When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Hotel Zan Ulqin 




Hotel Zan është një hotel i ri, ku arkitektura kombinon harmonikisht me mjedisin e natyrës lokale.Si deshironi të kerkoni bukurite e ketij vendi Hoteli Zan eshte vendi me i mire per ju 900 metra nga plazhi.Akomodimi është një hotel  elegant që ndodhet në një zonë të bukur ,ku ne kilometrin e peste te plazhit te madh, ne lagjen e Shtojit ndodhet hoteli Zan. Kopshte shumë ngjyrëshe, ajëri i freskët dhe shumë diell krijojnë atmosferën e përkryer për pushime të qeta dhe relaksuese.

Hoteli  eshte vend i perkyer per nje pushim ideal si per familje ashtu edhe per njerez te vetem. Pervec akomodimit ne dhoma dhe apartmane ky hotel ju mundeson edhe parkingun si dhe mundesine e shfrytezimit te restaurantit prej 100 vendesh i cili permbane edhe taracen. Restoranti i hotelit në kuadër të kompleksit shërben kuzhinë tradicionale ballkanase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë një zgjedhje prej recetash të reja,të përgatitura të gjitha me materiale me cilësi nga më të mirat.

Kopshti i madh para hotelit i ofron femijeve tuaj vendin ku ato mund da shfrytezojne per lojera te ndryshme. Afersia a plazhit te madh do t ju kurseje torturat e zakonshme ne trafikun e diteve te veres, pasi qe tere plazhat gjenden vetem disa minuta larg hotelit. E njejta gje vlen edhe per restaurantet qe gjenden ne plazh te madh si dhe per restaurantet e njohura te peshkut ne lumin e Bunes.

Hoteli disponon 50 dhoma , disa të tipit apartman,dopio, treshe dhe dhoma familjare, me një pamje të mrekullueshme  ku të gjitha akomodimet janë të pajisura me ballkon, ajër të kondicionuar, mini kuzhine,tv satelitor dhe Wirelless internet falas,kopshti i lodrave per femi dhe parking të siguruar 24 orë.

Hoteli Zan Vilas permban akomodimin ne apartmane dhe dhoma:
18 apartmane me kuzhine prej 35m2; 3+1 shtreter
10 apartmane pa kuzhine prej 35m2; 3+1 shtreter
2 banesa te vogla me kuzhine prej 25m2
2 apartmane dydhomeshe prej 40m2; 4+1 shtreter
18 dhoma 2+1 shtreter me gjysmepansion (mengjezi dhe darka).

Mikpritja e ngrohtë dhe kujdesi i personelit të hotelit bëjnë vizitorët të ndihen si në shtëpi e tyre.

Ne afersi prej 400 metra afer hotelit gjinden mini marketi, kurse 2 km larg gjinden restorantet , 5 km larg stacionit të autobusëve, 80 km larg aeroportit të Podgoricës dhe 90 km nga ai i Tivatit,kurse 25km gjendet Ferry ( Bar – Bari – Ancona).

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Restoranti, bar, Recepsion 24 orë /24, gazetat ditore, kopshti i gjelbërt, Terrac verore, Dhomë për jo duhanpirës, sherbim për personat me aftësi të kufizuara, Ashensor, Kasafortë , nxemje, Ajër i kondicionuar, Minibar, Wc -banjo, Lidhje interneti (wireless), telefon, TV me Satelit Digjital ME ekran LCD.

Shërbimi

Shërbim në dhomë, Sallë konferencash dhe banketi, Transport aeroportual, Shërbim i mëngjesit në dhomë, Sherbim lavanderie, Rrobalarje/tharje, hekurosja,Shërbim dhe amvisërimi, suite martesorë, Fax, Fotokopje, Makina me qera, Pritje VIP.

Internet

Wireless falas mbrenda Hotelit.

Parking

Parking falas për musafirët e hotelit.

Shërbim i Dhomave

Check-in

07:00

Check-out

05:30 - 12:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Hotelit Zan.

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit Zan në Ulqin.