{"id":7355,"date":"2008-12-16T20:43:17","date_gmt":"2008-12-16T19:43:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=7355"},"modified":"2008-12-16T20:43:17","modified_gmt":"2008-12-16T19:43:17","slug":"jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/","title":{"rendered":"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_7356\" style=\"width: 414px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic.jpg\"><img aria-describedby=\"caption-attachment-7356\" loading=\"lazy\" class=\"size-medium wp-image-7356\" title=\"vuk-jeremic\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg\" alt=\"\" width=\"404\" height=\"240\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-7356\" class=\"wp-caption-text\">Ministri me mansheta \u201cinteresante\u201d me kat\u00ebr \u201cC\u201d. (Foto: Evropa Nedelnjik) <\/p><\/div>\n<p>Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike, Boris Tadic, do t\u00eb duhej t\u2019i kishte t\u00eb gjitha arsyet p\u00ebr brengosje: ministri i Jasht\u00ebm serb, si\u00e7 tregojn\u00eb hulumtimet interne, p\u00ebr nga popullariteti tashm\u00eb e ka tejkaluar shefin n\u00eb Beograd, e si ka nisur, \u00ebsht\u00eb edhe kandidat i sigurt p\u00ebr Serbin m\u00eb t\u00eb Madh Serb gjat\u00eb vitit 2008! Taktika e Vuk Jeremic mund t\u00eb krahasohet me operacionin ushtarak \u201cToka e Djegur\u201d \u2013 fal\u00eb kombinimit t\u00eb retorik\u00ebs luft\u00ebnxit\u00ebse t\u00eb Milosevic dhe pantonim\u00ebs diplomatike. Derisa aktron evropianin e arsimuar i cili sapo ka zhgroposur rr\u00ebnj\u00ebt e tij nacionale, Jeremic, me s\u00ebpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb, i ka rr\u00ebnuar t\u00eb gjith\u00eb formular\u00ebt e mir\u00ebsjelljes elementare \u2013 kroat\u00ebve p\u00ebr pak sa nuk u shpalli luft\u00eb, iu k\u00ebrc\u00ebnua Bashkimit Evropian p\u00ebr shkak se po heziton q\u00eb t\u00eb na pranoj\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e veta, iu hing\u00eblloi me arm\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, amerikan\u00ebve disa dhjet\u00ebra her\u00eb u mbajti leksione p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkrahjes pro-kosovare, i doli n\u00eb ndihm\u00eb Tadicit q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe sa d\u00eblir\u00eb ta heqim qafe Industrin\u00eb e Naft\u00ebs t\u00eb Serbis\u00eb (NIS) dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u2019ua falim rus\u00ebve pa asnj\u00eb kusht, e mbi vete e mori fam\u00ebn populliste p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb dhe Malajzis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar mburoj\u00ebn e pasanikut Srdjan Saper \u2013 nj\u00ebrit prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Serbin\u00eb tadiciane, dhe sovranit t\u00eb form\u00ebsimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb k\u00ebtushme mediale \u2013 Jeremic paraqet nj\u00eb Lajm t\u00eb P\u00ebrditsh\u00ebm: s\u2019ka dit\u00eb q\u00eb \u201cVucina The Minister\u201d t\u00eb mos prononcohet me di\u00e7ka, n\u00eb form\u00eb interviste, deklarate, mendimi, paramendimi ose loje fjal\u00ebsh. Del se Jeremic \u00ebsht\u00eb paksa i lodhur \u2013 fundja s\u2019\u00ebsht\u00eb leht\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u2019i jepet nga nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Vecernje Novosti\u2019, \u2018Blic\u2019, \u2018Press\u2019, \u2018NIN\u2019, t\u00eb jesh mysafir i vet\u00ebm p\u00ebr dy or\u00eb n\u00eb \u2018Utisak Nedelje\u2019 (\u2018P\u00ebrshtypja e Jav\u00ebs\u2019, B92), ose q\u00eb p\u00ebr \u00e7do nat\u00eb t\u00eb parakalosh n\u00eb ekranin e Tijanic, n\u00eb ambient familjar (gruaja e Jeremic \u00ebsht\u00eb Natasa Lekic, udh\u00ebheq\u00ebse e TV ditarit t\u00eb RTS), ose n\u00eb bised\u00ebn vet\u00ebm nj\u00ebor\u00ebshe n\u00eb Studio B. E at\u00ebher\u00eb, makineria e Saper e plason lajmin tmerrues, se \u201cterrorist\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d po e p\u00ebrgatisin vrasjen e Vuk Jeremic, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e mjaftueshme p\u00ebr edhe dy p\u00ebr qind rejting nacional.