Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Objektet fetare dhe historike Islame ne Ulqin.1

Në Ulqin gjatë sundimit osman (shekujt XVI e XVII), jetonin drejtuesit e administratës fetare-civile, kadinjët,dhe komandantët e garnizoneve (subashet). Kadinjtë, titullarët e gjykatorëve fetaro-civile,ushtronin drejtësinë dhe normat shoqërore nw qytet i rregullonin në bazë të ligjit të Sheriatit,librit të shenjtë, Kuranit,dhe dispozitave të tjera turke (kanunnamet). Përveç këtyre dinjitarëve të lartë osmane, në administrimin e qytetit të Ulqinit merrnin pjesë edhe funksionare të tjerë, si nëpunësit e financës (eminet), përgjegjësit e Kalasë së Ulqinit (dizdarët), arkitektet (mimaret) etj.

Ndërtimi i xhamive, mesxhideve,namazgjaheve, teqeve, mektebeve dhe institucioneve bamirëse (imareteve) në Ulqin tregojnë se feja e re po bënte përparime te mëdha. Nga pikëpamja e arkitekturës, qyteti i Ulqinit përbëhet nga dy pjesë kryesore: nga
kalaja e rrethuar me mure të larta,ku zakonisht, përveç popullsisë civile, ishin vendosur garnizonet ushtarake dhe administrative qeveritare turke, dhe nga lagjet e jashtme (varoshi), të banuara nga zejtarë, aty ndodhej edhe tregu i qytetit.Në shekullin XVII, krahas me përhapjen e shpejte te fesë Islame, të cilën e përvetësuan shqiptarët në mënyrë masive,shkolla të tilla u hapën shumë më tepër. Atëherë filluan të ndërtoheshin me të shpejtë xhamitë e mektebet, që gjendeshin shumë afër tyre. Xhamitë, si faltore fetare, kanë qenë më të shumta dhe të ndërtuara në periudhën prej shekullit XVI deri në mbarim të shekullit XVIII. Në shekullin XVII filluan te ndërtoheshin në Ulqin xhamitë. Shënime mbi xhaminë në shekullin XVII gjejmë ne “Udhëpërshkrimin e Evlija Çelebiut -udhëpërshkruesi më i njohur turk nga gjysma e dytë e shekullit XVII. Në shkollat fillore Islame (mektekbe) mësohej leximi,shkrimi,gjuha arabe dhe mësimi i fesë. Shkollat Islame në të kaluarën duhet të studiohen lidhur me përhapjen e Islamit. Mektebet,si shkolla fillestare Islame,në Ulqin kanë ekzistuar, aty ku ishin xhamitë apo mesxhidet.Sipas një dokumenti të shekullit XVIII, Ulqini përshkruhet si një qytet i pajisur me një varosh shumë të bukur “bellisimo borgo” të banuar vetëm nga muslimanët dhe me limanin e Valdanosit gjashtë kilometra në veriperëndim, ku qëndronin anije te mëdha e të vogla. Në mes të qytetit të Ulqinit ishte një kullë e lartë katrore që shërbente më parë si pikë vrojtimi, mbi të cilën më vonë u vendos një orë. Ajo u shkatërrua ose të themi më mirë u ça në dy pjesë nga rrufeja në vitin 1845. Në shekullin XVIII, lagjja e Pazarit, Ranës,Merasë dhe Meterizi, përmenden si borgo të Ulqinit, do me thënë lagje jashtë qytetit. Lagjja Meteriz dhe në të Meten (Limani sot), shtrihen në veriperëndim të kalasë, jo larg prej Pazarit, ndërsa lagjja Qaf Lare (mëhalla e Re sot), Pazari dhe Totoshi gjenden në veri te kalasë, kurse Rana dhe Suka në juglindje të kalasë.

