{"id":78897,"date":"2014-01-28T19:59:45","date_gmt":"2014-01-28T18:59:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=78897"},"modified":"2014-01-28T19:59:45","modified_gmt":"2014-01-28T18:59:45","slug":"mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/","title":{"rendered":"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-78898\" alt=\"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo Causi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg\" width=\"306\" height=\"200\" \/><\/a>&#8211; Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij.<br \/>\n&#8211; Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej.<br \/>\nDinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap t\u00eb Mashanit, ithtarit t\u00eb fundit t\u00eb mbretit. Askush nuk pyeste se p\u00ebr cilin mbret ishte fjala, e as p\u00ebr arsyet pse Mashani, uj\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb Kripore, aq e donte, sa nuk e fshehte, sa q\u00eb kishte guxim t\u2019u kund\u00ebrvihej pushtetar\u00ebve komunist\u00eb. Mir\u00ebpo, s\u2019i ka kushtuar aq shum\u00eb dashuria p\u00ebr mbretin, askush s\u2019ia zinte p\u00ebr t\u00eb madhe, e as q\u00eb e merrnin n\u00eb pyetje. Thjesht\u00eb, ishte e ditur, kur ta takoje Mashanin, e p\u00ebrsh\u00ebndet p\u00ebr at\u00eb \u201ckralin e tij\u201d, e ai, me njer\u00ebzillek, po t\u00eb ishte n\u00eb \u00e7far\u00ebdo pune, ta kthente p\u00ebrsh\u00ebndetjen dhe vazhdonte tutje.<br \/>\nE shohin bjerrakoh\u00ebsit se po shkonte n\u00eb Pazar, ashtu i shkurt\u00ebr dhe shtrembaluq, u ndal\u00ebn n\u00eb nja dhjet metra larg njeri nga tjetri dhe secili i b\u00ebrtet:<br \/>\n&#8211; Rrnoft mreti!<br \/>\n&#8211; Rrnofsh ti, bir! &#8211; me prites\u00eb u p\u00ebrgjigjej Mashani, q\u00eb arrinte deri tjetri i cili do ta pyeste nj\u00ebsoj dhe ai po nj\u00ebsoj t\u2019ia kthente. Dhe ashtu, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb pazarit&#8230; Bjerrakoh\u00ebsit arg\u00ebtoheshin, shpotiteshin pa zem\u00ebr t\u00eb keqe; ai nuk hidh\u00ebrohej, edhe pse, s\u2019ka dyshim e merrte vesh loj\u00ebn e tyre.<br \/>\nAskush n\u00eb fqinj\u00ebsi nuk ka d\u00ebgjuar q\u00eb n\u00eb gruan e vet, Stank\u00ebn, t\u00eb ket\u00eb ngritur z\u00ebrin. As ajo n\u00eb t\u00eb. Nuk kishin f\u00ebmij\u00eb, e kishin n\u00eb kujdes nj\u00ebri \u2013 tjetrin, ashtu qe gati nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli.<br \/>\nMashani e donte Mbretin, kujdesej p\u00ebr Stank\u00ebn dhe jetonte p\u00ebr parangalla, si\u00e7 thoshte. E v\u00ebrteta fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tonja, nj\u00eb pe prej najloni, mjaft i trash\u00eb, jo shum\u00eb i gjat\u00eb, me nj\u00eb grep shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb fillim. Zinte peshk t\u00eb eg\u00ebr shk\u00ebmbinjsh: grua dhe mrina, andaj grepin e lidhte m\u00eb par\u00eb n\u00eb nja dy \u2013 tri p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tel bakri, sepse shpesh i gjente parangallat e k\u00ebputura me dh\u00ebmb\u00eb. Nd\u00ebrsa grepat e Mashanit ishin kall\u00ebzime n\u00eb vete. Nuk i p\u00eblqenin ata grepat e vegj\u00ebl, m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se gjysma e shuplak\u00ebs s\u00eb vet, nd\u00ebrsa shuplak\u00ebn e kishte, faleminder\u00ebs Zotit, si pirajka p\u00ebr me la teshat e bardha.<br \/>\n&#8211; Ose do t\u00eb xa si duhet, ose da ta la!\u2013 ishte rregulli i tij.