{"id":7026,"date":"2008-12-09T17:55:42","date_gmt":"2008-12-09T16:55:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=7026"},"modified":"2008-12-09T17:55:42","modified_gmt":"2008-12-09T16:55:42","slug":"toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/","title":{"rendered":"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7027\" title=\"dita-nderkomtare-e-tolerances\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg\" alt=\"\" width=\"355\" height=\"284\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg 300w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances.jpg 420w\" sizes=\"(max-width: 355px) 100vw, 355px\" \/><\/a><strong>Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb<\/strong><br \/>\nNe bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me realizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, pluralizmin, demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor. Ajo p\u00ebrjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe d\u00ebshmon verifikimin e standardeve m\u00eb t\u00eb avancuara demokratike. Toleranca si kategori morale d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike relacionet nd\u00ebrmjet pakic\u00ebs dhe shumic\u00ebs, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente manifestohet n\u00eb mjediset multinacionale dhe multikulturore.<br \/>\nT\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb ato terma qe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb termi toleranc\u00eb. Edhe pse ky term \u00ebsht\u00eb sinonim p\u00ebr durim, zem\u00ebrgjer\u00ebsi, but\u00ebsi, vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, m\u00ebshir\u00eb, respekt, bujari, ai dekadave t\u00eb fundit, e sidomos nga viti 1990 pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb t\u00eb fjalorit t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebm. Nj\u00eb konstatim i till\u00eb vlen jo vet\u00ebm p\u00ebr stafet udh\u00ebheq\u00ebse politike, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe duke pasur parasysh ndryshimet e m\u00ebdha post-komuniste n\u00eb vendet e ish-kampit socialist, si dhe periudh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb tranzicionit q\u00eb ka ekzistuar n\u00eb k\u00ebto vende.<br \/>\nT\u00eb diskutosh sot p\u00ebr toleranc\u00ebn, nuk ka dilem\u00eb se paraqet nj\u00eb tem\u00eb delikate, intrigante madje edhe provokuese. Ajo si e till\u00eb mund t\u00eb trajtohet n\u00eb shum\u00eb aspekte, si at\u00eb qytetar, shtet\u00ebror, social, arsimor, politik etj.<br \/>\nPor, q\u00eb n\u00eb fillim duhet th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb kur trajtohet \u00e7\u00ebshtja e toleranc\u00ebs, p\u00ebr mjediset e ndryshme t\u00eb cilat n\u00eb aspektin nacional jan\u00eb nj\u00ebnacionale ne krahasim me ato t\u00eb cilat jan\u00eb multinacionale. N\u00eb rastin konkret, Mali i Zi paraqet nj\u00eb mjedis specifik sepse \u00ebsht\u00eb mjedisi m\u00eb multinacional, multikulturor, multikonfesional dhe multigjuh\u00ebsor nga ish-Jugosllavia.<br \/>\nP\u00ebrmbajtja heterogjene e k\u00ebtij mjedisi me pjes\u00ebmarrje relative te t\u00eb gjith\u00eb popujve p\u00ebrkat\u00ebs, ka krijuar nj\u00eb mozaik, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi nj\u00eb mjedis specifik q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Andaj, pik\u00ebrisht ky mjedis paraqet mund\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb trajtimit t\u00eb toleranc\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin teorik por edhe at\u00eb praktik.<br \/>\nPor, nga koha e aplikimit t\u00eb pluralizmit politik nga viti 1990 e deri m\u00eb tash m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebhet pyetja n\u00eb \u00e7` mas\u00eb kan\u00eb vepruar strukturat shtet\u00ebrore q\u00eb toleranca si kategori morale t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebti mjedisi. Nuk ka dilem\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje paraqet tem\u00eb p\u00ebr hulumtime t\u00eb ve\u00e7anta, ku mund t\u00eb trajtohet nga shum\u00eb aspekte, andaj si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimisht e hapur.<\/p>\n<p><strong>1. Toleranca dhe demokracia<\/strong><\/p>\n<p>Duke e par\u00eb si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb domosdoshme p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri demokratike, UNESCO n\u00eb vitin 1995 ka miratuar Deklarat\u00ebn mbi principet e toleranc\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb obluguese p\u00ebr shtetet n\u00ebnshkruese. N\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me realizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, pluralizmin, demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor. Ajo p\u00ebrjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe d\u00ebshmon verifikimin e standardeve m\u00eb t\u00eb avancuara demokratike.