Me interes janë edhe datat e ndërtimit te disa xhamive të vjetra në lagjet e Ulqinit. Vendin e kishave e të kuvendeve të rrën-uara apo të adaptuara e zunë tani xhamitë dhe mesxhidet Islame,siç ka qenë kisha katolike në Kala të Ulqinit, të cilën nga viti 1510, haxhi Halil Skura e shndërroj me 1693. në xhami. Xhamia e Lamit u ndërtua në vitin 1689, xhamia Maje-Pazarit u ndërtua në vitin 1749 dhe Xhamia e Merase në vitin 1779, kurse Sahat-kulla u ndërtua në vitin 1754. Xhamia e Ranës (xhamia e Marinarëve) u ndërtua e para në Ulqin, para ardhjes së Turqeve në Ulqin do me thënë para vitit 1571. Xhamia e Pashës me hamam është ndërtuar në vitin 1719, me meritën e Klic Aliut nga Stambolli, Xhamia Kryesore apo Xhamia e Mezgjahut u ndërtua në vitin 1728, me meritën e Sulejman Mujalit, atë të Bregut e ka ndërtuar kapiteni i detarisë Ahmet Gjyli në vitin 1783.Datat e ndërtimit të xhamive dhe ajo Sahat-kullës në lagjen Pazar, tregojnë se rreth tyre ka pasur grumbuj banesash. Zhvillimi i jetës qytetare në Ulqin,gjatë shekullit XVII duket sidomosme rritjen e numrit të banorëve.Kur flasim për qendrën e re të banuar në veri-verilindje dhe veriperëndim të kalasë, duhet të kemi parasysh dy momente, së pari rritjen e natyrshme të qytetit në troje të reja dhe se dyti,zhvendosjen e qytetit nga zona e vjetër. Procesi i natyrshëm i zgjerimit të qytetit në trojet e gjera,ne veri të kalasë, duket se filloi,me ritme të ngadalshme, ndërmjet shek. XVII-XVIII, duke u përshpejtuar nga fundi i shek.XVIII dhe sidomos në gjysmën e parë të shek. XIX. Ulqini, në këtë kohë kishte një varosh të madhrreth kalasë.Vazhdimi i procesit të islamizimit u dha shkas edhe ndasivefetare të shprehura në veçimin e lagjeve muslimane nga ato të qytetareve që ruajtën besimin e vjetër.
Të dhënat e Celebiut tregojnë qartë për ndërtimin e xhamive,medreseve, mejtepeve, banjave etj., të cilat bëheshin të mundura në kushtet e fuqizimit ekonomik të qyteteve të Ulqinit.Veçanërisht në Ulqin u krijua një aristokraci tregtare e fuqishme,sepse qyteti i Ulqinit ishte ndërmjetës i tregtisë me krahinat e brendshme të vendit.Ulqini në këtë periudhë është në përgjithësi qendër e fortifikuar,vazhdim i qytetit të lashtë ilir. Ai ngrihet në relievin dominues me mbrojtje të mirë natyrore,ose sigurohet me mure të fuqishme. Pasiguria nga lëvizjet e popujve dhe më vonë rreziku i pushtimit osman, e forcoi edhe më tepër përkujdesjen për mbrojtje.Rrjeti rrugor i dendur e njëherazi tepër i larmishëm, zinte fill nga hyrjet për në qytetin e mbrojtur. Shpesh për të fituar sipërfaqe banimi, mbi rrugë ndërtoheshin qemere, për të mbajtur mjedise të ndryshme të banesave.Gjatë periudhës së sundimit osman në Kalanë e Ulqinit u ndërtonin disa qemere siç është ai i Pazarit të Gjytetit, qemeri Beqiragve, apo, ai i Halilit Selimages,qemeri molla Ismajl Kahramanit,qemeri i Himit Kahramanit,qemeri i Zejnelag Caces,qemeri i Fushës Topit (e molla Ismajl Kahramanit), qemeri Brahimit Brahimages dhe qemeri Isuf Bakallit. Pranë mureve mbrojtëse të Kalasë së Ulqinit u zhvillua Pazari, i ashtuquajturi“Pazari i Gjytetit”, që gjallërohej nga fshatarët e zonave përreth,të cilët shisnin prodhimet e tyre.Zgjerimi i qytetit të Ulqinit jashtë mureve rrethuese po bëhej një kërkesë urdhëruese, pasi hapësira e mbrojtur kishte një kufi të caktuar. Në këto rrethana aty nga shek. XV dhe XVI, rishfaqet dukuria e lindjes së lagjeve të para jashtë rrethimit.Pranë kalasë së Ulqinit duket se ka qenë një lagje