<br \/>\nGrepi i madh, i madh e josh\u00ebs \u2013 peshku i madh, &#8211; besonte dhe k\u00ebsaj i p\u00ebrmbahej. N\u00eb mbr\u00ebmje, para se binte teri, i l\u00ebshonte n\u00ebp\u00ebr gropa mes shk\u00ebmbinjve, tri tonja, jo m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po si, more burr\u00eb, gjith\u00eb at\u00eb pun\u00eb q\u00eb e b\u00ebn, aq larg duhet t\u00eb shkosh deri te kepat tu vet\u00ebm p\u00ebr tre grepa!? \u2013 gjithkush i thoshte. E si t\u00eb mos i thoshin? \u2013 Mashani, deri te vendi i gjonj\u00ebs s\u00eb tij, te shk\u00ebmbinjt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb[ zavalleve t\u00eb Bashbylykut dhe Opalike, ecte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gati dy or\u00eb. S\u00eb paku t\u00eb ishte ndonj\u00eb rrugic\u00eb dhish, por t\u00eb kesh frik\u00eb edhe dit\u00ebn t\u00eb ec\u00ebsh atypari, e le m\u00eb t\u00eb kthehesh p\u00ebr terr me fener ose me ndonj\u00eb bateri t\u00eb harxhuar.<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb kem nafak\u00eb, tre parangalla do t\u00eb z\u00ebn\u00eb kokrra si duhet, ve\u00e7 sa t\u00eb m\u00eb doj\u00eb nafaka, keni me pa ju! \u2013 qet\u00eb fliste Mashani.<br \/>\nAsaj vjeshte i ka z\u00ebn\u00eb disa kokrra t\u00eb mira gruja dhe mrina, e nj\u00eb mbr\u00ebmjeje e ka nxjerr\u00eb nj\u00eb korb\u00eb t\u00eb zez\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se dy kilogram\u00ebsh. Grepi i ishte ngulur n\u00eb verza, deri sa mendonte ta hante at\u00eb bokf\u00ebn n\u00eb t\u00eb&#8230;<br \/>\nU b\u00eb kasavet Stanka nj\u00eb nate pse ende nuk erdhi, e kishte zakon t\u00eb vinte q\u00eb para nj\u00eb ore. U shqet\u00ebsua, vendi &#8211; vend s\u2019e zinte. Shkoi te Halili, fqinji i par\u00eb, dhe iu ankua. Halili u b\u00eb serioz, e dinte se Mashani ve\u00e7 ashtu nuk i nd\u00ebrronte rregullat e veta. Por, q\u00eb ta qet\u00ebsonte Stank\u00ebn, e ftoi t\u00eb hynte, t\u00eb pinte nj\u00eb kafe, kishte g\u00ebshtenja t\u00eb pjekura, se Mashani shpejt vjen&#8230; Mir\u00ebpo kaloi edhe nj\u00eb or\u00eb, nd\u00ebrsa Mashani s\u2019 erdhi&#8230; Dol\u00ebn n\u00eb oborr, shikuan n\u00ebp\u00ebr terr, i thyejn\u00eb gishtat, trazohen, asnj\u00eb s\u2019flet nj\u00eb fjal\u00eb&#8230;<br \/>\nKur kishte kaluar mesnata, nga terri i ullisht\u00ebs del Mashani i k\u00ebrrusur, q\u00eb mezi merr frym\u00eb dhe mezi ec\u00ebn. Nuk e ka strajc\u00ebn q\u00eb mban tonjat, s\u2019e ka as baterin\u00eb.<br \/>\nStanka b\u00ebri \u201ckuku\u201d. I dol\u00ebn p\u00ebrpara dhe e ndihmuan t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nI g\u00ebrvishtur n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb fytyr\u00ebn, gjunj\u00ebt i kishte t\u00eb p\u00ebrgjakura, duart plot varr\u00eb, dridhej&#8230;.<br \/>\n&#8211; I ziu ti, Ma\u0161o, pa ku mm\u2019je rrxu? \u2013 E kam ditur, e shkreta un\u00eb, t\u00eb kam folur sa her\u00eb! \u2013 e qortonte me kujdes Stanka.<br \/>\n&#8211; Kurgja s\u2019kam, tana kan\u00eb me kalu!, por aja \u00e7udija s\u2019ka m\u2019u kthy ma! E e kam prit \u00e7ysh qi jam gjall\u00eb&#8230; \u2013 luante Mashani me kok\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pa \u00e7far\u00eb peshku ka qen\u00eb, ka qen\u00eb peshk, kuku nan\u00eb, pa shika, aja s\u2019 ishte peshk, aja ishte, aja ishte&#8230;. \u2013 mret! Mret i peshkut ka qen\u00eb ajo, mare njerz!<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen s\u2019ka mundur t\u00eb \u00e7ohej nga shtrati, \u00e7do gj\u00eb i ka dhimbur. Ka mbetur rat\u00eb, dhe ashtu q\u00ebndroi nj\u00eb muaj dit\u00eb. E vizitonin fqinj\u00ebt, kush\u00ebrinj dhe miq peshkatar\u00eb.