{"id":86687,"date":"2014-11-29T09:19:31","date_gmt":"2014-11-29T08:19:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=86687"},"modified":"2014-12-01T18:11:43","modified_gmt":"2014-12-01T17:11:43","slug":"esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/","title":{"rendered":"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-83831\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg\" alt=\"Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit\" width=\"508\" height=\"677\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg 600w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit-225x300.jpg 225w\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/a>Esat Mehmeti<\/strong>, gazetar i Radio Ulqinit<\/p>\n<p>28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi dhe si e till\u00eb, Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb fest\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt, si n\u00eb trojet e tyre etnike, ashtu edhe jasht\u00eb saj, me respekt e nderim t\u00eb thell\u00eb i kujtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftuan me pushk\u00eb e pend\u00eb p\u00ebr liri dhe \u00e7lirim komb\u00ebtar. Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. Kjo dat\u00eb historike na shpie n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb hidhur, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb mbushur me ngjarje e dhembje t\u00eb madhe, e p\u00ebrshkruar me plot\u00eb vuajtje e sakrifica, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar e ruajtur identitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>28 N\u00ebntori i vitit 1912-t\u00eb, sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr popullin shqiptar. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb, konsiderohet nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar. Pas Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe pas nd\u00ebrrimit t\u00eb shum\u00eb sistemeve e formacioneve shoq\u00ebrore, \u00e7eshtja shqiptare vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende me disa t\u00eb panjohura. Shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve politik\u00eb t\u00eb shtetit am\u00eb, ende u mungon nj\u00eb strategji komb\u00ebtrare se si t\u2019i qasen realizimit t\u00eb objektivave t\u00eb tyre komb\u00ebtare .Shqiptar\u00ebt dhe gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 100 viteve t\u00eb shkuara, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, p\u00ebrjetuan vuajtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrsekutime,diskriminime, dhun\u00eb e tortura t\u00eb shumta.P\u00ebrjetuan d\u00ebbimin masiv e shum\u00eb \u00e7ka tjet\u00ebr.K\u00ebto l\u00ebkundje dhe p\u00ebrplasje, duksh\u00ebm ndikuan n\u00eb qenien ton\u00eb komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb fakt se mbrojtja e identiteti komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi m\u00eb z\u00ebsh\u00ebm u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e sistemit shum\u00ebpartiak, por megjith\u00eb disa nisma q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb, s\u00ebrish mbet\u00ebm t\u00eb cungur dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb trajtohemi si qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb kufizuar nga lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat kolektive komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme sot kur ligjet mbi simbolet komb\u00ebtare mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin e tyre tejet t\u00eb reduktuar. Andaj, subjektet shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duhet t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm n\u00eb artikullimin e k\u00ebrkesave t\u00eb veta dhe n\u00eb avansimin e pozit\u00ebs shqiptare, pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebrit e kaluara e hidhur.Mir\u00ebpo, nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse mes subjekteve shqiptare edhe m\u00eb tutje nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb konsulidim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ndryshime pozitive do t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb e kultur\u00ebs politike<\/strong><\/p>\n<p>Sivjet, si n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat shqiptare, ashtu edhe n\u00eb disa trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si : Ulqin, Tuz e Plav\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne e kan\u00eb sh\u00ebnuar 28 N\u00ebntorin \u2013 Dit\u00ebn e Flamurit. N\u00eb Ulqin, Dita e Flamurit u festua, m\u00eb 25 n\u00ebntor, imendse n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura, u festua zbehtas, me koncert simfonik e 2-3 flamuj komb\u00ebtar dhe at\u00eb si\u00e7 e do \u201c zakoni \u201c, pa k\u00ebng\u00eb popullore komb\u00ebtare.