{"id":76337,"date":"2013-11-18T18:55:23","date_gmt":"2013-11-18T17:55:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=76337"},"modified":"2013-11-19T18:49:37","modified_gmt":"2013-11-19T17:49:37","slug":"faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/","title":{"rendered":"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Faik-Nika-sekretari-i-ri-i-K\u00ebshillit-Nacional-t\u00eb-Shqiptar\u00ebve-n\u00eb-Mal-t\u00eb-Zi.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-76338\" alt=\"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Faik-Nika-sekretari-i-ri-i-K\u00ebshillit-Nacional-t\u00eb-Shqiptar\u00ebve-n\u00eb-Mal-t\u00eb-Zi.jpg\" width=\"508\" height=\"360\" \/><\/a>N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi Faik Nika.<\/p>\n<p>Duhet cekur se Faik Nika \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i Forces s\u00eb re demokratike n\u00eb Parlamentin e Ulqinit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Nacional i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka formuar komisonin per plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e rregullores dhe statusin e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p><strong>Ja pra \u00e7ka do t\u00eb ndryshohet nga rregullorja aktuale<\/strong><\/p>\n<div id=\"content\">\n<h4><a href=\"http:\/\/www.knsh.me\/statuti.html\" target=\"_blank\">STATUTI I K\u00ebSHILLIT NACIONAL T\u00eb SHQIPTAR\u00ebVE<\/a><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Nacional i Shqiptar\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 33 paragrafi 9 t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Pakicave (\u201eGazeta zyrtare e RMZ-s\u00eb\u201c nr. 31\/2006), n\u00eb mbledhjen e vet, t\u00eb mbajtur m\u00eb, 23.06. 2008, n\u00eb Ulqin, pruni:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>STATUTIN<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>I.DISPOZITAT THEMELORE<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 1<\/p>\n<p>Statuti \u00ebsht\u00eb akti juridik m\u00eb i lart\u00eb i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve (n\u00eb tekstin e m\u00ebtejm\u00eb: K\u00ebshilli) i cili p\u00ebrcakton konceptin, kompetencat, organizimin dhe disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 2 K\u00ebshilli \u00ebsht\u00eb institucion i vet\u00ebqeverisjes s\u00eb pakic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, i zgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vullnetarizmit, zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb vet, proporcionalitetit dhe demokratizimit, i cili \u00ebsht\u00eb organi p\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb i lart\u00eb i pakic\u00ebs nacionale shqiptare, e cila jeton n\u00eb Malin e Zi si popull autokton, n\u00eb fushat e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs dhe shkrimit, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kultur\u00ebs dhe n\u00eb fushat e tjera t\u00eb cilat jan\u00eb me interes jet\u00ebsor p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 3 An\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit kryejn\u00eb funksionin e vet n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb Malin e Zi si popull autokton, n\u00eb pajtim me kushtetut\u00ebn, ligjin, statutin e K\u00ebshillit dhe me aktet tjera juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat merren me t\u00eb drejtat e pakicave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 4 K\u00ebshilli ka cil\u00ebsin\u00eb e personit juridik. Cil\u00ebsin\u00eb e personit juridik K\u00ebshilli e fiton me regjistrim ne regjistrin e k\u00ebshillave t\u00eb pakicave nacionale, t\u00eb cilin e mba Ministria p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe t\u00eb Pakicave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 5 Selia e K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ulqin, n\u00eb Bulevardin \u00abGjergj Kastrioti Skenderbeu\u00bb pa nr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 6 Simbolet e K\u00ebshillit dhe p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 7 K\u00ebshilli ka vul\u00ebn me form\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt. Teksti i vul\u00ebs \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, malazeze dhe angleze, si vijon: Mali i Zi-Crna Gora-Montenegro, K\u00ebshilli Nacional i Shqiptar\u00ebve-Nacionalni savjet Albanaca-Albanian National Counsil, Ulqin-Ulcinj, KNSH.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>II K\u00ebSHILLI \u2013 Q\u00ebLLIMET DHE VEPRIMTARIA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1. Q\u00ebLLIMET E K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 8<\/p>\n<p>Mbrojtja, afirmimi, realizimi dhe avancimi i t\u00eb drejtave nacionale, kulturore, gjuh\u00ebsore, fetare, informative, sociale, ekonomike dhe i t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve. Krijimi i kushteve p\u00ebr pun\u00eb organizatave dhe institucioneve ekzistuese nacionale, si dhe themelimin dhe zhvillimin e organizatave dhe institucioneve nacionale te reja me interes p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi Zhvillimi i bashk\u00ebpunimit brenda komunitetit nacional shqiptar, bashk\u00ebpunimi me popujt dhe bashkesit nacionale t\u00eb tjera n\u00eb