{"id":78553,"date":"2014-01-22T07:35:00","date_gmt":"2014-01-22T06:35:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=78553"},"modified":"2014-01-22T08:11:46","modified_gmt":"2014-01-22T07:11:46","slug":"dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/","title":{"rendered":"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<div id=\"stcpDiv\">\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/DOM-GJON-BUZUKU-DHE-LIBRI-I-PAR\u00cb-I-SHQIPTAR\u00cbVE.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-78554\" alt=\"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/DOM-GJON-BUZUKU-DHE-LIBRI-I-PAR\u00cb-I-SHQIPTAR\u00cbVE.jpg\" width=\"508\" height=\"360\" \/><\/a>(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut, \u201cMeshari\u201d n\u00eb vitin 1554,\u00a0t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ai e p\u00ebrfundoi nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, vep\u00ebr kjo q\u00eb deri m\u00eb sot konsiderohet si vepra e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn dhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare. Gjon Buzuku \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga dijetar\u00eb dhe akademik\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Eqrem \u00c7abejn, si\u00a0nj\u00ebri prej personaliteteve\u00a0m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb hedhjen e\u00a0themeleve t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe Kisha Katolike e konsideron Dom Gjon Buzukun si nj\u00eb\u00a0klerik t\u00eb dalluar \u2013nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhejt\u00eb e saj \u2013\u00a0p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb liturgji dhe n\u00eb letrat shqip.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Kultur\u00ebs\u00a0e Shqip\u00ebris\u00eb, si pjes\u00eb e festimeve t\u00eb k\u00ebtij jubileu, mund\u00ebsoi\u00a0q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb,\u00a0Meshari i Buzukut t\u00eb mb\u00ebrrinte\u00a0n\u00eb atdhe pas pes\u00eb shekujsh dhe t\u00eb\u00a0ekspozohej n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr ta par\u00eb dhe p\u00ebr ta shijuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.\u00a0\u00a0Ekspozimi i Mesharit n\u00eb Tiran\u00eb,\u00a0me rastin e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u konsiderua si nj\u00eb p\u00ebr ngjarjeve m\u00eb kulmore t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori historik.\u00a0\u00a0Ja si e\u00a0pat p\u00ebrshkruar mb\u00ebrrijtjen e Mesharit nga Vatikani\u00a0n\u00eb kryeqytetin e kombit shqiptar me at\u00eb rast, ish-Ministri i Kultur\u00ebs, i p\u00ebrndjekuri dhe i p\u00ebrvuajturi i burgjeve komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, \u00a0i nderuari Visar Zhiti: \u201cPritje e grumbulluar n\u00eb breza, \u00ebnd\u00ebrr e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe e atyre q\u00eb s\u2019jan\u00eb! P\u00ebrzier me ca mister dhe me g\u00ebzim! Nj\u00eb lib\u00ebr!\u2026 i pari fare. \u00a0Aty nisi\u2026 Do t\u2019i afrohemi m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, do t\u00eb mund ta shohim si dor\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb shkruan\u2026 Meshari i shqiptar\u00ebve, i gati 5 shekujve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb ka mbetur i vetmuar n\u00eb nj\u00eb Bibliotek\u00eb t\u00eb huaj, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb bot\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, vjen n\u00eb tok\u00ebn e gjuh\u00ebs s\u00eb vet, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sikur kthehet nga nj\u00eb m\u00ebrgim i gjat\u00eb si harrimet. Dhe shp\u00ebrthejn\u00eb emocioni dhe malli, p\u00ebrsiatjet dhe kujtimet. Rim\u00ebk\u00ebmbja e nj\u00eb kombi vjen nga e kaluara, n\u00ebse e dashuron at\u00eb, thot\u00eb nj\u00eb i men\u00e7ur i madh. Do t\u00eb vij\u00eb nga qielli Meshari, se lib\u00ebr qiellor \u00ebsht\u00eb.