\u00c7udit\u00ebrisht, edhe p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr grupet dhe shoqatat artistike, si dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N e j s e ! .Mesiguri organizator\u00ebt e k\u00ebtij manifestimi nisen nga fakti se ne jemi bregdetar\u00eb dhe iu ka \u201cdal\u00eb\u201d moda k\u00ebng\u00ebve dhe valleve popullore dhe sa m\u00eb pak t\u00eb tundet flamuri, k\u00ebshtu do t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb patrazuar.Jemi me t\u00eb moderuar e bashkohor\u00eb, duke harruar k\u00ebtu, se ne jetojm\u00eb akoma n\u00eb mes t\u00eb modernes dhe asaj tradicionales, por duke anuar nga kjo e dyta m\u00eb tep\u00ebr. Marr shkas t\u00eb shkruaj k\u00ebto rreshta, nga se sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kombit ton\u00eb, mungonte di\u00e7ka ?,mungonte ajo atmosfera festive. E ve\u00e7anta e k\u00ebsaj dite ishte jet\u00ebsimi i maraton\u00ebs s\u00eb Pavaris\u00eb, q\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur,ideator\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit, edhe p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb fillimi ( staritimi) ishte tejet i zbeht\u00eb, duke filluar nga \u201c kinse \u201c shoq\u00ebrimi me nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb huaj, ku gjith\u00e7ka ishte, por muzik\u00eb nuk ishte.S\u00ebpaku nuk i p\u00ebrngjante nj\u00eb feste komb\u00ebtare !?.N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr me gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb mund t\u00eb numroheshin flamujt q\u00eb valviteshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, e rrall\u00eb ndonj\u00eb tek-tuk merr \u201c rriskun \u201c ndonj\u00eb i \u201c ngrat\u00eb \u201c i cili e ka vendosur flamurin n\u00eb ballon apo dritar\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet.Vall\u00eb a thua jemi lindur p\u00ebr t\u00eb vuajtur, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb denuar !? .Habia edhe m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb, se ,n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, kemi seli t\u00eb partive m\u00eb shum\u00eb se furra t\u00eb buk\u00ebs , dhe p\u00ebr \u00e7udi t\u00eb rralla nga ato ishin q\u00eb sot mbanin dy\u00ebrt hapur, ashtu si\u00e7 jemi m\u00ebsuar t\u2019i shohim gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Nd\u00ebrsa ,nga ana tjet\u00ebr, na g\u00ebzon fakti se qendrat shum\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha s\u00eb ky mjedis, si nga veriu ,ashtu dhe nga jugu ,organizonin koncerte me k\u00ebng\u00eb e valle popullore, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kushtuar Fesatve t\u00eb N\u00ebntorit e atdhetar\u00ebve tan\u00eb, atyre q\u00eb sakrifikuan dhe flijuan jet\u00ebn p\u00ebr Atdhe e Flamur. Madje , po k\u00ebshtu ,pothuaj t\u00eb gjitha rrjet\u00ebt televizive shqipatre, qoft\u00eb publike dhe ato private, pothuaj i gjith\u00eb programi \u00ebsht\u00eb festiv. Jehon k\u00ebnga e bu\u00e7et vallja. Ju lumt\u00eb.<\/p>\n<p>Ne j s e ! ? &#8230;<\/p>\n<p>N d\u00ebrsa ,sivjet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, si shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, as Dita e Flamurit nuk ka arritur t\u2019i bashkoi partit\u00eb shqiptare. Krahas gjith\u00eb k\u00ebsaj edhe munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizimi p\u00ebr sh\u00ebnimin e k\u00ebsaj date t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, organizator\u00ebt e k\u00ebtij manifestimi, duke krijuar alibi \u201c kinse \u201cp\u00ebr angazhime t\u00eb tjera, shpeshher\u00eb e ngat\u00ebrrojn\u00eb edhe dat\u00ebn e sakt\u00eb, k\u00ebshtu, duke festuar her\u00eb ,m\u00eb 25, her\u00eb,m\u00eb 26, e 27 ,e shum\u00eb rrall\u00eb ,m\u00eb 28 N\u00ebntor.\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme pse ndodhin k\u00ebto dukuri !? Kur dihet fare mir\u00eb se Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb 28 N\u00ebntori. K\u00ebshtu ka qen\u00eb, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb dhe k\u00ebshtu duhet jet\u00ebsuar e shpirt\u00ebruar edhe brezave n\u00eb vijim, andaj e mira e s\u00eb mir\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohet pa u hamendur e pa pasur frik\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, m\u00eb 28 N\u00cbNTOR .<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 E keqja edhe m\u00eb e madhe sa vjen e shtohet. Anamal\u00ebsit sivjet nuk e sh\u00ebnuan 28 N\u00ebntorin ! ?