Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Festivali i parë mbarëkombëtar ” Rock & Etno ” në Ulqin nga 04 deri 07. GUSHT 2022

Gërshetim të kulturave Rock dhe Etno , tinguj e emra të mirënjohur nga bota e muzikës – të gjitha këto i sjell Festivali i Parë mbarëkombëtar Rock&Etno.

Katër ditë muzikë të mirë , por edhe një program i larmishëm kulturo-artistik , në zemrën e bregdetit të Malit të Zi , në Ulqin do të sjellë disa nga grupet më të njohura të rokut si “Teska industrija ” , Generacija 5 ” , ” Crvena jabuka ” , “Krajljevski apartman “… Ketyre emrave të shquar do t’i bashkohet edhe e mirenjohura Indira Forca – ex Colonia , grupi maqedonas “Bjelo Kopce ” ( Bijelo Dugme – tribute ) , e shumë e shumë artistë të njohur nga Sërbija , Bosnjë e Hercegovina , Shqipëria , Kosova , Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç se për fansat e muzikës kualitative ,në parkun modern Hajdari family publiic park , dyert do të jenë të hapura edhe për të gjithë dashamirësit e artit , punës së dorës , modës e folklorit.Me program të këtij festivali , përveç përformancës së grupeve muzikorë , është paraparë edhe pjesëmarrja e disa grupeve folklorike nga Ballkani Perëndimorë. Përveç kësaj do të organizohet edhe panairi i artizanëve , një sfilatë mode si dhe një ekspozitë etnografike.

Festivali i Parë mbarëkombëtar Rock&Etno starton me 4 gusht , në ora 19:00. Nata e parë e festivalit është e rezervuar për ” Bjelo Kopce ” ( Bijelo Dugme tribute ) , Indira Forca -ex Colonia , Biljana Gjosheva , “Trilogy Band ” dhe Adrian Lulgjuraj.Natën e dytë të festivalit publiku do të ketë mundësi të shijojë përformancën e mrekullueshueshme të grupeve “Bjelo Kopce ” ( Bjelo dugme -tribute ) , “Trilogy Band ” , “Teska Industrija ” e të Bilana Gjosheva .

Përveç tyre , me 5 gusht në skenën e këtij festivali do të ngjiten edhe grupet “Kraljevski apartman ” dhe ” Epilogy ” .

Dita e tretë e festivalit është e rezervuar për Koncertin e grupeve “Generacija 5 ” , “Crvena Jabuka ” si dhe “Fjolla & the bend ” . Po këtë natë publiku do të ketë mundësi që edhe një herë të kënaqet nën tingujt e “Teska industrija ” dhe ” Epilogy “. Në ditën e katërt të festivalit do të përformojë ylli i muzikës nga Maqedonia e Veriut , Shkumbin Ismaili. Ai do të pasohet nga Poni , Korab Shaqiri e Sidorela Kelmendi.Për fund të këtij festivali , publiku do të ketë mundësi të kënaqet nën shoqërinë e hiteve të luajtuara nga ” Teska industrija ” dhe “Fjolla & the bend “.

Festivali i parë mbarëkombëtar ” Rock & Etno ” organziohet nga Organizata joqeveritare ” Globus Art ” nga Ulqini , e cila pas vetes ka një sërë aktivitetesh të suksesshme kulturore të zhvilluara në Ulqin , por edhe në shumë vende të Ballkanit.

Biletat për këtë eveniment mund t’i blini në faqen e internetit www.gigstick.me . Bileta për një natë kushton 9 euro për person , përderisa pakoja për katër netët e festivalit kushton 29 euro.

Ditët kaloni në ndonjë nga plazhet e mrekullueshme , e më pas bëhuni gati e bëhuni pjese e ahengut më të madh në qytet. Koha është për tinguj të mirë e të vjetër dhe për kujtime të reja.

Arjona Hajdinaga