{"id":8749,"date":"2009-01-12T20:23:29","date_gmt":"2009-01-12T19:23:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=8749"},"modified":"2009-01-12T20:27:18","modified_gmt":"2009-01-12T19:27:18","slug":"dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><a rel=\"attachment wp-att-8750\" href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/ferhat-dinosha1-2\/\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-full wp-image-8750\" title=\"ferhat-dinosha1\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg\" alt=\"ferhat-dinosha1\" width=\"342\" height=\"385\" srcset=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg 342w, https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1-266x300.jpg 266w\" sizes=\"(max-width: 342px) 100vw, 342px\" \/><\/a>Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se &#8220;Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bisede p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqip&#8221;, ai analizon rolin e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon, nd\u00ebrsa shpjegon edhe bashk\u00ebpunimin e partis\u00eb si tij me Milo Gjukanovi\u00e7in, Kryeministrin aktual t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb historiku dhe roli i partive shqiptare n\u00eb Malin e Zi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e tanishme t\u00eb pluralizmit politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, shqiptar\u00ebt ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb subjektivizohen p\u00ebrmes partive t\u00eb tyre, pra shqiptare, q\u00eb kan\u00eb luajtur dhe luajn\u00eb rol n\u00eb proceset demokratike. Kam parasysh k\u00ebtu vitin 1997, kur partia n\u00eb pushtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi, u nda n\u00eb dy krah\u00eb: nj\u00ebri krah u tha &#8220;jo&#8221; politikave t\u00eb Milloshevi\u00e7it, tjetri vazhdon t\u2018i avancoj\u00eb k\u00ebto politika. N\u00eb krye t\u00eb krahut q\u00eb u tha &#8220;jo&#8221; politikave t\u00eb Milloshevi\u00e7it ka qen\u00eb Milo Gjukanovi\u00e7, aktualisht Kryeminist\u00ebr. Ne ishim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb vendosnim partneritet me krahun e tij, pasi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktivitetin ton\u00eb politik, k\u00ebtu n\u00eb Mal t\u00eb Zi, kemi gjykuar se kauza num\u00ebr nj\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, \u00ebsht\u00eb Kosova. Prandaj kemi dashur t\u00eb japim kontributin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb nd\u00ebrk\u00ebmb\u00ebz\u00eb, q\u00eb do t\u00eb pengonte realizimin e aspiratave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, ve\u00e7 partis\u00eb son\u00eb, Unioni Demokratik Shqiptar, parti qeveritare q\u00eb n\u00eb vitin 1998, jo t\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare kan\u00eb gjykuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat ishin arsyet q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb jeni pjes\u00eb e qeveris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1997, ne n\u00ebnshkruam nj\u00eb marr\u00ebveshje me krahun e Milo Gjukanovi\u00e7it dhe me shumic\u00ebn e partive opozitare n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr vendosjen e standardeve t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kjo marr\u00ebveshje theksonte subjektivizmin e shqiptar\u00ebve p\u00ebrm\u00d0\u00b5s partive shqiptare. Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kemi ende dukuri q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb votuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr parti joshqiptare. Na ishte dukur se nj\u00eb qeveri, q\u00eb del kund\u00ebr politikave t\u00eb Milloshevi\u00e7it, duhet t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb interesin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 1998, partia e Gjukanovi\u00e7it fitoi bindsh\u00ebm dhe Unioni Demokratik Shqiptar, edhe pse n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb dilemash t\u00eb brendshme e sulmesh nga ana e partive t\u00eb tjera, pranoi t\u00eb futej n\u00eb qeveri me premtimin se do t\u00eb formohej Ministria p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pakicave Komb\u00ebtare. Ky premtim u mbajt dhe un\u00eb u b\u00ebra ministri i par\u00eb shqiptar n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Q\u00eb prej asaj kohe, ministrat n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj ministrie kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb nga radh\u00ebt e Unionit Demokratik Shqiptar. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj ministrie, kemi dashur t\u00eb realizojm\u00eb disa projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kemi pasur p\u00ebrkrahjen e duhur t\u00eb partive t\u00eb tjera shqiptare, q\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti Lidhja Demokratike e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ishin kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>Si kan\u00eb p\u00ebrparuar q\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrdorimi i simboleve komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Malin e Zi? Dhe cili \u00ebsht\u00eb roli i Ministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pakicave Komb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>Partia jon\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur parimit q\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u2018i avancojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb vendit dhe n\u00eb kontakte paralele me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qysh n\u00eb fillimet e pun\u00ebs ia kemi dal\u00eb t\u00eb formojm\u00eb, sikurse thash\u00eb, Ministrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pakicave Komb\u00ebtare dhe t\u00eb nxjerrim ligjin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e simboleve komb\u00ebtare (sot flamuri komb\u00ebtar shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet demokratike evropiane.) Pas k\u00ebsaj, erdhi lufta n\u00eb Kosov\u00eb dhe ne p\u00ebrcoll\u00ebm me v\u00ebmendje zhvillimin e ngjarjeve, gjithnj\u00eb p\u00ebrkrah qeveris\u00eb s\u00eb Gjukanovi\u00e7it. Kur n\u00eb vitin 1999 Mali i Zi hapi dyert p\u00ebr rreth 100 mij\u00eb refugjat\u00eb kosovar\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga regjimi i \u00d0\u0153iloshevi\u00e7it, na u forcua bindja se duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb partneritetin ton\u00eb me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, n\u00eb vitin 2000, partia jon\u00eb doli me nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb nj\u00eb statusi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Platform\u00ebn e b\u00ebm\u00eb publike, e d\u00ebrguam n\u00eb t\u00eb gjitha viset p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve brenda vendit, si dhe n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne ishim t\u00eb hapur q\u00eb k\u00ebsaj platforme t\u2018i bashkoheshin t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare, si edhe partit\u00eb e pakicave t\u00eb tjera komb\u00ebtare, p\u00ebrderisa Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shtet me p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pakicave. Donim t\u00eb formohej nj\u00eb mekaniz\u00ebm, i cili t\u00eb krijonte kushtet e pranis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve autentik\u00eb t\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb sken\u00ebn politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>A po funksionon ky mekaniz\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm, p\u00ebr mendimin ton\u00eb, duhet t\u00eb ishte nj\u00eb dhom\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb Parlament &#8211; dhoma e pakicave komb\u00ebtare. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb do t\u00eb kishin kapacitetin e fjal\u00ebs s\u00eb fundit p\u00ebr projektet, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me baz\u00ebn e identitetit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Fatkeq\u00ebsisht me k\u00ebt\u00eb platform\u00eb nuk u bashkuan partit\u00eb e tjera shqiptare as sot e k\u00ebsaj dite, ato as q\u00eb dol\u00ebn vet\u00eb me ndonj\u00eb pr\u00d0\u00bejekt t\u00eb tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ne ta p\u00ebrkrahnim.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj menduam q\u00eb, hap pas hapi, t\u00eb realizonim parashikimet e platform\u00ebs, q\u00eb kishim p\u00ebrgatitur, ku p\u00ebrfshihej edhe \u00e7\u00ebshtja e krijimit t\u00eb K\u00ebshillit Nacional Shqiptar, q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb disa raste edhe vendimmarr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky K\u00ebshill, megjith\u00ebse me vones\u00eb, ashtu sikurse edhe n\u00eb pakicat e tjera, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe luan rolin e trupit p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve politike shqiptare. T\u00eb mos harrojm\u00eb se edhe n\u00ebp\u00ebrmjet partis\u00eb s\u00eb Gjukanovi\u00e7it, shqiptar\u00ebt gjithashtu jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Parlament me dy deputet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi madhor, sipas jush, q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p>Synimi yn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet roli aktiv i shqiptar\u00ebve n\u00eb strukturat shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe luftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim proporcional t\u00eb tyre n\u00eb to. Tani p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb gati 1%, kur shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 7% t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e vazhdojm\u00eb partneritetin. Sikur t\u00eb mos bashk\u00ebpunonim me forc\u00ebn politike t\u00eb Gjukanovi\u00e7it, pushtetin do ta merrte at\u00ebher\u00eb forca politike proserbe, q\u00eb nuk do t\u00eb mendonte t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ne u treguam aktiv\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn para referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe ia arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb p\u00ebrkrahje e madhe e shqiptar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur disa grupe t\u00eb tjera shqiptare ishin p\u00ebr bojkotimin e referendumit ose p\u00ebr asnjan\u00ebsi. Pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi e kemi konsideruar si paradhom\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Koha v\u00ebrtetoi q\u00ebndrimin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kjo ka ndikuar edhe n\u00eb vendimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb tetor 2008 p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi me qeverin\u00eb e Gjukanovi\u00e7it, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe proper\u00ebndimore, kemi arritur t\u00eb realizojm\u00eb disa projekte