{"id":81569,"date":"2014-04-16T17:47:44","date_gmt":"2014-04-16T16:47:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=81569"},"modified":"2014-04-16T23:00:29","modified_gmt":"2014-04-16T22:00:29","slug":"nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/","title":{"rendered":"Nga &#8220;Eksodi 99 &#8221; tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_81587\" style=\"width: 518px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg\"><img aria-describedby=\"caption-attachment-81587\" loading=\"lazy\" class=\" wp-image-81587\" alt=\"fatmir-Gjeka\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg\" width=\"508\" height=\"360\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-81587\" class=\"wp-caption-text\">Fatmir Gjeka<\/p><\/div>\n<p>Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0 Ministri i Energjis\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ka bor\u00eb, sepse, meq\u00eb ka bor\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb drita dhe nuk do t\u00eb kemi nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me kriz\u00ebn\u00a0 e pritshme, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit ton\u00eb energjetik nga uji.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, p\u00ebrve\u00e7 kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7it dhe atij t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, prezent do t\u00eb jen\u00eb shumica e ministrave t\u00eb dy qeverive, por edhe Kryetari i KKSH Genci Nimanbegu, kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit Fatmir Gjeka, si dhe disa funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partive nacionale shqiptare nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb luks, t\u00eb jemi sot, k\u00ebtu, 15 vjet dhe 15 vjet n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu jan\u00eb shum\u00eb, por n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb populli nuk jan\u00eb asgj\u00eb. Vet\u00ebm 15 vjet nga or\u00ebt e nj\u00eb fundshekulli jasht\u00ebzakonisht dramatik p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Or\u00eb q\u00eb i gjet\u00ebn shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb b\u00ebri t\u00eb paduksh\u00ebm kufirin mes tyre, jo p\u00ebrmes nj\u00eb bashkimi t\u00eb vullnetsh\u00ebm, por p\u00ebrmes nj\u00eb bashkimi n\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i mbijetuar goditjes s\u00eb fundit, mu n\u00eb dalje t\u00eb nj\u00eb tuneli t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Kur e sheh me syt\u00eb e sot\u00ebm t\u00eb shkuar\u00ebn\u00a0e 15 viteve m\u00eb par\u00eb, duket sikur ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb\u00a0 e t\u00ebr\u00eb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb kufirit, k\u00ebtej n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb vend shum\u00eb i brisht\u00eb, i dal\u00eb nga nj\u00eb rr\u00ebnim ekonomik si ai i vitit \u201997-t\u00eb, me nj\u00eb qeveri n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte nj\u00eb djal\u00eb 30 vje\u00e7, q\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebsin e kishte 30 vje\u00e7. E nga ana tjet\u00ebr e kufirit, n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb diktatur\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb barbare, nj\u00eb p\u00ebrpjekje e zgjatur n\u00eb koh\u00eb e n\u00eb sakrifica, q\u00eb shtrihej nga rezistenca paq\u00ebsore\u00a0 e Ibrahim Rugov\u00ebs tek fillimet e U\u00c7K-\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, makina e frikshme e luft\u00ebs s\u00eb SlLobodan Milloshevi\u00e7it. Nga ana tjet\u00ebr, Aleanca e madhe q\u00eb erdhi dhe u bashkua krah p\u00ebr krah shqiptar\u00ebve, por gjithnj\u00eb n\u00eb kushtet kur fundi nuk dihej dhe kur ajo q\u00eb b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm dhe ajo q\u00eb b\u00ebri qeveria shqiptare e re, n\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb brishte, ishte t\u00ebr\u00ebsisht e jasht\u00ebzakonshme, sepse garantoi q\u00eb Aleanca\u00a0 e madhe t\u00eb shkonte p\u00ebrpara, pa frik\u00ebn e l\u00ebkundjeve t\u00eb opinionit publik n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb flukseve t\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>Kryeministri Tha\u00e7i foli p\u00ebr prapavij\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. E p\u00ebr k\u00eb e kujton at\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb se pa at\u00eb prapavij\u00eb dhe pa at\u00eb sinergji t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe pa at\u00eb organizimin ku kishte shum\u00eb mund dhe