Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Argetimi në plazhet e Ulqinit 100% i garantuar

Aquarius-Beach-Club-Ulqin-UlqiniFoto: Mavric Networks – Web Design & Photography

Të rinj nga Kosova dhe dispora në pergjithesi shprehen të impresionuar me Rivierën e Ulqinit që është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Diskot dhe klubet e natës vijnë e shtohen çdo vit në qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit. Duket se shumë prej turistëve zgjedhin këtë qytet vetëm për argëtimin dhe relaksin të pafund që të jep jeta e ditës dhe ajo e natës.

Aquarius-Beach-Club-Ulqin-Ulqini-1

Riviera e Ulqinit mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj.

Çdo vit në të gjitha plazhet e Ulqinit pasurohen dhe restaurohen, duke na ofruar iniciativa, shërbime dhe ide të ndryshme të cilat na bëjnë të kalojmë ditë të mrekullueshme dhe relaksi pranë detit.

Aquarius-Beach-Club-Ulqin-Ulqini-2

Argëtim & zbavitje dhe pushime 100% në plazhet e Ulqinit, por dhe në lokalet e Uqinit

Përveçse për familjarët, turizmi në Ulqin është i përshtatshëm edhe për të rinjtë nga kudo që ato vijnë.

Aquarius-Beach-Club-Ulqin-Ulqini-4

Magjia e këtyre plazheve ne bregdetin e Ulqinit të thith fuqishëm të shkosh pranë tij pa hezitim. Të rinjët kalojnë ditë dhe netë të paharruara në mjediset e këtyre plazheve, ku dita dhe nata të sjellin momente të papritura e të këndshme nëpër diskot e baret e shumta ku mund të sjellë takime të reja romantike.

Aquarius-Beach-Club-Ulqin-Ulqini-3

Mund të përmendim dhe Aquarius Beach në Ulqin dhe shumë plazhe të tjera të cilat gjenden gjithmonë të mbushura sepse në terë plazhin për çdo ditë bejnë Beach Party të ndryshme buzë detit. Në Aquarius Beach dëgjohet muzika dance e cila të fton të jesh pjesë e shumë të tjerëve që argëtohen dhe që eshte një nga diskot më të bukura verore gjat ditës në Ulqin.

More Video anisbibaa’s channel You Tube