\u00a0\u00a0 Me avion nga Roma do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe mes prit\u00ebsve, sigurisht do t\u00eb dalin dhe hijet e Budit, Bardhit e Bogdanit, e poet\u00ebve themeltar\u00eb, Naimi e Fishta, do t\u00eb dal\u00eb hija e romancierit t\u00eb par\u00eb shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre q\u00eb nis\u00ebn proz\u00ebn moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e par\u00eb shkrimtare, Musine Kokalari, do t\u00eb vijn\u00eb nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do t\u00eb dalin f\u00ebmij\u00ebt me tufa me lule. Vendoseni n\u00eb nj\u00eb shtrat topi si heronjt\u00eb Librin e Par\u00eb, mb\u00ebshtilleni me Flamurin Komb\u00ebtar dhe \u00e7ojeni drejt qendr\u00ebs s\u00eb Kryeqytetit, aty ku pret n\u00eb bronz Heroi yn\u00eb komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu. Dhe t\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb shqiptar\u00ebt, me mij\u00ebra, t\u00eb ardhur nga t\u00eb gjitha trevat e t\u00eb shohin Librin e tyre t\u00eb Par\u00eb, ta prekin. Kemi udh\u00ebtuar me shekuj drejt tij\u2026\u201d \u00a0Ndjenjat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb si Visar Zhiti mund t\u2018i p\u00ebrshkruante si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Studiues\u00eb\u00a0t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut jan\u00eb\u00a0dakort p\u00ebr kontributin e madh\u00a0q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb\u00a0let\u00ebrsis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe identitetit t\u00eb kombit shqiptar, por midis tyre ka t\u00eb pak\u00ebn dy variante\u00a0mbi vendin e lindjes dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kishtare dhe kulturore. Sipas\u00a0tyre, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb Buzuku t\u00eb ket\u00eb jetuar dhe zhvilluar veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb zon\u00ebn e Prizrenit, por shumica e studiuesve, p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0Eqrem \u00c7abejn kan\u00eb shkruar se duke u bazuar n\u00eb dialektin q\u00eb p\u00ebrdor Buzuku, ai duhet t\u00eb ket\u00eb lindur dhe vepruar n\u00eb krahin\u00ebn e Kraj\u00ebs, nj\u00eb zon\u00eb kjo midis Ulqinit dhe Shkodr\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe fshatin e Shestanit, si vendin ku mund t\u00eb ket\u00eb lindur Gjon Buzuku. \u00a0Ndon\u00ebse n\u00eb mendimin tim ka pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse Buzuku e ka prejardhjen prej Kraj\u00ebs ose prej Prizreni, r\u00ebnd\u00ebsi ka kontributi i tij i pakontestuesh\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn dhe identitetin e kombit\u00a0shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb studiuesit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj,\u00a0jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendimi.\u00a0 Por megjith\u00eb pretendimet e studiuesve,\u00a0t\u00eb m\u00eb fal\u00eb lexuesi, por p\u00ebr arsye krenarie krahinore,\u00a0m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb dhe dua t\u2019i besoj tez\u00ebs s\u00eb Eqrem \u00c7abejt\u00a0se Gjon Buzuku duhet t\u00eb\u00a0ket\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb nga fshatrat e krahin\u00ebs s\u00eb\u00a0Kraj\u00ebs, jo larg nga ku kam lindur edhe un\u00eb, andaj them p\u00ebr arsye krahinore, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb dhe bashkvendasit e mi ndjehemi krenar\u00eb p\u00ebr bashkvendasin ton\u00eb, Dom Gjon Buzukun. \u00a0 Bashkvendasit e mi n\u00eb rrethin e Ulqinit e besojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb dhe sidomos k\u00ebto 20-vitet e fundit jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, duke mbajtur konferenca jubilare me ekspert\u00eb dhe akademik\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, por edhe nga\u00a0dijetar\u00eb t\u00eb huaj, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj teze, se Gjon Buzuku, autori i librit t\u00eb par\u00eb shqip, u p\u00ebrkiste k\u00ebtyre trevave, ku edhe duhet t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si prift i dioqez\u00ebs s\u00eb Tivarit.