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, habit fakti, se n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit e Kraj\u00eb kjo dat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ! ? Nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar, jo se ky popull nuk e meriton, jo se nuk ndien respekt p\u00ebr \u00e7eshtjet madhore, p\u00ebr simbolin komb\u00ebtar, por erdhi si rezultat i moskoordinimit t\u00eb mendimeve dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb veprimi organizativ,apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, munges\u00eb e nj\u00eb kulture politike. Autoritetet politike,sigurisht se nuk e kan\u00eb menduar mir\u00eb, sepse po t\u00eb ishte menduar mir\u00eb, nuk do t\u00eb vepronin k\u00ebshtu. K\u00ebto treva dhe ky popull me tradit\u00eb, ku shkalla e vet\u00ebdijes dhe zhvillimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb e ngritur,andaj meriton edhe m\u00eb shum\u00eb. Anamal\u00ebsit, po edhe t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrher\u00eb kan\u00eb ruajtur dhe trash\u00ebguar kultur\u00ebn dhe identitetin komb\u00ebtar,kan\u00eb vuajtur dhe kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dat\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb Flamur. Kan\u00eb festuar edhe n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ,edhe at\u00ebher\u00eb kur ishte e ndaluar, kur t\u00eb tjr\u00ebt heshtnin.Si shum\u00ebher\u00eb, ndon\u00ebse edhe n\u00eb heshtje, anamal\u00ebsit, me shpirt e zem\u00ebr ,p\u00ebrher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet e kan\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb dat\u00eb t\u00eb madhe. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7anta . Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb k\u00ebtij mjedisi i mungon nj\u00eb organizim i till\u00eb. Ana e Malit, ndoshta e vog\u00ebl p\u00ebr nga territori, por e madhe nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e g\u00ebzimeve t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtre. Udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb , jo rrall\u00eb symbyllas e anashkalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis ,duke harruar se shum\u00eb prej tyre, sot kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr dhe karier\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb nga gjiri i k\u00ebtij populli. Ndon\u00ebse, pothuaj t\u00eb gjitha subjektet shqiptare n\u00eb shkall\u00eb republike themelet i kan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.Por jo vet\u00ebm kaq, jo shum\u00eb vite larg, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb politik, duke mos l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb, huqet dhe inatet personale ,Dit\u00ebn e Flamurit e festonin edhe ndaras.Ndaras kryhej edhe \u201cmetoda e testimit \u201c ,me pretekst, se cili krah politik grupon m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb rreth vetes. K\u00ebshtu, harrojn\u00eb se festa e Flamurit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pron\u00eb e tyre , por \u00ebsht\u00eb kjo fest\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb komb\u00ebtre q\u00eb i bashkon shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Politika e p\u00ebr\u00e7arjes<\/strong><\/p>\n<p>Po,nisur nga p\u00ebrvoja disavje\u00e7are, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundohet se subjektet politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe m\u00eb gjer\u00eb, jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb e p\u00ebr t\u2019u coptuar, por jo p\u00ebr t\u2019u bashkuar e p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb krah t\u00eb fort\u00eb politik.K\u00ebt\u00eb fakt e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri d\u00ebshtimi i koalicioneve .Ata sikur harrojn\u00eb interesat komb\u00ebtare , shpesh edhe duke u b\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00ebrzit\u00ebsh\u00ebm para mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb me deklarata e qendrimet e tyre vetanake, duke akuzuar nj\u00ebri \u2013tjetrin p\u00ebr d\u00ebshtime, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e kan\u00eb harruar besimin e popullit.<\/p>\n<p><strong>Vall\u00eb, ku \u00e7on politika e p\u00ebr\u00e7arjes ?.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb miku im, me t\u00eb drejt\u00eb, thot\u00eb :\u201dMos luani me besimin e popullit \u201c.Andaj, mos harroni se pasuria m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb fitoni nga populli \u00ebsht\u00eb besimi i tij ndaj jush.Njeriu,besimin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb vetvete,sepse me besimin e mir\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe shum\u00eb gjera t\u00eb mira ,gjejm\u00eb mikun e dashur,shokun besnik t\u00eb jet\u00ebs dhe p\u00ebrkrahjen e popullit.Ky besim ka vler\u00eb t\u00eb madhe dhe ky besim nuk fitohet aq leht\u00eb.Ai mund t\u00eb fitohet me sakrifica e sprova t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs, andaj, nuk duhet luajtur me t\u00eb,sepse ai q\u00eb humb besimin e popullit, i ka humbur t\u00eb gjitha .Besimin e popullit e fitojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit t\u00eb vet,duke qen\u00eb t\u00eb zhveshur nga karrierizmi, lakmia p\u00ebr pasuri e pushtet, nga pasionet dhe veset e liga. Ata q\u00eb mendojn\u00eb se populli duhet t\u2019i vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre ,ata jan\u00eb t\u00eb humbur.Populli n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e vet v\u00ebren\u00eb cil\u00ebsit\u00eb dhe tipar\u00ebt e tyre .Ai i don dhe i \u00e7mon