Malin e Zi, si dhe bashk\u00ebpunimi me organizatat dhe institucionet e tjera nacionale n\u00eb Malin e Zi dhe jasht\u00eb. Bashk\u00ebpunimi dhe avancimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre qytetare dhe politike, si dhe avancimi i identitetit t\u00eb tyre nacional, kulturor, gjuh\u00ebsor dhe fetar. Bashk\u00ebpunimi me shtetin am\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, shqiptar\u00ebt n\u00eb territoret e veta autoktone jasht\u00eb Malit t\u00eb Zi ne regjion dhe diaspor. Nd\u00ebrmarrja e masave dhe aktiviteteve me q\u00ebllim t\u00eb ndalimit t\u00eb ndryshimit t\u00eb struktur\u00ebs nacionale t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb zonat ku jeton popullsia autoktone shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 9<\/p>\n<p>N\u00eb realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb veta K\u00ebshilli bashk\u00ebpunon me organet shtet\u00ebrore, me organet e vet\u00ebqeverisjes lokale, me organizatat dhe institucionet qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me organizatat dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli n\u00eb lidhje me paragrafin 1 realizon k\u00ebto aktivitete:<\/p>\n<p>1. I propozon organeve shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi masat p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb dh\u00ebnien e propozimeve t\u00eb akteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme me t\u00eb cilat rregullohen \u00e7\u00ebshtjet me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr pakic\u00ebn nacionale shqiptare.<\/p>\n<p>2. \u00ebsht\u00eb i informuar p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb diskutoj\u00eb Parlamenti i Malit t\u00eb Zi, e cila i p\u00ebrket pozit\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare.<\/p>\n<p>3. Jep propozime dhe mendime p\u00ebr programet e stacioneve radiofonike dhe televizive n\u00eb nivelin lokal dhe shtet\u00ebror, t\u00eb dedikuara pakic\u00ebs nacionale shqiptare ose p\u00ebr programet t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e pakicave.<\/p>\n<p>4. Shqyrton dhe merr q\u00ebndrime p\u00ebr ligjet dhe dispozitat e tjera (p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe propozimet e ligjeve dhe t\u00eb dispozitave t\u00eb tjera, gjat\u00eb prurjes s\u00eb tyre) me t\u00eb cilat rregullohen t\u00eb drejtat nacionale, liria themelore e njeriut dhe e qytetarit (sistemi zgjedhor, kompetencat dhe m\u00ebnyra e pun\u00ebs s\u00eb organeve shtet\u00ebrore, vet\u00ebqeverisjes lokale dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr pakic\u00ebn nacionale shqiptare) dhe realizimi i t\u00eb drejtave qytetare, personale, ekonomike, sociale, kulturore dhe i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi dhe i barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe jep propozimet e veta, mendimet, dhe iniciativat organeve t\u00eb pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>5. P\u00ebrcjell zbatimin e politik\u00ebs s\u00eb barazis\u00eb nacionale, mbrojtjes dhe avancimit t\u00eb identitetit nacional, kulturor, gjuh\u00ebsor dhe fetar t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe i parashtron vet\u00ebqeverisjes lokale gjegjesisht organeve dhe institucioneve kompetente shtet\u00ebrore propozimet, rekomandimet dhe jep mendimet e veta n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>6. Jep propozimet, rekomandimet dhe mendimet e veta n\u00eb lidhje me realizimin e t\u00eb drejtave p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb organet shtet\u00ebrore, organet e vet\u00ebqeverisjes lokale dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet publike, n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn, ligjet dhe dispozitat e tjera, si dhe me aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat i ka pranuar Mali i Zi, dhe i p\u00ebrkasin t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave etnike dhe nacionale p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb pun\u00ebt publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pun\u00ebt t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbrojtjen dhe avancimin e pozit\u00ebs s\u00eb pakicave etnike dhe nacionale.<\/p>\n<p>7. Bashk\u00ebpunon me organizatat dhe institucionet e Kombeve t\u00eb Bashkuara, K\u00ebshillit Evropian, Unionit Evropian, OEBS-in dhe me organizatat dhe institucionet tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat n\u00eb pun\u00ebn e vet, si pjes\u00eb e aktiviteteve t\u00eb rregullta t\u00eb tyre, realizojn\u00eb kontakte me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakicave etnike dhe nacionale dhe me organizatat dhe institucionet e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>2. ZGJEDHJET, T\u00eb DREJTAT DHE OBLIGIMET E K\u00ebSHILLIT<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 10<\/p>\n<p>Zgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Nacional b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit mbi t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e pakicave (\u201eGaz.zyrtare\u201c nr.31\/2006, 51\/2006 dhe 38\/2007) dhe t\u00eb Rregullave per Zgjedhjet e Para te Keshillit (\u201eGaz.zyrtare\u201c nr.46\/2007) t\u00eb pakicave nacionale<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 