{"id":85798,"date":"2014-10-19T08:52:55","date_gmt":"2014-10-19T07:52:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=85798"},"modified":"2014-10-20T07:29:51","modified_gmt":"2014-10-20T06:29:51","slug":"ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/","title":{"rendered":"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-70337 size-thumbnail\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi-150x150.jpg\" alt=\"Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><strong>LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI<\/strong><\/p>\n<p>DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI<\/p>\n<p>DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO<\/p>\n<p>Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Bardhi, kryetar i LD n\u00eb MZ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri, e cila u luajt n\u00eb stadiumin e \u201cPartizanit\u201d n\u00eb Beograd, p\u00ebr shkak t\u00eb se cil\u00ebs ndeshja u nd\u00ebrpre n\u00eb minut\u00ebn e 41 t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb loj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me krenari e d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr fitore t\u00eb komb\u00ebtares son\u00eb e prit\u00ebm ndeshjen fudbollistike Serbi \u2013 Shqip\u00ebri, e cila u luajt, t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma, m\u00eb 14 tetor 2014, n\u00eb stadiumin e \u201cPartizanit\u201d n\u00eb Beograd. T\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, k\u00ebtu kishte edhe nj\u00ebfar\u00eb ankthi e droje, p\u00ebr sigurin\u00eb e lojtar\u00ebve dhe stafit udh\u00ebheq\u00ebs e shoq\u00ebrues t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare, kur dihej fare mir\u00eb nj\u00eb e kaluar, madje edhe e af\u00ebrt (n\u00eb vijim\u00ebsi) armiq\u00ebsore e regjimeve serbe ndaj shqiptar\u00ebve, po edhe e gjith\u00eb atmosfer\u00ebs q\u00eb v\u00ebrehej n\u00eb shtypin serb q\u00eb disa dit\u00eb para ndeshjes, e sidomos kur organet zyrtare qeveritare t\u00eb Serbis\u00eb refuzuan e ndaluan rrept\u00ebsisht q\u00eb asnj\u00eb simpatizues, tifoz i komb\u00ebtares shqiptare t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb stadium, madje as n\u00eb Serbi, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e garantuar me rregullat p\u00ebr ndeshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por deklaratat nga Serbia se kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme q\u00eb rendi e qet\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb e pacenueshme (p\u00ebrmendnin mobilizimin e 5-6 mij\u00eb polic\u00ebve, pastaj t\u00eb kujdestar\u00ebve n\u00eb stadium e jasht\u00eb tij, etj.) sikur jipte nj\u00eb siguri, q\u00eb k\u00ebtu, edhe n\u00eb Beograd skuadrat sportive mysafire, madje as komb\u00ebtarja shqiptare nuk duhej t\u00eb ket\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr sigurin\u00eb, por topi, loja, bukuria e saj e rezultati \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi, \u00ebsht\u00eb e mira, \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr \u00e7ka edhe organizohen k\u00ebto gara edhe n\u00eb futboll.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo \u00e7ka ndodhi q\u00eb prej aeroportit \u201cNikolla Teslla\u201d t\u00eb Beogradit kur ekipi shqiptar, me stafin udh\u00ebheq\u00ebs zbrit\u00ebn nga aeroplani, ku filloi maltretimi e trysnia, me mbajtje n\u00eb rrethim n\u00eb nj\u00ebrin nga lokalet e aeroportit, p\u00ebr disa or\u00eb, prezenca e \u201crrethimit demonstrues\u201d t\u00eb hotelit ku ishin vendosur, disi la nj\u00eb p\u00ebrshtypje jo miq\u00ebsore, cila po t\u00eb deshifrohej e analizohej m\u00eb thell\u00eb, ishte paralajm\u00ebruese e dhun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb hyrje dogj\u00ebn flamurin e NATO-s!?<\/p>\n<p>Se e gjith\u00eb kjo ishte nj\u00eb uvertur\u00eb e asaj \u00e7ka do t\u00eb ndodhte m\u00eb von\u00eb, u pa q\u00eb me hyrjen n\u00eb stadium, kur tribunat e mbushura p\u00ebrplot, me mbi 30 mij\u00eb tifoz\u00eb serb, korazi me urrejtjen m\u00eb t\u00eb madhe brohoritnin parulla raciste etnike, t\u00eb cilat vinin nga tribunat, p\u00ebr vrasjen, mbytjen, prerjen e shqiptar\u00ebve, si: \u201cUbij, zakolji, da \u0160iptar ne postoji!\u201d (Vra, pre, q\u00eb sh(q)iptar\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb), \u201cSmrt \u0160iptarima!