shum\u00eb spontanitet, si\u00e7 tha edhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, do t\u00eb ishte\u00a0 e pamundur\u00a0q\u00eb t\u00eb shkohej p\u00ebrpara nga e gjith\u00eb Aleanca, q\u00eb pik\u00ebrisht tek ajo prapavij\u00eb q\u00eb krijoi Shqip\u00ebria, fal\u00eb, pa as m\u00eb t\u00eb voglin diskutim, edhe lidershipit t\u00eb\u00a0 Pandeli Majkos, q\u00eb b\u00ebri q\u00eb nj\u00eb vend i dob\u00ebt t\u00eb dukej \u00e7uditsh\u00ebm i fort\u00eb n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, sot do t\u00eb flisnim ndoshta p\u00ebr nj\u00eb histori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot jemi k\u00ebtu, 15 vjet m\u00eb von\u00eb. E 15 vjet u desh\u00ebn q\u00eb 100 vjetori i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ta gjente Ballkanin n\u00eb paqe. Ta gjej\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, t\u00eb lindur dhe gjithmon\u00eb t\u00eb shkuar p\u00ebrpara n\u00eb jet\u00ebn e vet p\u00ebrmes konflikteve dhe luft\u00ebrave, n\u00eb kushtet kur nj\u00eb er\u00eb krejt\u00ebsisht e re fryn dhe kur nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb konflikti dhe lufta, por paqja dhe bashk\u00ebpunimi q\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejt nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb e kam pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkruaj nj\u00eb fjal\u00eb, sepse ka shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb njeriu d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pastaj e kam shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jem sa m\u00eb konciz, sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb feste dhe si n\u00eb \u00e7do dit\u00eb feste t\u00eb till\u00eb ka edhe nj\u00eb drek\u00eb e si n\u00eb \u00e7do or\u00eb dreke, kush ka fjal\u00ebn i fundit rrezikon t\u00eb marr\u00eb edhe mallkimet e audienc\u00ebs, p\u00ebr zgjatjen e fjalimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb detaj nga takimi me Kancelaren e Gjermanis\u00eb, zonj\u00ebn Merkel, q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me \u00e7far\u00eb po flasim. Q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me at\u00eb q\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd nuk ishte e imagjinueshme q\u00eb t\u00eb ndodhte; q\u00eb n\u00eb 100 vjetorin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, vet\u00ebm pak vite nga kjo luft\u00eb\u00a0 e tmerrshme q\u00eb p\u00ebrjetuan qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Ballkani gjendej n\u00eb paqe dhe ne t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kryeministrin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kryeministrin e Serbis\u00eb, t\u00eb gjendeshim s\u00eb bashku, n\u00eb krye t\u00eb vitit, n\u00eb Lond\u00ebr, jo p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr si do t\u00eb ndahen territoret, as p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si do t\u00eb merremi vesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim, as p\u00ebr t\u00eb diskutuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb aspekt t\u00eb luft\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb diskutuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me paqen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paqe q\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim dhe n\u00eb bindjen time \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr shpatullat e brishta t\u00eb secilit prej vendeve t\u00eb rajonit ton\u00eb. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paqe q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb rajon, q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebveprim mes nesh, p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer ato pengesa, q\u00eb t\u00eb vet\u00ebm nuk mundemi t\u2019i kap\u00ebrcejm\u00eb dot, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet ato aspirata dhe ato ambicie legjitime t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit, q\u00eb secila qeveri m\u00eb vete dhe aq m\u00eb pak pastaj, secila nga dy qeverit\u00eb tona e ka t\u00eb pamundur t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb pa k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebveprim, pa k\u00ebt\u00eb sinergji, pa k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrveprim.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb\u00a0e re q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, lidhur me t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij rajoni dhe lidhur me koh\u00ebn q\u00eb nuk pret, p\u00ebr integrimin e k\u00ebtij rajoni mes veti dhe pastaj me Evrop\u00ebn\u00a0e bashkuar. Ashtu sikund\u00ebr jam i bindur se kjo qasje\u00a0 e jona,\u00a0 e cila e merr t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e vet nga vizioni dhe kurajo\u00a0e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb dialogu me armiqt\u00eb e deridjesh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn e paqes me ata q\u00eb deri dje ishin sundimtar\u00eb brutal\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e shqiptar\u00ebve, sepse pa at\u00eb hap t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrpara, sot ne nuk do t\u00eb kishin forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, avokat\u00eb t\u00eb nj\u00eb Ballkani t\u00eb ri, t\u00eb nj\u00eb rajoni t\u00eb ri, t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebjetese t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb q\u00eb ndjehem posa\u00e7\u00ebrisht mir\u00eb, q\u00eb qeveria jon\u00eb, qeveria e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane dhe qeveria e Kosov\u00ebs po e mish\u00ebrojm\u00eb si nj\u00eb ecje s\u00ebbashku n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb re bashk\u00ebpunimi shqiptar dhe rajonal, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shqiptare dhe europiane e tej kufijve, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrjetojm\u00eb edhe sot, k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs, me rastin e k\u00ebtij 15-vjetori, q\u00eb n\u00eb fakt ishte dita q\u00eb e bashkoi nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn dhe q\u00eb me siguri e ka shtys\u00ebn e vet edhe nga mbledhja e qeverive tona n\u00eb Prizren, si pik\u00ebnisje e institucionalizimit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb bashkimit t\u00eb forcave, e bashkimit t\u00eb ideve, e bashkimit t\u00eb rrug\u00ebve tona drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt duhet ta b\u00ebj\u00eb askush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 nesh dhe vullnetit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr d\u00ebshiroj t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se sot, sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb feste, por ishte besoj edhe dita p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb pak se 100 dit\u00eb nga mbledhje e qeverive n\u00eb Prizren. T\u00eb bindur se, si\u00e7 e kemi deklaruar, kjo koh\u00eb e re nuk \u00ebsht\u00eb koha e teatrit nacionalist, as e ske\u00e7eve propagandistike me abetaren e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb dor\u00eb, sa her\u00eb hapet viti shkollor, por \u00ebsht\u00eb koha e nj\u00eb pune intensive n\u00eb t\u00eb gjitha planet. Pun\u00eb q\u00eb ka filluar dhe pun\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtohet dhe po nd\u00ebrton hap pas hapi, urat e bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb njehsuar arsimor, ku p\u00ebr \u00e7do shqiptar, kudo ku u lind dhe kudo ku rritet n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb, n\u00eb Gjakov\u00eb apo Tropoj\u00eb, n\u00eb Pej\u00eb apo Sarand\u00eb apo n\u00eb cilindo fshat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb abetare, po e po, por edhe nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb shqiptar\u00ebt e gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb jen\u00eb gjenerata e par\u00eb e shqiptar\u00ebve evropian\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pika referimi dhe q\u00eb vijn\u00eb nga e nj\u00ebjta rrug\u00eb edukimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, autostrada energjetike q\u00eb u p\u00ebrmend. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb, por s\u2019\u00ebsht\u00eb kurr\u00eb von\u00eb dhe tanim\u00eb, ne po ecim shpejt p\u00ebr t\u00eb materializuar gjith\u00eb projektet e bashk\u00ebpunimit mes nesh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb siguria energjetike e hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare t\u00eb jet\u00eb e garantuar plot\u00ebsisht. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por duke reformuar rr\u00ebnj\u00ebsisht modelin e tregut t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duke bashk\u00ebpunuar thell\u00ebsisht, hapa pas hapi, ne jo vet\u00ebm sigurojm\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr vete, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, por t\u00eb kthehemi n\u00eb fuqi eksportuese t\u00eb energjis\u00eb, me p\u00ebrfitim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu me radh\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e tjera, ku dua t\u00eb p\u00ebrmend pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore dhe e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb rajonalizuar t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore. Gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta rrisim shum\u00eb m\u00eb shpejt, sesa \u00e7do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim ve\u00e7 e ve\u00e7, mir\u00ebqenien n\u00eb fshat, n\u00eb fshatin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fshatin e Kosov\u00ebs dhe nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb na jap\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb syt\u00eb nga eksporti, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se\u00e7 b\u00ebjm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam sot i lumtur q\u00eb k\u00ebtu mes nesh \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb pak \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uar nga vlerat q\u00eb i ka krijuar vetes n\u00eb koh\u00eb. Sepse pak Shqip\u00ebria, por pak dhe Kosova kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb i takon njer\u00ebzve t\u00eb sip\u00ebrmarrjes. K\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr Behxhet Pacollin, i cili foli p\u00ebrpara nesh si Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, por i cili nuk \u00ebsht\u00eb si ne, n\u00eb rolin e nj\u00eb drejtuesi t\u00eb qeveris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ne. Sepse \u00ebsht\u00eb aty jo p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e natyrshme t\u00eb nj\u00eb angazhimi politik, por p\u00ebr t\u2019u munduar q\u00eb ta ndikoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb politik\u00ebn, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb e zhvillimit ekonomik. Dhe duke p\u00ebrmendur mikun ton\u00eb Behxhet Pacollin, un\u00eb dua t\u00eb shpreh gjith\u00eb lumturin\u00eb time q\u00eb k\u00ebtu, sot, me ne jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nga Shqip\u00ebria, nga Kosova dhe nga trevat e tjera, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb fillimit t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi konkret p\u00ebr Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Tregtis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb n\u00eb takimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me sip\u00ebrmarr\u00ebsit, mir\u00eb Komb\u00ebtaren e Futbollit na pengon FIFA, po komb\u00ebtaren e sip\u00ebrmarrjes kush na pengon ta b\u00ebjm\u00eb? Kush na ka penguar gjith\u00eb k\u00ebto vite? Na ka penguar vet\u00ebm v\u00ebshtrimi shum\u00eb i ngusht\u00eb i yni, n\u00eb raport me sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe sip\u00ebrmarrjes. Dhe un\u00eb jam shum\u00eb\u00a0 krenar, q\u00eb pas pak muajsh do t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7elim dyert e nj\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe fal\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi q\u00eb g\u00ebzon admirimin tim t\u00eb madh, si Ramiz Kelmendi, p\u00ebr t\u00eb transformuar k\u00ebshtu, hap pas hapi, infrastruktur\u00ebn e grumbullimit dhe infrastruktur\u00ebn e shp\u00ebrndarjes dhe shitjes s\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore shqiptare.<\/p>\n<p>I falenderoj pa mas\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb pranish\u00ebm dhe pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim bie dakord me Behxhet Pacollin, q\u00eb, mir\u00eb, tatimin e dyfisht\u00eb e hoq\u00ebm, duhej t\u00eb ishte hequr shum\u00eb m\u00eb par\u00eb, por tani duhet t\u00eb heqim dogan\u00ebn e dyfisht\u00eb. \u00cbsht\u00eb\u00a0e pakuptimt\u00eb q\u00eb midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, procedurat zhvillohen shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti sot, p\u00ebr kalimin e mallrave nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pakuptimt\u00eb q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb apo t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb tregtojn\u00eb duke kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb kufi, t\u00eb ket\u00eb kufi. Dhe ne do ta heqim k\u00ebt\u00eb kufi dhe pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, dogan\u00ebn e Morin\u00ebs do ta b\u00ebjm\u00eb simbolin e sh\u00ebrbimit mbi ato vlera dhe mbi at\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb d\u00ebshmuan shqiptar\u00ebt, 15 vite m\u00eb par\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb raport me sip\u00ebrmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pakonceptueshme