<\/p>\n<p>I dashuruar n\u00eb fotografin\u00eb e tij, Jeremic nuk g\u00ebrditet as nga l\u00ebvdatat fashiste. P\u00ebrkundrazi, i vjen shum\u00eb mir\u00eb kur p\u00ebr t\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb zgjedhura erotike, flasin edhe madh\u00ebshti t\u00eb tilla djathtiste si Slobodan Antonic (\u2018Politika\u2019) ose Bosko Obradovic (\u2018Dveri Srpske\u2019).<\/p>\n<p>Ja \u00e7ka, p\u00ebr shembull, shkruan i shkrumbuari Antonic p\u00ebr objektin e tij t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs: \u201cVuk Jeremic \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7udi. Kur n\u00eb qeverin\u00eb e kaluar u em\u00ebrua p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm, pothuajse t\u00eb gjith\u00ebve u dukej se ishte tep\u00ebr i ri dhe se ishte rrezik q\u00eb ai t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb aq me r\u00ebnd\u00ebsi. Por ata q\u00eb i d\u00ebgjuan me v\u00ebmendje deklaratat e Jeremic p\u00ebr Kosov\u00ebn gjat\u00eb vitit 2007, menj\u00ebher\u00eb e v\u00ebrejt\u00ebn fuqin\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsin\u00eb e pazakont\u00eb n\u00eb diplomacin\u00eb e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn. Me ndryshimin e qeveris\u00eb u mendua se do t\u00eb vije deri te \u2018lig\u00ebshtimi\u2019 i asaj politike. Megjithat\u00eb, Jeremic vazhdoi t\u00eb shkoj tutje me po at\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi dhe fuqi si m\u00eb par\u00eb. Mund t\u00eb mos pajtohemi rreth asaj n\u00ebse ka mundur t\u00eb b\u00ebhej di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth Kosov\u00ebs. Por, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, e cila don\u00eb q\u00eb vet\u00ebm me mjete diplomatike t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, mendoj se Jeremic i b\u00ebri t\u00eb gjitha q\u00eb duhej. Vrapoi n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhje loboi shtet m\u00eb shtet, p\u00ebr t\u00eb siguruar vota t\u00eb mjaftueshme n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB. Dhe ia doli.<\/p>\n<p>Kishte mjaft skeptik\u00eb, q\u00eb llogarisnin sesa vende nuk na p\u00ebrkrahin, duke dyshuar se do ta mblidhnim shumic\u00ebn. Mir\u00ebpo, meq\u00eb k\u00ebrkesa jon\u00eb u aprovua, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohej se ky edhe s\u2019\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sukses i ve\u00e7ant\u00eb, ngase Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB nuk e ka refuzuar kurr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por, mjaft shpesh deri tani ishim \u2018precedent\u2019, aq sa p\u00ebr t\u00eb mos guxuar t\u00eb shpresonim se do ta fitonim k\u00ebt\u00eb raund pa luft\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kund\u00ebr nesh e kishim nj\u00eb kund\u00ebrshtar aktiv, diplomacin\u00eb e shtetit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, e cila i b\u00ebri t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb na prishur pun\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb fund nuk u g\u00ebzua Condoleezza Rice, po Vuk Jeremic.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr \u00e7far\u00eb fitore serioze b\u00ebhet fjal\u00eb u pa s\u00eb shpejti nga reagimet.<\/p>\n<p>E kjo q\u00eb Mali i Zi dhe Maqedonia tash dy dit\u00eb \u201cpo trim\u00ebrohen\u201d p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn, vet\u00ebm tregoi gjith\u00eb sedr\u00ebn e prekur t\u00eb atij shteti t\u00eb madh. E, nj\u00eb prekje dhe nj\u00eb reagim aq i madh v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb nxiteshin p\u00ebr \u201casgj\u00eb\u201d. Dhe e dyta, Jeremic p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb u b\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmeve t\u00eb mediave, t\u00eb cilat tashm\u00eb ironikisht quhen \u2018komitete qendrore p\u00ebr korrekt\u00ebsi politike\u2019. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Jeremic p\u00ebrjetoi nj\u00eb eksplodim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ofendimesh n\u00eb \u2018Pescanik (m\u00eb 14 tetor 2008). U quajt \u2018Njeri i vog\u00ebl dhe ekstremisht i keq\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb madje u p\u00ebrdor edhe p\u00ebremri q\u00eb aludonte n\u00eb nj\u00eb send (sikurse t\u00eb mos flitej p\u00ebr njeri por p\u00ebr nj\u00eb qenie t\u00eb padefinuar). Mjaftonte q\u00eb nj\u00eb njeri me men\u00e7uri t\u00eb mjaftueshme t\u00eb kuptoj\u00eb se kush dhe sa ishte zem\u00ebruar n\u00eb Jeremicin. E p\u00ebrmasat e atij zem\u00ebrimi gjithsesi se do t\u00eb duhej t\u00eb n\u00ebnkuptonin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjithkujt q\u00eb brengoset p\u00ebr interesat nacional\u201d.<\/p>\n<p>Seksualisht i ndezur p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb ndaj Vuk Jeremic ishte edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i grupit fashist \u2018Dveri Srpske\u2019, Bosko Obradovic, i cili n\u00eb web-faqen \u2018Nova Srpska Fasisticka Misao\u2019 nuk diti si t\u00eb p\u00ebrmbahej nga cunami i dashuris\u00eb q\u00eb e kishte rr\u00ebmbyer:<\/p>\n<p>\u201cA e udh\u00ebheq Vuk Jeremic kryen\u00ebvete politik\u00ebn e Jashtme, pra pap\u00ebrfytyrueshme!<\/p>\n<p>A e mendon intimisht Vuk Jeremic at\u00eb q\u00eb e thot\u00eb? K\u00ebt\u00eb s\u2019mund ta dim\u00eb, po p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>A do ta vazhdoj\u00eb ai \u201cpolitik\u00ebn e tij t\u00eb re\u201d dhe sa gjat\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019kemi asnj\u00eb garanci, por duhet ta p\u00ebrkrahim n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>A mund ta neglizhojm\u00eb faktin se pas ku me dit\u00eb sa deceniesh politika jon\u00eb e Jashtme po udh\u00ebhiqet si \u2018serbe\u2019 dhe se gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh jemi krenar\u00eb p\u00ebr shfaqjet e tij diplomatike, gjegj\u00ebsisht se ai gradualisht po na e kthen krenarin\u00eb nacionale?<\/p>\n<p>A mundet dhe a duhet q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb mir\u00eb? S\u2019ka dyshim. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb mos i tregojm\u00eb l\u00ebvizjet q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, edhe pse s\u2019dukeshin frytdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, g\u00ebzon \u00e7do shfaqje e q\u00ebndrimit nacional n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb brendshme serbe. Posa\u00e7\u00ebrisht trim\u00ebron mund\u00ebsia q\u00eb partia elitare n\u00eb pushtet gradualisht po heq\u00eb dor\u00eb nga dy keqkuptimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb saj politike: nga kopjimi i verb\u00ebr i secil\u00ebs gj\u00eb q\u00eb vjen nga Per\u00ebndimi dhe nga kompleksi nacional i vler\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt. N\u00ebse shfaqjet e fundit t\u00eb presidentit dhe t\u00eb kryeministrit t\u00eb tij t\u00eb paem\u00ebruar do t\u00eb thon\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur.<\/p>\n<p>Edhe pse i z\u00ebn\u00eb tejmase preokupimin e turpsh\u00ebm me personazhin dhe vepr\u00ebn e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Obradovic e k\u00ebshillon q\u00eb t\u00eb merr shembull nga edhe nj\u00eb Hero tjet\u00ebr serb \u2013 pra, q\u00eb t\u00eb sillet si Milorad Dodik! Prandaj, thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cTash dy vjet ne intensivisht po angazhohemi p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrsulm politik, si mjetin e vet\u00ebm t\u00eb mbetur n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00ebn e popullit dhe shtetit serb n\u00eb Ballkan. K\u00ebt\u00eb metod\u00eb deri tani e aplikoi vet\u00ebm kryeministri i Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili po ashtu prej koh\u00ebsh njihet si njeri pro-per\u00ebndimor. Duke filluar nga ndalimi i humbjes s\u00eb m\u00ebtutjeshme t\u00eb ingerencave t\u00eb RS dhe shkrirjes s\u00eb saj n\u00eb BeH e imponuar, p\u00ebrmes ruajtjes s\u00eb policis\u00eb dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbajtjen e referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsim n\u00ebse vazhdohet me neglizhimin