11<\/p>\n<p>Numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb 35. K\u00ebshilli mund t\u00eb punoj\u00eb n\u00ebse n\u00eb mbledhje \u00ebsht\u00eb e pranishme shumica e an\u00ebtar\u00ebve, nd\u00ebrsa vendos me shumic\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve. K\u00ebshilli bie Statutin, Rregulloren e Pun\u00ebs, Programin e Pun\u00ebs, Buxhetin, Bilancin p\u00ebrfundimtar; vendos p\u00ebr zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit, sekretarit dhe p\u00ebr rastet e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, m\u00eb k\u00ebt\u00eb Statut ose me Rregullore. K\u00ebshilli vendos me votim t\u00eb hapur, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb rastet e zgjedhjes dhe shkarkimit t\u00eb kryetarit, sekretarit ose kur votimin e fsheht\u00eb e k\u00ebrkon kryetari ose 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 12<\/p>\n<p>Mbledhjen e K\u00ebshillit e th\u00ebrret kryetari, n\u00eb pajtim me programin e pun\u00ebs dhe nevojat, s\u00eb paku dy her\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 13<\/p>\n<p>Funksionar\u00ebt e K\u00ebshillit jan\u00eb: kryetari i K\u00ebshillit dhe sekretari i K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 14<\/p>\n<p>Mandati i an\u00ebtar\u00ebve zgjat\u00eb 4 vjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 15<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen, zbatimin, si dhe n\u00eb kontrollin e zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>2. t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shpjegim nga funksionar\u00ebt e K\u00ebshillit, si dhe nga kryetar\u00ebt e komisioneve t\u00eb K\u00ebshillit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u00eb japin p\u00ebrgjigje,<\/p>\n<p>3. q\u00eb pa t\u00eb drejt\u00ebn e vendimit t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e komisioneve,<\/p>\n<p>4. q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimit te kryetarit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb K\u00ebshillin,<\/p>\n<p>5. q\u00eb nga funksionar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shpjegime t\u00eb nevojshme p\u00ebr pun\u00ebn e tij, si dhe ndihm\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Obligimet e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb pun\u00ebn e K\u00ebshillit, si dhe n\u00eb pun\u00ebn e komisionit,an\u00ebtar i t\u00eb cilt \u00ebsht\u00eb,<\/p>\n<p>2. q\u00eb me shkrim apo me goj\u00eb ta njoftoj\u00eb kryetarin, sekretarin e K\u00ebshillit ose kryetarin e komisionit n\u00ebse nuk mundet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje apo t\u00eb kryej\u00eb ndonj\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>3. t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb raportin mbi kryerjen e detyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka marr\u00eb nga K\u00ebshilli apo nga komisioni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 16<\/p>\n<p>An\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit i pushon mandati:<\/p>\n<p>1. me nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>2. n\u00eb rast vdekjeje,<\/p>\n<p>3. me paraqitjen e dor\u00ebheqjes,<\/p>\n<p>4. me nd\u00ebrprerjen e funksonit an\u00ebtarit t\u00eb zgjedhur sipas automatizmit,<\/p>\n<p>5. n\u00ebse me vendim te plotefuqishem gjyq\u00ebsor i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr pun\u00eb,<\/p>\n<p>6. n\u00ebse me vendim te plotefuqishem gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar me burgim pakusht me gjate se 6 muaj,<\/p>\n<p>7. me humbjen e t\u00eb drejt\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3. MANDATI I K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 17<\/p>\n<p>Mandati i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit zgjat nga mbledhja konstitutive e K\u00ebshillit deri n\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb ri t\u00eb posazgjedhur. Mandati i K\u00ebshillit nd\u00ebrpritet n\u00eb rastet e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>4. KOMPETENCAT E K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 18<\/p>\n<p>K\u00ebshilli:<\/p>\n<p>1. prezenton dhe p\u00ebrfaq\u00ebson pakic\u00ebn nacionale shqiptare,<\/p>\n<p>2. bie Statutin e vet, Rregulloren e Pun\u00ebs, Programin e Pun\u00ebs, Buxhetin, Bilancin p\u00ebrfundimtar dhe aktet e tjera,<\/p>\n<p>3. krijon (zgjedh) organet e veta, zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe sekretarin e K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>4. p\u00ebrcakton organizimin dhe detyrat e trupave t\u00eb veta t\u00eb pun\u00ebs, formon komisionet e veta dhe jep p\u00eblqimin p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupave konsultative t\u00eb pun\u00ebs,<\/p>\n<p>5. miraton buxhetin dhe bilancin p\u00ebrfundimtar,<\/p>\n<p>6. p\u00ebrfaq\u00ebson pakic\u00ebn nacionale shqiptare n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebs,<\/p>\n<p>7. merr pjes\u00eb n\u00eb procesin e marrjes s\u00eb vendimeve n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebs,<\/p>\n<p>8. merr pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e Fondit t\u00eb pakicave n\u00eb shp\u00ebrndarjen e mjeteve p\u00ebr pun\u00ebn e K\u00ebshillave t\u00eb pakicave nacionale,<\/p>\n<p>9. propozon