When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Sun Ulqin 




Apartamentet Sun janë të pozicionura në lagjen e re të Ulqinit, në Pinjesh. Këto apartamente vetëm 200 metra larg qendrës dhe 400 metra larg plazhit janë një zgjidhje ideale për pushimet tuaja. Pinjeshi është një lagje e qetë, e ngritur në kodër, prandaj ofron një pamje mahnitëse e spektakulare të kaltërsisë së detit e qiellit e cila shkrihet mbi muret e larta të qytetin mijëvjeçarë.

Akomodimi Sun ofron 14 apartamente nga të cilat disa janë dy, tre apo katër krevetëshe. Shumica e apartamenteve janë me pamje nda deti, deri sa të gjitha janë të pajisuar me mobilje moderne, televizor kablovik, kondocioner e minibar. Mundësia e qasjes falas të internetit është një shërbim më shumë në favorin tuaj.

Terraca e gjërë e rrethauar me gjelbërime i plotëson të gjitha kushtet për të pirë aty e askund tjetër kafen e mëngjesit të përcjellur me cicërrimën e zogjëve e freskinë e hardhisë. Akomodimi Sun poashtu ka vënë në dispozicionin tuaj edhe pishinën për argëtimin e fëmijëve, restaurantin, barin, vetshërbimin në kuadër të objektit si dhe nj hapësirë të gjërë për parkimin e automjeteve.

Apartamentet Sun janë 5km larg Plazhës së Madhe, ndërsa 7km larg në drejtim tjetër nga ullishta mijëvjeçare dhe Gjiri i Valdanosit.

Në Apartamentet Sun jeni shumë afër qetësisë, por edhe plazhës e atmosferës!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Kopshti i gjelbert, dhoma familjare, dhoma per valixhe, teraca per tu rezitur, pishina sezonale, shitorja mbrenda akomodimit, ajer kondicioner, restoranti ala karte,

Shërbimi

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamentit Sun

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamentit Sun

Shërbim i Dhomave

Check-in

13:30 - 00:00

Check-out

08:00 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamentit Sun

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni.Pagesat plus varen nga politika e Apartamentit Sun