e entitetit serb t\u00eb krijuar n\u00eb Dayton, e deri te padit\u00eb kund\u00ebr disa zyrtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb BeH, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cbashkimit armiq\u00ebsor kund\u00ebr Republika Srpska dhe qeveris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike\u201d, ky sugar i Per\u00ebndimit ka kaluar nj\u00eb rrug\u00eb interesante. Shum\u00ebkush do t\u00eb thot\u00eb menj\u00ebher\u00eb se prapa gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndron marketingu politik, me q\u00ebllim mbetjen n\u00eb pushtet. Por, ne do t\u00eb thoshim se, fundja, edhe pse disa l\u00ebvizje politike jan\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr marketing dhe luft\u00eb p\u00ebr pushtet, ato kan\u00eb edhe nj\u00eb dobi t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr shtet\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, \u2018Dveri Srpske\u2019 japin edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb konkrete se \u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb Vuk Jeremic p\u00ebr ta shpallur an\u00ebtar nderi t\u00eb k\u00ebtij grupi fashist:<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket Bashkimit Evropian, ekziston nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e sigurt se si t\u2019i zgjidhim t\u00eb gjitha dilemat: t\u00eb shpallim se m\u00eb s\u2019kemi koh\u00eb t\u00eb presim hyrjen n\u00eb BE dhe se jemi t\u00eb hapur edhe p\u00ebr alternativa, dhe qysh t\u00eb nes\u00ebrmen mund ta presim ftes\u00ebn p\u00ebr hyrje n\u00eb Bashkimin Evropian, pa kurrfar\u00eb kushtesh shtes\u00eb. Kuptohet se para k\u00ebsaj duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet nj\u00eb num\u00ebr i madh kontratash ekonomike me Federat\u00ebn Ruse. Pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 b\u00ebri Milorad Dodik. E at\u00ebher\u00eb negociatat me BE do t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I trim\u00ebruar nga kjo p\u00ebrkrahje v\u00ebllaz\u00ebrore, Vuk Jeremic as t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 15 dhjetor, nuk e l\u00ebshoi rastin q\u00eb t\u00eb shfaqet me shprehje tabloid\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKund\u00ebrpadia p\u00ebr gjenocid kund\u00ebr Kroacis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe ato q\u00eb ustash\u00ebt i kryen gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, paralajm\u00ebroi shefi i diplomacis\u00eb, Vuk Jeremic. Minsitri pohoi se Serbia ka fituar nj\u00eb vit koh\u00eb p\u00ebr formulimin e padis\u00eb dhe zbuloi se ekipi juridik serb n\u00eb padi do t\u00eb prek\u00eb edhe periudh\u00ebn historike mes viteve 1941-1945 dhe n\u00eb krimet e kryera n\u00eb Shtetin e Pavarur Kroat (NDH).<\/p>\n<p>\u201cMendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shfaqje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ngjarjet q\u00eb soll\u00ebn deri te konflikti i viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta. Do t\u00eb prekim koh\u00ebn e NDH, koh\u00ebn e qeveris\u00eb ustashe n\u00eb Kroaci, kur u kryen disa nga krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Sikurse q\u00eb padia e Kroacis\u00eb konceptohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb prek\u00eb zhvillimet historike q\u00eb shkaktuan ngjarjet e viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, edhe kjo e jona do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsoj\u201d, theksoi Jeremic p\u00ebr gazet\u00ebn e tij t\u00eb adhuruar \u2018Kurir\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e masakruar t\u00eb Vuk Jeremic menj\u00ebher\u00eb u mb\u00ebshtet edhe bashkudh\u00ebtari i tij ideologjik, Savo Strbac, nga shoq\u00ebria folklorike \u2018In Vino Veritas\u2019, i cili p\u00ebr \u2018Kurir\u2019 symbyllazi deklamoi:<\/p>\n<p>\u201cKjo q\u00eb Serbia n\u00eb padin\u00eb kund\u00ebr Kroacis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkujtoj\u00eb n\u00eb krimet e NDH, \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje e mir\u00eb\u201d, mendon drejtori i qendr\u00ebs hulumtuese \u2018Veritas, Savo Strbac.