njer\u00ebzit e veprave, e jo t\u00eb fjal\u00ebve &#8230;Udh\u00ebheq\u00ebsit dhe intelektual\u00ebt jan\u00eb pasqyra e nj\u00eb populli.Shpirti i nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i mir\u00eb,ai q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson popullin e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb, q\u00eb realizon d\u00ebshirat,q\u00ebllimet dhe synimet e tij duke u b\u00ebr\u00eb figur\u00eb integruese p\u00ebr popullin e vet.Andaj, \u00ebsht\u00eb e pafalshme sjellja e disa politikan\u00ebve tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb filluar dhe gjithnj\u00eb vazhdojn\u00eb me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr ndaj nj\u00ebri \u2013tjetrit.Si duket, problemin e kemi me vetveten, m\u00eb shum\u00eb se me t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e d\u00ebshmojn\u00eb edhe seancat e <strong>Ku<\/strong>(ku)<strong>vendit<\/strong>.<\/p>\n<p>Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb. Po t\u00eb vazhdohet me k\u00ebto p\u00ebrplasje ,\u00ebsht\u00eb rrezik se \u00e7arjet do t\u00eb vazhdojn\u00eb deri n\u00eb themel. Plasaritjet,ndarjet dhe p\u00ebr\u00e7arjet tuaja, zot\u00ebrinj lider\u00eb,po reflektohen edhe n\u00eb popull.N\u00ebse Ju politikan\u00eb nuk gjeni mir\u00ebkuptim nd\u00ebrmjet veti,nuk rreshtoheni mbar\u00eb, e nuk bashk\u00ebpunoni p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb popullit tuaj,at\u00ebher\u00eb i t\u00ebr\u00eb populli do t\u2019ju mallkoj\u00eb, e mallkimi i tij \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. \u201c Ju jeni t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm,populli \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm\u201d,thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore.Ju zot\u00ebrinj politikan\u00eb q\u00eb udh\u00ebheqni sot politik\u00ebn, k\u00ebtu dhe m\u00eb gjer\u00eb,do t\u00eb jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe para popullit edhe para historis\u00eb, andaj, bashkohuni nd\u00ebrmjet veti si v\u00ebllez\u00ebr, e at\u00ebher\u00eb edhe populli do t\u00eb jet\u00eb i bashkuar dhe do t\u2019ju doj\u00eb e respektoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr \u00e7eshtjet madhore lihen m\u00ebnj\u00eban\u00eb t\u00eb gjitha huqet e inatet.T\u00eb ngritet flamuri komb\u00ebtar, t\u00eb ulen ata partiak\u00eb. Populli vlerson drejt dhe nuhat shpejt q\u00ebndrimet tuaja.Besimin e popullit mund ta fitoni shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por mund ta humbni shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mendimtar yn\u00eb thot\u00eb . \u201c T\u00eb bashkuar, edhe t\u00eb pamundshmen e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundshme, t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb mundshmen e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pamundshme \u201c.<\/p>\n<p>Zoti i bekoft\u00eb Shqiptar\u00ebt,G\u00ebzuar!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi dhe si e till\u00eb, Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb fest\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt, si n\u00eb trojet e tyre etnike, ashtu edhe jasht\u00eb saj, me respekt e nderim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,14249],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-29T08:19:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2014-12-01T17:11:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg\",\"width\":600,\"height\":800},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/\",\"name\":\"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2014-11-29T08:19:31+00:00\",\"dateModified\":\"2014-12-01T17:11:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini","description":"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini","og_description":"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2014-11-29T08:19:31+00:00","article_modified_time":"2014-12-01T17:11:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit.jpg","width":600,"height":800},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/","name":"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#primaryimage"},"datePublished":"2014-11-29T08:19:31+00:00","dateModified":"2014-12-01T17:11:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb dat\u00eb historike, dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2014\/11\/29\/esat-mehmeti-28-nentori-dita-e-flamurit-date-qe-lidhet-identitetin-tone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Esat Mehmeti: 28 N\u00ebntori- Dita e Flamurit, dat\u00eb q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-myb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86687"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86687"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86687\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86688,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86687\/revisions\/86688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}