When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

House Dino Ulqin 




Akomodimi gjendet 150 metra nga qendra e qytetit të Ulqinit,mirëpo arrinë të ambijentojë gjelbrimin dhe të ofrojë qetësi.Pranë kopshtit me gjelbrina dhe lulishte ka një terracë e cila është e aranzhuar me shumë shije. Enterieri i objektit turistik është i organizuar me shumë finesë dhe shije, i ngjanë një ambijenti intim shtëpijak duke ju sherbyer Barbikju në çdo moment të ditës në teracën verore..
House Dino ka nje kapacitet prej 7 apartamentesh. Turistët kanë në disponim,apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara për shijen dhe buxhetin e secilit turist. Të gjitha dhomat janë të pajisura me TV kabllor,kuzhinë,frigorifer,Lavatriçe,Wc-banjo,ajer te kondicionuar, ballkon me pamje,tharse flokësh, uje 24 ore, parkim te sigurut per vetura dhe Internet wireles falas.Dhomat janë të arreduara mirë, me mobilie dhe pajisje bashkëkohore si dhe shtretër të rehatshëm.

Në afersi të akomodimit gjenden plazhat atraktive dhe pylli I pishave që shumë njerëz zgjohen herët në mëngjes dhe thithin ajrin e paster të pyllit të pishave.Duhet mos harruar edhe plazhet sikurse Plazhi Copacabana beach,Tropicana beach,MCM beach, Safari Beach, Evropa Beach, Tony Grill Beach, Miami Beach, Lux beach Beach,Saranda Beach,Lux beach,Coco beach,Bora-Bora,Royal beach,Sapore di Mare beach,Plazhi grave,Plazhi Albatrosit, Aquarius Beach,Otrant beach,Nudist beach Ada Buna,Nudist beach Albatros,Plazhi i Valdanosit,si dhe Plazhi në Lima.

Ne afersi te prej 80 metra afer apartamentit ka mini market,ndersa restorantet ndodhen 100 metra, dhe 800m larg stacionit të autobusëve, stacioni i trenit dhe Ferry 25 km, 75 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 85 km nga ai i Tivatit.

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Recepsion 24 orë /24,Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Kasafortë, nxemje, Ajër i kondicionuar, Wc -banjo, telefon, TV me Satelit, Mini kuzhinë, Teracë, Internet wireles falas, Parking, tharëse flokësh, Masazhe, Lavatriçe.

Shërbimi

Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja, Shërbim dhe amvisërimi, Kujdesim për femijët e juaj, Kendi për Barbikju, Transport aeroportual, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP, Shërbim Biçkletash falas.

Internet

Wireless posedon mbrenda Akomodimit.

Parking

Parking falas për musafirët e Akomodimit.

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 – 22:00

Check-out

7:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Akomodimit.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni.Pagesat plus varen nga politika e Akomodimit.