<\/p>\n<p>\u201cAskush, e ve\u00e7an\u00ebrisht jo gjykat\u00ebsit e huaj, s\u2019mund t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7ka ka ndodhur n\u00eb hap\u00ebsirat e Kroacis\u00eb, n\u00ebse nuk shikohen edhe ngjarjet nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Serbia ka rast q\u00eb p\u00ebrmes kund\u00ebrpadis\u00eb t\u00eb shpalos t\u00eb gjitha argumentet, p\u00ebrsfhir\u00eb edhe krimet nga ajo luft\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat duhet thirrura m\u00eb shpesh q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. S\u2019mund t\u00eb kuptohet se p\u00ebrse u rebeluan serb\u00ebt, ose p\u00ebrse, si\u00e7 me p\u00ebr\u00e7mim thon\u00eb kroat\u00ebt, u ngrit\u00ebn n\u00eb \u2018balvan revolucion\u2019, n\u00ebse nuk dihet se paraprakisht HDZ-ist\u00ebt kishin filluar fushat\u00ebn duke shfryt\u00ebzuar shenjat nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb p\u00ebrdorura gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb NDH t\u00eb Pavelicit\u201d, mendon Strbac, duke p\u00ebrkujtuar n\u00eb krimet q\u00eb s\u2019guxojn\u00eb t\u00eb harrohen, si Jasenovac, logori Jadovno n\u00eb Velebit dhe ai n\u00eb Slavonska Pozega.<\/p>\n<p>E n\u00eb Jeremicin \u00ebsht\u00eb dashuruar edhe Milan Bulajic, kryetar i Fondit p\u00ebr Hulumtimin e Gjenocidit:<\/p>\n<p>\u201cMinistri Jeremic fillimisht n\u00ebnvizoi se kund\u00ebrpadia do t\u00eb bazohet n\u00eb operacionin \u2018Stuhia\u2019 (Oluja), megjith\u00ebse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb operacion, ngase ekzistojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aksionesh gjenocidale kroate\u201d, t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen Bulajic.<\/p>\n<p>Epo, s\u2019na mbetet tjet\u00ebr, pos t\u00eb presim q\u00eb edhe \u2018Stormfront\u2019 dhe \u2018Obraz\u2019 t\u00eb fillojn\u00eb aksionin dhe q\u00eb Vuk Jeremicin ta shpallin p\u00ebr fyhrer t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Eh, vet\u00ebm po t\u2019i l\u00ebshonte edhe pak mustaqet \u2013 ku do t\u00eb na ishte fundi?<br \/>\n<strong>Nga P. Lukovic, e-NovineA<br \/>\nGazeta Express<\/strong><\/p>\n<!--YouTube Error: bad URL entered-->\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike, Boris Tadic, do t\u00eb duhej t\u2019i kishte t\u00eb gjitha arsyet p\u00ebr brengosje: ministri i Jasht\u00ebm serb, si\u00e7 tregojn\u00eb hulumtimet interne, p\u00ebr nga popullariteti tashm\u00eb e ka tejkaluar shefin n\u00eb Beograd, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[14],"tags":[951,5263,4638],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2008-12-16T19:43:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/\",\"name\":\"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2008-12-16T19:43:17+00:00\",\"dateModified\":\"2008-12-16T19:43:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini","description":"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini","og_description":"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2008-12-16T19:43:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2008\/12\/vuk-jeremic-300x178.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/","name":"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#primaryimage"},"datePublished":"2008-12-16T19:43:17+00:00","dateModified":"2008-12-16T19:43:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Gjykuar nga numri i orgazmave fashiste p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb ngaz\u00ebllimit, kur n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb Vuk Jeremic \u2013 presidenti i Serbis\u00eb dhe pronari i Partis\u00eb Demokratike,","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2008\/12\/16\/jeremiqi-me-popullor-se-tadiqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Jeremiqi m\u00eb popullor se Tadiqi"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-1UD","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7355"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7355\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}