<br \/>\nN\u00eb krahasim me vendet despotike, demokracia \u00ebsht\u00eb i vetmi sistem q\u00eb i ofron mund\u00ebsi \u00e7do individi, grupi apo subjekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb shprehin hapur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ne fakt nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr demokraci n\u00eb nj\u00eb vend n\u00ebse toleranca nuk ekziston. Pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb binom i cili nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa nj\u00ebri tjetr\u00ebn. E kund\u00ebrta ishte ne vendet e ish kampit socialist, ku ndonse n\u00eb let\u00ebr ishte e lejuar liria e fjal\u00ebs dhe e mendimit, n\u00eb praktik\u00eb ishte e kund\u00ebrta, sepse mendimi ndryshe sanksionohej. Pra, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb mendonin si\u00e7 mendonte nj\u00eb individ, n\u00eb rastin konkret partia, q\u00eb personifikohej me shtetin. K\u00ebtu kishim t\u00eb b\u00ebnim me kultin e personalitetit, q\u00eb ishte i papreksh\u00ebm dhe simbol i idelogjis\u00eb shtet\u00ebrore dhe fatkeq\u00ebsisht edhe asaj komb\u00ebtare. N\u00eb vende t\u00eb tilla, ku nuk kishte demokraci praktike qytetare, toleranca ishte e paimagjinueshme, madje ajo ishte e padeshirueshme p\u00ebr klas\u00ebn sunduese, sepse p\u00ebr t\u00eb zgjidhje ishte vet\u00ebm diktatura. Pasojat nga nj\u00eb diktatur\u00eb e till\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura, sepse pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit jan\u00eb botuar v\u00ebllime t\u00eb t\u00ebra q\u00eb tregojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente mizorit\u00eb e pushteteve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb vendet e ish-kampit socialist.<\/p>\n<p><strong>2. Toleranca dhe pushteti<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr elementet par\u00ebsore t\u00eb \u00e7do shteti \u00ebsht\u00eb funksionimi i shtetit ligjor, gjegj\u00ebsisht zbatimi n\u00eb praktik\u00eb i ligjeve t\u00eb miratuara. N\u00ebse nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb funksional, nuk ka dilem\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shtet tolerant, sepse qytetar\u00ebt e tij trajtohen t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, e me ket\u00eb eliminohen dyshimet diskriminuese. Madje shtetet t\u00eb cilat aludojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb demokratike, p\u00ebrve\u00e7 ligjeve ekzistuese ata jan\u00eb t\u00eb obliguesh\u00ebm q\u00eb ligjet e tyre ti harmonizojn\u00eb me ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse n\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyr\u00eb realizohen aspiratat p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri tolerante. Por, n\u00ebse nuk ekziston realizimi praktik i ligjeve ekzistuese, q\u00eb jan\u00eb kryesisht si rezultat ekskluziv i munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik t\u00eb pushtetit, at\u00ebher\u00eb vie deri t\u00eb jotoleranca, gjegj\u00ebsisht margjinalizimi i bashk\u00ebsive t\u00eb ndryshme ku n\u00eb mjediset multinacionale jan\u00eb kryesisht popujt pakic\u00eb apo pakicat nacionale.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht n\u00eb ket\u00eb aspekt Mali i Zi mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull negativ, sepse nuk realizon n\u00eb praktik\u00eb ato ligje t\u00eb cilat i ka miratuar Kuvendi i Malit t\u00eb Zi. K\u00ebshtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebti qendrimi destruktiv, edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk realizohet n\u00eb praktik\u00eb Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi, neni 79, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional t\u00eb popujve pakic\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb shoq\u00ebrore. Po ashtu si rast tipik i pabarazis\u00eb s\u00eb popujve pakic\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe Ligji i pakicave i cili \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi m\u00eb 10.5.2006, ku pakicave n\u00eb dy nene(23 dhe 24) u garantohej p\u00ebrfaq\u00ebsimi autentik n\u00eb zgjedhjet lokale dhe parlamentare, nd\u00ebrsa tre muaj m\u00eb von\u00eb Gjykata Kushtetuese i kontestoi k\u00ebto nene duke i anuluar. Dhe p\u00ebr \u00e7udi nga ajo koh\u00eb e deri m\u00eb tash nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto nene t\u00eb kontestuara, nga del se ky ligj ishte nj\u00eb marketing politik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar votat e popujve pakic\u00eb kryesisht t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve para referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi(21.5.2006).<br \/>\nN\u00eb qasjen qytetare toleranca ka konceptimin e njohjes s\u00eb diversitetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm si t\u00eb atij nacional, gjuh\u00ebsor, kulturor, fetar, racor, social etj. Nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb tolerant ndaj pushtetit, sepse krijohen situata paradoksale, por duhet t\u00eb jet\u00eb edhe e kund\u00ebrta. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb harmonizim q\u00ebndrimesh, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb.<br \/>\nPor, duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se toleranc\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb imunizimi nga padrejt\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat i p\u00ebrjetojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb cilat n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri pothuaj normale, duhet ngritur z\u00ebrin vazhdimisht, duke k\u00ebrkuar barazi qytetare dhe nacionale.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb pavolitshme jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb, n\u00eb rastin konkret shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb realizojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb drejtat qytetare dhe nacionale t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb dhe me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si shembull cekim me ket\u00eb rast pamund\u00ebsin\u00eb e kthimit t\u00eb pronave qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt disponojn\u00eb tapit\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet e privatizimit, pabazia gjuh\u00ebsore q\u00eb d\u00ebshmohet me dokumentat e identitetit, pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e planprogram\u00ebve m\u00ebsimore, teksteve shkollore etj. K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr barazi nacionale e qytetare nuk jan\u00eb kund\u00ebr askujt n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe si t\u00eb tilla duhet t\u00eb pranohen sepse jan\u00eb n\u00eb harmoni me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe si t\u00eb tilla edhe n\u00eb favor t\u00eb demokratizimit t\u00eb vet Malit t\u00eb Zi, si mjedis multinacional dhe multikulturor.<\/p>\n<p><strong>3. Toleranca dhe arsimi<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb si askush tjet\u00ebr fusha e arsimit ofron mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e toleranc\u00ebs. Hapi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me edukimin p\u00ebr toleranc\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb m\u00ebsohen njer\u00ebzit se cilat jan\u00eb ato t\u00eb drejta dhe liri q\u00eb i ndajn\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, dhe si mund t\u00eb respektohen, dhe gadishm\u00ebria q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb mbrohen nga t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nEdukimi mbi toleranc\u00ebn \u00ebsht\u00eb imperativ i shoq\u00ebris\u00eb bashk\u00ebkohore, sepse duke u informuar p\u00ebr toleranc\u00ebn, \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb luftohet jotoleranca, e cila n\u00ebse i lejohet fush\u00eb veprimi, kalon n\u00eb ksenofobi. Dhe gjendja e till\u00eb nuk ka dilem\u00eb se sjell\u00eb pasoja duke filluar me incidente, dhun\u00eb dhe konflikte, duke p\u00ebrfunduar me pasiguri n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs dhe n\u00eb regjion. Konfliktet dhe luft\u00ebrat e zhvilluara n\u00eb ish-Jugosllavi jan\u00eb d\u00ebshmi transparente e nj\u00eb konstatimi t\u00eb till\u00eb. Andaj, jan\u00eb pik\u00ebrisht politikat arsimore dhe program\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb duhet t\u00eb trajtojn\u00eb ndjenj\u00ebn e mir\u00ebkuptimit, solidaritetit dhe toleranc\u00ebn ne mes individ\u00ebve si dhe grupeve t\u00eb ndryshme sociale, kulturore, fetare e nacionale.<br \/>\nQasje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet kushtuar ndryshimeve n\u00eb planprogramet shkollore duke eliminuar kursin e m\u00ebparsh\u00ebm ideologjik dhe duke e z\u00ebv\u00ebndesuar me at\u00eb qytetar, ku toleranca duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e obligueshme e nj\u00ebsive m\u00ebsimore. Nd\u00ebrsa tekstet shkollore duhet patjet\u00ebr ta prezantojn\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plastike me shembuj nga mjedisi p\u00ebrkat\u00ebs, regjioni dhe m\u00eb gjer\u00eb. Sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arsimi dhe edukimi do ta kryejn\u00eb misionin e vet, duke vler\u00ebsuar lirin\u00eb, respektin p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor, diversitetin si dhe duke parandaluar konflikt\u00ebt me mjete t\u00eb padhunshme. Arsimi dhe edukimi ne lidhje me toleranc\u00ebn ka pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sidomos ne mjediset multinacionale, sepse n\u00eb mjedise t\u00eb tilla toleranca \u00ebsht\u00eb barometri m\u00eb transparent ne lidhje me relacionet n\u00eb mes individ\u00ebve dhe bashk\u00ebsive t\u00eb ndryshme nacionale.