regjistrimin e numrit t\u00eb caktuar t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Universitetin e Malit t\u00eb Zi,<\/p>\n<p>10. propozon regjistrimin e numrit t\u00eb caktuar t\u00eb student\u00ebve edhe n\u00eb universitete jasht\u00eb Malit t\u00eb Zi,<\/p>\n<p>11. merr pjes\u00eb n\u00eb marrjen e vendimeve dhe m\u00ebnyr\u00ebn e prezentimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturoro-historike t\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare,<\/p>\n<p>12. propozon simbolet nacionale, shenjat dhe festat e pakic\u00ebs nacionale shqiptare,<\/p>\n<p>13. merr pjes\u00eb n\u00eb hartimin e planeve m\u00ebsimore p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt t\u00eb cilat shprehin ve\u00e7antin\u00eb e pakic\u00ebs nacionale shqiptare n\u00eb lemijt e gjuhes, historis, kultures, artit e vecorive te tjera..<\/p>\n<p>14. n\u00eb Komunat (nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale) n\u00eb t\u00eb cilat shumic\u00ebn ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt, K\u00ebshilli merrr pjes\u00eb n\u00eb sjelljen e programeve zhvillimore t\u00eb komun\u00ebs, planeve hap\u00ebsinore dhe urbanistike, buxhetit dhe akteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me t\u00eb cilat rregullohen t\u00eb drejtat dhe obligimet e qytetar\u00ebve,<\/p>\n<p>15. merr pjes\u00eb n\u00eb planifikimin dhe themelimin e institucioneve edukativo-arsimore,<\/p>\n<p>16. themelon institucione n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebs, themelon edhe fondacione,<\/p>\n<p>17. i jep mendimin organeve t\u00eb shtetit, nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale, me rastin e marrjes s\u00eb vendimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet nga fusha e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebs,<\/p>\n<p>18. jep mendimin p\u00ebr zgjedhjen e drejtor\u00ebve t\u00eb institucioneve shkollore n\u00eb pajtim me nenin 18 t\u00eb Ligjit mbi t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e pakicave,<\/p>\n<p>19. nis iniciativ\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrrimin e dispozitave dhe akteve t\u00eb tjera me t\u00eb cilat rregullohen t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs nacionale shqiptare,<\/p>\n<p>20. i drejtohet organeve t\u00eb shtetit, si dhe atyre t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pozit\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs nacionale shqiptare,<\/p>\n<p>21. kryen autorizime t\u00eb besuara nga fusha e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs, arsimimit, informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebs, krahas sigurimit t\u00eb mjeteve financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre autorizimeve,<\/p>\n<p>22. ia parashtron kryetarit t\u00eb Malit t\u00eb Zi iniciativ\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos shpall ligjin me t\u00eb cilin shkelen t\u00eb drejtat e pakicave dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre,<\/p>\n<p>23. ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i paraqes\u00eb ankes\u00eb Gjyqit kushtetues n\u00eb rast se vler\u00ebson q\u00eb ka ardhur deri te c\u00ebnimi i t\u00eb drejtave dhe lirive kushtetuese t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare, ose n\u00eb rast se i drejtohet pjes\u00ebtari i pakic\u00ebs nacionale shqiptare i cili mendon se \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar n\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e veta kushtetuese,<\/p>\n<p>24. me v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrcjell dhe ndihmon p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare n\u00eb diaspor\u00eb,<\/p>\n<p>25. mban raporte me pjes\u00ebtar\u00ebt e pakic\u00ebs nacionale shqiptare jasht\u00eb kufijve t\u00eb Malit t\u00eb Zi,<\/p>\n<p>26. n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe barazis\u00eb bashk\u00ebpunon dhe lidh marr\u00ebveshje me organizatat, institucionet vendore dhe t\u00eb huaja dhe me nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale,<\/p>\n<p>27. paraqet aspirat\u00ebn dhe interesin e pakic\u00ebs nacionale shqiptare, e cila jeton si popull autokton n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi, e t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e vet\u00ebqeverisjes s\u00eb pakicave para organeve dhe organizatave vendore dhe t\u00eb huaja, si dhe para organeve dhe organizatave t\u00eb shtetit am\u00eb,<\/p>\n<p>28. jep kontributin e vet n\u00eb azhurnimin dhe hartimin e list\u00ebs zgjedhore s\u00eb pakic\u00ebs nacionale shqiptare, e cila jeton n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi,<\/p>\n<p>29. bie vendimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes dhe kompenzimet p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve profesionale, administrative, teknike dhe pun\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>30. bie vendimin p\u00ebr shp\u00ebrblimet, kompenzimet dhe rrogat p\u00ebr kryetarin, sekretarin, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit dhe bashkepuntoret,<\/p>\n<p>31. bie vendimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim me K\u00ebshillet e pakicave nacionale t\u00eb tjera, organizatat joqeveritare dhe me organizatat dhe institucionet