\u201d (Vdekje shqiptar\u00ebve!), madje u tha se u d\u00ebgjuan edhe k\u00ebsi parrullash \u201cUbij Hrvata da \u0160iptar nema (ne bi imao) brata!?\u201d (Vraje kroatin, q\u00eb shqiptari mos t\u00eb ket\u00eb v\u00eblla), Kosovo je Srbija! (Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi! etj.. Zjarri i britmave shurdhuese raciste, q\u00eb krejt qart\u00eb mund ta dallonin edhe shikuesit para ekraneve televizive, q\u00eb vinte nga tribunat, m\u00eb tep\u00ebr ngjante n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb \u201ct\u00eb gladiator\u00ebve\u201d q\u00eb kishin dal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebrim hesapesh, p\u00ebr me luftua, e jo p\u00ebr t\u00eb shikuar nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb bukur futbollistike e me p\u00ebrkrah\u00eb komb\u00ebtaren e tyre p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht edhe fillimi i loj\u00ebs dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, deri n\u00eb nd\u00ebrprerje, ishte gjith\u00e7ka, por jo nj\u00eb atmosfer\u00eb sportive. Ishte nj\u00eb atmosfer\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte. Gjuajtja me sende t\u00eb forta, kokteje molotov n\u00eb terren ku po zhvillohej loja, k\u00ebrc\u00ebnonte n\u00eb \u00e7do minut\u00eb sigurin\u00eb e lojtar\u00ebve, p\u00ebr \u00e7ka gjyqtari kryesor dy her\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, e nd\u00ebrpreu loj\u00ebn. Edhe pas v\u00ebrejtjeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr ta kthyer situat\u00ebn sadopak n\u00eb normalitet, nuk pati dobi, ajo eskaloi p\u00ebr t\u00eb keq.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Brohoritjet shurdhuese me porosit\u00eb raciste e plot urrejtje po arrinin kulmin. Derisa po zgjaste nd\u00ebrprerja e loj\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb sendeve t\u00eb forta dhe kotejeve molotov t\u00eb hedhura n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs nga tifoz\u00ebt serb nga tribunat, paraqitja e nj\u00eb fluturakeje (dromi) n\u00eb horizont, e cila barte flamurin komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb trojet etnike me dy koloset e historis\u00eb son\u00eb t\u00eb lavdishme, Ismail Qemalin e<\/p>\n<p>2<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Isa Boletinin, q\u00eb po zbriste n\u00eb stadium, sikur i dha p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb meritueshme asaj gjendje kaotike, k\u00ebrc\u00ebnuese, urrejtjes shoviniste, q\u00eb e kishin krijuar mbi 30 mij\u00eb tifoz\u00eb serb\u00eb (se vet\u00ebm ata u lejuan t\u00eb ishin prezent n\u00eb tribunat e stadiumit). Prezenca e madhe e polic\u00ebve jasht\u00eb e brenda stadiumit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb e qet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhunuese e k\u00ebrc\u00ebnuese q\u00eb po ndodhte n\u00eb stadium, ata u paraqit\u00ebn sikur po lejonin \u00e7do gj\u00eb kaotike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast shp\u00ebrthimi i pengesave rrethuese metalike t\u00eb stadiumit, hyrja e shikuesve dhunues n\u00eb terren, sulmi, p\u00ebrgjakja q\u00eb m\u00eb par\u00eb e lojtarit t\u00eb skuadr\u00ebs shqiptare nga goditja e lojtarit t\u00eb skuadr\u00ebs serbe, goditja e lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare, me grushta e sende t\u00eb forta&#8230;., nga shikuesit q\u00eb kishin dep\u00ebrtuar n\u00eb terren, si edhe nga ana e kujdestar\u00ebve t\u00eb rendit dhe ca polic\u00ebve, t\u00eb cilit aty ishin p\u00ebr me mbajt rendin e qet\u00ebsin\u00eb e jo edhe ata me shpreh\u00eb urrejtjen e pap\u00ebrmbajtshme ndaj lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare, me fyerje e goditje fizike, k\u00ebrc\u00ebnoi \u00e7do gj\u00eb: rendin, po mbi t\u00eb gjitha jet\u00ebt e lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb terren, lojtar\u00ebve rezerv\u00eb dhe stafit udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb stolat bri fush\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Normalisht kjo sh\u00ebnoi p\u00ebrfundimin definitiv t\u00eb k\u00ebsaj ndeshjeje, e cila duhej t\u00eb ishte nj\u00eb ndeshje sportive ku spektator\u00ebt do t\u00eb k\u00ebnaqshin me loj\u00ebn e bukur t\u00eb topit, e jo nj\u00eb aren\u00eb ku spektator\u00ebt t\u00eb nxehur flak\u00eb nga urrejtja e pap\u00ebrmbajtur etnike, me sharjet, ndjekjet dhe goditje fizike n\u00eb fush\u00eb e hyrje t\u00eb tunelit p\u00ebr n\u00eb brendin\u00eb e lokaleve