përbri mureve rrethuese.Landja e Varoshit, poshtë mureve të fuqishme të Kalasë,shënonte një moment zhvillimi cilësor në historinë e qytetit të Ulqinit, të kohës. Ai ishte preludi i lindjes dhe zhvillimit të qytetit të hapur, i cili pas pak shekujsh do të merrte parësinë,duke mbetur qyteti brenda fortifikimit.Pragu i pushtimit osman e gjeti qytetin e Kalasë së Ulqinit në një shkallë të mirë zhvillimi si qendër administrative dhe detaro-tregtare.Në vitin 1888 është bërë regjistrimi i pronave të vakëfit në territorin e Ulqinit, si dhe në rrethinën e tij. Sipas tij shihet se në Ulqin dhe në rrethinë kishte 12 prona të vakëfit, siç janë: 11 xhami (xhamia e qytetit, të Rrotlla
Xhamia e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Ranës (Xhamia e Marinareve), xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Kryepazarit,xhamia e Lamit në Mehalle të Re, Xhamia e Meras, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kullomzës,
xhamia e Zogajve, si dhe një mejtep “Fejzije”), me 2.385 rrënjë ullinj, 37 rallë toke dhe 17 shtëpi,duke i llogaritur edhe dyqanet me 4 bahçe.Pas Luftërave Ballkanike (1912/1913) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Mali i Zi (Jugosllavia) vazhdoi me shpronësimin e vakefeve dhe të pronave shqiptare. Kështu në territorin e Ulqinit, në vitin 1927, kanë ekzistuar 10 prona vakefi, siç janë: Vakëfi Kryesor, Vakëfi i Xhamisë së Meterizit, Vakëfi i xhamisë së Pashës, vakefi i xhamisë së Ranës (Xhamisë së Marinarëve),Vakëfi i Xhamisë së Kuvendit, Vakëfi i xhamisë së Merasë, Vakëfi i Xhamisë së Bregut dhe Vakëfi i Emine Pelinkut.Në Ulqin janë shkatërruar disa xhami, për shembull: Xhamia e Marinarëve (Xhamia e Ranës)në vitin 1931 (1927), Xhamia në Meteriz, ku është sot e ndërtuar kisha ortodokse, nën Kalanë e Ulqinit, pastaj Xhamia e Merasë etj. Kjo flet për një gjenocid të hapur malazias antishqiptar dhe antimusliman në viset shqiptare të Ulqinit, të aneksuar nga Mali i Zi. Në lagjen e Ranës gjendet një monument mbi varrin e dy vëllezërve ose te babait dhe të djalit – Ludit dhe Jahjait nga familja Fani. Sipas një legjende, Ludi e Jahjai, me rastin e mbrojtjes së qytetit, qenkan vrarë duke luftuar kundër venedikasve. Mirëpo, për këtë tyrbe nuk është gjetur ndonjë dokument arkivor.Në qendër të qytetit janë edhe katër tyrbe: tyrbja e Murat Dedit, tyrbja e Pulteve, tyrbja e Manejve dhe tyrbja e Resulbegeve,nga shekulli XVIII. Qyteti i Vjetër i Ulqinit (Kalaja) është bërthama e trashëgimisë kulturore-historike të Ulqinit. Në platone e epërme të Kalasë, mbi portën veriore, gjendet kompleksi muzeal i qytetit. Aty është kisha-xhamia e shndërruar në muze,ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjetër.Vlerë të posaçme kanë postamenti antik me mbishkrimin grek kushtuar perëndeshës Artemide,një kame antike që paraqet perëndeshën Athine me helmete,dy sëpata të tipit shkodrano-dalmatin të epokës së bronzit.Në lapidariumin janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke. Menjëherë prapa muzeut gjendet kulla e Balshajve,hapësira e së cilës përdoret sot për galeri. Përpara është një shesh i vogël, që dikur ishte Sheshi i Skllevërve i rrethuar me kazamatet (burgjet) e revelinit.Në hyrje është luara e revelinit kurse përballë saj muri i lartë Bolani nga koha e Venedikut.Para hyrjes në muze është një krua turk nga viti 1749. Afër gjendet edhe Muzeu Etnologjik me një koleksion shumë të pasur eksponatesh.

Dr. Maksut Xh.Haxhibrahimi
Perkthyes Behrim Jusufi