When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Gjakonoviq Ulqin 




Akomodimi ndodhet në faqen perëndimore të kodrës ku gjindet përmendorja dhe rrugës që çon në hotelin Mediteran, e cila ngrihet mbi qendrën e Ulqinit dhe të Plazhit të Vogël. Të gjithë apartementet dhe ballkonet kanë drejtim nga jug perëndimi.

Apartamenti Gjakonoviq gjendet me pamje nga deti dhe ndodhet ne nje zone piktoreske e te mrekullueshme mbi nje kodrine nga ku duket nje pamje panoramike mahnitese e Ulqinit, më saktësisht në 100 metra nga rëra e nxehtë kristalizuese e Plazhit të vogël.

Akomodimi posedon terrace me pamje te mrekullueshme nga deti dhe qyteti i vjetër i Ulqinit. Ajo ndodhet vetem 5 minuta kembe nga qendra e qytetit. Akomodimi ofron nje kapacitet prej 4 apartamentesh, te gjitha dhomat kane te njejten strukture ndertimi me balkone dhe pamje nga deti. Te gjitha dhomat kane tualete te pajisura ne menyre moderne, dush, sistem qendror kondicionimi, mini kuzhin, TV kabllor, uje 24 ore dhe parkim te sigurut per vetura dhe Internet wireles falas.

Në kuadër të apartamentit ka mini market,ndersa restorantet ndodhen 100 metra prej shetitores se Plazhit të vogël. Apartamenti Gjakonoviq gjindet 2 km larg stacionit të autobusëve, 25 km stacioni i trenit, 65 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 75 km nga ai i Tivatit

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Gjakonoviq janë:
Restorant Antigona – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Dulcinea – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Marinero – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Old House – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Aragosta – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri Manhatan – Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24,Dhomë për jo duhanpirës, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit, Këndi për barbekju, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, lodra për fëmijë.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Transport aeroportual, shetitje me biçiklet, asistenc peshkimi, Fax, Fotokopje, Makina me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamentit.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

14:00 – 00:00

Check-out

07:00 - 10:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamentit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit.