{"id":58838,"date":"2012-03-30T19:09:30","date_gmt":"2012-03-30T18:09:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=58838"},"modified":"2012-04-02T09:33:52","modified_gmt":"2012-04-02T08:33:52","slug":"xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/","title":{"rendered":"Xhamia e &#8220;Meras\u00eb&#8221; n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Meras\u00eb-Ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-58839\" title=\"Xhamia e Meras\u00eb Ulqin\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Meras\u00eb-Ulqin.jpg\" alt=\"\" width=\"619\" height=\"465\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Meras\u00eb-Ulqin.jpg 619w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Meras\u00eb-Ulqin-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 619px) 100vw, 619px\" \/><\/a>Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetin ton\u00eb aq t\u00ebrheq\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr turist\u00ebt e huaj. Viteve t\u00eb gjasht\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit XX, \u201cturist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb\u201d t\u00eb huaj filluan t\u00eb zbulojn\u00eb, si\u00e7 thonin ata at\u00ebher\u00eb, \u00bbOrientin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Mesdheut\u00ab. Ne me k\u00ebnaq\u00ebsi e pranuam k\u00ebt\u00eb atribut, sepse k\u00ebshtu qyteti u b\u00eb i famsh\u00ebm, e ne, duhet t\u00eb pranojm\u00eb, kjo filloi t\u00eb na sjell\u00eb devizat gjermane. Kjo e p\u00ebrmir\u00ebsoi standardin e jetes\u00ebs son\u00eb. Ishte infuzion i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ne dhe qytetin ton\u00eb. Regjimi komunist i asaj kohe, duhet pranuar, arriti q\u00eb t\u2019i njoh\u00eb edhe \u00bbmarkat\u00ab dhe ata mysafir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb, pamarr\u00eb parasysh ideologjin\u00eb kapitaliste t\u00eb tyre, lejoi hapjen e kufijve dhe liberalizoi shum\u00eb gj\u00ebra. Kjo nd\u00ebrtoi nj\u00eb imazh t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb jasht\u00eb vendit. Por, \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb kuptonim se mysafir\u00ebt nuk i t\u00ebrhiqte vet\u00ebm deti dhe plazhet tona, dhe ata pak hotele q\u00eb kishim at\u00ebher\u00eb, por, edhe nj\u00eb trash\u00ebgimi fantastike kulturore. Posa\u00e7\u00ebrisht ajo orientale, tek ne n\u00eb Ulqin.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-58844\" title=\"Varret e Manajve ne Ulqin\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"450\" \/><\/a><br \/>\nDua t\u00eb parafrazoj nj\u00eb fjali t\u00eb madhe, t\u00eb nj\u00eb artisti dhe njeriu t\u00eb madh gjerman, si edhe nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzis\u00eb, Johan Wolfgang von G\u00f6the, i cili gjithmon\u00eb thoshte, se kurr\u00eb nuk mjafton t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsh dhe \u00bbp\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjithmon\u00eb p\u00ebrs\u00ebritni\u00ab, thoshte ai&#8230; Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe un\u00eb po i kthehem asaj fjalie famoze, sepse ajo e b\u00ebri t\u00eb njohur dhe krijoi imazh p\u00ebr qytetin ton\u00eb si \u00abOrienti n\u00eb nj\u00eb vend kaq t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs\u00ab. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb atyre paragjykimeve ideologjike, dhe nj\u00eb arrogance t\u00eb pakuptimt\u00eb, dhe do t\u00eb thoja mendjeve t\u00eb kufizuara, ata komunist\u00ebt e fort\u00eb \u00bbt\u00eb vegj\u00ebl\u00ab soll\u00ebn vendime t\u00eb cilat ishin fatale p\u00ebr disa monumente kulturo-historike. Ato vendime ishin fatale p\u00ebr shum\u00eb monumente orientale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb; posa\u00e7\u00ebrisht rr\u00ebnohen dhe fshihen nga faqja e dheut xhamiat, varrezat komb\u00ebtare, krojet e vjetra dhe objektet tjera fetare islame. Vet\u00ebm p\u00ebr kujtes\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb sikur dikush t\u00eb fliste e t\u00eb shkruante di\u00e7ka p\u00ebr djegien e q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb materialit arkivor t\u00eb qytetit ton\u00eb n\u00eb vitin 1954. E gjith\u00eb kjo b\u00ebhej n\u00ebn pretekstin e qeverisjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebr fat t\u00eb keq, uleshin edhe ata, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve ishin ose imam\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebtij qyteti ose xhematli t\u00eb tyre. Nuk e di sa do t\u00eb ishte me vend t\u00eb p\u00ebrdoret fjala \u00abinat\u00ab ndaj fes\u00eb dhe objekteve fetare, posa\u00e7\u00ebrisht atyre islame, sepse k\u00ebtu mbi 80% t\u00eb banor\u00ebve jan\u00eb mysliman\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se edhe ashtu ishte. Sidoqoft\u00eb, pik\u00ebrisht edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, k\u00ebto kuptime dhe k\u00ebto qasje ishin shum\u00eb t\u00eb theksuara, posa\u00e7\u00ebrisht k\u00ebtu, tek ne n\u00eb Ulqin.