{"id":88721,"date":"2015-02-19T12:16:05","date_gmt":"2015-02-19T11:16:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?p=88721"},"modified":"2015-02-23T15:11:26","modified_gmt":"2015-02-23T14:11:26","slug":"nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg\"><img loading=\"lazy\" class=\"alignleft wp-image-88722\" src=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg\" alt=\"Mustafa-Nano\" width=\"508\" height=\"323\" \/><\/a>Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi!<\/strong><\/p>\n<p><strong>MUSTAFA NANO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha planifikuar ta kaloja t\u00eb shtun\u00ebn e t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb parkimin e hotelit, tet\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb makina ishin me targa shqiptare. N\u00eb recepsion m\u00eb than\u00eb se po, ishte e v\u00ebrtet\u00eb, rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb (nj\u00eb nga dit\u00ebt e fundjav\u00ebs p\u00ebrkonte me dit\u00ebn e Sh\u00ebn Valentinit, q\u00eb ne kemi z\u00ebn\u00eb ta festojm\u00eb me buj\u00eb). Nuk ishte e fsheht\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb Mali i Zi parap\u00eblqehej prej shqiptar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime turistike, por nuk e dija q\u00eb kjo dukuri t\u00eb kishte p\u00ebrmasa t\u00eb tilla. Atje, n\u00eb at\u00eb rast, t\u00eb dukej se ti nuk ishe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj. Dhe p\u00ebr personelin e hotelit kjo nuk ishte nj\u00eb e papritur. Shqiptar\u00ebt ishin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante klient\u00eb t\u00eb tyre. Madje, n\u00eb interieur-et e hotelit m\u00eb kapi veshi ve\u00e7 m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ndonj\u00eb bised\u00eb italisht, dhe tek-tuk ndonj\u00eb bised\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn lokale. Gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt flisnin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>T\u00eb zot\u00ebt e hotelit e kishin llogaritur k\u00ebt\u00eb, gj\u00eb q\u00eb dukej edhe nga repertori i muzik\u00ebs live t\u00eb interpretuar gjat\u00eb dark\u00ebs. Nj\u00eb artiste malazeze, p\u00ebrve\u00e7 muzik\u00ebs tradicionale t\u00eb vendit t\u00eb vet, k\u00ebndoi edhe disa k\u00ebng\u00eb tonat. Me sa dukej, t\u00ebrheqja (ndjellja) dhe mikpritja e shqiptar\u00ebve n\u00eb rrethana t\u00eb tilla ka hyr\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb planet e biznesit t\u00eb turizmit n\u00eb Malin e Zi. Nuk kam t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta lidhur me ekonomin\u00eb e k\u00ebtij vendi t\u00eb vog\u00ebl ballkanik, por mendja ma thot\u00eb se t\u00eb ardhurat prej shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb z\u00ebn\u00eb, me siguri, pjes\u00ebn e luanit n\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrgjithshme n\u00eb sektorin turistik (Sa m\u00eb sip\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb se ndodhte ve\u00e7 n\u00eb hotelin e Budvas ku kisha bujtur un\u00eb. Jo, ndodhte n\u00eb t\u00eb gjitha hotelet e k\u00ebtij qyteti t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb thjesht\u00eb. Ndodhte, gjithashtu, edhe n\u00eb Ulqin, edhe n\u00eb Tivar, edhe n\u00eb Kolashin, ku b\u00ebhet ski, edhe gjetk\u00eb). Ato dy dit\u00eb, p\u00ebr shembull, shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb shpenzuar n\u00eb Malin e Zi disa qindra mij\u00ebra euro. Sikur ta z\u00ebm\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb dy mij\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kaluar pik\u00ebn kufitare t\u00eb Muriqanit ato dy dit\u00eb, dhe se secili syresh ka harxhuar mesatarisht 200 euro (akomodimi, ushqimi, pijet, pak shopping, ndonj\u00eb furnizim me karburant, pak loj\u00eb n\u00eb kazino etj), llogarit\u00eb mund t\u2019i b\u00ebni vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebr t\u00eb ardhur keq kur shihje n\u00eb dogan\u00eb q\u00eb fluksi i makinave ishte nj\u00ebdrejtim\u00ebsh. Nuk kishte pothuaj asnj\u00eb malazez q\u00eb t\u00eb kishte marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Shkod\u00ebr a Tiran\u00eb, me iden\u00eb p\u00ebr ta festuar Sh\u00ebn Valentinin k\u00ebtyre an\u00ebve. Dhe \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. Ja, supozoni se jeni malazez\u00eb vet\u00eb! P\u00ebr \u00e7\u2019arsye do kishit dashur q\u00eb ta festonit Sh\u00ebn Valentinin n\u00eb Shqip\u00ebri? Ah, t\u00eb vetmet arsye do kishin qen\u00eb ideja p\u00ebr t\u2019i ikur nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, rregullit e siguris\u00eb (\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngasje humane edhe kjo), e k\u00ebrsh\u00ebria p\u00ebr t\u00eb njohur vende t\u00eb tjera m\u00eb primitive, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se t\u00eb shumtit e njer\u00ebzve b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, d.m.th. preferojn\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb mundin, vendin e tyre pak t\u00eb sigurt e shum\u00eb t\u00eb rr\u00ebmujsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjetur pak paqe e rregull diku gjetk\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb moderne. Mund t\u00eb dalin njer\u00ebz e t\u00eb thon\u00eb se diferencat