{"id":732,"date":"2008-03-03T07:45:02","date_gmt":"2008-03-03T12:45:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/"},"modified":"2008-03-03T07:45:02","modified_gmt":"2008-03-03T12:45:02","slug":"interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.jpg\" rel=\"lightbox[pics-1204548056]\" title=\"Sr?an Darmanovi?\"><img loading=\"lazy\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg\" alt=\"Sr?an Darmanovi?\" align=\"left\" height=\"161\" width=\"200\" \/><\/a><strong>Mali i Zi do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr<\/strong><br \/>\n<strong>Koha javore:<\/strong> Z. Darmanoviq, si e vler\u00ebsoni shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs? Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe shumica e vendeve per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb, pretendojn\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast unik dhe me t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes, kurse nga ana tjet\u00ebr, Serbia e mb\u00ebshtetur nga Rusia dhe nj\u00eb num\u00ebr i vendeve thon\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkeljen e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila tashm\u00eb ka ndodhur, ka qen\u00eb e pritur dhe mendoj se askush nuk ka qen\u00eb i habitur. Ky \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb procesi t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, i cili ka filluar n\u00eb vitet `90. Dhe ashtu si\u00e7 ndodh shpesh gjat\u00eb historis\u00eb, ky proces i cili ka filluar pik\u00ebrisht me Kosov\u00ebn apo t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs, kur lideri serb Millosheviq, karriera e t\u00eb cilit ishte n\u00eb ngjitje e sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndryshoj\u00eb, t\u00eb ridefinoj\u00eb ndryshimet kushtetuese n\u00eb Serbi, gj\u00eb q\u00eb ka pasur reperkusione n\u00eb t\u00ebr\u00eb Jugosllavin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u00eb thuhet se kriza e Jugosllavis\u00eb po p\u00ebrfudon pak a shum\u00eb atje ku dhe ka filluar.<br \/>\nNuk ka asnj\u00eb dyshim se e t\u00ebr\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e komplikuar dhe se p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb nuk ka qen\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb problem. Nga nj\u00ebra an\u00eb, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe shumica e popullsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se nuk d\u00ebshirojn\u00eb kurrfar\u00eb zgjidhjeje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos pas luft\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999. Thjesht e kan\u00eb shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duke d\u00ebgjuar bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, respektivisht shtetet udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Per\u00ebndimit.<br \/>\nNa ana tjet\u00ebr, i gjith\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, e cila edhe pse ka qen\u00eb gjenerator i kriz\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavi, kam parasysh struktur\u00ebn e saj t\u00eb at\u00ebhershme udh\u00ebheq\u00ebse, \u00ebsht\u00eb e vetmja republik\u00eb e ish Jugosllavis\u00eb, e cila n\u00eb fund t\u00eb fundit, humb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit q\u00eb i ka takuar, k\u00ebshtu q\u00eb asnj\u00eb qeveri nuk e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me humbjen e nj\u00eb pjese t\u00eb territorit t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb absurd fakti q\u00eb kjo ndodh me qeverin\u00eb e cila e ka rr\u00ebzuar Millosheviqin.<br \/>\nPrandaj t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe ka qen\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb merren vesh. Q\u00eb situata t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e komplikuar jan\u00eb ndeshur interesat e lojtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nga nj\u00ebra an\u00eb, vendet per\u00ebndimore nuk kan\u00eb par\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrpos pavar\u00ebsis\u00eb, kurse nga ana tjet\u00ebr Rusia e cila po luan rol gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos q\u00eb kur i shkon n\u00eb favor rritja e \u00e7mimit t\u00eb produkteve energjitike, ka interesat e veta dhe rolin e saj n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk ka dashur q\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs.<br \/>\nDo t\u00eb thoja se nga nj\u00ebra an\u00eb v\u00ebrtet kemi nj\u00eb precedent sa i p\u00ebrket t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Deri tani nuk kemi pasur nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb t\u00eb fitimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe kjo nuk do t\u00eb kaloj\u00eb pa probleme n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrtet me problemin e interpetimit dhe zbatimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por nga ana tjet\u00ebr kemi edhe vullnetin e shprehur qart\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kriza t\u00eb zgjidhet ndryshe, nga \u00e7`\u00ebsht\u00eb zgjidhur. Prandaj po e p\u00ebrs\u00ebris, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb ditur se do t\u00eb ndodh\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kan\u00eb hyr\u00eb me interesa t\u00eb ndryshme, me pritje t\u00eb ndryshme, me pozita diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta dhe nga kjo ka rrjedhur kjo gjendje e tendosur. Dhe duke pasur parasysh q\u00ebndrimet e t\u00eb dy pal\u00ebve sigurisht nuk ka ekzistuar m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs, sepse shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs heret a von\u00eb do ta shpallnin pavar\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nGjithsesi \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht emocioneve t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb dy pal\u00ebt, \u00e7do gj\u00eb ka kaluar pa kurrfar\u00eb dhune. Mendoj n\u00eb dhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb viteve `90 n\u00eb territoret e ish Jugosllavis\u00eb. Kjo natyrisht \u00ebsht\u00eb pritur sepse trupat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndodhen n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\n<strong><br \/>\nKoha javore:<\/strong> Cilat jan\u00eb problemet me t\u00eb cilat, sipas Jush, do t\u00eb p\u00ebrballet Kosova n\u00eb aspektin e njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Problemi i Kosov\u00ebs me siguri do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs do t\u00eb njihet me siguri nga shumica e vendeve dhe Kosova do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb pak a shum\u00eb si vend i pavarur, por nga ana tjet\u00ebr duke pasur parasysh q\u00ebndrimin e Rusis\u00eb, Serbis\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb pjese jo t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vendeve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova do t\u00eb ket\u00eb pengesa t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb disa institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshtu q\u00eb problemi si i till\u00eb do t\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb jo t\u00eb shkurt\u00ebr, natyrisht m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb form\u00ebn diplomatike sesa n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Si e shikoni reagimin q\u00eb ka ardhur nga Serbia, qoft\u00eb n\u00eb aspektin diplomatik, por edhe protestat q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Beograd dhe n\u00eb kufijt\u00eb me Kosov\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb edhe djegien e pikave doganore?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Sa u p\u00ebrket reaksioneve n\u00eb Serbi, ato kan\u00eb qen\u00eb po ashtu t\u00eb pritura. Po e p\u00ebrs\u00ebris, me siguri nuk ekziston vend e as qeveri e nj\u00eb vendi e cila do t\u00eb shikonte me simpati humbjen e nj\u00eb pjese t\u00eb vendit t\u00eb vet, pa marr\u00eb parasysh faktin se Sebia nuk e ka menaxhuar Kosov\u00ebn q\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet. K\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i papritur ky reagim q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb lloj frustrimi, mllefi, plagosjeje, humbjeje.<br \/>\nPor nga ana tjet\u00ebr, historia nuk duhet t\u00eb shikohet vet\u00ebm nga sot apo nga dje. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kjo struktur\u00eb qeveris\u00ebse dhe kjo qeveri nuk e ka krijuar problemin e Kosov\u00ebs, se ai \u00ebsht\u00eb krijuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ata nuk e kan\u00eb udh\u00ebhequr at\u00eb politik\u00eb q\u00eb e ka udh\u00ebhequr Millosheviqi, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb po ashtu se me k\u00ebt\u00eb qeveri, sidomos p\u00ebrmes politik\u00ebs s\u00eb kryeministrit aktual t\u00eb Serbis\u00eb ka ardhur deri te rip\u00ebrt\u00ebritja e nacionalizmit t\u00eb viteve `90 n\u00eb Serbi dhe se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe n\u00ebse rip\u00ebrt\u00ebritja e nacionalizmit ka qen\u00eb e vetmja politik\u00eb q\u00eb Serbia ka mundur t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb jam i bindur se edhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje problemi i Kosov\u00ebs, por natyrisht edhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, moment kthese n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Serbis\u00eb ka qen\u00eb atentati ndaj kryeministrit serb Gjingjiq, i cili me siguri nuk do t\u00eb ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por q\u00eb me siguri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr do ta menaxhonte kriz\u00ebn sesa q\u00eb e ka menaxhuar qeveria aktuale.<br \/>\nNuk jam i sigurt se kjo politik\u00eb e refuzimit dhe e konfliktit diplomatik, por do t\u00eb shohim ndoshta edhe e ndonj\u00eb konflikti tjet\u00ebr me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka qen\u00eb politika e vetme t\u00eb cil\u00ebn Serbia e ka pasur n\u00eb dispozicion. Ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur edhe strategji t\u00eb tjera p\u00ebrmes t\u00eb cilave Serbia, n\u00ebse ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballet me humbjen e Kosov\u00ebs, ndoshta do t\u00eb kishte kaluar m\u00eb mir\u00eb sesa tani.<br \/>\nTani do t\u00eb pasoj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e gjysm\u00ebizolimit diplomatik dhe e nj\u00eb atmosfere t\u00eb keqe me vendet e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb si Serbia nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb e dobishme.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> Rusia \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb hapur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Serbis\u00eb. Mendoni se e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtet me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo interesave t\u00eb veta?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Mendoj se Rusia n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb gjithsesi ka qen\u00eb fituese. Asaj i ka shkuar n\u00eb favor \u00e7do zgjidhje e kriz\u00ebs. Sikur t\u00eb mos kishte ndodhur shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, rus\u00ebt do t\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre parimor, se nuk ka pavar\u00ebsi jasht\u00eb OKB-s\u00eb dhe se Rusia e ka fjal\u00ebn vendimtare n\u00eb proceset kudo n\u00eb bot\u00eb si an\u00ebtar i p\u00ebrhersh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit.<br \/>\nPor edhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pozita ruse nga aspekti i interesit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e mir\u00eb sepse ata do t\u00eb kritikojn\u00eb tani partner\u00ebt e tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shkeljen e parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb konsiderojn\u00eb se i kan\u00eb duart e lira q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb ndonj\u00eb model t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb vendet e ish Bashkimit Sovjetik.<br \/>\nE dini q\u00eb ka mjaft vatra t\u00eb zjarrta n\u00eb vendet e ish Bashkimit Sovjetik, si Abhazia, Osetia, problemet e tjera nd\u00ebrkufitare, dhe me siguri q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Rusia do t\u00eb referohej n\u00eb precedent\u00ebt e ngjash\u00ebm.<br \/>\nPor edhe n\u00eb rast se nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, Rusia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj do ta ruaj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unilaterale n\u00eb ndonj\u00eb rast apo problem tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, kurse p\u00ebrfundimisht nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar as faktin se Rusia me q\u00ebndrimin e till\u00eb ve\u00e7 ka arritur q\u00eb t`i forcoj\u00eb pozitat e saj n\u00eb Ballkan, sidomos n\u00eb Serbi. Ju e keni par\u00eb se n\u00eb mitingun n\u00eb Beograd i vetmi emocion q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme \u00ebsht\u00eb shfaqur gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb kryeministrit Koshtunica, ka qen\u00eb mb\u00ebshtetja e Presidentit rus Putin dhe e Rusis\u00eb.<br \/>\nPor natyrisht un\u00eb mendoj se edhe n\u00eb Serbi do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se fuqit\u00eb e m\u00ebdha nuk kan\u00eb miq t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, por kan\u00eb vet\u00ebm interesa t\u00eb p\u00ebrhershme dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse kjo mb\u00ebshtetje e Rusis\u00eb ndaj Serbis\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb pafund\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb e mundur se do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb, por Ju e dini se fuqit\u00eb e m\u00ebdha merren vesh n\u00eb llogari t\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve, k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se Serbia n\u00eb vitet e ardhshme do t\u00eb mund t\u00eb mendonte edhe p\u00ebr ndonj\u00eb strategji alternative e jo vet\u00ebm t\u00eb lidhet me p\u00ebrkrahjen e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koha javore:<\/strong> A do t\u00eb ken\u00eb pasoja p\u00ebr Serbin\u00eb protestat dhe djegia e disa ambasadave n\u00eb Beograd?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Nuk jam i sigurt se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb dramatike ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Beograd. Si\u00e7 e shihni, Serbia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb automatizmit i t\u00ebrheq\u00eb ambasador\u00ebt nga vendet q\u00eb e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Por p\u00ebr momentin nuk ekziston kurrfar\u00eb reciprociteti. As vendet europiane dhe as SHBA nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur me mas\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se SHBA dhe BE p\u00ebraf\u00ebrsisht i d\u00ebrgojn\u00eb mesazhin Serbis\u00eb se, ja mund ta kuptojm\u00eb hidh\u00ebrimin tuaj, mllefin dhe ndjenj\u00ebn e humbjes, por edhe m\u00eb tutje ju presim si kandidat p\u00ebr BE.<br \/>\nMendoj se topi \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb fush\u00ebn e sken\u00ebs politike serbe. Tani \u00e7\u00ebshtja shtrohet n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb shumic\u00eb ajo pjes\u00eb e cila n\u00eb zgjedhjet presidenciale ka zgjedhur president Tadiqin apo kriza e Kosov\u00ebs do t`i kontribuoj\u00eb forcimit t\u00eb rrym\u00ebs nacionaliste.