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-ne-ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-58847\" title=\"Xhamia ne ulqin\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-ne-ulqin.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"450\" \/><\/a> Argument i kuptimeve dhe i veprimeve t\u00eb tilla t\u00eb err\u00ebta, jan\u00eb edhe rr\u00ebnimi i plot\u00eb, e n\u00eb disa raste edhe uzurpimi dhe shnd\u00ebrrimi i objekteve fetare n\u00eb objekte me destinime t\u00eb tjera.<br \/>\nPrej atyre mendje t\u00eb err\u00ebta t\u00eb asaj kohe, madje edhe sot ka mbetur ndonj\u00eb, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb mes nesh, t\u00eb adoptuar kushteve dhe politikave t\u00eb reja. Duke mos zgjedhur mjete, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pozitave t\u00eb tyre, punuan at\u00ebher\u00eb, e punojn\u00eb edhe sot, vet\u00ebm p\u00ebr interesa personale. P\u00ebr fat t\u00eb keq, at\u00ebher\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb asaj politike t\u00eb err\u00ebt komuniste. Regjimi komunist, e fatkeq\u00ebsisht edhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin personifikim i tyre, nuk mund t\u00eb kuptonin se feja nuk mund t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset me shkat\u00ebrrimin dhe p\u00ebrdhosjen e objekteve fetare. Sigurisht q\u00eb Zoti i Gjithfuqish\u00ebm nuk i ka dh\u00ebn\u00eb aq urt\u00ebsi dhe logjik\u00eb q\u00eb ata ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Bile \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Shembujt e luft\u00ebrave t\u00eb \u00e7mendura dhe gjakatare t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit q\u00eb shkoi, jan\u00eb d\u00ebshmi e v\u00ebrtet\u00eb se me rr\u00ebnimin dhe shkat\u00ebrrimin e q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb objekteve dhe t\u00eb monumenteve fetare dhe kulturore nuk mund t\u00eb eklipsohet feja dhe besimi n\u00eb Zotin, pa marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha rrethanat. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, historia n\u00eb k\u00ebto troje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb form\u00ebn shum\u00eb m\u00eb drastike. U shkat\u00ebrrua nj\u00eb shtet shum\u00eb i madh, u shkat\u00ebrruan qindra objekte fetare, por feja u b\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e fort\u00eb, e edhe monumentet p\u00ebrs\u00ebri po rind\u00ebrtohen bile n\u00eb vendet dhe themelet ku ishin dikur.<br \/>\nP\u00ebr shum\u00eb mysafir\u00eb vend\u00ebs dhe t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebt sot vijn\u00eb n\u00eb tregun ton\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr, posa\u00e7\u00ebrisht kur provojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb vend parkimi p\u00ebr automjetin e vet, duket pak si e \u00e7uditshme se parkingu te \u00bbStacioni i vjet\u00ebr i autobus\u00ebve\u00ab gati gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb i zbraz\u00ebt. Atyre madje as nuk ua merr mendja se shum\u00eb ulqinak\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb parkojn\u00eb automjetin n\u00eb at\u00eb vend, edhepse ai \u00ebsht\u00eb gati gjithmon\u00eb gjysm\u00eb i zbraz\u00ebt dhe relativisht i lir\u00eb. Ulqinak\u00ebt e din\u00eb se n\u00eb at\u00eb vend dikur ka qen\u00eb nj\u00eb xhami e bukur dhe se edhe sot e k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb gjenden edhe tri tyrbe t\u00eb njohura dhe varrezat. Nuk e di a \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb nga shkaqet e shumta, por sidoqoft\u00eb ky vend edhe nuk u sjell shum\u00eb profit dhe fat t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb punojn\u00eb apo sillen atypari. Q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, e edhe m\u00eb von\u00eb, e di se n\u00eb at\u00eb vend shpesh jan\u00eb nd\u00ebrruar edhe pronar\u00ebt edhe profesionet, por nuk e di se ata kan\u00eb patur nj\u00eb sukses t\u00eb theksuar. Tani jan\u00eb disa lokale apo dyqane. Vinin aty dikur edhe autobus\u00ebt, sepse aty ishte i nd\u00ebrtuar edhe stacioni i madh i autobus\u00ebve, por u rr\u00ebnua nga t\u00ebrmeti i vitit 1979. Nuk e di, tani shoh disa palma, por asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vendi, t\u00eb cilin komunist\u00ebt ia mor\u00ebn me dhun\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb islame, nuk mund t\u2019i sjell\u00eb as profit as sukses dikuj personalisht e as ndonj\u00eb institucioni. Mendoj se edhe i njohuri Kapidan Lika Kacemi, apo Lika Ceni, i cili e dhuroi vendin dhe e nd\u00ebrtoi xhamin\u00eb n\u00eb vitin 1779, do t\u00eb pajtohej me mua, se do t\u00eb ishte mir\u00eb dhe e drejt\u00eb q\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u2019i kthehet prona e saj. Un\u00eb nuk jam jurist, as gjykat\u00ebs, por lexoj nga pak dhe e njoh nga pak ligjin mbi \u00bbrestituim\u00ab, e edhe si germanist e di, po ashtu edhe si njeri i cili lexon dhe shkruan n\u00eb disa gjuh\u00eb, se t\u00eb gjith\u00eb e kemi p\u00ebr q\u00ebllim integrimin n\u00eb Evrop\u00eb, e n\u00eb t\u00eb nuk ka vend p\u00ebr rr\u00ebnime dhe mosrespektim t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb objekteve fetare.