t\u00eb stadiumit, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb madje edhe jet\u00ebn e lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare. Veprime k\u00ebto t\u00eb palejueshme! T\u00eb pafalshme! Fatkeq\u00ebsisht jo edhe t\u00eb papara. Veprimet brutale e dhunuese t\u00eb tifoz\u00ebve serb\u00eb, me shkat\u00ebrrime e me djegie jan\u00eb ende t\u00eb fresk\u00ebta nga Gjenova, kur m\u00eb 13 tetor 2010 komb\u00ebtarja serbe, luajti me komb\u00ebtaren e Italis\u00eb etj. At\u00ebher\u00eb nj\u00ebfar\u00eb Ivan Bogdanovi u identifikua si organizator i shkat\u00ebrrimeve n\u00eb stadium. Po tash \u00e7ka k\u00ebrkoi ky Bogdanovi, madje n\u00eb midis t\u00eb terrenit kur tifoz\u00ebt serb\u00eb iu sul\u00ebn lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndeshja luhej n\u00eb Beograd. Ishin ata q\u00eb duhej t\u00eb siguronin rendin e \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj ndeshje futbollistike. Dhuna e tmerri q\u00eb shkaktuan nd\u00ebrprerjen e ndeshjes shp\u00ebrtheu, po aty, pa asnj\u00eb arsye, p\u00ebrpos urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht ende t\u00eb pash\u00ebruar, d\u00ebshmon qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Beogradit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb organet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb sportit t\u00eb futbollit (UEFA, etj.) duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate ta nd\u00ebshkojn\u00eb. Nga kjo ngjarje, me \u00e7aste dramatike dhe me pasoja, t\u00eb cilat kan\u00eb mund me qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, organet e pushtetit t\u00eb Serbis\u00eb duhet t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime. Kjo \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr Serbin\u00eb, si organizatore e k\u00ebtij dueli sportiv, po edhe Organizatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Sportive, nga ky rast i r\u00ebnd\u00eb duhet t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb incidente e ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb ndeshjet sportive mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast duhet theksuar se, me gjith\u00eb presionin e papar\u00eb e t\u00eb pashembullt t\u00eb shikuesve nga tribunat, komb\u00ebtarja shqiptare shpejt e mori vet\u00ebn, pasi n\u00eb minutat e para ishte p\u00ebrqendrua n\u00eb mbrojtje. Luajt\u00ebn me men\u00e7uri, me guxim e vet\u00ebmohim q\u00eb ta fitojn\u00eb ndeshjen. Madje krijuan edhe disa shanse q\u00eb ishin shum\u00eb af\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb gol dhe t\u00eb udh\u00ebheqin. Nga fundi i gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb sulmi i tyre ishte n\u00eb avantazh. Ndoshta edhe kjo ishte nj\u00eb shkak m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb shikuesit mos t\u00eb zgjedhin mjete, fyese, raciste, gjuajtje me mjete t\u00eb fora kokteje molotovi, e deri te shp\u00ebrthimi i rrethojave metalike (!?) t\u00eb fush\u00ebs, ndjekje e p\u00ebrndjekje, goditje me shqelma, me grushta e sende t\u00eb forta lojtar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr terren, t\u00eb cilat veprime \u00e7uan deri te nd\u00ebrprerja e ndeshjes.<\/p>\n<p>Avantazhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe d\u00ebnimi i dhun\u00ebs s\u00eb tifoz\u00ebve, kujdestar\u00ebve t\u00eb rendit po edhe ca polic\u00ebve serb\u00eb, ndaj lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare, q\u00eb \u00e7oi deri te nd\u00ebrprerja e ndeshjes, fitoi p\u00ebrkrahje t\u00eb simpatizuesve jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Londineze po edhe n\u00eb Kosov\u00eb e vise t\u00eb tjera shqiptare, si edhe t\u00eb simpatizuesit shqiptar\u00eb n\u00eb Malin e Zi, si: n\u00eb Ulqin, Kraj\u00eb, Mal\u00ebsi edhe Plav\u00eb e Rozhaj\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme. Ishte nj\u00eb shenj\u00eb e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb simpatizuesve me plot kultur\u00eb, toleranc\u00eb e mir\u00ebsjellje p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb komb\u00ebtares shqiptare.