<br \/>\nUn\u00eb nuk jam i sigurt n\u00ebse ajo energji q\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Beogradit dhe n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb megjithat\u00eb shumic\u00eb sot n\u00eb Serbi. Ajo \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb e dukshme dhe me siguri q\u00eb edhe njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr Tadiqin nuk e pranojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por megjithat\u00eb mendoj se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebsaj shumice e kuptojn\u00eb se Serbia thjesht mund t\u00eb vendnum\u00ebroj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn europiane, gj\u00eb q\u00eb do t`i kushtonte shum\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet vjet.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebt dhe muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb shihet se n\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimi do t\u00eb orientohet Serbia. A do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto reagime diplomatike shprehje e shokut dhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb, e cila ngadal\u00eb do t\u00eb shuhet, apo kjo do t\u00eb jet\u00eb politik\u00eb e \u00e7do qeverie serbe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Koha javore: <\/strong>\u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbaj\u00eb Mali i Zi sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe njohjes s\u00eb saj?<br \/>\n<strong>S. Darmanoviq:<\/strong> Mali i Zi ashtu si dhe t\u00eb gjitha vendet e rajonit \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por Mali i Zi sidomos. Sllovenia si ish republik\u00eb e Jugosllavis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE dhe e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendimin. Kroacia po ashtu. Ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb gati kandidat p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE dhe do t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb politik\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb vendeve europiane. Maqedonia \u00ebsht\u00eb po ashtu n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb tejet delikate, por p\u00ebrqindja e popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb aq i madh saq\u00eb Maqedonia m\u00eb leht\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb pranoj\u00eb ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nBosnja dhe Hercegovina nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta pranoj\u00eb Kosov\u00ebn sepse ekziston vetoja kushtetuese e an\u00ebtarit serb n\u00eb Presidenc\u00ebn e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<br \/>\nSa i p\u00ebrket konkretisht Malit t\u00eb Zi, ju e dini se marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb p\u00ebr Malin e Zi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Serbia \u00ebsht\u00eb sipas shum\u00eb paramtrave vendi m\u00eb i madh dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i rajonit. Lidhjet tona politike, ekonomike, kulturore, arsimore, familjare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngushta dhe \u00e7do p\u00ebrkeq\u00ebsim i raporteve me Serbin\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebr Malin e Zi shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm.<br \/>\nPor nga ana tjet\u00ebr Mali i Zi \u00ebsht\u00eb vend multietnik. N\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb ndjehen dhe deklarohen serb\u00eb, por jeton po ashtu edhe nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i popullat\u00ebs shqiptare.<br \/>\nQ\u00ebndrimet e k\u00ebtyre dy popullatave jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Pra, n\u00eb Mal t\u00eb Zi ekzistojn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta brenda vet\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb<br \/>\nBisedoi: I. Kallaba<br \/>\nwww.kohajavore.cg.yu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg\" alt=\"Sr?an Darmanovi?\" align=\"left\" height=\"140\" width=\"140\" \/><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[5],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-03-03T12:45:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-03-03T12:45:02+00:00\",\"dateModified\":\"2008-03-03T12:45:02+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-03-03T12:45:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/03\/srdan-darmanovic.thumbnail.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/","name":"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-03-03T12:45:02+00:00","dateModified":"2008-03-03T12:45:02+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/03\/03\/interviste-me-prof-dr-srgjan-darmanoviq-dekan-i-fakultetit-te-shkencave-politike-ne-podgorice-dhe-anetar-i-komisionit-te-venecias\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Intervist\u00eb me Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, dekan i fakultetit t\u00eb shkencave politike n\u00eb podgoric\u00eb dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb venecias"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-bO","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/732"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/732\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}