<br \/>\nXhamia e \u00bbMeras\u00eb\u00ab i mbeti shum\u00ebkujt n\u00eb kujtim, me siguri edhe p\u00ebr shkak t\u00eb minares s\u00eb sajt\u00eb drunjt\u00eb, por jam i sigurt se posa\u00e7\u00ebrisht njer\u00ebzve i ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb saj si edhe objekteve p\u00ebrcjell\u00ebse. Paramendoni tri tyrbe, t\u00eb cilat edhe sot ekzistojn\u00eb n\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e vendit ku ishte xhamia, si d\u00ebshmitar\u00eb memec\u00eb t\u00eb barbarizmit t\u00eb tyre. Jam i bindur, se jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb paragjykimve, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs, k\u00ebta trima t\u00eb fort\u00eb megjithat\u00eb jan\u00eb frik\u00ebsuar, dhe besoj se p\u00ebr shkak t\u00eb saj edhe nuk i kan\u00eb rr\u00ebnuar tyrbet. Krahas territ q\u00eb mbizot\u00ebroi n\u00eb shpirtat dhe mendjet e tyre, frika, si kategori njer\u00ebzore, padyshim se do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i vetmi shkak pse nuk i hoq\u00ebn varrezat as tyrbet. Nuk ka ndonj\u00eb sqarim tjet\u00ebr! Kjo, ngase \u00bbnacionalizimi\u00ab i tyre shkoi aq larg, saq\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto i zyrtarizuan edhe me disa dokumente. Dihen edhe numrat e Vendimeve mbi nacionalizimin dhe parcelat me metra katror\u00eb, etj. Kan\u00eb punuar ata sipas ligjeve t\u00eb veta, nd\u00ebrsa p\u00ebr ligjet e Zotit nuk kan\u00eb menduar fort. Madje edhe u kan\u00eb mbushur mendjen disa njer\u00ebzve, e edhe besimtar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb thon\u00eb se kemi mjaft xhamia. Por, ka patur edhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb rezistuar asaj politike dhe barbarizmi.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Lamit-Ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-58840\" title=\"Xhamia e Lamit Ulqin\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Xhamia-e-Lamit-Ulqin.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"300\" \/><\/a><\/p>\n<p>Paramendoni, nj\u00eb ekskavator i madh para xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbLamit\u00ab, dhe nj\u00eb imam trim, t\u00eb cilit, me nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb d\u00ebshiroj t\u2019ia p\u00ebrmendi emrin, Ibrahim-ef., i cili doli para ekskavatorit dhe tha: \u00abMund ta rr\u00ebnoni xhamin\u00eb, por pasi t\u00eb m\u00eb mbytni mua\u00ab. K\u00ebshtu nuk arrit\u00ebn ta rr\u00ebnojn\u00eb at\u00eb xhami, ajo mbijetoi dhe sot me krenari q\u00ebndron dhe sh\u00ebrben p\u00ebr at\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, pik\u00ebrisht fal\u00eb k\u00ebtij njeriu trim. Por, xhamia e \u00bbMeras\u00eb\u00ab nuk pati k\u00ebsi imami, e as q\u00eb pati kush ta mbroj\u00eb. Komunist\u00ebt e shfryt\u00ebzuan momentin kur ajo ishte e mbyllur, p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb saj, dhe shum\u00eb shpejt prun\u00eb vendimin mbi nacionalizimin e saj. \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u00eb \u00bbnacionalizohet\u00ab objekti fetar, pra xhamia dhe rrethi i saj dhe vendi t\u00eb cilin dikush dikur ia ka dhuruar k\u00ebtij qytet dhe Bashk\u00ebsis\u00eb Islame. K\u00ebshtu do t\u00eb mbetet e shkruar se n\u00eb at\u00eb vit, m\u00eb 1968, u rr\u00ebnua dhe u zhduk edhe nj\u00eb xhami, t\u00eb cil\u00ebn dikush e nd\u00ebrtoi n\u00eb lagjen e vet, q\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00eb kryhen ritet fetare dhe t\u00eb falet namazi. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rinovohet dhe t\u00eb ruhet, erdh ekskavatori dhe ajo u zhduk, por mbet n\u00eb kujtimet e njer\u00ebzve q\u00eb ende jan\u00eb gjall\u00eb dhe kujtohen kur jan\u00eb falur n\u00eb t\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 tyre, ekzistojn\u00eb edhe disa fotografi. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend filloi t\u00eb nd\u00ebrtohet stacioni famoz i autobus\u00ebve, i cili u zhduk pas dhjet\u00eb viteve, nga t\u00ebrmeti i fort\u00eb&#8230; Sot n\u00eb vendin e k\u00ebsaj xhamie gjenden disa lokale dhe parkingu, n\u00eb t\u00eb cilin, kryesisht, jan\u00eb t\u00eb parkuar automobilat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bler\u00ebsit e rinj. M\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb xhamia, por ekziston shpresa se, me vullnetin e Zotit, ajo, sikurse edhe ajo n\u00eb Ran\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb ngritet, dhe se nga minarja e saj do t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i myezinit. Kurr\u00eb nuk dihet.