\u00a0\u00a0Megjith\u00ebse me burime t\u00eb kufizuara financiare t\u00eb organizuesve, nga k\u00ebto konferenca kan\u00eb dalur\u00a0botime dhe\u00a0studime t\u00eb posa\u00e7me, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajka intelektuale e k\u00ebtyre trevave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb kujtimin e bashkvendasit t\u00eb tyre, Gjon Buzukut, me aktivitetedhe botime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie t\u00eb vazhdueshme n\u00eb kujtim t\u00eb birit t\u00eb k\u00ebtyre trevave shqiptare e\u00a0z\u00ebn edhe revista, \u201cBuzuku\u201d, e cila para disa dit\u00ebsh festoi botimin e numrit 40-\u00ebt t\u00eb saj.\u00a0 Kjo revist\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj gjall\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut dhe rolin e tij\u00a0t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e kombit shqiptar.\u00a0Sipas revist\u00ebs tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u00a0n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u201cKoha Javore\u201d, koh\u00ebt e fundit n\u00eb Ulqin u p\u00ebrurua numri i 40-\u00ebt i revist\u00ebs \u201cBuzuku\u201d, \u00a0n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb ku ishin t\u00eb ftuar fol\u00ebs ekspert\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar rolin\u00a0e saj n\u00eb ruajtjen edhe konsolidimin e gjuh\u00ebs, t\u00eb traditave dhe kultur\u00ebs arb\u00ebrore n\u00eb k\u00ebto troje\u00a0shqiptare.\u00a0 Mbi t\u00eb gjitha, sipas Koh\u00ebs Javore,\u00a0fol\u00ebsit u p\u00ebrqendruan tek roli i mb\u00ebshtetjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar q\u00eb\u00a0luan revista Buzuku dhe vler\u00ebsuan nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pun\u00ebn e kryeredaktorit t\u00eb saj, Dr. Sim\u00eb Dobrecit.\u00a0 Vet\u00eb, Dr. Dobreci tha n\u00eb at\u00eb\u00a0tubim se n\u00eb revist\u00ebn \u201cBuzuku\u201d, n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb\u00a0jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut, \u00a0\u201dJemi munduar t\u00eb paraqesim kultur\u00ebn ton\u00eb, adetet e tradit\u00ebn, rr\u00ebnj\u00ebn ton\u00eb.\u201d\u00a0 \u00a0\u00a0Aty mori pjes\u00eb edhe akademiku Emil Lafe\u00a0nga Tirana, i cili p\u00ebrg\u00ebzoi kryeredaktorin dhe bashkpuntor\u00ebt e tij \u2014 p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy ish-m\u00ebsuesit e mi t\u00eb tet\u00eb-vje\u00e7ares, Bahri Brisku dhe Riza Rexha, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb \u2014 p\u00ebr misjonin q\u00eb sipas tij, ata i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb revist\u00ebs, \u201eBuzuku\u201c,\u00a0duke u shprehur se ai, \u201c\u00cbsht\u00eb roli i ndri\u00e7imit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, roli i nxjerrjes n\u00eb pah t\u00eb atyre pasurive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb folklorit, t\u00eb kultur\u00ebs popullore, t\u00eb mitologjis\u00eb dhe t\u00eb gjitha pasurive t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs shpirt\u00ebrore shqiptare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb akademiku Emil Lafe, duke shtuar se revista ka si mision jo vet\u00ebm zbardhjen e s\u00eb shkuar\u00ebs, por edhe t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi.\u00a0 Ai p\u00ebrfundoi duke th\u00ebn\u00eb se roli i revist\u00ebs \u201cBuzuku\u201d\u00a0tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb q\u00eb\u00a0t\u00eb, \u201cp\u00ebrballohet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin komb\u00ebtar, gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur bashk\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb\u201d.\u00a0\u00a0 Sipas \u201cKoha Javore\u201d, n\u00eb tubim foli edhe Dr, Nail Draga, Drejtor i Q\u00ebndr\u00ebs Kulturore t\u00eb Ulqinit,\u00a0 i cili vler\u00ebsoi pun\u00ebn e Kryeredaktorit Sim\u00eb Dobreci, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb saje t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb palodhur, \u201ctani e kemi nj\u00eb arkiv prej 40 num\u00ebrash, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhm\u00ebn\u201d, por shtoi ai, \u201csikur mos t\u00eb ishte revista Buzuku, shum\u00e7ka do ta kishim humbur\u201d.