<br \/>\nPa u lodhur t\u00eb gjith\u00ebve ua ka p\u00ebrs\u00ebritur kall\u00ebzimin:<br \/>\nI ka v\u00ebn\u00eb mezet n\u00eb tre grepat e veta dhe i ka zgjedhur gropat ku do t\u2019i l\u00ebshonte parangallat. N\u00eb nj\u00eb grep e ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb marxhan t\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb sapo e zuri me grep t\u00eb vog\u00ebl, dhe e hodhi n\u00eb mes t\u00eb dy kepave, n\u00eb nj\u00eb shkrap\u00eb, t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb err\u00ebt. I lidhi tonjat p\u00ebr do thepa, u ul dhe ndezi nj\u00eb cigare. S\u2019kaluan as pes\u00eb minuta, tonja me marzhan u agantua, donte t\u00eb k\u00ebputej. Shpejt e kapi shpag\u00ebn, me kujdes e provoi, e cimoi dhe nisi ta \u00e7onte. Por s\u2019e luan gj\u00eb! S\u2019 luan dhe s\u2019ka zot q\u00eb e t\u00ebrheq. Tamam sa kujtoi se grepi do t\u00eb ket\u00eb mbetur n\u00eb ndonj\u00eb plas\u00eb mes shk\u00ebmbinjsh n\u00eb fund, kur tonja ia nisi t\u00eb luante andej-k\u00ebndej. Ai e t\u00ebrhoqi me forc\u00eb, p\u00ebrgjigja iu dha edhe m\u00eb me forc\u00eb, e rr\u00ebzoi n\u00eb gjunj\u00eb, nd\u00ebrsa shpaga e lidhur p\u00ebr dore ia preu mishin. Peshku prap\u00eb u ndal, nuk mundte ta luante vendit. Mashani kaloi n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb kundruall, doli n\u00eb nj\u00eb kep, provoi ta t\u00ebrhiqte nga ana e kund\u00ebrt. Asgj\u00eb! E ngrehu tonj\u00ebn sa i kishte dh\u00ebn\u00eb Zoti forc\u00eb dhe q\u00ebndroi ashtu, duke pritur se lodhja dhe dhimba do ta detyronin peshkun t\u00eb l\u00ebvizte. K\u00ebmb\u00ebt e lagura i nis\u00ebn t\u2019i dridheshin duke ndenjur n\u00eb nj\u00eb vend, litari i holl\u00eb i \u00ebsht\u00eb futur thell\u00eb n\u00eb mishi e shuplak\u00ebs, n\u00eb disa vende e shihte gjakun q\u00eb i delte. Terri ve\u00e7 e kishte mbuluar bregun e detit, d\u00ebgjohej vet\u00ebm rrahja e tallazeve t\u00eb vogla mbi rrasa. Ai rrinte i qet\u00eb dhe i ngrir\u00eb, i kthyer pas n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, duke e mbajtur shpag\u00ebn e t\u00ebrhequr fort, duke e mbajtur at\u00eb peshk t\u00eb fuqish\u00ebm!<br \/>\nNuk e dinte Mashani se sa koh\u00eb kishte kaluar, se sa koh\u00eb ka q\u00ebndruar ashtu i pal\u00ebvizsh\u00ebm, tri \u2013 kat\u00ebr or\u00eb, sigurisht, kur n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebfar\u00eb shenji, e l\u00ebshoi shpag\u00ebn e ngrehur, dhe, kur n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e tija, u \u00e7uan tallazet. Peshku tash me fuqi rrihte n\u00eb sip\u00ebrfaqe, Mashani me panik e mblodhi shpag\u00ebn, e zvog\u00ebloi larg\u00ebsin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb peshkut dhe vetes. N\u00eb momentin kur dy her\u00eb e mb\u00ebshtolli at\u00eb litar rreth dor\u00ebs, peshku u nis drejt e n\u00eb fund. Mashani prap\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb gjunj\u00eb, por q\u00eb tonja s\u2019i doli nga dora, spangoja ishte i futur n\u00eb mish. Virri nga dhimba, edhe pak dhe do t\u00eb shkonte pas peshkut n\u00eb uj\u00eb, do ta zinte peshku at\u00eb&#8230; , por u lirua litari, &#8211; peshku s\u2019ishte m\u00eb n\u00eb parangall!<br \/>\nAjo kishte ikur, e kishte marr\u00eb grepin me vete, e kishte mbytur Mashanin.<\/p>\n<p>E pra, o sa mir\u00eb ishte&#8230; kur e mbante me ato duart e p\u00ebrgjakura, deri sa e ndiente se ishte aty, kur s\u00eb paku kishte shpres\u00eb se ishte e tij&#8230; S\u2019ka gj\u00eb q\u00eb kishte dhimba, duart sh\u00ebrohen, shpirti jo. Kurr\u00eb m\u00eb pastaj s\u2019do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>&#8211; Rren, mare, ku ka aci peshku n\u00eb bregun ton\u00eb? Sigurisht isht rrxu n\u00ebp\u00ebr shkaminj, ka marre me pranu&#8230; \u2013 p\u00ebshp\u00ebritnin vizitor\u00ebt e tij, deri sa Stanka i p\u00ebrcillte.