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Tyrbja-e-Pultit-Ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-58841\" title=\"Tyrbja e Pultit Ulqin\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Tyrbja-e-Pultit-Ulqin.jpg\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"300\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tyrbet q\u00eb gjenden n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb saj, si edhe varrezat, jan\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb duheshin t\u00eb mendonin mbi kalueshm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj bote. Imam\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pri n\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami, haf\u00ebz Januz Llunji e n\u00eb von\u00eb Maliq Pulti, Said Bojku dhe Jakub Milla, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, tek at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishin gjetur prehjen e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb me planet e reja urbanistike t\u00eb mos mendohet edhe p\u00ebr xhamin\u00eb n\u00eb themelet e saja. Bashk\u00ebsia Islame Ulqin, si pjes\u00eb e Meshihatit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat n\u00eb kthimin e pron\u00ebs s\u00eb vet. Ky, para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb borxh ndaj njeriut, i cili ka dh\u00ebn\u00eb mjetet e veta dhe ka nd\u00ebrtuar xhamin\u00eb, por edhe ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb t\u00eb kan\u00eb falur namazin. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap civilizues drejt Evrop\u00ebs, nj\u00eb hap drejt forcimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mjedis multikonfesional, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo ynja k\u00ebtu n\u00eb Ulqin. Nj\u00eb hap i till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetej nga t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00ebllimmir\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. Kjo do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshmi e rrug\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb drejt integrimeve evropiane.<\/p>\n<p><strong>Ulqin, mars.2012. <\/strong><br \/>\n<strong> Ismet KARAMANGA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetin ton\u00eb aq t\u00ebrheq\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr turist\u00ebt e huaj. Viteve t\u00eb gjasht\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit XX, \u201cturist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb\u201d t\u00eb huaj filluan t\u00eb zbulojn\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,14249],"tags":[200,18,20247],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Xhamia e &quot;Meras\u00eb&quot; n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Xhamia e &quot;Meras\u00eb&quot; n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-30T18:09:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2012-04-02T08:33:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg\",\"width\":\"480\",\"height\":\"640\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/\",\"name\":\"Xhamia e \\\"Meras\u00eb\\\" n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2012-03-30T18:09:30+00:00\",\"dateModified\":\"2012-04-02T08:33:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Xhamia e &#8220;Meras\u00eb&#8221; n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Xhamia e \"Meras\u00eb\" n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini","description":"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Xhamia e \"Meras\u00eb\" n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini","og_description":"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2012-03-30T18:09:30+00:00","article_modified_time":"2012-04-02T08:33:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Varret-e-Manajve-ne-Ulqin.jpg","width":"480","height":"640"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/","name":"Xhamia e \"Meras\u00eb\" n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#primaryimage"},"datePublished":"2012-03-30T18:09:30+00:00","dateModified":"2012-04-02T08:33:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Derisa shikoj k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb \u00bbMeras\u00eb\u00ab, dhe tyrbet pran\u00eb saj, mendoj edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebt e vjetra, p\u00ebr t\u00eb gjitha","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2012\/03\/30\/xhamia-e-merase-ne-ulqin-nga-i-karamanaga\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Xhamia e &#8220;Meras\u00eb&#8221; n\u00eb Ulqin nga I.Karamanaga"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-fj0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58838"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58838"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58915,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58838\/revisions\/58915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}