e tjera n\u00eb vend dhe jasht\u00eb,<\/p>\n<p>32. em\u00ebron dhe shkarkon, me propozim t\u00eb kryetarit, kryetar\u00ebt dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt e komisioneve,<\/p>\n<p>33. shqyrton dhe miraton raportet e komisioneve t\u00eb cilat i zgjedh dhe em\u00ebron,<\/p>\n<p>34. K\u00ebshilli n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet kompetente p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kadrovike kujdeset p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbimet publike, organet e pushtetit shtet\u00ebror, t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale dhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional autentik n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi, Parlamentin e vet\u00ebqeverisjes lokale, ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb autokton\u00eb,<\/p>\n<p>35. vendos p\u00ebr mir\u00ebnjohjet dhe shp\u00ebrblimet,<\/p>\n<p>36. K\u00ebshilli p\u00ebrcakton se cilat dokumente dhe t\u00eb dh\u00ebna konsiderohen sekrete,<\/p>\n<p>37. kryen kompetencat e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. K\u00ebshilli mund t\u2019ia besoj\u00eb organeve t\u00eb veta kryerjen e disa kompetencave. T\u00eb drejt\u00ebn e propozimit t\u00eb akteve dhe vendimeve nga kompetencat e K\u00ebshillit e ka \u00e7do an\u00ebtar i K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 19<\/p>\n<p>K\u00ebshilli do te marr\u00eb n\u00eb shqyrtim te gjitha ato \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Statut, por jan\u00eb me interes p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 20<\/p>\n<p>K\u00ebshilli sipas nevoj\u00ebs dhe mund\u00ebsive do t\u00eb angazhoj\u00eb ekspert\u00eb e konsultant\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje m\u00eb interes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 21<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim dhe kompenzim t\u00eb rregullt t\u00eb shpenzimeve, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb nga puna n\u00eb K\u00ebshill. E drejta p\u00ebr shp\u00ebrblim dhe kompenzim t\u00eb rregullt t\u00eb shpenzimeve rregullohet me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 22<\/p>\n<p>Organet e K\u00ebshillit jan\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; kryetari,<\/p>\n<p>&#8211; sekretari.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 23<\/p>\n<p>Trupat e p\u00ebrhershme t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Komisioni i dispozitave ,<\/p>\n<p>2. Komisioni i bashk\u00ebpunit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb vendet tjera,<\/p>\n<p>Komisioni i raporteve me shtetin,<\/p>\n<p>Komisioni i arsimit,<\/p>\n<p>Komisioni i informimit,<\/p>\n<p>Komisioni i p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs,<\/p>\n<p>Komisioni i kultur\u00ebs,<\/p>\n<p>Komisioni i financave dhe ekonomis\u00eb,<\/p>\n<p>Komisioni i rregullimit hap\u00ebsinor,<\/p>\n<p>Komisioni i turiz\u00ebmit, sportit dhe mjedisit jet\u00ebsor,<\/p>\n<p>11. Komisioni i bujq\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>12. Komisioni i parashtresave dhe ankesave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Organizimi dhe m\u00ebnyra e pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit rregullohen m\u00eb detajisht me Rregullore t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>III. KRYETARI I K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 24<\/p>\n<p>K\u00ebshilli ka kryetarin, i cili zgjidhet nga radh\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 25<\/p>\n<p>K\u00ebshilli e zgjedh kryetarin me votim t\u00eb fsheht\u00eb. Mandati i kryetarit zgjate 4 vite. Te drejt\u00eb kandidimi p\u00ebr kryetar ka secili an\u00ebtar i K\u00ebshillit q\u00eb ka p\u00ebrkrahjen \u2013 me n\u00ebnshkrime t\u00eb m\u00eb s\u00eb paku 5 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. An\u00ebtar i K\u00ebshillit mund t\u00eb p\u00ebrkrah vet\u00ebm nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 26<\/p>\n<p>I zgjedhur konsiderohet ai kandidat\/kandidate q\u00eb ka fituar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. N\u00eb qoft\u00eb se asnj\u00eb kandidat nuk ka fituar numrin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb votave p\u00ebr zgjedhje, at\u00ebher\u00eb votimi p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr dy kandidat\u00ebt (ose nje kandidat) q\u00eb kan\u00eb (ka) fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb votimin e par\u00eb. Ne raundin e dyte i zgjedhur konsiderohet ai kandidat\/kandidate q\u00eb ka fituar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranishem qe kane votuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 27<\/p>\n<p>Kryetari i K\u00ebshillit p\u00ebr pun\u00ebn e vet i p\u00ebrgjigjet K\u00ebshilllit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 28<\/p>\n<p>Kryetari ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim dhe kompenzim t\u00eb rregullt t\u00eb shpenzimeve, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb nga puna n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 29<\/p>\n<p>Rregullat p\u00ebr zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebrcaktohen me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>DETYRAT