{"id":8195,"date":"2009-01-07T21:08:35","date_gmt":"2009-01-07T20:08:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=8195"},"modified":"2009-01-07T21:08:35","modified_gmt":"2009-01-07T20:08:35","slug":"shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg\" target=\"_blank\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-8196\" title=\"shqiptaret-ne-mal-te-zi\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg\" alt=\"shqiptaret-ne-mal-te-zi\" width=\"370\" height=\"249\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg 500w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi-300x201.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 370px) 100vw, 370px\" \/><\/a>D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze<\/strong><br \/>\nKy vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie! Megjithat\u00eb, le t\u00eb shpresojm\u00eb se gj\u00ebrat kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vendi t`u afrohet integrimeve europiane, k\u00ebshtu edhe t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet lidhur me shqiptar\u00ebt por edhe me popujt e tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb! N\u00eb qoft\u00eb se tashm\u00eb disa lider\u00eb ton\u00eb politik\u00eb k\u00ebt\u00eb vit e kan\u00eb shpallur vit t\u00eb shqiptar\u00ebve anemban\u00eb bot\u00ebs, viti i ardhsh\u00ebm le t\u00eb jet\u00eb vit i shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi! G\u00ebzuar!<\/p>\n<p>Dal\u00ebngadal\u00eb por me hapa t\u00eb sigurt\u00eb ne po i afrohemi edhe nj\u00eb viti t\u00eb ri dhe si gjithmon\u00eb, n\u00eb vlugun e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr fest\u00eb apo pushim, gjith\u00ebher\u00eb t\u00ebrthorazi na vjen ajo q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb popullarizuar quhet pastrim i llogarive. Q\u00ebllimisht nuk dua t\u00eb them dh\u00ebnie e llogarive, sepse kjo n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe tutje sintagm\u00eb e nd\u00ebrlikuar t\u00eb cil\u00ebn pakkush e respekton. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst do t\u00eb provoj q\u00eb shkurtimisht t\u00eb prezantoj se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb apo nuk ka b\u00ebr\u00eb shteti i Malit t\u00eb Zi p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb por, gjithashtu edhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apo nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr vetveten. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet fillimi i k\u00ebtij tregimi, sepse kompleksiteti i vet\u00eb tematik\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft i gjer\u00eb.<br \/>\nPor, t\u00eb fillojm\u00eb nga shteti dhe t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb me popullin &#8211; edhe pse do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e kund\u00ebrta. Mali i Zi gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka b\u00ebr\u00eb mjaft n\u00eb planin e politik\u00ebs s\u00eb vet ndaj shqiptar\u00ebve kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr diplomacin\u00eb e tij, dhe fare pak apo aspak kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr politik\u00ebn e tij t\u00eb brendshme. Shkurti i vitit 2008 p\u00ebrmbante n\u00eb vetvete dat\u00ebn 17, dit\u00eb e cila pa dyshim ishte dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt anemban\u00eb bot\u00ebs, dit\u00eb kjo kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb Kosova krijoi realitetin e ri politik n\u00eb Ballkan, me t\u00eb cilin duhej t\u00eb p\u00ebrballeshin t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs, e sidomos fqinj\u00ebt e saj ballkanik\u00eb. Ishte kjo padyshim nj\u00eb sprov\u00eb e r\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebr diplomacin\u00eb malazeze e cila nuk mundi t`u shmangej presioneve t\u00eb fuqishme q\u00eb i vinin nga ana e Serbis\u00eb &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrore&#8221;, por gjithashtu edhe nga presioni po aq i fuqish\u00ebm i partner\u00ebve t\u00eb saj per\u00ebndimor\u00eb. Dhe k\u00ebsisoji vet\u00eb akti i njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Malin e Zi kaloi n\u00eb qet\u00ebsi, pa kurr\u00ebfar\u00eb pasojash, k\u00ebshtu q\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb ver\u00ebs zihej \u00e7\u00ebshtja e njohjes s\u00eb saj. Ishte ky nj\u00eb vendim i v\u00ebshtir\u00eb kur dihet se n\u00eb Mal t\u00eb Zi jetojn\u00eb rreth 33 % serb\u00eb dhe se popullsia shumic\u00eb e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs si shtet t\u00eb pavarur. Megjithat\u00eb, pas spekulimeve t\u00eb gjata rreth dat\u00ebs s\u00eb njohjes, Mali i Zi gjat\u00eb k\u00ebsaj vjeshte i ra trup! Duke njohur Kosov\u00ebn, Mali i Zi u b\u00ebri sh\u00ebrbim t\u00eb madh shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb populli shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi mundi t\u00eb ndjehet i mbrojtur nga ana e shtetit! \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb situat\u00eb e \u00e7uditshme kur dim\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb ekzistuar shum\u00eb p\u00ebrpara vet\u00eb malazez\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb akt shteti tregoi se kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar qartas p\u00ebr politik\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebson Per\u00ebndimi, p\u00ebrkat\u00ebsisht Bashkimi Europian dhe SHBA-ja. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me Shqip\u00ebrin\u00eb fqinje jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm dhe se komunikimi diplomatik me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lakmuesh\u00ebm dhe pritet q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme t\u00eb em\u00ebrohen ambasador\u00ebt mbi baz\u00ebn rezidente n\u00eb t\u00eb dy drejtimet. P\u00ebr t\u00eb mos shkuar tep\u00ebr n\u00eb thell\u00ebsi, nga sa u tha m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se diplomacia malazeze ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vitin 2008 dhe se shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb dore mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, pasi q\u00eb karakteristik\u00eb e shoq\u00ebrive n\u00eb tranzicion \u00ebsht\u00eb q\u00eb brenda nj\u00eb dite apo nj\u00eb ore t\u2019ju \u00e7oj\u00eb nga shk\u00eblqimi n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, k\u00ebshtu as realiteti malazias nuk ka mundur t\u00eb konceptohet ndryshe. Kontradikta politike \u00ebsht\u00eb karakteristike p\u00ebr shtetet me kultur\u00eb politike t\u00eb dob\u00ebt dhe me sistem jo mjaft t\u00eb zhvilluar t\u00eb demokracis\u00eb, i cili natyrisht ngulfat edhe sistemin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Po mir\u00eb, e gjith\u00eb kjo me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vendin e vet, t\u00eb pakt\u00ebn shpresojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pse e themi k\u00ebt\u00eb? Nga shkaku i thjesht\u00eb sepse politika e brendshme e Malit t\u00eb Zi, e cila drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti ndikon n\u00eb standardin e jetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve si dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb shum\u00eb aspekte. Edhe pse jan\u00eb krijuar parakushte t\u00eb mira, t\u00eb mos them t\u00eb shk\u00eblqyeshme ligjore, t\u00eb bazuara n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Malit t\u00eb Zi nga viti 2007, megjithat\u00eb nuk ndodh\u00ebn ndryshimet e d\u00ebshiruara t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Qeveris\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zbatimin e tyre praktik. N\u00eb vendin ku indeksi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb enorm, ku krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ku privatizimet b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, duke mos iu n\u00ebnshtruar me k\u00ebt\u00eb rast kurr\u00ebfar\u00eb revizioni, ku gjykatat e kryejn\u00eb jasht\u00ebzakonisht ngadal\u00eb pun\u00ebn e vet, dhe kur ndodh shpeshher\u00eb q\u00eb edhe ajo t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb, ta b\u00ebjn\u00eb gabimisht, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb priten arritje pozitive. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb edhe tutje n\u00eb margjinat e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie! Pamund\u00ebsia e realizimit t\u00eb t\u00eb drejtave mbi pasurin\u00eb e vet ndikon jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb standardin e jetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm. Njer\u00ebzit n\u00eb Ulqin nuk mund ta rikthejn\u00eb pasurin\u00eb e vet n\u00eb Valdanos dhe Shtoj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditje direkte n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tyre historike dhe kulturore q\u00eb jan\u00eb &#8220;mbjell\u00eb&#8221; n\u00eb k\u00ebto vende nga lasht\u00ebsia. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra, sepse nd\u00ebrmarrja me emrin q\u00eb nuk i p\u00ebrkon, \u201cT\u00eb mirat detare\u201d (&#8220;Morsko dobro&#8221;), mban n\u00eb rob\u00ebri 55% t\u00eb territorit m\u00eb atraktiv t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb paradoksi akoma m\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb formuar komisioni i cili duhet t\u00eb konstatoj\u00eb at\u00eb q\u00eb e din\u00eb kahmoti qytetar\u00ebt, e kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjendja ekzistuese nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin mbi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje. Deri tani privatizimi ka qen\u00eb i mjeruesh\u00ebm dhe fitohet p\u00ebrshtypja se askund nuk po punohet asgj\u00eb dhe se status quo-ja e k\u00ebtill\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb edhe do koh\u00eb.<br \/>\nN\u00eb raportin vjetor p\u00ebr gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i cili u prezantua para disa dit\u00ebve n\u00eb Gjenev\u00eb, t\u00eb cilin pata rastin ta lexoj, rrjedh vet\u00ebm &#8220;mjalt\u00eb e qum\u00ebsht&#8221;. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyeshme! Ekziston edhe pjesa speciale q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat e pakicave, n\u00eb t\u00eb (sikur ta kishin shkruar f\u00ebmij\u00ebt) vet\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrshkruar dispozitat nga Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat e pakicave dhe jan\u00eb cekur disa institucione q\u00eb merren me mbrojtjen e tyre. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb frapante! T\u00eb rikujtojm\u00eb vet\u00ebm &#8220;Fluturimin e Shqiponj\u00ebs&#8221; dhe konfuzionet q\u00eb krijoi pushteti rreth k\u00ebtij procesi, e q\u00eb me at\u00eb rast asnj\u00eb zyrtar nuk dha p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr tejkalimin e autorizimeve t\u00eb veta. Gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore t\u00eb jet\u00eb pun\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve sesa n\u00eb vitet paraprake, kurse po vazhdon edhe tendenca e pranimit t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve sipas lidhjeve policore.<br \/>\nPor, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb aq e zez\u00eb, derisa t\u00eb mos ulemi n\u00eb rrafshin e asaj q\u00eb vet\u00eb ne si shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr vetveten. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ligji na ka mund\u00ebsuar themelimin e K\u00ebshillit Nacional q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forum i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik i cili do t\u00eb kandidoj\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe do t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet tona ekzistuese. Mir\u00ebpo, \u00e7far\u00eb ndodhi? Sikurse \u00e7do tregim i yni, as ky nuk ka qen\u00eb idilik. U v\u00ebrejt p\u00ebr\u00e7arje e madhe dhe luft\u00eb e madhe se kush duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill, n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre duhet t\u00eb zgjedhen k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues, kush duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli etj\u2026 Gjith\u00eb k\u00ebsaj i vinte er\u00eb e nj\u00eb lufte t\u00eb madhe politike midis elitave politike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmi se niveli i kultur\u00ebs politike brenda nesh \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i ul\u00ebt. Do t\u00eb na duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb! N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb bashkuar t\u00eb ulen pas tryez\u00ebs dhe t\u00eb merren vesh, q\u00eb secili nga subjektet politike t\u00eb ofroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb japin kontributin e vet t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb krijimin e nj\u00eb klime m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sociale &#8211; kulturore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ata, sikur kjo t`u ishte funksioni i fundit n\u00eb jet\u00eb, u soll\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme!<br \/>\nElitat politike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb gjejn\u00eb urgjentisht minimumin e marr\u00ebveshjes rreth \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb cilat paraqiten si sprov\u00eb para shqiptar\u00ebve n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme. Pason nj\u00eb vit me siguri i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm brenda t\u00eb cilit pritet privatizimi i Plazhit t\u00eb Madh. Duhet t\u00eb zhvillohet diskutimi publik dhe t\u00eb gjendet zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ndodhur kjo duhet q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb sinkronizohen t\u00eb gjitha subjektet politike dhe t\u00eb gjitha subjektet jopolitike t\u00eb cilat mund t\u00eb japin kontributin e vet. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtja e vetme q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet me mir\u00ebkuptim, por k\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera.<br \/>\nKy vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie! Megjithat\u00eb, le t\u00eb shpresojm\u00eb se gj\u00ebrat kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vendi t`u afrohet integrimeve europiane, k\u00ebshtu edhe t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet lidhur me shqiptar\u00ebt por edhe me popujt e tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb! N\u00eb qoft\u00eb se tashm\u00eb disa lider\u00eb ton\u00eb politik\u00eb k\u00ebt\u00eb vit e kan\u00eb shpallur vit t\u00eb shqiptar\u00ebve anemban\u00eb bot\u00ebs, viti i ardhsh\u00ebm le t\u00eb jet\u00eb vit i shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi! G\u00ebzuar!<br \/>\n(Autori ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike)<br \/>\n<span><span style=\"font-family: Verdana; font-size: x-small;\"><strong>Dritan Abazoviq<br \/>\nKoha Javore<\/strong><br \/>\n<\/span><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie! Megjithat\u00eb, le t\u00eb shpresojm\u00eb se gj\u00ebrat kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vendi t`u afrohet integrimeve europiane, k\u00ebshtu edhe t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet lidhur me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[11],"tags":[496],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-01-07T20:08:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg\",\"width\":\"500\",\"height\":\"336\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/\",\"name\":\"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2009-01-07T20:08:35+00:00\",\"dateModified\":\"2009-01-07T20:08:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini","description":"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini","og_description":"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2009-01-07T20:08:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/shqiptaret-ne-mal-te-zi.jpg","width":"500","height":"336"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/","name":"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#primaryimage"},"datePublished":"2009-01-07T20:08:35+00:00","dateModified":"2009-01-07T20:08:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"D\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb brendshme malazeze Ky vit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas le t\u00eb jet\u00eb vit nga i cili nxor\u00ebm m\u00ebsime, n\u00ebse tashm\u00eb nuk kemi nxjerr\u00eb far\u00eb dobie!","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/07\/shqiptaret-as-ne-qiell-as-ne-toke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Shqiptar\u00ebt as n\u00eb qiell, as n\u00eb tok\u00eb"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-28b","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8195"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}