<\/p>\n<p>Prandaj, Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ne, hedhim posht\u00eb me indinjat\u00eb t\u00eb thell\u00eb disa z\u00ebra iniciativ\u00ebn e disa deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs serbo-malazeze, q\u00eb u d\u00ebgjuan n\u00eb Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr d\u00ebnimin e simpatizuesve t\u00eb reprezentacionit shqiptar futbollistik, t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb 14 tetorit festuan n\u00eb Ulqin, Mal\u00ebsi e Plav\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vall\u00eb, zot\u00ebrinjt\u00eb i nderuar, q\u00eb dol\u00ebn me k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, mos kan\u00eb prit q\u00eb simpatizuesit shqiptar\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb trojet e veta shekullore, sot n\u00eb Malin e Zi, t\u00eb festojn\u00eb dhun\u00ebn e simpatizuesve serb\u00eb!? Jo, zot\u00ebrinj, me gjith\u00eb l\u00ebvizjet e panatyrshme e joprincipiele t\u00eb ca shqiptar\u00ebve, q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta personale, b\u00ebjm\u00eb me dije se shumica shqiptare nuk ka shkalluar. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vet\u00ebdijshme dhe principiele p\u00ebr kultur\u00ebn e vet, p\u00ebr pasurit\u00eb e veta, p\u00ebr respektin ndaj fqinj\u00ebve, p\u00ebr toleranc\u00ebn, diku tjet\u00ebr madje t\u00eb papar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja e zot\u00ebrinj, k\u00ebt\u00eb e kemi d\u00ebshmuar me shembuj konkret\u00eb me dekada e shekuj gjat\u00eb historis\u00eb, po edhe n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb re. U organizuam politikisht nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt pa filluar mir\u00eb pluralizmi partiak. Dol\u00ebm haptas dhe kund\u00ebrshtuam politik\u00ebn hegjemoniste, zaptuese, okupuese t\u00eb S. Millosheviqit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve e fqinj\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta dhe fillim t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta. Shqiptar\u00ebt e mobilizuar me dhun\u00eb, hodh\u00ebn arm\u00ebt dhe refuzuan me shkua n\u00eb formacionet ushtarake serbo malazeze n\u00eb Konavle e Dubrovnik (rasti i Batalonit t\u00eb Sutormanit&#8230; 1991), pastaj ishim nj\u00eb nd\u00ebr hartuesit dhe n\u00ebnshkruesit e \u201cMemorandumit&#8230;\u201d n\u00eb 01.09.1997 t\u00eb Opozit\u00ebs Demokratike n\u00eb MZ me nj\u00ebrin krah t\u00eb pozit\u00ebs, e cila kund\u00ebrshtoi, m\u00eb n\u00eb fund, politik\u00ebn hegjemoniste t\u00eb Beogradit, n\u00eb Referendumi p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi , 21. 05. 2006, LD n\u00eb MZ ishte subjekt n\u00eb vete, Subjekti i Tret\u00eb, me kushte e k\u00ebrkesa qart\u00eb t\u00eb definuara p\u00ebr statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb MZ etj&#8230;)<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr kremtet e festat tona mos pritni se do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb leje.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht sjellja barbare, dhunuese dhe josportive, q\u00eb u b\u00eb shkak i nd\u00ebrprerjes s\u00eb ndeshjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare futbollistike n\u00eb Beograd nd\u00ebrmjet komb\u00ebtareve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, reflektoi edhe te p\u00ebrkrah\u00ebsit e politik\u00ebs shoviniste t\u00eb Beogradit ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb vet, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebve n\u00eb stadiumin e \u201cPartizanit\u201d t\u00eb Beogradit, por edhe n\u00eb Podgoric\u00eb, me sulmin ndaj ambasad\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila gjendet n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cStanko Dragojeviq\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Pogoric\u00ebs, sot n\u00eb m\u00ebngjes, kah ora 10:20, n\u00eb prezenc\u00ebn e shum\u00eb kalimtar\u00ebve, madje, si\u00e7 njohtojn\u00eb mediat, edhe n\u00eb prezenc\u00ebn e nj\u00eb polici, i cili po b\u00ebnte seir\u00eb!: ku aktor\u00eb \u201ct\u00eb dalluar\u201d godit\u00ebn me gur\u00eb dhe i thyen xhamat. Me k\u00ebt\u00eb rast \u201cgabimisht\u201d d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme p\u00ebsoi edhe lokali hotelerik \u201cSempre\u201d q\u00eb gjendet n\u00eb katin p\u00ebrdhes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese. LD n\u00eb MZ e d\u00ebnon edhe k\u00ebt\u00eb akt dhunues e vandal.