n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb hapja e deg\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me qend\u00ebr n\u00eb Podgoric\u00eb. Ia kemi dal\u00eb gjithashtu t\u00eb hapim maternitetin e par\u00eb n\u00eb Ulqin, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ka munguar. Kemi arritur t\u00eb hapim edhe pika t\u00eb reja kufitare me shtetin am\u00eb &#8211; Shqip\u00ebrin\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pika e Muriqanit n\u00eb zon\u00ebn e Ulqinit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr af\u00ebr Plav\u00ebs n\u00eb Veri. Luftuam q\u00eb Tuzi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizimit administrativ, t\u00eb kthehet n\u00eb komun\u00eb t\u00eb pavarur. Mir\u00ebpo si zgjidhje kalimtare na u desh t\u00eb p\u00ebrkrahnim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim variantin e d\u00d1\u0192t\u00eb t\u00eb nj\u00eb projekti pilot, q\u00eb e shpallte at\u00eb komun\u00eb urbane t\u00eb Podgoric\u00ebs me disa element\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb lokale. Nj\u00eb shkak jo pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb na shtyu t\u00eb miratonim variantin e d\u00d1\u0192t\u00eb, \u00d0\u00b0t\u00eb t\u00eb projektit pilot, ishte se pa votat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tuzit, Podgorica, si kryeqytet do t\u00eb binte n\u00eb duart e opozit\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, Unioni Demokratik Shqiptar vazhdon t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb komune t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Tuzit, kur ky t\u00eb ket\u00eb kushtet e vet\u00ebfinancimit. Fatkeq\u00ebsisht, v\u00ebrejm\u00eb se pushteti lokal i Tuzit nuk ka bashk\u00ebpunimin e duhur me pushtetin komunal qendror n\u00eb Podgoric\u00eb. Aty pushtetin lokal e kan\u00eb dy parti shqiptare: Lidhja Demokratike e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Alternativa Shqiptare, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb koalicion me Partin\u00eb Popullore Socialiste Serbe &#8211; nj\u00eb parti q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Jeni shprehur shpesh se viti 2008 ishte viti i shqiptar\u00ebve&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Vitin 2008 mund ta quajm\u00eb vitin e shqiptar\u00ebve. Kosova u b\u00eb e pavarur dhe shtet m\u00eb vete, Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb NATO, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb pa \u00e7izmen e Serbis\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb arsye t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur. Un\u00eb jam optimist se do t\u00eb kemi arritje t\u00eb tjera, ve\u00e7 duhet t\u00eb bashk\u00ebrendojm\u00eb si duhet p\u00ebrpjekjet e integrimit, i cili krijon premisa p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja n\u00eb Ballkan dhe sjell stabilitet n\u00eb rajon. Me men\u00e7uri, me nj\u00eb ndjenj\u00eb pragmatizmi t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe sinqeritet t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb faktorit shqiptar, pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb avancoj\u00eb duksh\u00ebm dhe ky faktor mund t\u00eb b\u00ebhet kontribuues i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira t\u00eb Podgoric\u00ebs me Tiran\u00ebn e Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit, partia jon\u00eb kishte nj\u00eb moto, q\u00eb mbetet ende si e till\u00eb: Unioni Demokratik Shqiptar do t\u00eb jet\u00eb b\u00ebrtham\u00eb n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin Podgoric\u00eb-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb. Vizita e koh\u00ebve t\u00eb fundit e Kryeministrit Milo Gjukanovi\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri e rriti besimin tim si an\u00ebtar delegacioni se ky trek\u00ebnd\u00ebsh do t\u00eb forcohet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ne, shqiptar\u00ebt kemi shansin t\u00eb jemi faktor i stabilitetit n\u00eb Ballkan, madje edhe prij\u00ebsit e proceseve integruese ballkanike dhe euroatlantike. Theksoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kemi pasur dhe kemi p\u00ebrkrahjen e fort\u00eb t\u00eb faktorit amerikan, t\u00eb cilit i detyrohemi me mir\u00ebnjohje p\u00ebr arritjet e deritanishme.<\/p>\n<p><strong>Ka raste, kur b\u00ebhet pyetja: a jeton te shqiptar\u00ebt k\u00ebrkesa e bashkimit me shtetin am\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, q\u00eb ka dhe b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb. Por un\u00eb do t\u00eb thosha se pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb zbehur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb, sepse edhe SHBA kan\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Mund t\u00eb k\u00d0\u00b5t\u00eb edhe tek ne, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, individ\u00eb apo grupe romantike, q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar me troje t\u00eb bashkuara, por qarqet p\u00ebrkat\u00ebse politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, si n\u00eb Mal t\u00eb Zi edhe gjetiu, e kuptojn\u00eb se projekte t\u00eb tilla romantike nuk kan\u00eb t\u00eb ardhme. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kam frik\u00eb se emocionet e k\u00ebtyre njer\u00ebzve romantik\u00eb mund t\u00eb manipulohen nga njer\u00ebz t\u00eb borxheve dhe synimeve t\u00eb vjetra, t\u00eb nxitur edhe nga serb\u00ebt. N\u00eb kushtet e tanishme, absolutisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb shtrohet \u00e7\u00ebshtja e bashkimit t\u00eb trojeve, kur projekti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb optimal p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb po flasim. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb projekt tjet\u00ebr jasht\u00eb projektit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me Kosov\u00ebn-shtet, me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO dhe Malin e Zi t\u00eb pavarur mendoj se faktori shqiptar ka fituar pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rajon. Na duhet se pari nj\u00eb sinqeritet i brendsh\u00ebm, sepse k\u00ebtu n\u00eb Mal t\u00eb Zi jemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb parti shqiptare. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb krijuar dy blloqe partiake paraelektorale, q\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb zgjedhje. Ndryshimet programore midis partive jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla, ndryshimet e tyre jan\u00eb n\u00eb sjellje, n\u00eb qasje. Tani na duhen njer\u00ebz t\u00eb shkolluar, sepse nuk kemi shum\u00eb n\u00eb radh\u00ebt tona t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb njohin standardet demokratike evropiane.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni t\u00eb ardhmen e Malit t\u00eb Zi? Flas integrimin, NATO-n&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2018u p\u00ebrshtatet leht\u00eb standardeve t\u00eb NATO-s. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb reformave t\u00eb qeveris\u00eb, sukseset n\u00eb procesin e integrimit euroatlantik t\u00eb Malit t\u00eb Zi jan\u00eb t\u00eb mira. \u00c7\u2018\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, opinioni publik malazez nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur si duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ekzistojn\u00eb tri grupe me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme ndaj hyrjes n\u00eb NATO: grupi q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hyrjen, i dyti q\u00eb shprehet kund\u00ebr dhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet kryesisht nga opozita serbe, e cila gjithnj\u00eb i referohet sulmit t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe i treti, grupi asnjan\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb synimin e saj zyrtar p\u00ebr t\u2018u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, Podgorica duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrkrahjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu shoh nj\u00eb nga fushat e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Mali i Zi e ka t\u00eb qart\u00eb se para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, ai duhet t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i NATO-s. Qeveria e ka parasysh k\u00ebt\u00eb dhe punon intensivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl dhe nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2018u p\u00ebrshtatet standardeve dhe sistemit t\u00eb NATO-s P\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtatje, sikurse u binda edhe nga vizita e fundit e Kryeministrit Gjukanovi\u00e7 n\u00eb Tiran\u00eb, atij nuk do t\u2018i mungoj\u00eb mb\u00ebshtetja dhe p\u00ebrvoja e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Samitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mali i Zi mund t\u00eb mos marr\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar, por do t\u2018i afrohet tep\u00ebr der\u00ebs s\u00eb saj. Nga kontaktet me faktor\u00ebt e brendsh\u00ebm p\u00ebrkat\u00ebs, por sidomos me faktor\u00ebt e jasht\u00ebm, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet e mundshme.<\/p>\n<p>Forcat politike t\u00eb opozit\u00ebs serbe flasin p\u00ebr organizimin e nj\u00eb referendumi p\u00ebr hyrje n\u00eb NATO, nd\u00ebrkaq ne mendojm\u00eb se nuk do t\u00eb kemi referendum. Faktori p\u00ebrkat\u00ebs malazes do t\u00eb krijoj\u00eb kushte, q\u00eb t\u00eb shprehet konsensusi n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, Parlamenti. Referendumi do t\u00eb ishte nj\u00eb rit, q\u00eb opozita serbe do t\u00eb donte ta shfryt\u00ebzonte p\u00ebr t\u00eb shkaktuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb trazuar, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. Pushteti mund t\u00eb sjell\u00eb mjaft argumente p\u00ebr t\u00eb bindur njer\u00ebzit, numri i t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb favor t\u00eb hyrjes n\u00eb NATO po rritet nga dita n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Flitet se rus\u00ebt, por edhe t\u00eb tjer\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb rus\u00ebt, po blejn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb toka e objekte n\u00eb Mal t\u00eb Zi&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb pranojm\u00eb se n\u00eb Mal t\u00eb Zi, kapitali rus ka dep\u00ebrtuar jo pak, si n\u00eb sektorin publik, ashtu edhe n\u00eb sektorin privat. Jan\u00eb bler\u00eb objekte industriale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb uzina e aluminit, hotele turistike n\u00eb zon\u00ebn e Ulqinit, si edhe toka n\u00eb bregdet p\u00ebr zhvillimin e turizmit apo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera ekonomike n\u00eb perspektiv\u00eb.<\/p>\n<p>Si parti kemi sensibilizuar faktorin tjet\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebm, duke shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr pasojat, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb proces i till\u00eb n\u00eb trojet, ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Duket se kjo ka ndikuar dhe po i pritet hovi kapitalit rus p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar me ato ritme si m\u00eb par\u00eb. Qeveris\u00eb dhe Kryeministrit ne ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se shtrirja e kapitalit rus n\u00eb trojet me shumic\u00eb shqiptare nuk do t\u00eb jet\u00eb e mir\u00ebpritur. Ne jemi p\u00ebr futjen e kapitaleve m\u00eb stab\u00ebl dhe pa prapasynime politike. K\u00ebshtu mendohet t\u00eb veprohet n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr Plazhin e Madh, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb projekt madhor me p\u00ebrfshirjen edhe t\u00eb zonave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb rinjsh nga Shqip\u00ebria. Ulqini mendohet t\u00eb kthehet q\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb nj\u00eb kantier t\u00eb madh, i cili, pa d\u00ebmtuar interesat e biznesit turistik t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb mes\u00ebm vendas, do t\u00eb sjell\u00eb zhvillimin e biznesit t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe burime njer\u00ebzor\u00d0\u00b5 t\u00eb kualifikuara nga Shqip\u00ebria fqinje.<\/p>\n<p>P\u00ebr Liqenin e Shkodr\u00ebs, ekzistojn\u00eb projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, por k\u00ebshtu me projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mund t\u00eb veprohet edhe p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e bregdetit n\u00eb nj\u00eb lidhje zinxhir. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Gjukanovi\u00e7it n\u00eb Shqip\u00ebri, u fol p\u00ebr ur\u00ebn e re mbi Bun\u00eb, p\u00ebr zgjerimin dhe modernizimin e rrug\u00ebs Ulqin-Shkod\u00ebr n\u00ebp\u00ebr Muriqan, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb qend\u00ebr kufitare e doganore p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si\u00e7 u fol edhe p\u00ebr realizimin e rrug\u00ebs Podgoric\u00eb &#8211; Shkod\u00ebr nga Hani i Hotit dhe Plav\u00eb-Podgoric\u00eb me kalim n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Projekte t\u00eb tilla do t\u00eb sjellin patjet\u00ebr rritjen e ritmit t\u00eb investimeve t\u00eb kapitalit per\u00ebndimor, pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu edhe at\u00eb amerikan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb shkurtohen lidhjet e rajonit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me bregdetin, jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet arteries kryesore Durr\u00ebs-Morin\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet vetvetiu se kjo perspektiv\u00eb e zhvillimit, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb trojet me shumic\u00eb shqiptare t\u00eb popullsis\u00eb, do t\u00eb sjell\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb rolit aktiv t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Shqip<\/strong><\/p>\n<p><!--YouTube Error: bad URL entered--><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se &#8220;Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bisede p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqip&#8221;, ai analizon rolin e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon, nd\u00ebrsa shpjegon edhe bashk\u00ebpunimin e partis\u00eb si tij me Milo Gjukanovi\u00e7in, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1],"tags":[97,49,95,1753,5730],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se &quot;Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se &quot;Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-01-12T19:23:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2009-01-12T19:27:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg\",\"width\":\"342\",\"height\":\"385\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/\",\"name\":\"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2009-01-12T19:23:29+00:00\",\"dateModified\":\"2009-01-12T19:27:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se \\\"Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini","description":"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se \"Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini","og_description":"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se \"Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2009-01-12T19:23:29+00:00","article_modified_time":"2009-01-12T19:27:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2009\/01\/ferhat-dinosha1.jpg","width":"342","height":"385"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/","name":"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#primaryimage"},"datePublished":"2009-01-12T19:23:29+00:00","dateModified":"2009-01-12T19:27:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Ferhat Dinosha, kryetari i partis\u00eb kryesore shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e njohur si Unioni Demokratik Shqiptar, thot\u00eb se \"Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb kauza m\u00eb e","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2009\/01\/12\/dinosha-kosova-kauza-me-e-madhe-e-shqiptareve-ne-ballkan\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Dinosha: Kosova, kauza m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-2h7","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}