<br \/>\nAjo nuk hidh\u00ebrohej, edhe asaj i t\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimi i dukej i dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebri m\u00eb mir\u00eb, Mashani s\u2019i p\u00ebrmendi m\u00eb parangallat&#8230;<br \/>\nStanka aq m\u00eb pak: &#8211; Dhasht\u00eb Zoti t\u00eb mas shkoj\u00eb ma n\u00eb gjonj\u00eb!<\/p>\n<p>Kah fundi i ver\u00ebs s\u00eb kaluar, N\u00eb Mole ishte mbledhur nj\u00eb popull i madh, kur nj\u00eb grup i peshkatar\u00ebve n\u00ebn uj\u00eb nga Beogradi, u kthyen nga gjonja, nga ana e Bashbylykut.<br \/>\nN\u00eb anije e kishin nj\u00eb k\u00ebrnj\u00eb mbi 35 kilogram\u00ebsh. N\u00eb cepin e buz\u00ebs i dukej nj\u00eb tel prej bakri, nd\u00ebrsa grepi i ndryshkur i kishte mbetur thell\u00eb n\u00eb fyt&#8230; nj\u00eb grep i madh sa nj\u00eb b\u00ebr\u00e7ik i dor\u00ebs s\u00eb Mashanit.<br \/>\n&#8211; Mbreti i Mashanit! \u2013 ia q\u00eblluan menj\u00ebher\u00eb vendasit, nd\u00ebrsa zhyt\u00ebsit shikonin me habi.<\/p>\n<p>Nikoja nuk pritoi t\u00eb vraponte ke Mashani, q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb ta b\u00ebnte me dije se e kishin z\u00ebn\u00eb at\u00eb peshkun \u201ce tij\u201d.<br \/>\nVet\u00ebm sa, kall\u00ebzoi Nikoja pastaj \u2013 ai ka b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb: \u201clere\u201d, pa l\u00ebvizur nga vendi:<br \/>\n&#8211; Shikoni ju, un\u00eb e kam pa ma hejret!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. &#8211; Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap t\u00eb Mashanit, ithtarit t\u00eb fundit t\u00eb mbretit. Askush nuk pyeste se p\u00ebr cilin mbret ishte fjala, e as p\u00ebr arsyet pse Mashani, uj\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb Kripore, aq e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-01-28T18:59:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/\",\"name\":\"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2014-01-28T18:59:45+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-28T18:59:45+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini","description":"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini","og_description":"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2014-01-28T18:59:45+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Mbreti-i-Mashanit-ga-Muzafer-Beljo-Causi.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/","name":"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#primaryimage"},"datePublished":"2014-01-28T18:59:45+00:00","dateModified":"2014-01-28T18:59:45+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"- Rroft\u00eb Mreti, \u00e7ika Ma\u0161ane! \u2013 b\u00ebrtisnin f\u00ebmij\u00ebt pas tij. - Rrnofshi ju, fmij\u00eb! Zoti ju rujt! \u2013 iu p\u00ebrgjigjej. Dinte e t\u00ebr\u00eb \u00e7arshia t\u00eb arg\u00ebtohej n\u00eb hesap","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/01\/28\/mbreti-mashanit-ga-muzafer-beljo-causi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Mbreti i Mashanit ga Muzafer Beljo \u00c7ausi"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-kwx","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78897"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78897"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78897\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78899,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78897\/revisions\/78899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}