E KRYETARIT T\u00eb K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 30<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Detyrat e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit prezenton dhe p\u00ebrfaq\u00ebson K\u00ebshillin, propozon planin e pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit, th\u00ebrret dhe kryeson mbledhjet e K\u00ebshillit, parashtron raportin mbi kryerjen e kompetencave t\u00eb besuara, kujdeset p\u00ebr evidentimin e pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga ana e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit dhe ndjek procesin e dh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjigjeve n\u00eb to, ndihmon pun\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupave punuese t\u00eb K\u00ebshillit, em\u00ebron dhe shkarkon, me propozim t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb komisioneve dhe t\u00eb trupave t\u00eb tjera punuese, an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb komisioneve dhe t\u00eb trupave t\u00eb tjera punuese, p\u00ebrkoh\u00ebsisht deri n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit, em\u00ebron dhe shkarkon trupat e p\u00ebrkohshme punuese, duke i dh\u00ebn\u00eb me aktin mbi themelimin, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kompetencave nga fush\u00ebveprimi i vet, n\u00ebnshkruan Buxhetin dhe \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs i planit financiar t\u00eb K\u00ebshillit, lejon udh\u00ebtimet zyrtare n\u00eb vend dhe jasht\u00eb, duke pasur parasysh mjetet me t\u00eb cilat disponon, 11. parashtron k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sigurimin e mjeteve p\u00ebr pun\u00ebn e K\u00ebshillit, 12. kujdeset p\u00ebr transparenc\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit, kujdeset p\u00ebr administrimin e dokumentacionit mbi pun\u00ebn dhe ruajtjen e arkivit t\u00eb K\u00ebshillit, n\u00ebnshkruan vendimet dhe aktet tjera t\u00eb K\u00ebshillit dhe procesverbalin nga mbledhja e K\u00ebshillit, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb inicoj\u00eb thirrjen e mbledhjes s\u00eb komisioneve t\u00eb K\u00ebshillit, p\u00ebrgjigjet p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e K\u00ebshillit, drejton pun\u00ebn e Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit, n\u00eb pajtim me vendimet e K\u00ebshillit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb veta, p\u00ebrcakton pun\u00ebt e Zyr\u00ebs n\u00eb lidhje me organizimin e pun\u00ebs, p\u00ebrgatitjeve dhe zbatimeve t\u00eb vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit me propozim t\u00eb sekretarit. Kryetari kryen edhe pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, me k\u00ebt\u00eb Statut dhe me aktet e tjera t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>PUSHIMI I MANDATIT T\u00eb KRYETARIT T\u00eb K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 31<\/p>\n<p>Mandati i kryetarit pushon:<\/p>\n<p>1. me dh\u00ebnien e dor\u00ebheqjes,<\/p>\n<p>2. me nd\u00ebrprerjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb K\u00ebshill,<\/p>\n<p>3. me shkarkim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>IV SEKRETARI I K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 32<\/p>\n<p>Sekretarin e K\u00ebshillit e zgjedh K\u00ebshilli me votim t\u00eb fsheht\u00eb. Mandati i sekretarit zgjate 4 vite. Te drejt\u00eb kandidimi p\u00ebr sekretar ka secili an\u00ebtar i K\u00ebshillit q\u00eb ka p\u00ebrkrahjen \u2013 me n\u00ebnshkrime t\u00eb m\u00eb s\u00eb paku 5 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. Sipas regull\u00ebs, p\u00ebr sekretar t\u00eb K\u00ebshillit mund t\u00eb zgjidhet personi i cili ka t\u00eb kryer fakultetin juridik apo ekonomik. An\u00ebtar i K\u00ebshillit mund t\u00eb p\u00ebrkrah vet\u00ebm nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 33<\/p>\n<p>I zgjedhur konsiderohet ai kandidat\/kandidate q\u00eb ka fituar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. N\u00eb qoft\u00eb se asnj\u00eb kandidat nuk ka fituar numrin e mjaftuesh\u00ebm t\u00eb votave p\u00ebr zgjedhje, at\u00ebher\u00eb votimi p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr dy kandidat\u00ebt (ose nje kandidat) q\u00eb kan\u00eb (ka) fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb votimin e par\u00eb. Ne raundin e dyte i zgjedhur konsiderohet ai kandidat\/kandidate q\u00eb ka fituar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranishem qe kane votuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 34<\/p>\n<p>Sekretari i K\u00ebshillit:<\/p>\n<p>1. udh\u00ebheq Zyr\u00ebn e K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>2. kujdeset p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve n\u00eb lidhje me pun\u00ebn e K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>3. p\u00ebrgatit propozimvendimet, sjellja e t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kompetencat e K\u00ebshillit dhe kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>4. kryen kompetencat t\u00eb cilat ia beson K\u00ebshilli dhe kryetari,<\/p>\n<p>5. merr pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e K\u00ebshillit dhe t\u00eb trupave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>6. ia