Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Festivali “Southern Soul Festival” Ulqin Mali i Zi 2014

Festivali-Southern-Soul-Festiva-Ulqin-Në bregdetin e Ulqinit që nga dita e shtunë më 26 qershor deri me 29 qershor e tre ditë radhazi më pas, Ulqini do të jetë nikoqir i ” Southern Soul Festival “që zhvillohet në ambientin më të bukur të bregdetit të këtij qyteti, në plazhin  D’olcinium Kite Surf Klubit pran plazhit ”Copacabana ”.

Festivali muzikor dhe kulturor ” Southern Soul Festival “, katër edicionet e para i ka mbajtur në Itali, por kësaj radhe ai zhvendoset në plazhin e bukur “Copacabana” në Shtoj, mes qytetit të Ulqinit dhe ishullit ekzotik Ada në lumin Buna.
Festivali-Southern-Soul-Festiva-Ulqin-Ulqini-1

Bukuritë mahnitëse të bregdetit të Malit të Zi kanë qenë vendimtare që të përzgjedhim vendin e mbajtjes së edicionit të dytë të këtij festivali që mbahet në plazhin e bukur D’olcinium Kite Surf Klubit pran plazhit ”Copacabana ” në Shtoj, mes qytetit të Ulqinit dhe ishullit ekzotik Ada në lumin Buna.
Festivali-Southern-Soul-Festiva-Ulqin-Ulqini-2

Sipas organizatorëve, në këtë eveniment pritet të jenë të pranishëm mbi 3000 mijë dashamirë të artit dhe muzikës.

Drejtoresha e Organizatës turistike të Ulqinit, Zana Hollaj Sarvan, thotë se në Festivalin ” Southern Soul Festival ” ku për këtë aktivitet ndërkombëtar, ne si nikoqir jemi të përgatitur”,shton Sarvan, duke theksuar se ndihen krenarë që Ulqini është mikpritës i kësaj ngjarjeje gjigande kulturore, e cila i kontribuon Ulqinit, përkatësisht Malit të Zi që të promovojë vlerat kulturore, artistike dhe turistike.

Festivali-Southern-Soul-Festiva-Ulqin-Ulqini-4

Pas suksesit në Budve Festivali ju prezenton përvojën multi-etnike…të dashurisë, lirisë, tingullit magjik dhe ëndrat në “Plazhin e madh” në Mal të Zi, të ju mbajë në harmoni me kultura natyrore dhe botërore.

Festivali ka siguruar bashëpunimin e nivelit lokal që të sigurohet, siguria dhe liria e pjesmarësvetë festivalit.

Festivali-Southern-Soul-Festiva-Ulqin-Ulqini-3

Dhe, po ashtu meqë bëhet me rastin e pushimeve verore edhe njëherë potencojmë se cili është vizioni ynë dhe çka do rinia pa marr parasysh përkatësinë etnike, fetare apo të tjera”.Të gjithë së bashku mundë të gjejmë mënyrë të argëtohemi pa dallim të përkatësisë etnike, mundë të gjejmë të gjithë diçka të përbashkët me të cilën do të mund të shoqërohemi dhe të kënaqemi maksimum ne Southern Soul Montenegro Festival Ulqin dhe cili do të zgjas nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit për tre ditë me radhë.Shitja e biletave të festivalit behet në web faqen e http://southernsoulfestival.com/.