q\u00eb ata q\u00eb sjellin produkte ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri, nga Kosova, t\u00eb presin tre dit\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb nj\u00eb autoriteti komb\u00ebtar t\u00eb ushqimit n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme po ashtu, q\u00eb midis t\u00eb dy vendeve t\u00eb mos ket\u00eb shk\u00ebmbime eksperiencash dhe bashkime forcash. Prandaj, un\u00eb mezi pres q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jo nj\u00eb, por sa m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe mezi pres t\u00eb b\u00ebhet realitet ajo q\u00eb m\u00eb tha nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs tjet\u00ebr, shum\u00eb i admiruar, i kompanis\u00eb \u201cDevolli\u201d, q\u00eb \u201cnuk dua t\u00eb vij n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb biznes vet\u00eb, por dua t\u00eb vij n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb biznes 50% me 50% me nj\u00eb kompani shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. E pra, besoj dhe shpresoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb do t\u00eb \u00e7elen perspektiva t\u00eb reja, por, ama, kjo do t\u00eb b\u00ebhet e mundur vet\u00ebm duke i v\u00ebn\u00eb t\u00eb dy qeverit\u00eb tona n\u00eb dispozicion t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe sip\u00ebrmarrjes dhe duke e konsideruar Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Tregtis\u00eb si pik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb referimit, sepse at\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar gjith\u00eb procedurat dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar sip\u00ebrmarrjen, nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit, nuk e m\u00ebsojm\u00eb dot kurr\u00eb, nga trajner\u00ebt e Bashkimit Evropian. Besojeni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/Nga-Eksodi-tek-Partneriteti-Strategjik-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft  wp-image-81571\" alt=\"Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik-1\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/Nga-Eksodi-tek-Partneriteti-Strategjik-1.jpg\" width=\"508\" height=\"330\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr besoj q\u00eb edhe p\u00ebrpjekja jon\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sesa akomodimi i m\u00eb shum\u00eb se 150 mij\u00eb njer\u00ebzve, k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me 15 mij\u00eb vet\u00eb. Ashtu sikund\u00ebr besoj se si\u00e7 Shqip\u00ebria e asaj kohe, kur n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb ishte Pandeli Majko, tregoi se edhe 500 mij\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb vog\u00ebl dhe nuk trondit\u00ebn asnj\u00eb ekuilib\u00ebr, si\u00e7 tremben nga tronditjet e emigracionit vende shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura, edhe ne mund t\u00eb tregojm\u00eb se shum\u00eb m\u00eb shpejt dhe shum\u00eb m\u00eb bindsh\u00ebm mund t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar, pa tronditur asnj\u00eb ekuilib\u00ebr, por, p\u00ebrkundrazi, duke provuar se sa \u00e7\u2019kemi ne nevoj\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, ka nevoj\u00eb Evropa p\u00ebr ne; Sa \u00e7\u2019ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr Evrop\u00ebn, sa \u00e7\u2019ka Kosova nevoj\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, sa \u00e7\u2019kan\u00eb shqiptar\u00ebt nevoj\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, ka nevoj\u00eb Evropa p\u00ebr shqiptar\u00ebt brenda saj, n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ishte padyshim e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb liheshin m\u00ebnjan\u00eb vlerat; Vlerat q\u00eb e krijuan at\u00eb mrekulli n\u00eb momentin e nj\u00eb tragjedie q\u00eb dukej shum\u00eb m\u00eb e madhe se t\u00eb gjith\u00eb ne s\u00eb bashku; Vlerat q\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb varret dhe plag\u00ebt n\u00eb trup e n\u00eb shpirt t\u00eb ktheheshin n\u00eb forc\u00eb dhe n\u00eb burim t\u00eb nj\u00eb kuraje shum\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb nj\u00eb kuraje q\u00eb un\u00eb do ta p\u00ebrshkruaja me fjal\u00ebt e Presidentit Klinton, nj\u00eb njeri t\u00eb cilit shqiptar\u00ebt gjith\u00eb jet\u00ebn do t\u2019i detyrohen, padyshim, jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb: \u201cJu nuk i jeni dor\u00ebzuar d\u00ebshp\u00ebrimit. Dhe ju nuk keni lejuar q\u00eb tmerri q\u00eb keni par\u00eb, t&#8217;iu ngurt\u00ebsoj\u00eb zemr\u00ebn apo t&#8217;iu prish\u00eb besimin n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin ku keni lindur. Do t\u00eb kaloj\u00eb koh\u00eb. Por me forc\u00ebn tuaj dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nuk ka dyshim se si do t\u00eb jet\u00eb fundi\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb, t\u00eb th\u00ebna n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, mua mu lidh\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e re, kur si Kryeminist\u00ebr shkova n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe isha i ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes s\u00eb dit\u00ebve t\u00eb Iniciativ\u00ebs Klinton, s\u00eb bashku me mikun tim Hashim Tha\u00e7in. Duke par\u00eb nga af\u00ebr Presidentin e madh t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, njeriun q\u00eb bashk\u00eb me Kryeministrin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe ishte protagonisti i madh i historis\u00eb s\u00eb re q\u00eb u shkrua p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr gjith\u00eb Ballkanin, t\u00eb komunikonte me Hashimin, u ndjeva realisht krenar. Edhe m\u00eb krenar u ndjeva kur Presidenti Klinton, &#8211; kini parasysh ishte koha e dialogut, &#8211; \u00a0i tha Hashimit: \u201cJu i mbijetuat luft\u00ebs dhe fituat lirin\u00eb. Tani duhet t\u2019i mbijetoni paqes dhe t\u00eb fitoni mir\u00ebqenien\u201d. K\u00ebtu, edhe tek fjal\u00ebt e k\u00ebtij lideri t\u00eb madh e nj\u00ebr\u00ebs prej figurave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, q\u00ebndron edhe thelbi i koh\u00ebs son\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ne sot duhet t\u2019i mbijetojm\u00eb paqes n\u00eb rajon, p\u00ebr t\u00eb fituar pik\u00ebrisht mir\u00ebqenien.<\/p>\n<p>E di q\u00eb po t\u00eb ishte paraardh\u00ebsi im k\u00ebtu do t\u00eb thoshte harrove Xhorxh W. Bush. Dhe un\u00eb, meqen\u00ebse jemi k\u00ebtu n\u00eb 15\u2013vjetorin e eksodit, por gjithsesi jemi k\u00ebtu me dy qeveri, me dy shtete, me nj\u00eb realitet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb transformuar, sigurisht q\u00eb nuk do ta l\u00eb pa e shprehur dhe mir\u00ebnjohjen, jo vet\u00ebm p\u00ebr Presidentin tjet\u00ebr q\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Presidentin Bush, apo n\u00eb rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, por, madje, un\u00eb k\u00ebtu dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen edhe p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, edhe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00eb qeveri, si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptare p\u00ebr pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ku ne shqiptar\u00ebt t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i themi vetes, dakord, ne ndahemi thuajse p\u00ebr t\u00eb gjitha. Madje, n\u00eb qoft\u00eb se e kthejm\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, ne mund t\u00eb ndahemi edhe p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb ora; a \u00ebsht\u00eb drek\u00eb apo \u00ebsht\u00eb dark\u00eb; \u00ebsht\u00eb mars apo \u00ebsht\u00eb prill; edhe \u00e7far\u00eb viti \u00ebsht\u00eb. Por ne fatmir\u00ebsisht nuk ndahemi tek \u00e7\u00ebshtja e madhe q\u00eb deri dje mbante emrin \u201c\u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201d, por q\u00eb sot, natyrsh\u00ebm ka emrin \u201c\u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Kosova ka vlejtur shum\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si burim i nj\u00eb fryme q\u00eb ka arritur t\u2019i unifikoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur jan\u00eb dukur krejt\u00ebsisht t\u00eb paunifikuesh\u00ebm. Ka arritur t\u2019i b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, p\u00ebr faktin sesa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt, kudo ku jetojn\u00eb, aq m\u00eb i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb kombi yn\u00eb dhe aq m\u00eb fort\u00eb ne mund t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00ebri\u2013tjetrin, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e secilit, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosove, por edhe n\u00eb Preshev\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe padyshim Maqedoni e kudo qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e mbyllur, un\u00eb dua t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fat, nj\u00eb fat shum\u00eb i madh q\u00eb sot t\u00eb jesh k\u00ebtu. Un\u00eb ndjehem edhe m\u00eb me fat, n\u00eb qoft\u00eb se mund ta them, q\u00eb kam nderin t\u00eb mbaj k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij takimi q\u00eb 15 vjet m\u00eb pas nga ato momente q\u00eb dukeshin fundi i bot\u00ebs, ku Shqip\u00ebria ngjante si \u201cTitaniku\u201d q\u00eb mund t\u00eb mbytej nga momenti n\u00eb moment, bashk\u00eb me Kosov\u00ebn, t\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr partneritet strategjik. \u201cNga eksodi n\u00eb partneritet strategjik\u201d \u00ebsht\u00eb titulli i mundsh\u00ebm i k\u00ebtij takimi, q\u00eb mund t\u00eb quhej dhe nga \u201cNga p\u00ebrpjekja e student\u00ebve tek gjenerata e shqiptar\u00ebve evropian\u00eb\u201d. E shqiptar\u00ebve q\u00eb lindi dhe rriten sot n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb poezi Ismail Kadare ku thot\u00eb: \u201c\u201cS\u2019kish d\u00ebshmitar\u00eb, TV nuk pati\/ Zinxhir i tankut kur ju ngriu\/ Por ret\u00eb e globit ve\u00e7 ju pan\u00eb\/ Nd\u00ebrgjegje e bot\u00ebs tek ju mbriu\u201d. K\u00ebto vargje jan\u00eb shkruar p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb protestuan n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vitin 1981. Thirrjet e para t\u00eb tyre ishin: \u201cKosova Republik\u00eb\u201d; \u201cJemi shqiptar\u00eb\u201d; \u201cDuam shok\u00ebt tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ishin shk\u00ebndijat e para, por shk\u00ebndija q\u00eb nuk u shuan kurr\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr u rishfaq\u00ebn 10 vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kur po student\u00ebt th\u00ebrrisnin \u201cLiri Demokraci\u201d dhe \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d. E k\u00ebta student\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb \u201981-n, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb \u201990-n, qoft\u00eb sot kudo ku jan\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb i bashkon jo vet\u00ebm nj\u00eb gjuh\u00eb, por i bashkon edhe nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme e jona, &#8211; e imja, e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pastaj me siguri e t\u00eb gjith\u00eb ministrave dhe ministreve, por pa diskutim edhe e gjith\u00eb deputet\u00ebve e deputeteve, jo vet\u00ebm t\u00eb shumic\u00ebs, por edhe t\u00eb opozit\u00ebs, &#8211; \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb japim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb \u00ebndrra q\u00eb Adem Jasharin e \u00e7oi n\u00eb at\u00eb flijim prej legjendash t\u00eb b\u00ebhet realitet. T\u00eb b\u00ebhet realitet jo m\u00eb duke marr\u00eb pushk\u00ebn, sepse askush nuk ia k\u00ebrkon askujt jet\u00ebn sot, por duke b\u00ebr\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb di\u00e7ka t\u00eb vlefshme p\u00ebr jet\u00ebn e kombit ton\u00eb dhe duke e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb vyer p\u00ebr ndri\u00e7imin e mendjes dhe t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit ton\u00eb. Sepse jemi nj\u00eb komb dhe \u00ebndrra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ct\u00eb jemi nj\u00eb komb i bashkuar, n\u00eb Evrop\u00ebn e bashkuar\u201d. Ashtu sikund\u00ebr \u00ebndrra e atyre q\u00eb 15\u2013vjet m\u00eb par\u00eb organizoheshin dhe luftonin n\u00eb pyje, &#8211; dhe dukeshin si njer\u00ebz q\u00eb i \u201ckishin hyr\u00eb detit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d dhe nuk do t\u00eb dilnin kurr\u00eb matan\u00eb,\u00a0&#8211; ja ku \u00ebsht\u00eb, u b\u00eb realitet. Ashtu edhe \u00ebndrra jon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb komb i bashkuar n\u00eb Evrop\u00ebn e bashkuar, varet nga ne, se sa, si dhe kur b\u00ebhet realitet. P\u00ebr sa na takon, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, fal\u00eb pun\u00ebs son\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb pas nesh.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Kuk\u00ebsi ishte sot qyteti mikprit\u00ebs, i cili bashkoi s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire, dy qeverit\u00eb, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb eksodit tragjik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, 15 vjet m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Kryeministri Rama udh\u00ebtoi sot drejt Kuk\u00ebsit p\u00ebr nj\u00eb seri aktivitetesh, kushtuar k\u00ebsaj ngjarje, e cila p\u00ebrmbylli nj\u00eb fundshekull dramatik p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Morin\u00ebs kryeministri Rama i uroi mir\u00ebseardhjen Kryeministrit Tha\u00e7i dhe ministrave t\u00eb kabinetit t\u00eb tij, por edhe qindra qytetar\u00ebve kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike e me shum\u00eb emocion, soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb at\u00eb dit\u00eb, duke p\u00ebrshkruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb hyrjen n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Kryeministri Thaci dhe an\u00ebtar\u00ebt\u00a0 e kabinetit u nderuan n\u00eb nj\u00eb ceremoni zyrtare n\u00eb sheshin p\u00ebrpara pallatit t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cNga Eksodi tek Partneriteti Strategjik&#8221; ishte Konferenca q\u00eb b\u00ebri bashk\u00eb, t\u00eb dy kabinetet, n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb hapur p\u00ebr sfidat e s\u00eb ardhmes europiane t\u00eb t\u00eb dy vendeve. N\u00eb disa panele dikutimi, ministrat homolog\u00eb nga t\u00eb dy kabinetet paraqit\u00ebn vizionin e zhvillimit p\u00ebr fushat p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb bashk\u00ebpunimi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>Teksa rikujtoi or\u00ebt e asaj ngjarje t\u00eb dhimbshme t\u00eb 15 viteve m\u00eb par\u00eb, Kryeministri Rama n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e tij tha se ai moment i gjeti shqiptar\u00ebt\u00a0 \u201cn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb b\u00ebri t\u00eb paduksh\u00ebm kufirin mes tyre, jo p\u00ebrmes nj\u00eb bashkimi t\u00eb vullnetsh\u00ebm, por p\u00ebrmes nj\u00eb bashkimi n\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ti mbijetuar goditjes s\u00eb fundit, n\u00eb dalje t\u00eb nj\u00eb tuneli t\u00eb gjat\u00eb.\u201d\u00a0 Kryeministri tha se t\u00eb dy vendet, por edhe i gjith\u00eb rajoni po p\u00ebrjeton nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lidhur me t\u00eb ardhmen rajonit dhe koh\u00ebn q\u00eb nuk pret, p\u00ebr integrimin e tij n\u00eb Evrop\u00ebn\u00a0 e bashkuar.<\/p>\n<div><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0 Ministri i Energjis\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ka bor\u00eb, sepse, meq\u00eb ka bor\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb drita dhe nuk do t\u00eb kemi nevoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[14],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nga &quot;Eksodi 99 &quot; tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga &quot;Eksodi 99 &quot; tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-16T16:47:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2014-04-16T22:00:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg\",\"width\":972,\"height\":729},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/\",\"name\":\"Nga \\\"Eksodi 99 \\\" tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2014-04-16T16:47:44+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-16T22:00:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Nga &#8220;Eksodi 99 &#8221; tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga \"Eksodi 99 \" tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini","description":"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nga \"Eksodi 99 \" tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini","og_description":"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2014-04-16T16:47:44+00:00","article_modified_time":"2014-04-16T22:00:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/fatmir-Gjeka.jpg","width":972,"height":729},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/","name":"Nga \"Eksodi 99 \" tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#primaryimage"},"datePublished":"2014-04-16T16:47:44+00:00","dateModified":"2014-04-16T22:00:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Me siguri, ata q\u00eb punuan p\u00ebr organizmin e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb palumtur me faktin q\u00eb nuk ka diell, por ka bor\u00eb. Por m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb vet\u00eb dhe\u00a0","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/04\/16\/nga-eksodi-99-tek-partneriteti-strategjik-mbare-shqiptar-ne-kukes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Nga &#8220;Eksodi 99 &#8221; tek Partneriteti Strategjik mbar\u00eb shqiptar n\u00eb Kuk\u00ebs"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-ldD","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81569"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81569"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81569\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":81590,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81569\/revisions\/81590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}