t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen K\u00ebshillit, kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit ose trupit t\u00eb pun\u00ebs n\u00ebse ekzistojn paligjshm\u00ebri,<\/p>\n<p>7. jep mendimin juridik n\u00eb lidhje me propozimin i cili gjendet n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit ose t\u00eb trupave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>8. kujdeset p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve organizative n\u00eb lidhje me pun\u00ebn e trupave t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>9. kujdeset p\u00ebr hartimin e procesverbaleve nga mbledhjet e K\u00ebshillit dhe i n\u00ebnshkruan ato,<\/p>\n<p>10. kujdeset p\u00ebr p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb propozim vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit dhe t\u00eb trupave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>11. kujdeset p\u00ebr shpalljen dhe botimin e vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>12. ndihmon kryetarin e K\u00ebshillit gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes dhe thirrjes s\u00eb mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>13. ndihmon pun\u00ebn e K\u00ebshillit, t\u00eb funksionar\u00ebve, trupave t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 35<\/p>\n<p>Sekretari i K\u00ebshillit p\u00ebr pun\u00ebn e vet i p\u00ebrgjigjet K\u00ebshillit dhe kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 36<\/p>\n<p>Sekretari ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim dhe kompenzim t\u00eb rregullt t\u00eb shpenzimeve, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb nga puna n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 37<\/p>\n<p>Rregullat p\u00ebr zgjedhjen dhe shkarkimin e sekretarit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebrcaktohen me Rregulloren e Pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>V TRUPAT E PUN\u00ebS T\u00eb K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 38<\/p>\n<p>Trupat e pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit jan\u00eb: Komisionet dhe trupat e pun\u00ebs konsultative. An\u00ebtari i K\u00ebshillit mund t\u00eb jet\u00eb sipas rregull\u00ebs m\u00eb s\u00eb shumti an\u00ebtar\u00eb i dy trupave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 39<\/p>\n<p>K\u00ebshilli mund t\u00eb formoj\u00eb Komisionet e p\u00ebrhershme dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme. Komisionet e p\u00ebrhershme dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrgadisin vendime, japin mendime dhe propozime per ceshtje te vecanta qe Keshilli ia cakton per shqyrtim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb fushat nga kompetencat e tij:<\/p>\n<p>1. p\u00ebrgatit vendimet e K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>2. inicon diskutimin mbi propozimet e caktuara sipas procedur\u00ebs urgjente,<\/p>\n<p>3. jep mendimin n\u00eb lidhje me propozimet e p\u00ebrcaktuara nga ana e K\u00ebshillit,<\/p>\n<p>4. kryen pun\u00ebt tjera t\u00eb cilat ia beson K\u00ebshilli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1.KOMISIONET E K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 40<\/p>\n<p>Kryetari dhe n\u00ebnkryetari i Komisionit zgjedhet nga radh\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. Numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme mund t\u00eb jet\u00eb nga 3 deri n\u00eb 9.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 41<\/p>\n<p>P\u00ebr pun\u00ebt administrative lidhur me pun\u00ebn e Komisioneve kujdeset sekretari i K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KOMISIONET E P\u00ebRKOHSHME<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 42<\/p>\n<p>K\u00ebshilli per nevojat e veta mund t\u00eb formoj\u00eb trupa t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkohshme me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Kompetenca, p\u00ebrb\u00ebrja dhe koh\u00ebzgjatja e mandatit t\u00eb Komisioneve t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>TRUPAT KONSULTATIVE<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 43<\/p>\n<p>K\u00ebshilli mund t\u00eb formoj\u00eb trupa t\u00eb pun\u00ebs konsultative p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e vendimeve, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e mendimeve dhe propozimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 44<\/p>\n<p>K\u00ebshilli mundet q\u00eb me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb formoj\u00eb edhe trupa t\u00eb pun\u00ebs konsultative t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>VI SH\u00ebRBIMI PROFESIONAL I K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 45<\/p>\n<p>P\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve profesionale, administrative, materialo-financiare, teknike dhe pun\u00ebve t\u00eb tjera p\u00ebr nevojat e veta K\u00ebshilli mund t\u00eb themeloj\u00eb Sh\u00ebrbimin profesional. Sh\u00ebrbimin profesional e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb persona t\u00eb angazhuar n\u00eb kryerjen e pun\u00ebve nga paragrafi i m\u00ebparsh\u00ebm i k\u00ebtij neni. Me akte t\u00eb posa\u00e7me K\u00ebshilli i rregullon t\u00eb gjitha pyetjet lidhur me themelimin dhe veprimtarin\u00eb e Sh\u00ebrbimit