When would you like to stay at Ulcinj ?

calendrier
calendrier

Apartamenti Omega 2 Ulqin 




Apartamentet Omega 2 janë të poziciounuara në lagjen e re të Ulqinit, në Pinjesh. Kjo është një lagje e qetë, larg nga zhurma dhe tollovia e qytetit, por prap se prap ofron pamje mahnitëse të qytetit dhe detit të kaltërt. Çdo ditë mund të pini kafen e mëngjesit në terracën e apartamentit tuaj, të pushoni dhe të relaksoheni shpirtin tuaj me pamjet rrethuese dhe kaltërsinë e horizontit.

Omega 2 posedon 11 apartamente të stilit klasik, të pajisura me mobilje druri, shtretër të rehatshëm druri, televizor, kondicioner, tualet dhe banjo me dush apo kadë, si dhe një kuzhinë të vogël, e pajisur me elementet më krysore. Shumica e apartamenteve posedojnë terracën e vet të pajisur dhe të përshtashme për një pushim të shkurtër. Omega 2 ka vënë gjithashtu në dispozicionin tuaj edhe mundësinë e qasjes falas të internetit, pajisjet për ‘barbecue’ si dhe mundësinë e parkimit falas pranë ndërtesës.

Një e veçantë speciale e akomodimit Omega 2 është fakti që pronari i akomodimit udhëheq poashtu edhe agjensionin turistik Omega, kështu që ju do të keni mundësinë direkte të informimit për çdo ekskursion apo shetitje.

Apartamentet Omega 2 gjenden vetëm 100m larg ushqimores më të afërt, 500m larg qendrës së Ulqinit dhe 600m larg Plazhës së Vogël dhe shetitores më të frekventuar. Ndërsa stacioni i autobusa është 1,5km larg dhe aeroporti i Podgoricës 80km larg Ulqinit.

Omega 2 është vendi i duhur për pushim, rekreacion dhe ekskursion!

Sherbimet dhe Pajisjet e

Gjeneral

Teraca, Dhoma Familjare, ajer kondicioner,

Shërbimi

Internet

Wireless falas mbrenda Apartamenteve Omega 2

Parking

Parking falas për musafirët e Apartamenteve Omega 2

Shërbim i Dhomave

Check-in

12:00 - 22:00

Check-out

07:00 - 11:00

Kafshët

Kafshët shtëpiake lejohen mbrenda Apartamenteve Omega 2

Politika Anullimit

Anullimi / Parapagimi

Anulimi i rezervimit behet 24 ore para dates se mberritjes deri ne oren 18:00. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit. Per persona ekstra duhet me pare te pyesni.Pagesat plus varen nga politika e Apartamenteve Omega 2