mes Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb kaq t\u00eb m\u00ebdha. Madje, mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s\u2019e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb thon\u00eb se ne jemi e nj\u00ebjta gj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb, n\u00eb shum\u00eb drejtime, m\u00eb mir\u00eb sesa Mali i Zi. Por un\u00eb nuk e di se ku e kan\u00eb fjal\u00ebn njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb mburravec\u00ebri e pakuptimt\u00eb. Edhe ndonj\u00eb avantazh q\u00eb mund t\u00eb kemi (vura re se kamerier\u00ebt e personeli i hotelit n\u00eb Malin e Zi kishin nj\u00eb njohje diskrete t\u00eb anglishtes; n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh m\u00eb rrall\u00eb q\u00eb nj\u00eb kamerier i ndonj\u00eb hoteli t\u00eb madh n\u00eb qytetet turistike t\u00eb mos dij\u00eb anglisht), kjo gj\u00eb mbetet n\u00eb hijen e sh\u00ebrbimit t\u00eb keq q\u00eb ofrohet k\u00ebtyre an\u00ebve tona.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebr sa i takon GDP-s\u00eb\/p\u00ebr capita diferencat jan\u00eb t\u00eb vogla (malazez\u00ebt e kan\u00eb gati 8 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, ne e kemi gati 5 mij\u00eb), por treguesit ekonomik\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Ka tregues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb tjera, q\u00eb r\u00ebndom jan\u00eb t\u00eb pamatsh\u00ebm, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb ndjell\u00ebs e m\u00eb interesant sesa nj\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb nga k\u00ebto fusha \u00ebsht\u00eb ajo e sh\u00ebrbimeve, ku ne shqiptar\u00ebt, pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimeve q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb vitet e fundit, jemi dramatikisht pas Malit t\u00eb Zi (dhe te sh\u00ebrbimet fus taksit\u00eb, transportin urban, energjin\u00eb elektrike, spitalet, shit\u00ebsit, kamerier\u00ebt, policin rrugor dhe at\u00eb t\u00eb rendit, nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb dogan\u00ebs apo nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, me t\u00eb cilin t\u00eb bie t\u00eb kesh pun\u00eb etj., etj.). Nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mjedisi urban e publik. Saranda, fjala vjen, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet m\u00eb i madh e m\u00eb i gjall\u00eb sesa Budva, e megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb t\u00eb vitit, qyteti yn\u00eb i jugut sillet si nj\u00eb ofert\u00eb turistike m\u00eb e varf\u00ebr sesa qyteti i Budv\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, njeriu ka m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebmarrje, mjediset publike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kuruara e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbajtura, ka m\u00eb shum\u00eb gjelb\u00ebrim, ka m\u00eb shum\u00eb rend e siguri (s\u2019ka gj\u00eb se polic\u00eb nuk t\u00eb sheh syri), trafiku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i disiplinuar, n\u00eb lokalet e mjediset publike, sidozot bar-restorantet, parqet etj., ka m\u00eb shum\u00eb familje, dhe femra, q\u00eb dalin n\u00eb sh\u00ebtitje, e nuk t\u00eb sheh syri sjellje t\u00eb dhunshme apo njer\u00ebz t\u00eb fort\u00eb (k\u00ebtej kufirit jan\u00eb t\u00eb fort\u00ebt q\u00eb t\u00eb fanepsen n\u00eb \u00e7do hap e q\u00eb sundojn\u00eb gjith\u00eb territorin e hap\u00ebsirat). N\u00eb Shqip\u00ebri ti mund t\u00eb dal\u00ebsh vet\u00ebm, a me familjen, p\u00ebr t\u00eb drekuar\/darkuar diku n\u00eb qytetin t\u00ebnd, apo p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr, e do jesh i p\u00ebrndjekur gjith\u00eb koh\u00ebn nga frika se do t\u00eb dal\u00eb di\u00e7ka se s\u2019b\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ta prish\u00eb dit\u00ebn, drek\u00ebn\/dark\u00ebn a udh\u00ebtimin. Dhe kjo di\u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb polic q\u00eb t\u00eb ndalon kot m\u00eb kot n\u00eb rrug\u00eb, qoft\u00eb nj\u00eb qen q\u00eb e kan\u00eb shtypur me makin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs (t\u00eb ndodh edhe q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb qenit, t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb njeri), qoft\u00eb makina q\u00eb t\u00eb parakalojn\u00eb me shpejt\u00ebsi mu sikur parakalimi t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm, e jo <em>optional<\/em>, qoft\u00eb nj\u00eb kamerier q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrben hund\u00eb e buz\u00eb, a thua se i ke ndonj\u00eb borxh, qoft\u00eb nj\u00eb kazan plehrash i p\u00ebrmbysur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, qoft\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti q\u00eb shet benzin\u00eb e naft\u00eb t\u00eb holluar me uj\u00eb (meq\u00eb ra fjala, para se t\u00eb niseshim p\u00ebr n\u00eb Budva, mor\u00ebm naft\u00eb aq sa na duhej p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb kufi, ngaq\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb furnizim t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku nafta \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb cil\u00ebsie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb), qoft\u00eb dikush q\u00eb nxjerr dor\u00ebn nga dritarja e makin\u00ebs s\u00eb vet e hedh p\u00ebrjashta nj\u00eb qese t\u00eb mbushur me mbeturina ushqimesh, qoft\u00eb nj\u00eb makin\u00eb policie q\u00eb ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb me iden\u00eb se rregullat e trafikut vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, dhe se ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb ndjek\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre rregullave edhe mund t\u2019i shkel\u00eb ato, qoft\u00eb nj\u00eb territor i shqyer prej nd\u00ebrtimeve me e pa leje, qoft\u00eb nj\u00eb lum\u00eb i shqyer prej vjedh\u00ebsve t\u00eb zhavorrit n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e tij etj., etj.