\u00a0 Edhe Kryetari i bashkimit t\u00eb Krijuesve Shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Dr. Gani Karamanaga e vler\u00ebsoi\u00a0r\u00ebvist\u00ebn \u201cBuzuku\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cM\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo ka luajtur rolin e padiskutuesh\u00ebm q\u00eb shum\u00eb prej neve t\u00eb k\u00ebthehemi nga vetvetja, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe, \u00e7ka jan\u00eb simbolet e shqiptaris\u00eb\u201d, tha Dr. Gani Karamanaga.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe\u00a0Gjon Buzuku n\u00eb koh\u00ebn e tij, edhe revista \u201cBuzuku\u201d sot, d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr popullin e vet, p\u00ebrpiqet t\u00eb\u00a0 ruaj dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Dom Gjon Buzukut q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb aq sa ka mund\u00ebsi,\u00a0p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin komb\u00ebtar n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. \u00a0Zgjidhja e problemeve n\u00eb lidhje me identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, si 460-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, ashtu edhe sot\u00a0ka nevoj\u00eb, sipas Gjon Buzukut,\u00a0\u201dp\u00ebr ndri\u00e7imin e mendjeve t\u00eb njer\u00ebzve\u201d, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, por n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb mbar\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p>Urime revist\u00ebs Buzuku n\u00eb pun\u00ebn e saj fisnike n\u00eb trojet tona n\u00ebn Mal t\u00eb Zi\u00a0dhe, sipas lutjes s\u00eb\u00a0dom Gjon Buzukut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 460-vjetor t\u00eb\u00a0Mesharit, \u201cNd\u00ebr Arbanit ata n\u2019mortajet largo, ty t\u00eb lusm\u00eb, O Zot.\u201d\u00a0 Nga tokat Arb\u00ebrore, largoje t\u00eb keq\u00ebn, o Zot.<\/p>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut, \u201cMeshari\u201d n\u00eb vitin 1554,\u00a0t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ai e p\u00ebrfundoi nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, vep\u00ebr kjo q\u00eb deri m\u00eb sot konsiderohet si vepra e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn dhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,11],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-01-22T06:35:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2014-01-22T07:11:46+00:00\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/\",\"name\":\"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"datePublished\":\"2014-01-22T06:35:00+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-22T07:11:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini","description":"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini","og_description":"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2014-01-22T06:35:00+00:00","article_modified_time":"2014-01-22T07:11:46+00:00","twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/","name":"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"datePublished":"2014-01-22T06:35:00+00:00","dateModified":"2014-01-22T07:11:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"(Me rastin e 460-vjetorit t\u00eb Mesharit) Nga Frank Shkreli Si\u00e7 dihet, ky vit sh\u00ebnon 460-vjetorin e fillimit t\u00eb shkruarit n\u00eb shqip t\u00eb\u00a0vepr\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut,","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/22\/dom-gjon-buzuku-dhe-libri-pare-shqiptareve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PAR\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-kqZ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78553"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78553"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78556,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78553\/revisions\/78556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}