profesional, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e personave t\u00eb angazhuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>VII. FINANSIMI I PUN\u00ebS S\u00eb K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 46<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Finansimi i pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit b\u00ebhet nga Buxheti i Malit t\u00eb Zi dhe donacionet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 47<\/p>\n<p>Veprimtaria financiare e K\u00ebshillit duhet t\u00eb jet\u00eb e evidentuar n\u00eb librat afariste dhe t\u00eb mbajtura sipas dispozitave n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 48<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebshilli ka llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse. Neni 49 K\u00ebshilli me aktin e vet sipas nevoj\u00ebs mund t\u00eb rregulloj\u00eb m\u00eb detajisht veprimtarin\u00eb materiale dhe financiare t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 50<\/p>\n<p>T\u00eb hyrat (t\u00ebardhurat) dhe t\u00eb dalat (shpenzimet) e K\u00ebshillit p\u00ebrcaktohen me plan financiar, nd\u00ebrsa financimi b\u00ebhet sipas planit financiar dhe vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>VIII REALIZIMI I TRANSPARENC\u00ebS S\u00eb PUN\u00ebS<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 51<\/p>\n<p>Puna e K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb publike. P\u00ebr realizimin e parimit t\u00eb transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs kryetari. Me q\u00ebllim t\u00eb informimit t\u00eb opinionit p\u00ebr pun\u00ebn e K\u00ebshillit, mund t\u00eb botohen publikime, buletine dhe t\u00eb themelohen mjete t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb informimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>IX AKTET JURIDIKE T\u00eb K\u00ebSHILLIT<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 52<\/p>\n<p>K\u00ebshilli nxjerre (bie): vendime, aktevendime, p\u00ebrfundime, propozime, mendime, udh\u00ebzime dhe aktet t\u00eb tjera nga fusha e kompetenc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>X DISPOZITAT P\u00ebRFUNDIMTARE<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 53<\/p>\n<p>Statuti i K\u00ebshillit sillet me shumic\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve prezent t\u00eb K\u00ebshillit. Propozimin p\u00ebr nd\u00ebrrimin dhe plot\u00ebsimin e Statutit mund ta parashtroj\u00eb Kryetari ose s\u00eb paku \u00bc e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. P\u00ebr nd\u00ebrrimin e Statutit zbatohen rregullat t\u00eb cilat jane zbatuar per prurjen e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Neni 54<\/p>\n<p>Ky Satut hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e aprovimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>KRYETARI,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tahir Tahiri<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.knsh.me\/statuti.html\" target=\"_blank\">Burimi:<\/a> <a href=\"http:\/\/www.knsh.me\/statuti.html\" target=\"_blank\">http:\/\/www.knsh.me\/statuti.html<\/a><\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi Faik Nika. Duhet cekur se Faik Nika \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i Forces s\u00eb re demokratike n\u00eb Parlamentin e Ulqinit. K\u00ebshilli Nacional i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka formuar komisonin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,12],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-11-18T17:55:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2013-11-19T17:49:37+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"24 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/\",\"name\":\"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2013-11-18T17:55:23+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-19T17:49:37+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","description":"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","og_description":"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2013-11-18T17:55:23+00:00","article_modified_time":"2013-11-19T17:49:37+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"24 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/","name":"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2013-11-18T17:55:23+00:00","dateModified":"2013-11-19T17:49:37+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"N\u00eb mbledhjen konstitutive t\u00eb KNSH-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15.11.2013 \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim te fshehte sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2013\/11\/18\/faik-nika-sekretari-ri-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-zi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Faik Nika sekretari i ri i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-jRf","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76337"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76337"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76337\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76339,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76337\/revisions\/76339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}