When would you like to stay at Ulcinj ?
Apartamentet Monte gjenden në Pinjesh, një lagje e re dhe e qetë, me plot objekte të posandërtuara, por njëkohësisht shumë afër plazheve e atmosferës verore në përgjithësi. Apartamentet Monte mund të dallohen shumë lehtë sepse ai është një objekt i kuq dhe i bardhë nga jashtë, ndërsa në përdhesë gjendet një shitore ushqimore.
Akomodimi Monte përfshinë 14 apartamente, disa nga të cilat janë dydhomoshe apo njëdhomëshe. Shumica e dhomave kanë edhe balkonet e vet nga shtrihet një pamje e mrekullueshme dhe mbresëlënëse e detit të hapur dhe qytetit të vjetër të Ulqinit. Çdo dhomë është e pajisur me shtetër komod, mobilje me ngjyra të cilat I përshaten ambijentit, televizor, perde, kondicioner, banjo me dush si dhe kuzhinë të vogël për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të përgatisin specialitetet e veta.  Gjithashtu mund të shërbeheni edhe me tharëse flokësh, hekur për hekurosje me kërkesën tuaj,  ndërsa shfytëzimi I lavatriçes konsiderohet me pagesë shtesë.
Apartamentet Monte ofrojnë gjithashtu edhe një terrace të gjërë të rrethuar me gjelbërime dhe të pajisur me ulëse e tavolina si dhe çadra, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kushtet për një pushim të vërtetë.
Shërbim i veçantë është edhe mundësia e qasjes falas të wireless-it.
Apartamentet Monte gjenden vetëm 500m larg qendrës së Ulqinit, 200m larg plazhit me rërë, vetëm 20m larg restauranteve të cilët ofrojnë kuzhinë tradicionale e internacionale dhe 1km larg stacionit krysorë të autobusëve.
Dhoma familjare, ajer kondicioneri, rezitja në teracë, Recepsion 24 orë /24, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës,sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless),eskurzione, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi dhe largimi nga Apartamenti , Trasfere aeroporti me pagesë, Ballkon ,Televizor satelitor,
Transport aeroportual me pagesë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosje,Shërbim dhe amvisërimi, Fax, Fotokopje,
Wireless falas mbrenda Akomodimit Monte
Parking falas për musafirët e Apartamentit Monte
13:00 - 0:00
7:00 - 10:00
Kafshët shtëpiake nuk lejohen mbrenda akomodimit Monte
Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit Monte.