{"id":75246,"date":"2013-10-11T11:39:51","date_gmt":"2013-10-11T10:39:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=75246"},"modified":"2013-10-11T11:39:51","modified_gmt":"2013-10-11T10:39:51","slug":"fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/","title":{"rendered":"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/04\/nikolle-camaj_TUZ\u00c3\u2039.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-32166\" alt=\"nikolle camaj_TUZ\u00cb\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2010\/04\/nikolle-camaj_TUZ\u00c3\u2039.jpg\" width=\"508\" height=\"360\" \/><\/a>N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i ri, q\u00eb parasheh edhe nj\u00eb eksperiment p\u00ebr territorin e Mal\u00ebsis\u00eb. Sipas k\u00ebtyre shkrimeve Tuzit i ofrohet komuna \u201csi t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, p\u00ebrpos se ajo do t\u00eb ishte edhe tutje pjes\u00eb administrative e Kryeqytetit, p\u00ebr hir t\u00eb zgjedhjeve, derisa \u201cKryeqytetit nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb far ndikimi mbi t\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb josh\u00ebse p\u00ebr naiv\u00ebt, por d\u00ebshmon se fjala\u00a0 \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb manipulim e jo p\u00ebr komun\u00eb si t\u00eb tjerat, \u00e7ka paraqet fyerje p\u00ebr mendjen e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019do nj\u00ebrit prej nesh. Gjithsesi, nganj\u00ebher\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, pasi q\u00eb edhe rruga prej\u00a0 nj\u00ebmij\u00eb kilometrave fillon me nj\u00eb hap t\u00eb\u00a0 par\u00eb, por hapi i gabuar, respektivisht hapi n\u00eb drejtim t\u00eb gabuar, kur\u00a0 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje zgjedhja e statusit t\u00eb k\u00ebsaj treve mund t\u00eb na kushtoj\u00eb jo vet\u00ebm neve, por edhe gjeneratave\u00a0 q\u00eb vijn\u00eb. N\u00ebse kaq i ka rrezet \u201cpolitika si art i s\u00eb mundshmes\u201d at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se nuk kan\u00eb arritur larg pasi\u00a0 q\u00eb k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb pamundshme,\u00a0 por vet\u00ebm p\u00ebr munges\u00ebn e\u00a0 vullnetit\u00a0 politik t\u00eb PDS-s\u00eb, e cila k\u00ebrkon kontraktuesin dhe mbart\u00ebsin e\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr propozimet sterile, shterpe dhe t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb. Gjithsesi, politika \u00ebsht\u00eb art i t\u00eb s\u00eb mundshmes, por kur jan\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb drejtat e pakicave dhe e drejta\u00a0 n\u00eb vet\u00ebqeverisje lokale, ky art i l\u00ebshon vendin standardeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb respektohen pa kompromise t\u00eb kalbura n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E drejta n\u00eb vet\u00ebqeverisje lokale \u00ebsht\u00eb e\u00a0 drejt e pa kontestueshme, e\u00a0 garantuar\u00a0 edhe me Nenin 22\u00a0 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Mallit t\u00eb Zi, e jo objekt tregtie, spekulimi apo kompromisi. Prandaj n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb hapi p\u00ebrpara q\u00eb na ofrohet si zgjedhje e re (vjet\u00ebr), e i cili sipas t\u00eb gjitha gjasave p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb hap i gabuar, un\u00eb m\u00eb par zgjidhi pritjen e nj\u00eb hapi t\u00eb sigurt dhe t\u00eb drejt\u00eb i cili Mal\u00ebsis\u00eb do t\u2019i siguronte vet\u00ebqeverisjen lokale ashtu si\u00e7 v\u00ebrtet jan\u00eb t\u00eb tjerat n\u00eb Malin e Zi. N\u00eb mes t\u00eb \u201casgj\u00ebs\u00eb dhe p\u00ebrpara\u201d megjithat\u00eb\u00a0 \u00e7doher\u00eb nuk zgjidhet \u201cp\u00ebrpara\u201d. N\u00ebse ndodhesh n\u00eb fushat e minuara, e ne, fal\u00eb kompromiseve t\u00eb kalbura t\u00eb individ\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj garniture udh\u00ebheq\u00ebse, v\u00ebrtet gjendemi n\u00eb fushat e minuara t\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb \u201c\u00e7minimin\u201d e t\u00eb cilave punohet gjat\u00eb me kujdes e me v\u00ebshtir\u00ebsi, \u00e7do hap i pamenduar\u00a0 mir\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb fatal. Prandaj m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos qitet hapi, se t\u00eb qitet gabim! Dua t\u00eb besoj se e gjith\u00eb kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb manov\u00ebr e cila ka d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb fillim dhe se kjo fars\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpritet nga nj\u00eb qasje e drejt\u00eb e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, ligjeve dhe standardeve\u00a0 nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si njeri q\u00eb n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb parimor q\u00eb 23 vite, i cili parim\u00ebsin\u00eb e\u00a0 vler\u00ebson mbi \u00e7do gj\u00eb dhe i cili parimisht ishte dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr referendumit, duke vler\u00ebsuar se referendumi nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, p\u00ebr arsye se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje disponimi i zgjedh\u00ebsve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar disa her\u00eb, e nj\u00eb koh\u00eb ishte kund\u00ebr mbajtjes s\u00eb tij edhe p\u00ebr shkak se nuk e parashihte ligji, prandaj nuk kishim as t\u00eb drejt as obligim, kurse referendumin konsultativ e mban si t\u00eb tep\u00ebrt, pasi q\u00eb\u00a0 nuk obligon ask\u00ebnd, sot vler\u00ebsoj se referendumi \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, pasi q\u00eb e parasheh ligji dhe p\u00ebrderisa t\u00eb mos nd\u00ebrrohet ligji ai paraqet hap t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr konstituimin e nj\u00eb komune. Referendumi \u00ebsht\u00eb opsioni\u00a0 i vet\u00ebm q\u00eb ka mbetur i cili mund ta ndalin aventur\u00ebn e re n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij territorit. Statusi i Mal\u00ebsis\u00eb nuk, zgjidhet me intervenime kozmetike n\u00eb Ligjin mbi Kryeqytetin por vet\u00ebm me ndryshimin e Ligjit mbi vet\u00ebqeverisjen lokale me t\u00eb cilin Tuzi do t\u00eb njihej si komuna e 23. n\u00eb Malin e Zi, e jo \u201c komuna e Kryeqytetit\u201d, lexo komun\u00eb urbane me pak m\u00eb shum\u00eb pare. Zgjidhjet\u00a0 e kompromisit p\u00ebr hir t\u00eb votave p\u00ebr Kryeqytet, as nuk paraqesin zgjidhje as nuk jan\u00eb politikisht korrekte.