<\/p>\n<p><strong>4. Toleranca dhe politika<\/strong><\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqet dimensioni i toleranc\u00ebs n\u00eb spektrin e politik\u00ebs, sidomos duke filluar me zbatimin e pluralizmit. Pa dashur t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse ajo patjet\u00ebr meriton qasje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb spektrin politik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Malit t\u00eb Zi marrin pjes\u00eb edhe disa subjekte politike shqiptare. Nga p\u00ebrvoja e deritashme 18 vje\u00e7are, mund t\u00eb konkludohet se nga programet dhe angazhimet e subjekteve politike t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb pushtetet lokale por edhe n\u00eb ate qendror, pozita dhe statusi i shqiptar\u00ebve ka ndryshuar shum\u00eb pak. Madje n\u00eb shum\u00eb aspekte ekziston nj\u00eb status kvo, ku kontribut n\u00eb ket\u00eb aspekt kan\u00eb vet subjekt\u00ebt politike p\u00ebrkat\u00ebse. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb atavizmit politik t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb kemi t\u00eb shprehur doz\u00ebn e animozitetit e cila ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nga del se shqiptar\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb peng i politik\u00ebs s\u00eb tyre.<br \/>\nPasi moskoordinimi i veprimtarive te subjekteve politike parlamentare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs dhe t\u00eb statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ket\u00eb mjedis, mendoj s\u00eb duhet gjetur zgjidhje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo pozit\u00eb disfatiste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr ket\u00eb anomali mendoj se si moto duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb th\u00ebnia emblematike e At\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Kongresin e Manastirit me 14 n\u00ebntor 1908: &#8220;V\u00ebllez\u00ebr, nuk kam ardhur k\u00ebtu qe t\u00eb mbroj asnj\u00eb alfabet, por q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb alfabet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Jemi k\u00ebtu jo p\u00ebr t` u p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, por p\u00ebr t` u bashkuar&#8221;, dhe n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebve, si\u00e7 kan\u00eb sh\u00ebnuar d\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb, n\u00eb foltore kishte nj\u00eb p\u00ebrqafim me lot n\u00eb sy nga kleriku mysliman Ibrahim Efendiu.<br \/>\nIshte ky nj\u00eb shembull tipik i toleranc\u00ebs dhe i mir\u00ebkuptimit kur jan\u00eb n\u00eb pyetje interesat tona t\u00eb p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare. Nj\u00eb sh\u00ebmbull i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb moto p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, se kur jan\u00eb n\u00eb pyetje interesat tona t\u00eb p\u00ebrgjithshme, duhet l\u00ebn\u00eb anash ato personale, klanore dhe partiake, sepse nga e kaluara e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kapitale t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar. Dhe p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb vendosin vet\u00ebm individet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisur me etik\u00eb politike, karakter, toleranc\u00eb dhe vizion intelektual.<\/p>\n<p>(Kumtesa \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tribun\u00ebn shkencore me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Toleranc\u00ebs, organizuar nga FORCA, n\u00eb Ulqin, m\u00eb 16.11.2008)<\/p>\n<p><strong>Nail Draga<br \/>\nKoha Javore<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me realizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, pluralizmin, demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor. Ajo p\u00ebrjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe d\u00ebshmon verifikimin e standardeve m\u00eb t\u00eb avancuara demokratike. Toleranca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[11],"tags":[2761],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-12-09T16:55:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/\",\"name\":\"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-12-09T16:55:42+00:00\",\"dateModified\":\"2008-12-09T16:55:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini","description":"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini","og_description":"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-12-09T16:55:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/dita-nderkomtare-e-tolerances-300x240.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/","name":"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-12-09T16:55:42+00:00","dateModified":"2008-12-09T16:55:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Lufta kund\u00ebr intoleranc\u00ebs, urrejtj\u00ebs dhe ksenofobis\u00eb Ne bot\u00ebn bashk\u00ebkohore toleranc\u00ebn nuk duhet trajtuar si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb por mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/09\/toleranca-sinonim-i-shoqerive-demokratike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Toleranca sinonim i shoq\u00ebrive demokratike"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-1Pk","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7026"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7026\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}