes\u00eb grupet etnike dhe udh\u00ebheqsit e qeveris\u00eb lokale, n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb tolerance e respekti p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin. E ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb g\u00ebzon \u00e7do grup tjet\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe malazez\u00ebt e serb\u00ebt. \u00c7udi, si rendi e qet\u00ebsia e k\u00ebtij vendi nuk jan\u00eb prishur si rrjedhim i ngritjes s\u00eb qindra flamujve nga mbar\u00eb bota, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga vende armike t\u00eb Amerik\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore p\u00ebr gj\u00ebndjen e keq\u00ebsuar t\u00eb shqiptar\u00ebve sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi i ka, natyrisht, vet qeveria e Podgoric\u00ebs dhe ajo q\u00eb konsiderohet si politik\u00eb anti-shqiptare q\u00eb po ndjek\u00eb ajo. Por, nga ana tjet\u00ebr, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe gjermani Johann Gottfried Herder, secili prej nesh ka m\u00ebnyr\u00ebn origjinale t\u00eb identitetit ton\u00eb si njeri dhe se secili prej nesh duhet ta njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt se kush jemi. Sipas tij, k\u00ebjo vlen\u00eb edhe p\u00ebr grupet etnokulturore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. K\u00ebjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi si komunitet i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar kan\u00eb sidomos edhe p\u00ebrfaqsuesit e tyre politik\u00eb. P\u00ebr\u00e7arjet dhe mosmarrveshjet midis tyre jan\u00eb tanim\u00eb t\u00eb njohura mir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb, nj\u00eb komunitet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb komuniteti shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sipas mendimtarit t\u00eb njohur evropian Frantz Fanon, duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb vet objektivat, imazhin e tij politik, komb\u00ebtar e kulturor dhe t\u00eb mbroj\u00eb k\u00ebto vlera dalluese duke u varur e duke u bazuar n\u00eb kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn e vet. I takon elit\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet e tyre politike t\u2019i k\u00ebthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem stabil bashkimi t\u00eb q\u00ebllimeve dhe interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr komunitetin shqiptar atje.<\/p>\n<p>N\u00ebqoft\u00ebse Mali i Zi vler\u00ebson lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb dhe d\u00ebshiron realizimin e aspiratave t\u00eb tij p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i organizmave euro-atlantike, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga politika shtet\u00ebrore e asimilimit dhe t\u00eb rishqyrtoj\u00eb vendimet e marra koh\u00ebt e fundit karshi shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend, vendime t\u00eb cilat komuniteti shqiptar dhe p\u00ebrfaqsuesit e tij politik\u00eb i konsiderojn\u00eb si diskriminuese. N\u00ebqoftse jo, at\u00ebher\u00eb, pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe shqiptar\u00ebt kudo, p\u00ebrfshir\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn zyrtare dhe sidomos shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00ebn P\u00ebrendimore duhet t\u00eb shfaqin vendosm\u00ebrisht pa-pajtueshm\u00ebrin\u00eb dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre me m\u00ebnyr\u00ebn se si Podgorica trajton shqiptar\u00ebt &#8212; dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb &#8212; k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi tua shfaqin autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse vendimarr\u00ebse p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme n\u00eb \u00e7do vend ku jetojn\u00eb. Mali i Zi duhet t\u00eb jet\u00eb i vetdijsh\u00ebm se duke u mohuar shqiptar\u00ebve t\u00eb drejtat q\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb at\u00eb shtet &#8211;ai minon shtetin e vet moralisht dhe ligj\u00ebrisht &#8212; para bot\u00ebs dhe para nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet q\u00eb fatkeqsisht, sot p\u00ebr sot, e ndjejn\u00eb veten si t\u00eb huaj n\u00eb tok\u00ebn e vet. K\u00ebt\u00eb, duke pasur gjithashtu parasysh\u00eb se trajtimi i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si dhe liria dhe demokracia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, pa dallim, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, faktor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rend e qet\u00ebsi afatgjat\u00eb si edhe stabilitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr Malin e Zi por edhe p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p><strong>Voice of Albanians<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi sa vjen e p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga viti n\u00eb vit, nga pikpamja komb\u00ebtare, nga (mos)p\u00ebrfaq\u00ebsimi i tyre politik si dhe n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, n\u00eb krahasim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[14249],"tags":[19862,95,200,18],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-15T09:52:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2012-01-15T09:56:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg\",\"width\":\"600\",\"height\":\"450\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/\",\"name\":\"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2012-01-15T09:52:07+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-15T09:56:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini","description":"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini","og_description":"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2012-01-15T09:52:07+00:00","article_modified_time":"2012-01-15T09:56:16+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/01\/Frank-Shkreli.jpg","width":"600","height":"450"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/","name":"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#primaryimage"},"datePublished":"2012-01-15T09:52:07+00:00","dateModified":"2012-01-15T09:56:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Nga Frank Shkreli Nj\u00eb num\u00ebr artikujsh jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, gj\u00ebndje k\u00ebjo q\u00eb sipas shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsve","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/01\/15\/shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si t\u00eb huaj n\u00eb token e vet"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-ezc","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55998"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55998"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56003,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55998\/revisions\/56003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}