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb Beogradit, sa befasuese (p\u00ebr disa), aq t\u00eb palejueshme e t\u00eb d\u00ebnueshme p\u00ebr bot\u00ebn demokratike, reaguan edhe udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe, megjith\u00ebse t\u00eb njohur q\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, q\u00eb nga fillimet e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre politike dhe deri sot, megjithate \u00ebsht\u00eb prit q\u00eb t\u00eb jen\u00eb (m\u00eb) objektiv, m\u00eb t\u00eb qart\u00eb duke mos anashkaluar realitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nisur nga p\u00ebrkushtimi yn\u00eb p\u00ebr demokraci e shtet ligjor, p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore e komb\u00ebtare, qeverisjen me t\u00eb mirat materiale e natyrore, kontributin e shqiptar\u00ebve, sot n\u00eb Malin e Zi edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr Malin e Zi t\u00eb sot\u00ebm, edhe k\u00ebt\u00eb ngjarje, q\u00eb m\u00eb dashuri, ankth e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb miliona njer\u00ebz, sportdash\u00ebs e politikan\u00ebb\u00ebr\u00ebs, pasi q\u00eb nga caktimi i shortit \u00ebsht\u00eb ditur se kjo ndeshje \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb ndeshje e zakonshme sportive, \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb qasja edhe me deklaratat e tyre t\u00eb jet\u00eb reale.<\/p>\n<p>Po t\u2019i analizosh ato, pyetje e par\u00eb q\u00eb del \u00ebsht\u00eb: &#8211; Vall\u00eb, a duan ta shohin k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs realitetin n\u00eb Beograd, po edhe sot n\u00eb Malin e Zi? &#8211; Vall\u00eb, a e din\u00eb ndopak \u00e7ka tregon historia, s\u00eb pari historia e popullit t\u00eb tyre, e pastaj edhe ajo e popujve t\u00eb tjer\u00eb e k\u00ebtyre trojeve \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe Historia e shqiptar\u00ebve, q\u00eb me shekuj, autokton\u00eb n\u00eb trevat e veta?<\/p>\n<p>\u2013 Mos vall\u00eb, zot\u00ebruesja e qiellit shqiponj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dije se ne ekzistojm\u00eb, se jemi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb!?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mehmet BARDHI,<\/strong><\/p>\n<p><strong>E-mail: mbardhi@hotmail.com<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp; \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mehmet Bardhi, kryetar i LD n\u00eb MZ &nbsp; LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri, e cila u luajt n\u00eb stadiumin e \u201cPartizanit\u201d n\u00eb Beograd, p\u00ebr shkak t\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,12],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-10-19T07:52:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2014-10-20T06:29:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi-150x150.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi.jpg\",\"width\":599,\"height\":582},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/\",\"name\":\"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2014-10-19T07:52:55+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-20T06:29:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini","description":"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini","og_description":"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2014-10-19T07:52:55+00:00","article_modified_time":"2014-10-20T06:29:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi-150x150.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Lidhja-Demokratike-ne-mal-te-Zi.jpg","width":599,"height":582},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/","name":"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#primaryimage"},"datePublished":"2014-10-19T07:52:55+00:00","dateModified":"2014-10-20T06:29:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"LIDHJA DEMOKRATIKE N\u00cb MAL T\u00cb ZI DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO Ulqin , m\u00eb 16. 10. 2014 &nbsp;","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/10\/19\/ld-ne-mz-denon-dhunen-ne-ndeshjen-fudbollistike-serbi-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"LD n\u00eb MZ denon dhun\u00ebn n\u00eb ndeshjen fudbollistike Serbi-Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-mjQ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85798"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85798"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85798\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85799,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85798\/revisions\/85799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}