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb po e teproj duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet nj\u00eb gjendje t\u00eb idealizuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi? Tani, un\u00eb e di, si\u00e7 e dini edhe ju, se Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb Suedia, un\u00eb e di se Mali i Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ballkanik nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb prapambeturit, por prap\u00ebseprap\u00eb prapambetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb e madhe sesa atje. Ne kemi koh\u00eb q\u00eb kemi shpallur ambicien \u201ct\u00eb b\u00ebhemi si Europa\u201d, por nuk do ishte keq q\u00eb t\u2019i merrnim gj\u00ebrat me radh\u00eb. Le t\u00eb b\u00ebhemi fillimisht si Mali i Zi.<\/p>\n<p><em>Post Scriptum:<\/em> Erdha pak rreth Budv\u00ebs, dhe n\u00ebp\u00ebr lokale nuk m\u00eb zuri syri televizor\u00eb t\u00eb hapur te kanalet me informacion t\u00eb titruara 24 or\u00eb non stop dhe rrjedhimisht as njer\u00ebz q\u00eb pin\u00eb kafe me syt\u00eb e ngulur n\u00eb ekranin e televizorit, a thua se po ndjekin live fundin e bot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha planifikuar ta kaloja t\u00eb shtun\u00ebn e t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb parkimin e hotelit, tet\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb makina ishin me targa shqiptare. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false,"jetpack_publicize_feature_enabled":true},"categories":[1,13],"tags":[],"jetpack_publicize_connections":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Lajme nga Ulqini\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-02-19T11:16:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2015-02-23T14:11:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"ulqini\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/\",\"name\":\"Lajme nga Ulqini\",\"description\":\"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/\",\"name\":\"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2015-02-19T11:16:05+00:00\",\"dateModified\":\"2015-02-23T14:11:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\"},\"description\":\"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb\"}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d\",\"name\":\"ulqini\",\"sameAs\":[\"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\"],\"url\":\"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini","description":"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini","og_description":"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha","og_url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/","og_site_name":"Lajme nga Ulqini","article_published_time":"2015-02-19T11:16:05+00:00","article_modified_time":"2015-02-23T14:11:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg"}],"twitter_misc":{"Written by":"ulqini","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/","name":"Lajme nga Ulqini","description":"Lajme,Vijesti,Ulqini,Ulqin,Crna Gora,Mali i Zi","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Mustafa-Nano.jpg"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#webpage","url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/","name":"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb - Lajme nga Ulqini","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#primaryimage"},"datePublished":"2015-02-19T11:16:05+00:00","dateModified":"2015-02-23T14:11:26+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d"},"description":"Le ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si\u2026 Mali i Zi! MUSTAFA NANO N\u00eb fundjav\u00ebn e shkuar isha n\u00eb Budva dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur atje zbulova se nuk isha i vetmi q\u00eb kisha","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/2015\/02\/19\/nano-ne-budve-rreth-80-e-klienteve-ishin-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Nano: N\u00eb Budve rreth 80% e klient\u00ebve ishin shqiptar\u00eb"}]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/#\/schema\/person\/dcab619c614d3038751c63bc2aadc06d","name":"ulqini","sameAs":["http:\/\/www.visit-ulcinj.com"],"url":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/author\/admin\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pe6lTn-n4Z","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88721"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88839,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88721\/revisions\/88839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.visit-ulcinj.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}