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos asaj se referendumi paraqet obligim ligjor, mbajtja e tij u ishte premtuar qytetar\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb p\u00ebr fund\u00a0 t\u00eb shtatorit, por si\u00e7 dihet i mashtruan; Mugosha, n\u00eb deklarimin e tij t\u00eb fundit paralajm\u00ebron mbajtjen e tij deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij vitit; studimi i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb fiskale p\u00ebr komun\u00ebn\u00a0 e ardhshme \u00ebsht\u00eb aprovuar me konsensus, prandaj zot\u00ebrinjt\u00eb qasuni organizimit t\u00eb tij. P\u00ebrgatiteni k\u00ebt\u00eb vend dhe banor\u00ebt e saj\u00eb q\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u2019i realizojn\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e plot\u00eb dhe hiqni dor\u00eb nga zgjedhjet gjysmake, p\u00ebrul\u00ebse e t\u00eb turpshme, sepse qytetar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe me \u00e7mimin e\u00a0 bojkotit, protestave dhe pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb qytetare.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb se Mali i Zi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nuk guxon q\u00eb mos p\u00ebrmbushja e nj\u00eb t\u00eb drejte elementare p\u00ebr qytetar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebqeverisja lokale, t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr integrimet euroatlantike. K\u00ebsaj treve i \u00ebsht\u00eb premtuar vet\u00ebqeverisja e plot\u00eb lokale q\u00eb nga viti 1997 dhe \u00ebsht\u00eb koha e fundit\u00a0 q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vihet pika.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse vet\u00ebm i p\u00ebrmenda\u00a0 zgjedhjet, dua t\u00eb shtoi edhe faktin se para disa dit\u00ebsh lexova deklarat\u00ebn e Tarzan Millosheviq dh\u00ebn\u00eb \u201cVjestit\u201d : \u201cTani kur PDS-ja, p\u00ebrfundimisht ka ndikuar n\u00eb fitimin e komun\u00ebs, jam m\u00eb se i sigurt se p\u00ebrkrahja do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb madhe\u201d, tha ai, lidhur me zgjedhjet q\u00eb\u00a0 do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb komun\u00ebn e re t\u00eb Petnic\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, a nuk ishin ata meritor edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vonesat dhe p\u00ebr prapambetjen n\u00eb zhvillim, edhe t\u00eb atij territorit edhe t\u00eb Tuzit, shkaktuar nga vonesa e dh\u00ebnies s\u00eb komun\u00ebs, prandaj jam i mendimit se v\u00ebrtet duhet shp\u00ebrblyer sipas meritave. Sepse, derisa t\u00eb mos i shp\u00ebrblejm\u00eb sipas meritave, ata do t\u00eb na trajtojn\u00eb vet\u00ebm si makineri votuese dhe potencial me t\u00eb cilin ata mund\u00a0 t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb si t\u00eb duan\u00eb. Ata ndoshta mund t\u2019i p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disa individ\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme mund t\u00eb ua lejojn\u00eb, por jo edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb urti e lasht\u00eb thot\u00eb se \u201cmund t\u00eb mashtrosh nj\u00eb njeri shum\u00eb her\u00eb, apo mund t\u00eb mashtrosh shum\u00eb njer\u00ebz nj\u00ebher\u00eb, por nuk mund t\u00eb mashtrosh shum\u00eb njer\u00ebz e shum\u00eb her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nikoll\u00eb Camaj<\/strong><\/p>\n<p><em>(Botuar n\u00eb \u201cVijesti\u201d m\u00eb 10. 10. 2013)<\/em><\/p>\n<p><strong>Burimi: MALESIA.ORG<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i ri, q\u00eb parasheh edhe nj\u00eb eksperiment p\u00ebr territorin e Mal\u00ebsis\u00eb. Sipas k\u00ebtyre shkrimeve Tuzit i ofrohet komuna \u201csi t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[14],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-10-11T10:39:51+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/\",\"name\":\"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2013-10-11T10:39:51+00:00\",\"dateModified\":\"2013-10-11T10:39:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini","description":"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini","og_description":"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2013-10-11T10:39:51+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/","name":"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2013-10-11T10:39:51+00:00","dateModified":"2013-10-11T10:39:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"N\u00ebse mund t\u2019i besohet shtypit, e un\u00eb nuk shoh arsye p\u00ebr t\u00eb mos i besuar p\u00ebrderisa askush nuk e demanton, n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb biseda e re dhe mashtrimi i","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/10\/11\/fushat-e-minuara-te-politikes-nikolle-camaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Fushat e minuara t\u00eb Politik\u00ebs \u2013 Nikoll\u00eb Camaj"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-jzE","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75246"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75246"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75247,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75246\/revisions\/75247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}