When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Panorama Ulqin 




Me nje komoditet te rralle Apartamenti Panorama në Ulqin eshte vendi ideal per ata qe duan relax ,dhe te kalojne pushime te bukura ne plazhin e bukur të Ulqinit.

Ndodhet në një distance prej 700 metrash buze detit. Ambienti rreth akomodimit eshte i rrethuar me pyje , pisha dhe ka nje plazh te bukur.Panorama e gjirit të Sukës ne mbremje do tju shfaqe perendimin me te bukur , dhe do tjua beje me te kendshme pushimet tuaja.

Akomodimi posedon Restorantin që ju ofron nje shumllojshmeri ushqimesh te shijshme , nga kuzhina vendase apo internacjonale, ju ofron gjithashtu ushqim në taracat me te bukura te apartamentit me nje perendim te mrekullueshem të diellit.

Bari i apartamentit Panorama eshte vendi ideal per tu qetesuar e per te pire nje pije ne fund te dites , apo thjesht per nje pushim te shkurter ne mbasdite.

Në Aparatamentin Panorama mund te shijoni ushqimin dhe pijet shume cilesore dhe te shijshme. Restoranti qe ndodhet mbrenda objektit ju ben te shijoni nje relaks dhe ushqim bufe te e shoqeruar me pamjen e mrekullueshme te detiti Adriatik. Ushqimi bufe ofron nje shumellojshmeri zgjedhjesh te ushqimeve te ftohta dhe te ngrohta. Mengjesi bufe ka dicka per te gjitha shijet. Dhomat jane te mobiluara me shume shije Ne ofrojm nje akomodim comfort me nje pamje te mrekullueshme te detit. Dhomat jane te mobiluara me shume shije , ne total ka 15 dhoma te pajisura me kondicioner, dush, tharese flokesh, telefon, televizor satelit, kasaforte,bar, Recepsion 24 orë /24, Restorant Bufe,shërbimi i mëngjesit,si dhe këndi barbikju.

Apartamentet janë të pajisura me Ballkone,dhe shumica e dhomave janë me pamje në detë dhe në kalan e vjetër të Ulqinit. Akomodimi gjendet në lagjen Pinjesh 2,ne ambient shume te bukur,të rrethuar me gjelberim, ne nje qetesi relaksuese. Akomodimi gjendet 2 km larg stacionit të autobusëve,25 km nga stacioni I trenit në Tivar, 80 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 75 km nga ai i Tivatit.

Restorantet që gjenden në afersi të akomodimit Panorama janë:
Restorant Piceri Sapore di Mare – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Aragosta2 – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Belini – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Montana – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Firenze – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Hollegro  – Peshkë deti dhe specialitete italiane
Restorant Piceri  Plazha – Peshkë deti dhe specialitete italiane

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24, Dhomë për jo duhanpirës, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit, Këndi për barbekju, kopshti i gjelbert, Staf shumë-gjuhësh, Ekspres kontrollim pranimi, Restorant Bufe,Bar, Sherbimi në dhomë, Sherbim mengjesi, Sherbime Nautike, Shikim të fëmijëve.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Transport aeroportual, Fax, Fotokopje, Makina me qera, sherbime nautike, Eskurzione, Biçikleta me qera.

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamentit.

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve.

Shërbim i Dhomave

Check-in

11:00 - 20:00

Check-out

07:00 - 10:30

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamentit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit.